| E hene, 22.10.2012, 08:30 PM |
INJORANTË …, DHE DIPLOMATË
-Dhe, të këtillë diplomatë injorantë, si këta që i permendi në këtë shkrim të shkurtër, fatkeqësishtë, i kemi gati të gjithë perfaqesuesit tanë nëpër botë. Ç’ka me thanë tjetër lexuesi im i nderuar veç: medet për ne,… e për ata!-
Nga: Selim M. Nëngurra
Kur PDK fitojë zgjedhjet për herë
të parë në Dardani dhe formojë qeverinë në koalicion me LDK-në dhe pastaj me
2008 shpall edhe pavarsinë e Dardanisë, mbaj mend se ky koalicion i pazakonshem
dhe jo i natyrshëm emëroj edhe perfaqësuesit diplomatik, diplomatet e parë të
Dardanisë apo AMBASADORET në disa nga vendet që ndër të parat pranuan
pavarësinë e Dardanisë. Kishte shumë pluhur dhe shkrime në gazeta për këto
emërime. U pat hap njëfarë konkursi, ku kishte disa kritere se kush mund të
jetë Ambasador. Pra në letra, apo thanë ma ndryshe, ana juridike, ishte në
rregull. Mirëpo ana praktike e shkeli dhe e perbalti anën juridike. Keshtu,
ambasadorë emrohen njerëzit militantë të partive të koalicionit qeveritar,
njerz të ndëgjueshem të liderve partiak dhe klaneve të tyre mafioze.
Do flas me emra sepse nuk kam
aspak frikë nga këkush dhe se kam shumë fakte per të bërë këtë konkretizim. Per
vendin e ambasadorit në Suedi pat paraqitur lutjen mes tjerëve edhe z. Qerim
Spahiu, ish mesuesi im i shkollimit tim
fillor, profesor i gjuhes Anglishte, i shkolluem në Londër, puntor shumvjeçar
dhe perkthyes në BANKEN e LUBLANËS në kohen
kur Dardania ishte Krahinë e ish Federatës Jugosllave. Ai ka qene sekretar
gjeneral i Kryqit të Kuq të Dardanisë me vite, njeri që njef edhe disa gjuhë të
huaja, me kulturë të gjërë perëndimore
dhe mbi të gjitha, njeri me shpirt të vertetë patrioti shqiptar i cili kurr nuk
do lakmonte ( sepse kur nuk e ka ba këtë gjatë jetës) perfitime per tu
korruptue as nuk do e trembte kush per ta shantazhue. Ky burr kur pati parë se
disa bashkpuntorë të tij në Kryqin e Kuq vjedhin e bajnë marifetllaqe i luftojë
ata me vite . Dhe kur ju ban shumë kundershtar , pati kerkuar edhe ndihmë nga institucionet
dhe kur ato nuk e perkrahen ne punene e tij anti-korrupsion, ky pa u lekundut
dha dorëheqje. E bani këtë hap per mos me mujt askush , siç thotë populli “me
ba me gisht” kah Ai. Nga ajo kohë ky kuader i devotshem jeton në varfëri në fshatin e tij të lindjes në DUBOVË të
MADHE komuna e Pejës.
Dhe kush u emrue Ambasador në
Suedi? U emrue Lulzim Peci! Një njeri pa asnjë kredibilitet dhe pa asnjë aftësi
për postin e detyrën që mori. Ani ku, në Suedi, në shtetin ma demokratik dhe në
shtetin ku korrupsioni, krimi institucional e marifetllaqet e tjera tipike
orientale të njerëzve nga gadishulli Ilirik as që ndegjohen dhe as që pranohen.
Do baj publik këtu një kontakt
timin me "DIPLOMATIN" e PDK-së të Hashim Thaçit. Unë diku në vitin
2008, krejt i vetmuar kam arrijt ta mund aviokompanin JAT-in serb dhe të bindi
kompaninë norvegjeze NORWEGIAN që të hap linjën direkte, së paku gjatë sezonit
veror, nga Oslo në Prishtinë.
