Mendime
Xhevat Rexhaj: LDK të fitojë votën e qytetarëve
E premte, 26.10.2012, 07:37 PM
LDKja KA
RASTIN QË TË FITOJË VOTËN E QYTETARËVE
TË KOSOVËS
Lidhja
Demokratike e Kosoves u pranua ne gjirin e Familjës së madhe të partive
popullore të Evropës, lajmi më i mirë për LDKnë që prej Kuvendit të mbrapësht
të VI të.
Këta të sotmit duhet të mendojnë shume edhe për ata që ua krijuan mundesïn që të jenë sot ulur në karrikat e atyre Burrave të mëdhenjë
Nga Xhevat Rexhaj
Në shtete
të ndryshme të botës ku demokracia mbetet jo vetëm fjalë ,por ështe alfa dhe
omega e një shoqërie të duhur dhe të forcuar me ligje e rregulla të lojës,
ështe e lehtë të qeveriset, kështu mendojnë shpesh njerëz të ndryshëm! Në
realitet mu në shtetet e tilla ku një shoqëri e zhvilluar në të gjitha
aspektet, ose në të gjitha poret e jetës, e ka fjalën kryesore kur duhet të
zgjedh dhe të zgjidhet, ka vështirësit e saja, ngase në demokraci të tilla ata
që fitojne votat edhe duhet të jenë të gatshëm te marrin dhe ndajnë
përgjegjësit së bashku me qytetarët e tyre, dhe për këte në këto demokraci ai
apo ajo që shkel të drejtat e qytetareve, ose duhet te japi dorëheqje, ose
duhet të konfrontohet me ligjin, dhe shi për këte demokracitë e tilla janë
gjithnji në funkcion të shoqërisë, pra shtetasve të akëcilit vend.
Eh, sikur
të kishim edhe ne në Kosovë se paku një demokraci të përafert me atë te vendeve
evro-perendimora, ku përgjegjësia dhe morali e luajnë rolin vendimtarë në jetën
e çdo politikani, dhe pushtetari, që prej nivelit më të ulët e gjerë të ai më i
larti. Ne në Kosovë vërtet e kemi një sistem të ndërtuar mbi disa baza dhe disa
sfera jetësore, ku edhe mundë të themi se kemi një sistem demokratik, gjithnji
duke u nisur nga fakti se ky sistem është i akomoduar karshi rrethanve dhe
gjendjesë nga e cila jemi dal para disa
vitesh dhe kësaj të sotmes. Te ne në shumë aspekte ka patur disa lëvizje të
mira edhe si rezultat i mbikqyrjesë së faktorit ndërkombëtar, apo shkurt të
atyre shteteve e që na kanë çliruar nga pushtimi sllavo-serb, dhe na i kanë
mundësuar shumë të mira që sot të jemi këtu ku jemi. Te ne funkcionon një
sistem shumë partiak, që edhe me gjithë të metat e veta gjithsesi se ka edhe
anët e mira, pasi që pa marrë parasysh lëshimet dhe abuzimet që bëhen nga
partitë e ndryshme në Kosovë, qytetarët tanë e kanë të drejtën dhe mundësin që
të zgjedhin në mesin e shumë partive, ato apo ata, që për qyetarët mendohet se
mundë të ofrojne më shumë për qytetarinë kosovare. Sot në Kosovë kemi shumë
parti politike në letër, por ama në fakt dhe të prekshme i kemi 4 parti, të
cilat kanë anëtarë dhe simpatizues të tyre, dhe të cilët me radhë fitojnë vota
me rastin e zgjedhjeve si lokale, ashtu edhe ato parlamentare. Pa dashur të
ndalem shumë rrethë të gjitha këtyre partive, une do të mundohem që të mbetem
pranë një partie që me historikun e saj të lavdishëm edhe sot e tutje edhe pas
shume dridhjeve që ka pësuar mbetet njëra , apo thënë shkurt e shqip mbetet
kryesorja për sa u përket vlerave, dijesë, kapaciteteve intelektuale, dhe
atdhetare si dhe profesionalizmit për fusha të caktuara me të cilat duhet të
ballafaqohete një subjekt i tillë politik, dhe kjo ështe LDKja.
Fillimishtë
duhet thëne se LDKja kishte misionin e saj historik qysh pas formimit të saj,
misionin për të çliruar mendjet e shqiptarëve
nga sindromi se ne shiptarët nuk
mundemi të veprojme si kolektiv-grup, apo se nuk mundemi të arrijmë
synimet dhe qëllimet tona si të bashkuar rreth një programi. LDKja qysh se prej
fillimit të veprimit të saj si vazhdimësi e Lidhjese së Prizrenit dhe Lidhjeve
të tjera të asaj të Pejës, të Junikut e të tjerave kishte marrë barrën e rëndë që shqiptarët të
i bashkoi rrethe një kauze dhe qëllimi , se të bashkuar munden të mbërrijne
edhe cakun, pra çlirimin e Kosovës duke krijuar miqesi të forta me të fortit e
botës. Me vite të tëra mundë e sakrifica të qindra mijëra veprimtarëve kudo, si
në Kosovë ashtu edhe në troje të tjera e sidomos në mërgatë, LDKja arriti si
kurr më pare, që prej kohës së artë të Gjergj Kastriotit, që në krye me
Arqitektin e pavarësisë së Kosovës Ibrahim Rugobvën, të bejë të prekshme dhe të
pashme lirin dhe shtetin e ri, që do të krijohej me njohjen e çmuar
ndërkombëtare, apo formale siq e quante i Madhi i kombit Presidenti i ynë I.
