E diele, 28.04.2024, 08:00 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Portret i mërgimtarit Hasim Kryeziu

E marte, 23.10.2012, 06:32 PM


Portret i mërgimtarit të vyeshëm- HASIM KRYEZIU

PO JUA JAPË BESËN , SE KEND PARA MEJE NUK DO E LË ME DALË NË LUFTË.

Nga Ramiz DËRMAKU

Një ditë shtatori unë isha në vizitë tek një shok i imi në TIÇINO , të Zvicrres.

Dua të ceku se takimi më i dashur dhe i pa harruar në jetën time i cili më ndjek në çdo hapë , është takimi me intelektualin, veprimtarin, humanistin ( tani dëshmorin e Kombit ) Agim Ramadani. Citojë fjalët e Tij; Po ua jap BESËN se kend para meje nuk do e lë me dalë në luftë.., unë para e ju pas meje,“ . Kurrë më parë s‘ kisha dëgjuar ato fjalë.., nga askush, nga asnjë lider``deri në ato momente. Ne ishim mësuar të dëgjonim fjalët ; Ju shkoni në luftë..,, se ne jemi të nevojshëm për grumbullimin e t’hollave apo diçka tjetër.., Nga diskutimi i Agim Ramadanit , mbeta i mahnitur, dhe i stërknaqur. Kështu e filloi bisedën mërgimtari Hasim Kryeziu.

Shokë gazetar qenka pak vështir të flasësh për vehten, por për pak çaste po bëjë përpjekje që ti përgjigjem kërkesës suaj.

O burra unë jamë nisur për luftë: Kush do le të vij me mua.., (Agim Ramadani).

Nuk thuhet kot se zvicëranët më së shumti në jetë e çmojnë punën, sepse me punë sistematike në vazhdimësi, ata kan arritur, shkallën më të lartë të zhvillimit industrial, ekonomik, historik, bujqësor, kulturor, arsimor.., etj, në Europë dhe botë. Kjo kulturë e lartë dhe rrespekti i madhë që kanë ata ndaj punës, ndikoi që edhe shumë mërgimtarë tanë, të respektojnë e nderojnë punën, vetvehten, familjen, kombin dhe me këte fituan jo vetëm simpatinë e respektin tek pronari i punës. Prandaj, disa prej mërgimtarëve tanë për të siguruar kafshatën e gojës dhe të familjeve të tyre, e disa për t’i shpëtuar dhunës, burgosjeve dhe dënimeve drakonike që ua shqiptonte regjimi serbo qetnik kriminel sllavë, u detyruan të largohen me lotë në sy nga vendlindja-Kosova. Në mesin e këtyre mërgimtarëve të larguar nga Kosova, gjatë viteve 1985-86-të, bënë pjesë veprimtari, përsonazhi i këtij shkrimi, z. HASIM FEHMI KRYEZIU.

