Mendime
Edgar Frashëri: Një koncert recital që pasohet në heshtje!
E premte, 26.10.2012, 08:06 PM
Një
koncert recital që pasohet në heshtje!
Nga Edgar Frashëri
Krejt pa
pritur në një telefon në mbrëmje, një miku tonë na fton të jemi të pranishëm në
një koncert recital piano të një pianisti polak me pjesë të Frederik Shopen, cfaqje
e cila do të organizohej në sallën e TOB, bile do të ishte edhe falas! I
premtova mikut se ftesa të tilla rrallë vijnë, pra nuk ka si të refuzohet.
Ndonëse nuk jam kritik arti ose muzike, dhe për nga
profesioni nuk kam marrë dozën e duhur të kulturës muzikore, por… ajo që është
e bukur, është vërtet e bukur..pavarësisht nga shqisat personale sa të
kultivuara janë. Koncerti ishte një sukses, për instrumentistin e njohur tashmë
të brezit të ri nga Polonia, Rafal Aleksander Luszczewski, i cili mbasi ka shëtitur gjithë
botën nga njëri skaj në tjetrin erdhi ,
falë muzikë-dashësve tanë, nga Podgorica
për të na lumtëruar edhe neve. Ato dy orë na bënë të zhyteshim në notat e
interpretuara “ polonisht” nga dora e mjeshtrit të ri, të të famshmit Frederik
Shopen, të cilit kemi kohe që nuk ja dëgjojmë emrin në këto ane. Dy orë që na bënë
te largohemi për pak kohë nga realiteti I dhunshëm tip “horror” I përditshëm,
duke përjetuar ca ndijesi irreale, për te cilat ky popull ka nevojë ti përjëtojë.
Shija e
mire e kesaj ngjarje vazhdon si për ne ashtu dhe për ata që mbushën sallën, por
që ishin relativisht pak në raport me numurin e popullsisë së kryeqytetit. E
marr mundimin për të hedhur këto rrjeshta, më pak për te spikatur vlerat e
artistit I cili I meritoi dukshëm nga duartrokitjet e të pranishmëve, sesa për
të nënvizuar një fakt tjetër I cili ndonëse nuk më bën përshtypje, më le një
shije të keqe zëmrimi, kur shoh se te nesërmen e koncertit, asnjë…asnjë nga
gazetat kryesore të vëndit, asnjë fjalë në shtypin elektronik, nuk u tha për një
ngjarje e cila duhet të kishtë një farë jehone në jetën e kryeqytetit, që për të
thënë të vërtetën I ka shumë te rralla. Te gjitha rubrikat e kulturës janë mbushur me
lajme kulturore-muzikore tip “tallava”.
Në një shkrim
të dikurshëm kam analizuar se pse jemi popull i dhunshëm, duke iu referuar të të
madhit Gandi dhe kam përmëndur se një nga arësyet qëndron tek fakti që jemi popull i cili ende klasifikohet nga Kenaqesia pa vetedije . Kjo do të thotë se ende nuk kemi shije të kultivuara dhe po të
shkojmë tek “ piramida Masllow” do të
gjendemi tek rreshti i fundit të zhvillimit shoqëror, ku qënjet njerëzore jetojnë për të plotësuar nevojat
biologjike/fiziologjike sic janë: ajri, ushqimi, uji, streha, zjarri, seksi,
gjumi e mbrojtja. Koncerti i mbrëmshëm nuk klasifikohet aspak tek këto kërkesa!
Që të shijosh një koncert të tillë duhet te kesh
minimumin e kulturës muzikore të kultivuar, gjë e cila sa po vjen edhe
davaritet. Shtyre edhe nga kureshtja,do të dëshëronja që në sallë të ishin të
pranishëm persona të cilët përfaqësojnë institucionalisht kulturën e vëndit
sot. Do të dëshëronja gjithashtu të shihnja atë që e mban veten për elitën e pasur të
kryeqytetit, e cila si karnavalet e Venecies organizon gjoja “gala” bamirësie
me shpenzime marramendëse për të shkretët fëmijë autikë, por që veshët i
dhembin nga muzika e Shopenit. Gjithashtu do te dëshërinja të shihnja atje
Kryeministrin ose Presidentin të cilët e kanë për nder te presin e bëjnë foto
me femra modele ordinere kalendarësh por që nuk ju ngjit muzika e Shopenit. Nga shteti dhe politika asnjë prej tyre për
numur! Të mos e kishin marrë vesh vallë? Njoftimi ishte edhe publik, pale që kanë edhe
nje tufë me këshilltarë që marrin rroga për këtë punë, të cilët ua organizojnë
kohën e tyre të paçmuar. Pra nuk
funksionoi as njoftimi “ hyrja falas” i cili
më shumë tundon të pasurit se të varfrit. Prandaj edhe shtypi nuk e merr
mundimin të shkruajë për gjëra që politika i ka nxjerrë nga lista, sepse i
tille shtyp është dhe e tille politikë është.
Por me sa duket po shkohet drejt një a-kulture e cila përditë merr të drejtën e qytetarisë të uzurpuar tashma nga analfabetizmi dhe injoranca në garën e shfrenuar për mbijetesë ku paraja ka zëvëndësuar cdo gjë të bukur dhe fisnike.