Mendime
Xhevat Rexhaj: Ecja e Hashimit nëpër tehun e thikës
E hene, 22.10.2012, 07:40 PM
ECJA E
HASHIM THAQIT NEPËR TEHUN E THIKËS
Nga Xhevat Rexhaj
“Politika
është një proces me të cilin grupe njerëzish marrin vendime kolektive. Termi është
aplikuar në përgjithësi për sjelljen brenda qeverive civile, por politika ka
qenë vëzhguar në ndërveprime të tjera të grupit, duke përfshirë institucionet e
koorporatave,ato akademike dhe fetare. Ai
përbëhet nga "marrëdhëniet shoqërore duke përfshirë autoritetin ose fuqinë"
dhe i referohet për rregullimin e një njësie politike,dhe në metodat dhe
taktikat e përdorura për të formuluar dhe zbatuar nga politika....”
Ky ështe
një ndër definicionet e shumta që ka të bëje me fjalën politike, fjalë që rrjedh
nga greqishtja e vjetër, kështu thuhet në Wikipedia?
Njerëzimi
është një kompleksitet qenjësh frymore që dallon nga grupet e frymorëve të tjerë,
pasi që njeriu qysh me kohë fitoi mundësin të mendoi dhe të ketë trurin si mjetë
për të qeverisur me veten e vet së pari, dhe me zhvlllimin e tij si qenje me
vetëdije, njeriu filloi të shfrytëzoi këtë të arritur që edhe të qeverise, dhe
të kujdeset edhe për grupin e më vonë edhe për një rrethë më të gjërë. Këto të gjitha
dihen, dhe këtu qëndron fenomeni i fjalës politikë dhe politikanë. Nga kjo del
se prej se u krijue njeriu në një apo mënyre tjetër lindi me të edhe të bërit
politikë, gjithnji duke ju referuar kohës së caktuar, dhe rrathanave
zhvillimore e historike të njeriut.
Me mijëra
vite të bërit politikë, dhe të qenit politikan shumë grupeve dhe individëve të veqantë
u ka sjellë shumë të mira, nga ato materiale gjerë të ato gjithpërfshirëse
personale, dhe Familjare me grupin dhe rrethinë e caktuar. Gjatë të bërit
politikë dhe të të qenit politikan, kanë ndodhur edhe miliona katrahura në mes
individëve, grupeve, fiseve, popujve dhe më vone shteteve si njësi të formuara
nga vet politika. Nga e gjithe kjo, pra shifet kjartë se të qenit politikan dhe
të marrurit me politikë gjitthmonë ka pasur të mirat dhe të këqijat e
veta, si për individin, grupin apo popullin në terësi.
Që të kalohen
periudhat kohore të njerëzimit tani më do të ndalem në momentumin që po përjetojme
ne shqiptarët, me të qenit politikaj dhe me politikën si një profesion shumë joshës
sidomos te ne shqiptarët ne të gjitha trojet tona etnike. Mundësia që sot i ipet atij që është politikan
dhe atyre që merren me politikë, për të fituar dhe për tu pasuruar në kurrizë të
këtij arti të së mundëshmes ështe tepër i madh, dhe kjo vërtet ka të bëj me ne
shqiptarët e ceku edhe njëher këte përkufizim, ngase në shtetet me demokraci të
zhvilluara politika merret kryekëput si
punë që politikani të i ndihmoi rrethit, qytetit, dhe shtetit, e jo të vjedhi
rrethin , qytetin e shtetin. Të tilla gjëra sot gjinden vetëm te shtetet me
demokraci të brishtë, dhe te popujtë që ende nuk janë me një vetëdije të duhur
se deri ku duhet lejuar një poplitikan, pra një të zgjedhur që të zhvat shtetin
dhe popullin e tij. Mjerishte sot në trojet shqiptare profesioni më i preferuar
mbetet të merresh me politikën, ngase me këte që në fillim kuptohet pasurimi, gjetja e një vendi pune, luksi,
rroga e majme, hajnia e mundëshme, kontrabanda dhe korrupcioni e shumë të mira
të tjera që do të jenë në tavolinen e
pushtetit. Në Kosovën e pasluftës
na dolën aq shumë politikaj saqë në numër të tllë do na e kanë lakmi
edhe shtetet me nga 100 milion banorë, në Kosovën e pasluftës lulëzoi ky profesion si askund tjetër, na
pollen politikaj pa asnjë diplomë, pa asnjë referencë, pa asnjë përgatitje
kolexhore, pa asnjë përgatitje shkollore e univerzitare, shkurt na pollën
politikaj të rrugëve, të mëhallave, të grupeve kriminale, politikaj të dal nga
mafia, të dal nga kontrabanda, të dal nga korrupcioni e çka mos tjetër, dhe kështu
Kosova na u mbush me jo vetëm pseudo politikaj, por me dallkauk dhe me banditë të
veshur me petkun e politikanit, e që si paravan e kanë të fitonin imunitetin
e të paprekurit edhe karshi ligjit e gjyqit.