Hasimi ka lindur me 10.07.1964 në Roganë komuna e Dardanës, shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes Roganë. Gjatë kryerjes së shkollës fillore Hasimi ishte ndër nxënësit më të mirë në Roganë e Dardanë. Dy vite të shkollës së mesme i kreu në në Roganë dhe vitin e III-IV-të në Dardanë. . Mirëpo ajo që unë dua të cekë thotë Hasimi, është se nxënësit e mirë gjatë atyre viteve nuk shpërbleheshin .., (por vetëm ata që prindërit i kishin Komunistë).Nga fundi i vitit të dytë unë filloj të shfletoj literatur atdhetare, ne të cilën trajtoheshin tema kushtuar çështjes kombëtare. Kështu që unë duke lexuar literaturë dhe romane ( e cila në ato vite ishte e ndaluar) disi fillova ta urrej regjimin në fjalë. Dhe shumë shpeshë u thoja shokëve se kështu nuk jetohet. Pas mbarimit të shkollës së mesme, unë tërë kohën mendoja se si ti ndjek studimet në Univerzitetin e Prishtinës - Fakulteti i Bujqësisë, sepse babai im nuk punonte askund . Pasi me suksesë të shkëlqyeshëm kisha mbaruar gjimnazin, për ne nuk kishte provime pranuese. Posa u regjistrova në vitin e parë pranë Univerzitetit të Prishtinës, pikërishtë në Fakultetin e Bujqësisë. Shkova ta kryej shërbimin ushtarakë. Gjatë vitit 1984-të unë fitova edhe një emër të ri .., pra “nacionalistë”,tani ish regjimi dhe sigurimi i shtetit në krye me inspektorin e sigurimit shtetëror Ramadan Sermoxhaj, më ftonin në biseda të shpeshta informative. Kështu me 10 shkurt të vitit 1990 , pas konfiskimit të Pasaportës , ndaj meje inspektorët kanë bërë b presion dhe maltretim fizike dhe psiçike. Pasi babai im posedonte me leje një armë gjuetie, ata s’pari na e morrën armën, dhe pastaj demoluan tërë shtëpin dhe më arrestuan mua. Mua më dërguan në policinë e Gjilanit, dhe pasë një bisede të gjatë, ku shpeshë edhe më ofendonin, më liruan . Pasi kreva shërbimin ushtarak, fillova ti ndjek leksionet në Fakultetin e Bujqësisë në Univerzitetin e Prishtinës. Kërkesën time për tu strehuar në konviktin e studentëve, ma refuzuan dihet për çka, ( sepse isha i pa përshtatshëm). Pra, shpenzimet në banesa private ishin të larta, dhe unë nuk mund t’i përballoja . Disa nga shokët e mijë u burgosën.., dhe unë duke e parë këtë “Dramë” që zhvillohej disa javë qëndrova, në fshatë por edhe aty më kërkonte sigurimi shtetëror serbë ; Një mikë i yni duke e ditur gjendjen ne të cilën ndodhesha unë më dërgoi një “garancion” vizë –me leje pune. Kur më kujtohen momentet e ndarjes nga familja ime.., kur shihja prindërit, motrat dhe vëllazërit me lotë në sy, edhe sot më rënqethet trupi. Babai im ishte i pa shkollë por ai siq thotë një fjalë e urtë e popullit ai i shihte ( pas kodre) ai dhe i shihte gjërat më largë. Ai para se të përshëndetemi mi tha këto fjalë ;”Biri im vëja mendjen se po shkonë në gyrbet me punuar.., dhe i mbetën fjalët në fytë.., me mikë të shtëpisë, shokë, duhet të sillesh mirë. Miku i mirë shihet ne ditë të vështira. Miku ynë, sakrifikoi çdo gjë dhe ta mundësoi që për një kohë të largohesh nga Atdheu, jo me dëshirën tënde por për shkakë të gjendjes së vështirë politike që po zhvillohet në Kosovë, pra edhe ndaj jush. Respektoje punën dhe realizoje fjalën dhe premtimin e mikut. Nuk dua të fitosh lekun e të mos bashkëpunosh me miqë e shokë”.Djali im, Fytyra është dy gishta, ate duhet ruajtur si duhet.

Ato fjalë nuk i harroja kurrë. Takimi i parë me Zvicren ishte vërtetë shumë mbreslënës për ; pastërtin, rregullimin e mirë, kushtet e jetës, rregullat e punës respekti ndaj punës . Pra thënë shkurtë ata që duan dhe dinë ti kombinojne këto standarde nuk do të mungojnë as sukseset . Pra thënë shkurtë respektimi i ligjeve dhe rendit ku njeriu jeton dhe vepron. Unë si të gjithë të tjerët isha i mendim it që dy tri vite, të punojë e pastaj të kthehem në Kosovë.., mirëpo ja po kalojn mbi 25 vite e unë jam këtu. Poashtu kur kthehesha në Kosovë çdo herë kisha probleme me policinë, pra me organet e sigurimit të cilat disa herë ma morrën pasaportën . Posa dola në zvicër unë fillova të angazhohem në LDK-ës dhe ne të gjitha aksionet tjera qofshin ato humanitare, arsimore, kulturore,sportive por edhe kombëtare. Isha pjesëmarrës gati ne të gjitha protestat dhe denmostratat që organizoheshin në Zvicër , kryes i disa aksioneve si ai i 3 % -shit , si dhe shumë aksione tjera të cilat u organizuan në lokalitetin tonë nga komuniteti shqipëtarë. Gjatë punës së tij Hasimi jo që ia siguroi vetit punën për vitin tjetër por iu mundësoi disa të tjerëve që të pubojnë në firmën e tij. Si shumë bashkëatdhetarë tanë edhe Hasimi, disa vite i kaloi i vetmuar ,pra pa familje .., tërë ditën punonte deri në orët e vona të mbrëmjes 21-22°°. Babai i tij Fehmiu , duke e parë se fëmijët rriteshin e gjendja materiale keqësohej u detyrua të ndaj lekun e fundit dhe ti blejë një kope delesh, për ta siguruar një jetë më të mirë. Orë të tëra unë me shokë i kalonim duke biseduar për çëshjten e Kosovës. Me kohe dhe ne momentin e duhur ne me shokë kemi ndihmuar materialishtë ; arsimin në Kosovë, shëndetësin, fondin e 3 %-it aksionin ; ndihmë për Drenicën, etj etj. Numri më i madhë i mërgimtarëve ka ndarë edhe kafshatën e gojës për ti ndihmuar

atdheut.., por ja sot po flitet se ato mjete janë keqëpërdorë … ? ! Takimi që më ka mbetë në kujtes.., ka qenë ai me intelektualin, veprimtarin e tani martirin e kombit z. Agim Ramadani, e sidomos fjalët e Tij: „Burra unë jamë nisur për luftë, në mbrojtje të Kosovës, kush do të vie me mua është i mirëseardhur, por ua jap BESËN ; se kend para nuk e lë me dalë në luftë,. Unë para e ju pas meje“ Deri në ato çaste ne lexonim, ndëgjonim dhe shumë shpeshë „liderët“ e diasporës na thonin; Citojë; Ju shkoni në luftë .., se ne jemi më të rëndësishëm këtu, pra e kuptova se kush e bënte luftën.., e kush llogarine.

Fillimi i bombardimeve të NATO-së ishte një kthim ishte një shpresë se nuk na kishte harruar edhe ZOTI. Unë gjatë gjithë kohës qëndroja në Zvicër , me trup por me mendje në Kosovë. Kamë shpresuar që pasë luftës të kthehem në Kosovë. Por kaloi pak kohë dhe e kuptova se disa rrugë të jetës, janë të caktuara më heret dhe patjeter duhet kaluar nepër to. Ne shqipëtarët jemi të mirë dhe e duam njëri tjetërin vetëm kur jemi ngushtë ( në zorë) për njëri tjetrin ,ndersa tërë kjo që ndodhë sot në Kosovë ; shpeshë e pyes vehten ? A jemi ne ata që ishim para lufte dhe gjatë saj.. !

SHumë shpejtë harruam se çka përjetuam dje , harruam kontributin dhe gjakun e derdhur për çlirimin e Kosovës, harruam invalidët e luftës, harruam familjet e tyre , i harruam edhe ti vizitojmë por edhe ti ndihmojmë familjet e martirëve të cilët flijuan jetën për lirinë e Kosovës. Po harrojmë edhe ti vizitojmë tek varrezat e tyre dhe tua dërgojmë nga një drandofil të kuqë, në shenjë respekti e nderi për gjakun e derdhur. Harruam kontributin e shumë bashkëatdhetarëve, harruam që hoqëm të zitë e ullirit nga shkau , dhe ot për një fjalë goje shqiptari vret shqipëtarin, . Shumë veprimtarë, gazetarë, intelektualë, epror ushtarak ë u vranë pas lufte.., kush i vrau.., ? ! pse i vrau ? ! . Nëse edhe në Parrlamentin e Kosovës ka njerëz që kanë vrarë ata që ne i cekum ma lartë.., turpi dhe marrja raftë mbi fytyrat e tyre. Në këtë kanton ka funksionuar shkolla në gjuhën shqipe. Duhet të flasë kah del shpirti, si thonë viteve të fundit e kemi humbur edhe ndjenjen e humanitetit, mirësisë dhe respektit ndaj nëri tjetërit . Ne e kemi humbur shumë edhe ndjenjën e ndihmës së njerëzve ne nevojë.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora