E diele, 28.04.2024, 01:39 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Injorantë dhe diplomatë

E hene, 22.10.2012, 08:30 PM


INJORANTË …, DHE DIPLOMATË

-Dhe, të këtillë diplomatë injorantë, si këta që i permendi në këtë shkrim të shkurtër, fatkeqësishtë, i kemi gati të gjithë perfaqesuesit tanë nëpër botë. Ç’ka me thanë tjetër lexuesi im i nderuar veç: medet për ne,… e për ata!-

Nga: Selim M. Nëngurra

Kur PDK fitojë zgjedhjet për herë të parë në Dardani dhe formojë qeverinë në koalicion me LDK-në dhe pastaj me 2008 shpall edhe pavarsinë e Dardanisë, mbaj mend se ky koalicion i pazakonshem dhe jo i natyrshëm emëroj edhe perfaqësuesit diplomatik, diplomatet e parë të Dardanisë apo AMBASADORET në disa nga vendet që ndër të parat pranuan pavarësinë e Dardanisë. Kishte shumë pluhur dhe shkrime në gazeta për këto emërime. U pat hap njëfarë konkursi, ku kishte disa kritere se kush mund të jetë Ambasador. Pra në letra, apo thanë ma ndryshe, ana juridike, ishte në rregull. Mirëpo ana praktike e shkeli dhe e perbalti anën juridike. Keshtu, ambasadorë emrohen njerëzit militantë të partive të koalicionit qeveritar, njerz të ndëgjueshem të liderve partiak dhe klaneve të tyre mafioze.

Do flas me emra sepse nuk kam aspak frikë nga këkush dhe se kam shumë fakte per të bërë këtë konkretizim. Per vendin e ambasadorit në Suedi pat paraqitur lutjen mes tjerëve edhe z. Qerim Spahiu, ish  mesuesi im i shkollimit tim fillor, profesor i gjuhes Anglishte, i shkolluem në Londër, puntor shumvjeçar dhe  perkthyes në BANKEN e LUBLANËS në kohen kur Dardania ishte Krahinë e ish Federatës Jugosllave. Ai ka qene sekretar gjeneral i Kryqit të Kuq të Dardanisë me vite, njeri që njef edhe disa gjuhë të huaja, me kulturë të  gjërë perëndimore dhe mbi të gjitha, njeri me shpirt të vertetë patrioti shqiptar i cili kurr nuk do lakmonte ( sepse kur nuk e ka ba këtë gjatë jetës) perfitime per tu korruptue as nuk do e trembte kush per ta shantazhue. Ky burr kur pati parë se disa bashkpuntorë të tij në Kryqin e Kuq vjedhin e bajnë marifetllaqe i luftojë ata me vite . Dhe kur ju ban shumë kundershtar , pati kerkuar edhe ndihmë nga institucionet dhe kur ato nuk e perkrahen ne punene e tij anti-korrupsion, ky pa u lekundut dha dorëheqje. E bani këtë hap per mos me mujt askush , siç thotë populli “me ba me gisht” kah Ai. Nga ajo kohë ky kuader i devotshem jeton në varfëri  në fshatin e tij të lindjes në DUBOVË të MADHE komuna e Pejës.

Dhe kush u emrue Ambasador në Suedi? U emrue Lulzim Peci! Një njeri pa asnjë kredibilitet dhe pa asnjë aftësi për postin e detyrën që mori. Ani ku, në Suedi, në shtetin ma demokratik dhe në shtetin ku korrupsioni, krimi institucional e marifetllaqet e tjera tipike orientale të njerëzve nga gadishulli Ilirik as që ndegjohen dhe as që pranohen.

Do baj publik këtu një kontakt timin me "DIPLOMATIN" e PDK-së të Hashim Thaçit. Unë diku në vitin 2008, krejt i vetmuar kam arrijt ta mund aviokompanin JAT-in serb dhe të bindi kompaninë norvegjeze NORWEGIAN që të hap linjën direkte, së paku gjatë sezonit veror, nga Oslo në Prishtinë.

Mirpo pasi shof se interesimi i mergimtarve shqiptarë per të udhtue në vendlindje asht i madhë, pasi shof se nuk mjafton sherbimi i NORWEGIAN vetem tre muej gjatë verës dhe pasi tash dy vite në aeroportin RYGGE asht stacionue aerokompania irlandeze RYANAIR e cila operon me çmime të lira dhe të kapshme per xhepin e secilit njeri, dhe meqenëse djali im i vogli gjatë kohes kater vjeçare sa ka punue aty ka ba mik Drejtorin e kësaj kompanie z. Luka Pelossi më lindi ideja që ta shfrytzojë këtë miqësi…

Shkova në marsin e këti viti ( nuk kujtojë saktësishtë daten tani ) dhe fola me z. Pelossi. Ai u shpreh shumë pozitiv dhe tha se duhet nga Drejtuesit e Aeroportit të Prishtines me i dergue dokumentacionet e nevojshme per kushte që afrojnë per RYANAIR dhe kushtet që kerkojnë. Pastaj, do shqyrtohen ato dhe do jetë shumë e sigurt se linja do hapet mos per secilen ditë së paku një herë në javë. Unë vendosa të gjej mundësinë të kontaktojë njerëzit e Aeroportit në Sllatinë, por mu kujtue se Dardania ka një ambasador në Stockholm i cili perfaqëson edhe mergaten shqiptare të Norvegjisë, të Danimarkes, Islandës e të Finlandës,pra edhe mua që po flas e shkruaj.

