| E marte, 23.10.2012, 06:32 PM |
Portret i
mërgimtarit të vyeshëm- HASIM KRYEZIU
Nga Ramiz DËRMAKU
Një ditë shtatori unë isha në vizitë tek një shok i imi në TIÇINO , të Zvicrres.
Dua të ceku
se takimi më i dashur dhe i pa harruar në jetën time i cili më ndjek në çdo hapë
, është takimi me intelektualin, veprimtarin, humanistin ( tani dëshmorin e
Kombit ) Agim Ramadani. Citojë fjalët e Tij;
Shokë gazetar qenka pak vështir të flasësh për vehten, por për pak çaste po bëjë përpjekje që ti përgjigjem kërkesës suaj.
O burra
unë jamë nisur për luftë: Kush do le të vij me mua.., (Agim Ramadani).
Nuk
thuhet kot se zvicëranët më së shumti në jetë e çmojnë punën, sepse me punë sistematike
në vazhdimësi, ata kan arritur, shkallën më të lartë të zhvillimit industrial,
ekonomik, historik, bujqësor, kulturor, arsimor.., etj, në Europë dhe botë. Kjo
kulturë e lartë dhe rrespekti i madhë që kanë ata ndaj punës, ndikoi që edhe
shumë mërgimtarë tanë, të respektojnë e nderojnë punën, vetvehten, familjen,
kombin dhe me këte fituan jo vetëm simpatinë e respektin tek pronari i punës. Prandaj,
disa prej mërgimtarëve tanë për të siguruar kafshatën e gojës dhe të familjeve
të tyre, e disa për t’i shpëtuar dhunës, burgosjeve dhe dënimeve drakonike që ua
shqiptonte regjimi serbo qetnik kriminel sllavë, u detyruan të largohen me lotë
në sy nga vendlindja-Kosova. Në mesin e këtyre mërgimtarëve të larguar nga
Kosova, gjatë viteve 1985-86-të, bënë pjesë veprimtari, përsonazhi i këtij
shkrimi, z. HASIM FEHMI KRYEZIU.
Hasimi ka
lindur me 10.07.1964 në Roganë komuna e Dardanës, shkollën fillore e kreu në fshatin
e lindjes Roganë. Gjatë kryerjes së shkollës fillore Hasimi ishte ndër nxënësit
më të mirë në Roganë e Dardanë. Dy vite të shkollës së mesme i kreu në në Roganë
dhe vitin e III-IV-të në Dardanë. . Mirëpo ajo që unë dua të cekë thotë Hasimi,
është se nxënësit e mirë gjatë atyre viteve nuk shpërbleheshin .., (por vetëm
ata që prindërit i kishin Komunistë).Nga fundi i vitit të dytë unë filloj të shfletoj
literatur atdhetare, ne të cilën trajtoheshin tema kushtuar çështjes kombëtare.