Si pasoj e gjithë kësaj maskarade, gradualishtë këta të ashtuquajtur politikaj filluan të akomodohen
në të gjitha Institucionet e shtetit, si atij lokal ashtu edhe atij qendror,
dhe që tragjedia të ishte dhe të jetë më e madhe, të tillë pis politikaj u
akomoduan edhe në të gjitha Institucionet arësimore, shendetësore, gjyqësore, të
kulturës, të artit e gjër në polici e shoqata të ndryshme të ashtuquajtura OJQ.
Që prej këtij momenti Kosova veq se u shëndërrua në një kantier të prodhimit të
politikajve të rinjë, falë këtyre gjërave filloi të lulëzoi krimi,
kriminaliteti, kontrabandimi dhe korrupcioni në të gjitha fushat e jetës
kosovare, rezultat i kësaj katrahure ishte pasurimi enorm i grupeve mafioze,
kriminale dhe të intereseve të caktuara, Univerziteti filloi të lëshoi diploma
si kudrat këlyshet e tyre, filluan të lulëzojne Kolexhe dhe Univerzitete
private duke bëre shpërlarje parash të pista, filluan të ndërtohen objekte
marramendëse dhe lagje të tëra si mundësi e mirë e shpërlarjes së parave të pista
e të vjedhura nga burime krimesh, e të vjedhura nga shitjet e pasurive të shtetit,
shkurt Kosova u shëndërrua në një oazë vjedhjesh me letra, vjedhjesh me leje të
politikajve , me leje dhe besë të grupeve kriminale që kishin frikësuar popullin
qysh me përfundimin e luftës, duke ua mbajtur te hundët marksizem –leninizmin,
se kinse ata kishin çliruar Kosoven?
Në gjithe
këte maskaradë, mjerishtë edhe populli u frikëssua, dhe i futi veshët në lesh,
me këte hajnave dhe banditëve iu hapen dyert që të merrnin dhe zhvatnin çfarë të
donin nga shteti , në të cilin ata diten betoheshin e natën e sakatonin me të gjitha
te ligat e tyre. Në gjithë kët fatalitet , duhet thëne haptas , bosa dhe komnadosa ishin disa njerëz që në emër
të luftës që ata thirreshin ia lejonin
vetes gjithe këte makabritet, me kohë atyre iu bashkangjitene dhe shume
frikacak dhe shume bashkëmendimtare edhe të partive të tjera të cilët të gjithë së bashku, e bënë edhe më të
keqen dhe të kobshmen ,ngase u lidhen me grupet mafioze kriminale serbe, dhe përmes
veriut të Kosoves që prej athere edhe sot kontrabandojnë dhe shkatërrojne ekonominë, dhe gjithe shoqërinë kosovare.....
Të gjitha
këto janë fakte dhe dokumentime që dihen botërishtë, para dy vitesh
Departamenti amerikan i shtetit pati njoftuar se SHIKu i Kosovës pasurohet për çdo
vit me nga 200 milion euro, nga kontrabanda me serbet në veriun e Kosoves?!.
Tani më ti
kthehem më konkretishte edhe vet titullit të shkrimit, pra rreth një njeriu që sot
e 4 vite e gjysëm udhëheq me ekzekutivin e Kosovës. Kryeministri i sotëm i
Kosovës , Z. H. Thaqi ka një emër, ne mundem të jemi subjektiv dhe të jemi edhe
kritikë, e aty këtu mundë të jemi edhe anmik politik me te, por e vëreta duhet
të thuhet ashtu si është, pra Z. Thaqi është tani më një emër i njohur në politikën
kosovare, ka një personalitet të krijuar që nga fillimet e luftës, ishte një udhëheqes
politik i UCKsë, pjesmarrës i Konferencave vendimtare të Kosoves, më vonë lider
partiak dhe se fundit Kryeminister i Kosoves. Me këte rast une nuk do të ndalem
shumë rreth vet emrit të tij, gabimeve, dëmeve dhe problemeve që ai ka
shkaktuar në faza të caktuara në të kaluarën, dëme të cilat ishin edhe me
fatalitet për vet Kosovën, por në rrugëtimin e tij ai kishte edhe ngritje të dukshme
si një lider dhe një politikan që meritonte respekt, ngase ai te e fundit përfaqësonte
një përqindje të duhur të votave të përkrahesve të tij. Z. Thaqi në fillimet e
tija ishte pjesëtar i një grupi marksistë- leninistesh, dhe shi për këte ai
ishte edhe arrogantë ne shumë proçese të rëndësishme për dhe rreth Kosovës, ai
pas lufte mendoi se ështe vet ylli i ri i kosoves, por fatmiresishte shpejt e
kuptoi se populli shqiptare nuk ështe budallë, dhe ia tregoi vendin në dy palë zgjedhje
,duke zgjedhur Presidentin Historik Ibrahim Rugoven dhe partinë e LDK-se me mbi
70% te votave, dhe me sa duket edhe kjo situatë
Z. Thaqi i ka shërbye për të mirë, dhe për tu ulur në byth se nuk shkon
me turr dhe me yryshe në Dardani. Kohët ndryshuan pasi që vdiq Presidenti
Rugova dhe edhe me ndihmën e Amerikes iu krijua mundesia Z. Thaqi që të vie ne
krye te shtetit si Kryeminister, dhe kjo ,se përse ndodhi nje gjë e tillë, është
më se e kuptueshme. Me Thaqin dhe PDK-ne, që kishin uzurpuar Kosoven me vjedhje
dhe plaqka, përedimi e kishte më lehte të merrej vesh rreth Kosovës, ngase me të
shantazhuarit bisedohet dhe bihen vendime shume më lehtë, sesa me njerëz, pra
politikaj të ndershem e të përgatitur. Duhej një Flamur i ri për Kosoven, Thaqi
e pranoi me dy duar, ( sikur të e kishte bëre një gjë te tillë LDK-ja atëhere
thaqistët do e kallnin Kosovën duke e quajtur LDK-ne tradhëtare, ashtu sikur
kur e dogjën këta kuqalosha Flamurin e Dardanisë), duhej një Hymn i ri e madje
edhe pa tekst., Thaqi me SHIK-un dhe PDK-ne e pranuan menjihere, ( edhe për këtë
pranim po të ishte LDK-ja në pushtet- me Kryeminister kuptohet do te kallej Kosova nga kuqaloshat e Hashimit),
duhej të fillonin bisedimet me Serbine për kinse probleme teknike, dhe këte e
pranuan me dy duart Thaqistet me SHIK-un dhe PDK-ne, e kështu deri në pafundësi tani më partia e luftës!!!! pranonte të gjitha
ato për të cilat sikur do i bënte LDK-ja ndoshta edhe do mbyteshin veprimtarët
e saj, ashtu siq kishte ndodhur pas luftës.
Në gjithe
këte hallakam, dhe në këte trend që u gjenden PDK-jcat dhe SHIKu, përfunduan
disa procese të dhimbshme për Kosoven, por të mirëseardhura për grupet e
hajnave dhe korruptuesve, kur të gjitha këto moren një fundë në skenë pati
dalur një njeri i cili publikisht pati shpallur të mbyllur punën e një shërbimi
ilegal mafioz të quajtur SHIK, dhe më këte ata kinse i treguan popullit se tani
më Kosova ështe e lirë dhe se qytetarët nuk duhet më të frikësohen nga spiunet
e SHIKut ??? Vërtet edhe ishte ashtu,
ngase tani më njerëzit e SHIKut e kishin futur nën kthetra Kosoven e tëre,
vrasjet u ndalen?, dhe se nuk kishte më se çfarë të merrnin tjetër, të gjitha
Institucionet i kishin futur nënë krahët e tyre, dhe me formimin e kinse AIKut,
në të cilën ata vet u infiltruan, ata e rrumbullaksuan veprimtarinë e tyre të nëntokës.
Të gjitha këto gjëra diheshin hapur, për disa shkruanin gazetat, flisnin
njerëz të vet SHIKut, të cilët tregonin se si kishin vrarë njerëz të pafajshëm
e të tjera, por për të gjitha këto dinte edhe e tërë bota, e konkretisht edhe
Amerika, dhe besohet se të gjitha këto qështje tani më duhet të fillojne të dalin
në dritë, të dalin para gjyqit, pra besohet se tani më me kohë duhet të ndodh
edhe pastrimi i Institucioneve të Kosoves nga të gjithë ata që i kanë duart e
zhytyra me hajni, korrupcion, krim e kriminalitet, dhe besa edhe me vrasje të caktuara
kundër njerëzve të caktuar të partive rivale e veprimtarëve të shquar të kauzës
shqiptare. Në gjithe këtë mishmash një rol të pazëvendësueshem e ka mu
Kryeminsitri i Kosoves H. Thaqi ?!
Ka dy
vite që skena shoqërore e Kosovës, pra
skena politike e Kosovës, ka filluar si
asnjëher më pare prej pas luftes, që të mësoj më shumë për prapaskenat dhe për
krimet e caktuara si ato ekonomike e si ato politike që kane tronditur Kosoven
me vite. Nuk ishte e rastësishme dalja ne skenë e N. Bllaces, më vone e N. Miftarit,
të disa të tjerëve dhe në fundë këto ditë e Sekiraqes. Të gjitha këto kanë një lidhshmëri
të duhur dhe të kuptuar, mesazhet e këtyre paraqitjeve japin të kuptojme se diç
ështe në lëvizje dhe se gradualishtë gjërat deri dikund do të kthjellohen, se
keqbëresit do të ballafaqohen me të bëmat e tyre, dhe se në një apo në tjetër mënyrë
edhe do e marrin denimin e merituar. Dihet mirefilii se grupe dhe klane mafioze
ka të grumbulluar në rrjete të shumta brenda PDK-se, vetëm të ndalemi në dy
raste konkrete. Sa ishte J. Krasniqi
minister i pushtetit lokal, thauaja se e gjthë administarat publike nepër
institucione qendrore e gjerë të ato lokale ishte mbushur me njerëz të pa
shkollë, por të gjithë partiash dhe struktura të SHIKut, e njëjta gjë kishte
ndodhur edhe në ministrin e F. Limajt, ku F. Limaj si njeri i fortë dhe i
paprekshem ( që në një kohe e shante edhe Z. N. Kelmendi ??)e kishte mbushur
posten e Kosovës me kuqalosha, dhe me ekstrem fanatik PDKj-cash, pra kështu
thuaja se Posta ishte shëndërruar në filial
të PDK-se mu si Aeroporti që do shitej si të ishte nje lopë. Këto janë fakte e
jo fjalë të ajrit, por këto i din shumë mire e H. Thaqi ,dhe miqët e tij ndërkombëtar
të cilët duhet ende ta mbajnë në pushtet Z. Thaqi për ti kryer disa detyra shtëpiake,
dhe tani më paraqitet pyetja: Po vall, kush e ka mundësin dhe guximin që ti
ndal, ti konfrontoi me ligjin, ti denoncoj publikishtë dhe të i elimonoi
politikishtë këta njerëz të fortë të PDK-se dhe të SHIK-ut? Që kjo të ndodh
edhe më shumë, ngase diç e tillë ka filluar qysh me rastin e Lilmajt, ështe vetëm
një njeri i cili mundet të e bëje një gjë të tillë, dhe ai ështe vet H. Thaqi,
si ish bosi i tyre ,e sot si nje i përkdhelur
i përendimit, si një politikan dhe Kryeminister
I Kosoves , i cili mëton që Kosoves të i ofroi një mundësi që të jetë afër
integrimeve evropiane, dhe se pa
rregullimin e oborrit të vet Hashim Thaqi e ka te vështirë të mbaj
pushtet, dhe njiherit të mbetet nje bashkëbisedues dhe një bashkëpunëtor i mirë
i politikës evro-perëndimore. Në realitet një gjë e tillë edhe ështe duke
ndodhur, dhe se kjo shifet dhe preket edhe në fërkimet e fundit të Thaqit me J. Krasniqin, mikun e ngushte të F. Limajt
dhe R. Selimit, dy bashkëpunetorëve të afërt të Krasniqit të cilët edhe kanë shumë
faje për një të kaluar jo të largët, dhe me këto veprime Thaqi është duke hapur
rrugën edhe për ballafaqime të tjera me
bashkëpartizanët e tij, të cilët më nuk i duhen, të cilët në realitet tani më janë
të mundur nga ish shefi i tyre, dhe se këta
realishtë jane të djegur në të gjitha aspektet.
Në këte
Kosovën tonë, ku politika ishte dhe
mjerishtë ende është si një hambarë ku mundë të marri grurë vetëm ai që ështe i
fortë, do të ketë disa tronditje në të ardhmën
e afërt, dhe kjo do të ndodh ngase gjërat duhet të ndryshojnë, dhe për këte
detyren kryesore e ka Z. H. Thaqi, vërtet atij i ka mbet patatja e nxehtë në dorë,
dhe ai ka gjeturi dhe ka përkrahjen e miqëvet ndërkombëtar që atë patate tua lë
në duar bashkëpartiashëve të tij, të cilët duhet të digjen dhe të largohen nga
skena politike. Këto mundë të duken edhe spekulime, por thënje të tilla dëgjohen
në rrethe të caktuara, si ato mediale ashtu edhe diplomatike, ngase nga e gjithë
kjo del një konkluzion si rrjedhoj e një pyetjeje: A do të kishte guximin ndonjë parti tjetër e
Kosovës, sikur të ishte në pushtet , apo thënë ndryshe, sikur nga ajo parti të ishin Institucionet e caktuara që merren me
ligjin dhe sigurinë; që të denonconte
apo burgoste njerëz të kalibrit të F. Limajt, Xhemajlave, Xhabirave, F. Gashave
dhe shume të tjerëve që thirren në luftë
e që në realitet kane thyer ligjin ?
Jo nuk do kishte mundë e as guxim asnje parti apo Kryeminister tjeter ta
bënte një gjë të tillë, ngase atëhere fanatikët e PDK-se të orkestruar nga
SHIKu, do e digjnin Kosovën, andaj këtu qëndron sot zgjidhja e problemit, dhe kjo zgjidhje ështe:
H. Thaqi e ka për obligim dhe detyrë nga qarqet mike ndërkombëtare që ta
pastroi oborrin e vet, qoftë edhe duke i futur në lojë B. Buzhalat e P. Selimat,
për eliminime politike të njerëzve që duhet të japin përgjegjësi, shkurt e shqip vetëm Thaqi mundet të i
eliminoi dhe të i fus prapa grilave të gjithë ata keqëbëres të rrethit të tij,
e askush tjeter. Nëse këte e arrin Thaqi ,atëhere e meriton të quhet
Kryeminister i mirë i Kosovës kuptohet për
kohën dhe rrethanat në të cilat ai ka vepruar. E ,se çka do të fitoi nga e
gjithë kjo Z. Thaqi ështe më se e kuptuar, ai do të ruaj emrin e vet, dhe do të
mbete si një ndër Lideret e Kosoves, por gjithmone i vogël karshi
Presidentit Ibrahim Rugova.