Thirra mikun tim z. Hasan Blakaj që jeton në Stockholm dhe e luta per adresë të Ambasadës tonë.   Hasani më dergon adresat dhe  nr. e telefonit. Mendova se ban të bisedohet per këtë permes telefonit. Thirra dhe mu lajmrue një femer. Posa i thash se kush jam dhe se thërras nga Norvegjia ajo me plot fodullak e nervozë më tha se kam thirrë gabim dhe ma mbylli telefonin. U bana shumë nervoz dhe po ju them publikisht se, nuk bana mire, por e shava.  Pasataj,u ula dhe shkrova leter Ambasadorit Lulzim Peci. I shkrova edhe per sjelljen e pahishme dhe arrogante të zonjes që më mbylli telefoni.

Nuk shkuen as tri ditë dhe Abasadori Lulzim Peci më pergjigjet.

(Kam pas fatkeqësi që e-posta ime nga e cila i kam shkrue dhe në të cilen më ka shkrue ambasadori asht sulmue nga hakerat e internetit dhe tashma nuk i kam ato letra se po ti kisha do i baja publike tash këtu. Ama nuk do thotë se per ta deshmue pohimin tim se ato nuk mund gjinden).

E  mbaj mend shumë mirë permbajtjen e tyne. Ambasadori L. Peci më falenderon per angazhimin tim dhe pse e informojë atë, ama ai në vend që të më jep ndihmen dhe të më kontaktojë me personat e duhur në vendlindje dhe me personelin e Aeroportit të Prishtinë në Sllatinë, ky më një tonë kerrcnues më thotë:

-Zotri Nëngurra!  Edimë edhe neve se ka shumë shqiptarë në Norvegji dhe e dimë se ata kan nevojë per linje direkte dhe të rregullt ajrore, andaj jemi neve në kontakt me një kompani ajrore turke e cila do lëshon atë lidhje nga Danimarka. Per gjithçka rrethe këtyne punve jemi neve kompetent dhe gjithçka duhet të shkojë permes meje se unë jam Ambasador e ti ma, kurr mos u perzije në këto punë.

Më besoni lexues të nderuem se, perafersishtë, kjo asht permbajtja e letrës që më dergojë " DIPLOMATI " i Hashim Thaçit nga Stockoholm i Suedisë z. Lulzim Peci.

Pra, ai më spjegon per kompani turke dhe per linjen nga Danimarka, ndersa unë i flas per mergaten shqiptare diku mbi 14.000 veta në Norvegji. Athue Zot din ky injorant, ky zagar i liderit të PDK-së Hashim katunarit sa larg asht Danimarka nga Sarpsborg ku jetojë unë dhe që asht qyteti ma jugor i Norvegjisë? Nga këtu deri në KASTROP aeroporti i Copenhagenit janë 650 KM. nga Oslo janë 750, nga Tronheim 1250, nga Bergen 1550 etj, etj. qytetet norvegjeze ku jetojnë shqiptarët dhe largësia e tyne me Copenhagen. Me sa dij, ajo linja e tij famoze me kompaninë turke (se këta maskarenjë tonë, turqit i kan vëllazen ), as që u hap. Kush më thotë mue se ky njeri mund të quhet Lartmadhni? Kush më thotë mue se njerëz të tillë meritojnë të jenë në poste e pozita të tilla?!

Shteti i Dardanisë i pushtuem nga pushteti personal i Hashim Thaçit,   dergon në Amerikë Ambasador Akan Ismailin, një mistrec, njeri mjaft i perfolun në gazetat shqiptare per shumëçka të ligë.  Në Shqipni dergon një njeri me shkollim fillor të rregullt, (se cilat shkolla i ka ba ai ma vonë nuk asht relevante) . Edhe ai do ketë marrë diploma me atë moton e shefit të tij Hashimit per të cilin në Dardani qarkullon një barcoletë:  " PO TA DIJA SE ASHT KAQ LEHTË TA KRYEJ FAKULTETIN, KISHA ME E KRYE EDHE GJIMNAZIN !".

Tash e them se me kësi "DIPLOMAT" neve shumëkush na tregon bërrylin per kerkesat tona.

Dhe, të këtillë diplomatë injorantë, si këta që i permendi në këtë shkrim të shkurtër, fatkeqësishtë, i kemi gati të gjithë perfaqesuesit tanë nëpër botë. Ç’ka me thanë tjetër lexuesi im i nderuar veç: medet për ne,… e për ata!



(Vota: 14 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora