Mendime
Dibran Demaku: Demokracia dhe shqiptarët
E merkure, 24.10.2012, 09:34 PM
DEMOKRACIA
DHE SHQIPTARËT
''Demokracia nuk është gjetja jonë më e mirë, por pasi që nuk kemi zgjedhje tjetër duhet ta pranojmë si të tillë. . . '' (parafrazim). Çerqili
Nga Dibran Demaku
Shqiptarët
e të dy anëve të kufirit, pra si ata të Shqipërisë ashtu edhe ata të Kosovës, por
edhe të trojeve të tjera etnike, për shkaqe historike që dihen, për më shumë se
gjsëm shekulli kanë jetuar nën dy diktaturat më të tmerrëshme që ka njohur shoqëria
njerëzore. Shqiptarët e Shqipërisë nën diktaturën komuniste të Enver Hoxhës, ndërkaq shqiptarët e Kosovës dhe të trojeve të
tyre etnike në ish Jugosllavi nën diktaturën e Titos dhe të püasardhësve të tij.
Të painformuarit
mirë nganjëherë dalin me tezat se kinse diktatura e Titos dhe e pasardhësve të tij
sikur ka qenë më liberale në krahasim me atë të Hoxhës në Shqipëri. Por, ata e harrojnë një fakt:Diktatura e Titos dhe e
pasardhësve të tij në raport me shqiptarët e Kosovës dhe të shqiptarëve të trojeve
etnike në ish Jugosllavi, ka qenë larg më e tmerrëshme se ajo e Hoxhës në Shqipëri.
Themi kështu sepse diktatura e Titos dhe e pasardhësve të tij në raport me shqiptarët
ishe diktatur gjenocidale. Diktarura e Titos dhe e pasardhësve të tij ishte përpjekur
me të gjitha mjetet dhe mënyrat që t`i largonte shqiptarët e Kosovës dhe viseve
të tjera etnike në ish Jugosllavi, t`i zhdukte
nga trojet e veta. Dihen botërisht sa e sa elaborate të hartuara nga akademikë të
ndyrshëm serbë që shqiptarët të burgoseshin, të vriteshin, të shpërnguleshin, t`u shtetëzoheshin tokat dhe shtëpitë. Ndërkaq
diktatura e Hoxhës në Shqipëri nga të gjitha të këqijat e kishte mbase një të mirë:Ajo
nuk i shpërngulte shqiptarët në vende të tjera siç bënte diktatura e Titos dhe e
pasardhësve të tij.
Fatmirësisht
shqiptarët e të dy anëve të kufirit dhe të trojeve të tjera etnike, në fund të shekullit që lamë pas dolën fitues nga
të dy diktaturat. Dolën fitues, por të lodhur dhe të sfilitur. I hodhën anash diktaturat
komuniste dhe përqafuen Demokracinë. Atë Demokraci për të cilën kryeministr i njohur
anglez Çerqili kishte thënë:“Demokracia nuk është gjetjajonë më e mirë, por pasi
që nik kemi zgjedhje tjetër duhet ta parnojmë si të tillë. . . (parafrazim).
Dhe shqiptarët
ashtu siç e kishin pranuar dhe përqafuar dikur komunizmin (të cilin e kishin quajtur
si shpëtim të tyre!) , me të njejtat kondita
e pranuan edhe Demokracinë. Dolën në rrugë e sheshe dhe me eufori brohorotën:“Demokraci,
demokraci. . . “; edhepse thënë të drejtën
pak nga ata e dinin se çfarë ishte Demokracia dhe çfarë sillte ajo për ta?!
Por sic thotë
një shprehje e njohur popullore:”Edhe dreqi le të vijë mjafon që të ikë mbreti“.
Shqiptarët
në përgjithësi të lodhur nga diktaturat shtypëse mbi kurrizin e tyre për më shumë
se gjysëm shekulli, sikur ishin pajtuar me
mendimin e shprehur më lartë.
Vetëm se tash
të liruar nga diktaturat e egra nëpër të cilat kishinkaluar, ata kishin filluar të mendonin se në „Demokraci
mund të bënin çfarë të donin dhe të vepronin siç ata dëshironin?!
Dhe ashtu
pa e lodhur fare mendjen dhe trurin se athua „Demokracia“ si e tillë kishte ndonjë
rregull apo ligj sipas së cilës ata duhej të vepronin dhe të silleshin. Nuk dihet
nëse ata e kanë ditur atë të njohurën se „Demokracia“ është një sistem shoqëror
i ndodhur në mes: anash saj ndodhen Diktatura dhe Anarkia. Si e ndodhur në mes ajo shumë lehtë mund të rrëshqas
në Diktaturë, por edhe në Anarki.
Se „Demokracia“
mund të rrëshqas në Diktaturë, por edhe në Anarki të gjithë e pamë vetëm pak ditë
më parë në Prishtinë, dhe atë para dyerve të Qeverisë së Kosovës. Aty në emër të
„Demokracisë“ u përballën Diktatura dhe Anarkia. U përballën Policia e Kosovës me
Deputetë, aktivistë dhe simpatizues të Vetëvendosjes!
Dhe për fat të keq sërish u përgjakën rrugët dhe sheshet e kryeqendrës së Kosovës!
Dhe që të dy palët kundërshtare( që këtë herë ishin të një kombi) shprehen se ato
kanë vepruar në emër dhe duke e mbrojtur Demokracinë?! Dikush edhe do të mund të
pyeste:“Vallë a mund të mbrohet Demokracia me Diktaturë dhe me Anarki?!“
Por, aq u bënë shqiptarëve. Për ta mjafton që e kanë
hequr qafësh diktaturën komuniste dhe tash ata janë të lirë të bëjnë çfarë të duan.
Janë të lirë, krejt të lirë të shajnë cilin
të duan.
Janë të lirë
të shajnë dhe përdhosin të kaluarën e vet, janë të lirë të shajnë dhe përdhosin
të tashmen e vet, janë të lirë të shajnë
dhe përdhosin të ardhmen e vet ?! Dhe tash si në kor që të gjithë shajnë lartë e
poshtë, pa e kuptuar se sharjet nuk i përkasin
Demokracisë! Ata shpifin poshtë e lartë, pa e kuptuar se shpifjet nuk i përkasin
Demokracisë! Ata dalin në rrugë dhe rrahin e vrasin njerëz të pafajshëm vetëm e
vetëm se nuk i përkasin „tarafit“ të tyre dhe as e vrasin fare mendjen se rrahjet
dhe vrasjet nuk kanë të bëjnë me Demokracinë!
Dhe kështu
një ditë, një javë, një muaj, njëvit, shumë vite!. . .
Edhe tash
pas njëzet vitesh shqiptarët sikur nuk janë lodhur nga sharjet dhe shpifjet për
njëri-tjetrin! Dhe krejt këtë e bëjnë në emër të Demokracisë?! Ata sikur nuk janë
lodhur nga sharjet dhe shpifjet për Kryetarin e shtetit, për Kryeministrin, për deputetët, për ministrat,
për kryetarët e komunave!. . . Ata nuk pushojnë
së shari e shpfuri edhe për mjekun, për mësuesin,
për rojtarin e pyllit, për rojtarin e fushës!. . .
Nëse hyn e
shikon sot faqe të ndryshme interneti ku shkruhet dhe lexohet gjuha shqipe, do t`i lexosh të gjitha këto që u thanë më lartë!.
. . Dhe që të gjitha këto bëhen në emër të Demokracisë?!. . . Dikush duke i lexuar
fillon e qeshë, dikush që është më i ndjeshëm
fillon e skuqet! Dhe i vie keq. Dhe pyet:“Athua deri kur do të sillen në këtë mënyrë
shqiptarët?! Athua e kanë kuptuar ata si duhet Demokracinë?!“
Dhe pyetjet
vazhdojnë: Athua a dinë ata se duke shpifur dhe sharë tjetrin pa të drejtë, ia ke kërcënuar lirinë e tij dhe kjo nuk është
dhe nuk i përket Demokracisë?!
Dhe krejt
në fund:Demokracia dhe shqiptarët a shkojnë bashkë?!. . .