Mirpo pasi shof se interesimi i
mergimtarve shqiptarë per të udhtue në vendlindje asht i madhë, pasi shof se
nuk mjafton sherbimi i NORWEGIAN vetem tre muej gjatë verës dhe pasi tash dy
vite në aeroportin RYGGE asht stacionue aerokompania irlandeze RYANAIR e cila
operon me çmime të lira dhe të kapshme per xhepin e secilit njeri, dhe meqenëse
djali im i vogli gjatë kohes kater vjeçare sa ka punue aty ka ba mik Drejtorin
e kësaj kompanie z. Luka Pelossi më lindi ideja që ta shfrytzojë këtë miqësi…
Shkova në marsin e këti viti ( nuk
kujtojë saktësishtë daten tani ) dhe fola me z. Pelossi. Ai u shpreh shumë
pozitiv dhe tha se duhet nga Drejtuesit e Aeroportit të Prishtines me i dergue
dokumentacionet e nevojshme per kushte që afrojnë per RYANAIR dhe kushtet që
kerkojnë. Pastaj, do shqyrtohen ato dhe do jetë shumë e sigurt se linja do
hapet mos per secilen ditë së paku një herë në javë. Unë vendosa të gjej
mundësinë të kontaktojë njerëzit e Aeroportit në Sllatinë, por mu kujtue se
Dardania ka një ambasador në Stockholm i cili perfaqëson edhe mergaten
shqiptare të Norvegjisë, të Danimarkes, Islandës e të Finlandës,pra edhe mua që
po flas e shkruaj.
Thirra mikun tim z. Hasan Blakaj
që jeton në Stockholm dhe e luta per adresë të Ambasadës tonë. Hasani më dergon adresat dhe nr. e telefonit. Mendova se ban të bisedohet
per këtë permes telefonit. Thirra dhe mu lajmrue një femer. Posa i thash se
kush jam dhe se thërras nga Norvegjia ajo me plot fodullak e nervozë më tha se
kam thirrë gabim dhe ma mbylli telefonin. U bana shumë nervoz dhe po ju them
publikisht se, nuk bana mire, por e shava.
Pasataj,u ula dhe shkrova leter Ambasadorit Lulzim Peci. I shkrova edhe
per sjelljen e pahishme dhe arrogante të zonjes që më mbylli telefoni.
Nuk shkuen as tri ditë dhe
Abasadori Lulzim Peci më pergjigjet.
(Kam pas fatkeqësi që e-posta ime
nga e cila i kam shkrue dhe në të cilen më ka shkrue ambasadori asht sulmue nga
hakerat e internetit dhe tashma nuk i kam ato letra se po ti kisha do i baja
publike tash këtu. Ama nuk do thotë se per ta deshmue pohimin tim se ato nuk
mund gjinden).
E
mbaj mend shumë mirë permbajtjen e tyne. Ambasadori L. Peci më
falenderon per angazhimin tim dhe pse e informojë atë, ama ai në vend që të më
jep ndihmen dhe të më kontaktojë me personat e duhur në vendlindje dhe me
personelin e Aeroportit të Prishtinë në Sllatinë, ky më një tonë kerrcnues më
thotë:
-Zotri Nëngurra! Edimë edhe neve se ka shumë shqiptarë në
Norvegji dhe e dimë se ata kan nevojë per linje direkte dhe të rregullt ajrore,
andaj jemi neve në kontakt me një kompani ajrore turke e cila do lëshon atë lidhje
nga Danimarka. Per gjithçka rrethe këtyne punve jemi neve kompetent dhe
gjithçka duhet të shkojë permes meje se unë jam Ambasador e ti ma, kurr mos u
perzije në këto punë.
Më besoni lexues të nderuem se,
perafersishtë, kjo asht permbajtja e letrës që më dergojë " DIPLOMATI
" i Hashim Thaçit nga Stockoholm i Suedisë z. Lulzim Peci.
Pra, ai më spjegon per kompani
turke dhe per linjen nga Danimarka, ndersa unë i flas per mergaten shqiptare
diku mbi 14.000 veta në Norvegji. Athue Zot din ky injorant, ky zagar i liderit
të PDK-së Hashim katunarit sa larg asht Danimarka nga Sarpsborg ku jetojë unë
dhe që asht qyteti ma jugor i Norvegjisë? Nga këtu deri në KASTROP aeroporti i
Copenhagenit janë
Shteti i Dardanisë i pushtuem nga
pushteti personal i Hashim Thaçit,
dergon në Amerikë Ambasador Akan Ismailin, një mistrec, njeri mjaft i
perfolun në gazetat shqiptare per shumëçka të ligë. Në Shqipni dergon një njeri me shkollim
fillor të rregullt, (se cilat shkolla i ka ba ai ma vonë nuk asht relevante) .
Edhe ai do ketë marrë diploma me atë moton e shefit të tij Hashimit per të
cilin në Dardani qarkullon një barcoletë:
" PO TA DIJA SE ASHT KAQ LEHTË TA KRYEJ FAKULTETIN, KISHA ME E KRYE
EDHE GJIMNAZIN !".
Tash e them se me kësi
"DIPLOMAT" neve shumëkush na tregon bërrylin per kerkesat tona.
Dhe, të këtillë diplomatë injorantë, si këta që i permendi në këtë shkrim të shkurtër, fatkeqësishtë, i kemi gati të gjithë perfaqesuesit tanë nëpër botë. Ç’ka me thanë tjetër lexuesi im i nderuar veç: medet për ne,… e për ata!