Kështu që unë duke lexuar literaturë dhe romane ( e cila në ato vite ishte e
ndaluar) disi fillova ta urrej regjimin në fjalë. Dhe shumë shpeshë u thoja
shokëve se kështu nuk jetohet. Pas mbarimit të shkollës së mesme, unë tërë kohën
mendoja se si ti ndjek studimet në Univerzitetin e Prishtinës - Fakulteti i
Bujqësisë, sepse babai im
nuk punonte askund . Pasi me suksesë të shkëlqyeshëm kisha mbaruar gjimnazin, për
ne nuk kishte provime pranuese. Posa u regjistrova në vitin e parë pranë Univerzitetit
të Prishtinës, pikërishtë në Fakultetin e Bujqësisë. Shkova ta kryej shërbimin
ushtarakë. Gjatë vitit 1984-të unë fitova edhe një emër të ri .., pra “nacionalistë”,tani
ish regjimi dhe sigurimi i shtetit në krye me inspektorin e sigurimit shtetëror
Ramadan Sermoxhaj, më ftonin në biseda të shpeshta informative. Kështu me 10
shkurt të vitit 1990 , pas konfiskimit të Pasaportës , ndaj meje inspektorët
kanë bërë b presion dhe maltretim fizike dhe psiçike. Pasi babai im posedonte
me leje një armë gjuetie, ata s’pari na e morrën armën, dhe pastaj demoluan tërë
shtëpin dhe më arrestuan mua. Mua më dërguan në policinë e Gjilanit, dhe pasë një
bisede të gjatë, ku shpeshë edhe më ofendonin, më liruan . Pasi kreva shërbimin
ushtarak, fillova ti ndjek
leksionet në Fakultetin e Bujqësisë në Univerzitetin e Prishtinës. Kërkesën
time për tu strehuar në konviktin e studentëve, ma refuzuan dihet për çka, ( sepse
isha i pa përshtatshëm). Pra, shpenzimet në banesa private ishin të larta, dhe
unë nuk mund t’i përballoja . Disa nga shokët e mijë u burgosën.., dhe unë duke
e parë këtë “Dramë” që zhvillohej disa javë qëndrova, në fshatë por edhe aty më
kërkonte sigurimi shtetëror serbë ; Një mikë i yni duke e ditur gjendjen ne të cilën
ndodhesha unë më dërgoi një “garancion” vizë –me leje pune. Kur më kujtohen
momentet e ndarjes nga familja ime.., kur shihja prindërit, motrat dhe vëllazërit
me lotë në sy, edhe sot më rënqethet trupi. Babai im ishte i pa shkollë por ai
siq thotë një fjalë e urtë e popullit ai i shihte ( pas kodre) ai dhe i shihte
gjërat më largë. Ai para se të përshëndetemi mi tha këto fjalë ;”Biri im vëja
mendjen se po shkonë në
gyrbet me punuar.., dhe i mbetën fjalët në fytë.., me mikë të shtëpisë, shokë,
duhet të sillesh mirë. Miku i mirë shihet ne ditë të vështira. Miku ynë,
sakrifikoi çdo gjë dhe ta mundësoi që për një kohë të largohesh nga Atdheu, jo
me dëshirën tënde por për shkakë të gjendjes së vështirë politike që po
zhvillohet në Kosovë, pra edhe ndaj jush. Respektoje punën dhe realizoje fjalën
dhe premtimin e mikut. Nuk dua të fitosh lekun e të mos bashkëpunosh me miqë e
shokë”.Djali im, Fytyra është dy gishta, ate duhet ruajtur si duhet.
Ato fjalë
nuk i harroja kurrë. Takimi i parë me Zvicren ishte vërtetë shumë mbreslënës për
; pastërtin, rregullimin e mirë, kushtet e jetës, rregullat e punës respekti
ndaj punës . Pra thënë shkurtë ata që duan dhe dinë ti kombinojne këto
standarde nuk do të mungojnë as sukseset . Pra thënë shkurtë respektimi i
ligjeve dhe rendit ku njeriu jeton dhe vepron. Unë si të gjithë të tjerët isha
i mendim it që dy tri vite, të punojë e pastaj të kthehem në Kosovë.., mirëpo
ja po kalojn mbi 25 vite e unë jam këtu. Poashtu kur kthehesha në Kosovë çdo herë
kisha probleme me policinë, pra me organet e sigurimit të cilat disa herë ma
morrën pasaportën . Posa dola në zvicër unë fillova të angazhohem në LDK-ës dhe
ne të gjitha aksionet tjera qofshin ato humanitare, arsimore,
kulturore,sportive por edhe kombëtare. Isha pjesëmarrës gati ne të gjitha
protestat dhe denmostratat që organizoheshin në Zvicër , kryes i disa aksioneve
si ai i 3 % -shit , si dhe shumë aksione tjera të cilat u organizuan në lokalitetin
tonë nga komuniteti shqipëtarë. Gjatë punës së tij Hasimi jo që ia siguroi
vetit punën për vitin tjetër por iu mundësoi disa të tjerëve që të pubojnë në firmën
e tij. Si shumë bashkëatdhetarë tanë edhe Hasimi, disa vite i kaloi i vetmuar
,pra pa familje .., tërë ditën punonte deri në orët e vona të mbrëmjes 21-22°°.
Babai i tij Fehmiu , duke e parë se fëmijët rriteshin e gjendja materiale keqësohej
u detyrua të ndaj lekun e fundit dhe ti blejë një kope delesh, për ta siguruar
një jetë më të mirë. Orë të tëra unë me shokë i kalonim duke biseduar për çëshjten
e Kosovës. Me kohe dhe ne momentin e duhur ne me shokë kemi ndihmuar
materialishtë ; arsimin në Kosovë, shëndetësin, fondin e 3 %-it aksionin ;
ndihmë për Drenicën, etj etj. Numri më i madhë i mërgimtarëve ka ndarë edhe
kafshatën e gojës për ti ndihmuar
atdheut..,
por ja sot po flitet se ato mjete janë keqëpërdorë … ? ! Takimi që më ka mbetë në
kujtes.., ka qenë ai me intelektualin, veprimtarin e tani martirin e kombit z. Agim
Ramadani, e sidomos fjalët e Tij: „Burra unë jamë nisur për luftë, në mbrojtje të
Kosovës, kush do të vie me mua është i mirëseardhur, por ua jap BESËN ; se kend
para nuk e lë me dalë në luftë,. Unë para e ju pas meje“ Deri në ato çaste ne
lexonim, ndëgjonim dhe shumë shpeshë „liderët“ e diasporës na thonin; Citojë;
Ju shkoni në luftë .., se ne jemi më të rëndësishëm këtu, pra e kuptova se kush
e bënte luftën.., e kush llogarine.
Fillimi i
bombardimeve të NATO-së ishte një kthim ishte një shpresë se nuk na kishte
harruar edhe ZOTI. Unë gjatë gjithë kohës qëndroja në Zvicër , me trup por me
mendje në Kosovë. Kamë shpresuar që pasë luftës të kthehem në Kosovë. Por kaloi
pak kohë dhe e kuptova se disa rrugë të jetës, janë të caktuara më heret dhe
patjeter duhet kaluar nepër to. Ne shqipëtarët jemi të mirë dhe e duam njëri
tjetërin vetëm kur jemi ngushtë ( në zorë) për njëri tjetrin ,ndersa tërë kjo që
ndodhë sot në Kosovë ; shpeshë e pyes vehten ? A jemi ne ata që ishim para
lufte dhe gjatë saj.. !
SHumë shpejtë
harruam se çka përjetuam dje , harruam kontributin dhe gjakun e derdhur për çlirimin
e Kosovës, harruam invalidët e luftës, harruam familjet e tyre , i harruam edhe
ti vizitojmë por edhe ti ndihmojmë familjet e martirëve të cilët flijuan jetën
për lirinë e Kosovës. Po harrojmë edhe ti vizitojmë tek varrezat e tyre dhe tua
dërgojmë nga një drandofil të kuqë, në shenjë respekti e nderi për gjakun e
derdhur. Harruam kontributin e shumë bashkëatdhetarëve, harruam që hoqëm të zitë
e ullirit nga shkau , dhe ot për një fjalë goje shqiptari vret shqipëtarin, . Shumë
veprimtarë, gazetarë, intelektualë, epror ushtarak ë u vranë pas lufte.., kush
i vrau.., ? ! pse i vrau ? ! . Nëse edhe në Parrlamentin e Kosovës ka njerëz që
kanë vrarë ata që ne i cekum ma lartë.., turpi dhe marrja raftë mbi fytyrat e
tyre. Në këtë kanton ka funksionuar shkolla në gjuhën shqipe. Duhet të flasë kah
del shpirti, si thonë viteve të fundit
e kemi humbur edhe ndjenjen e humanitetit, mirësisë dhe respektit ndaj nëri
tjetërit . Ne e kemi humbur shumë edhe ndjenjën e ndihmës së njerëzve ne nevojë.