Rugova. LDKja në strukturën e saj kishte të gjitha shtresat e popullit, të
gjitha mendjet e ndrituar dhe të gjitha forcat e bashkuara për një qëllim,
largimin e Serbis nga Kosova, e që si rezultat ishte shpallja e Republikës së
Kosovës, shtet, si dhe zgjedhjet e para të lira për shqiptaret edhe përkunder
represionit serb, dhe zgjedhjen e të gjitha Institucioneve shtetërore dhe
bartësit e tyre. Me këte desha vetëm të them se LDKja ishte , ara, ishte
mielli, ishte brumi dhe në fundë ishte vetë buka e gatuar në të mirë të popullit
shiptarë, andaj të gjithë ata që ishin pjesë e LDKsë ato vite, duhet të mburren
me veten e tyre dhe me kontributin e tyre dhënë për shtetin të cilin e kemi
sot. Gjitha ato vite LDK-istet nuk e kishin mendjen se a do te fitonin ndonji
privilegj pas pavarësise¨formale, jo ata te gjithë e kishin vetëm një qëllim,
të luftojnë dhe punojnë me të gjitha mjetet që të arrinin qëllimin e pavarësisë
së Dardanisë sonë.
Pas
luftës, ku u derdh shumë gjakë, ku LDK-ja kishte përgatitur të gjithë terrenin
që edhe me armë të luftohej shkau, asaj i dolën mjerishtë në pritë disa
matrapazë dhe disa harambasha të parapolitikese, dhe të mendësisë
staliniste-enveriste, dhe me të gjitha mjetet më te ulëta e penguan LDK-ne, si
dhe Institucionet e shtetit që ajo ta
udhëhiqte dhe ta bënin luftën ashtu si duhej. Megjithate edhe në këto
situata dhe rrethana fatale për Kosovën ,LDKja tregoi menqurinë dhe urtësinë e
madhe të saj, dhe për hir të asaj që shqipatrët mos të ngatërroheshin në mes
vetes lëshoi pe karshi disa hajdutëve dhe banditëve, që ata të udhëheqnin me
luftën, por mjerishtë edhe pas kësaj urtësie shumë LDK-site, jo vetëm se u
penguan të merrnin pjesë në luftë, por disa figura kyqe të saj edhe u vranë nga
hijenat e natës,, nga kriminelët e kuq, dhe të shitur te dikush tjeter? Që një
tragjedi e tillë do vazhdoi edhe pas luftës, u pa më së miri me vrasjen dhe
kërcenimet e shumta që na bëheshin ne veprimtarëve të LDK-se, duke na etiketuar
si “spiuj, udbasha, tradhëtar” e çfarë jo tjeter,e fatkeqësishte etiketime të
tilla në emër të kinse luftës ,( këtu duhet ndarë luftëtaret e vërtet që kapen
pushket kunder armikut serb, dhe fatmirësishte ata shumica ishin edhe anetarë
te vet LDK-se, ose ishin thjeshtë shqiptarë trima dhe të fort kombëtarisht),
bëheshin kryekëput mu nga të tillët që ishin pjesë e ndonjë sherbimi të
strukturave serbe dhe atyre enveriste.
Kuptohet
se në këso gjendje, pozita e LDK-se filloi të dobësohej edhe pse fal figures
madhore te Presidentit Rugova LDK-ja i fitoi bindshëm të gjitha zgjedhjet e
radhës, por disa burra të LDK-se filluan të frikohen, disa filluan të shiten
për para, disa te shantazhoheshin nga SHIKu dhe disa te tjerë të frikësoheshin
nga vetja e tyre, dhe kjo më së miri u pa kur u orkestrua katandisja e LDK-se
në Kuvendin e VI të saj, kur edhe u nda në dysh, si rezultat i zgjedhjeve me
brryla brenda vet LDK-se, këtu duhet cekur se disa nga fajtorët kryesorë të
kësaj tragjedie ishin disa figura kyqe te vet LDK-se, që dukur ishin me hile
edhe afër Presidnetit Rugova, duke shfrytezuar emrin e tij, por me veprimin e
tyre ata treguan se vetem se kishin pritur momentin e ikjesë së Ibrahim Rugoves
nga kjo jetë, për të shkatërruar një shtëpi të madhe të ndërtuar nga më shume
se një milion njerëz anë e mbanë Kosovës e më gjerë. Pas ndarjes së LDK-se në
dyshe, terreni iu lëshua një partie rivale, një partie që kishte dal nga një
strukturë e quajtur LPK, strukturë enveriste që para dhe gjatë, e besa pas luftës kishin përgatitur edhe lista të
zeza për likuidime e atentate, që prej Ibrahim Rugoves-Shallit, Fehmi
Aganit-akademikut, e deri në numrin 101 të aktivistëve të LDK-së, pra vet disa
figura të forta të LDKsë në mënyre
indirekte apo direkte ndihmuan ardhjen në pushtet të atyre që kishin uzurpuar,
vjedhur, kontrabanduar e sekuestruar shumë pasuri të Kosovës, njerëz qe me
reketime, shanatazhe, krime, kontrabandë e korrupcion ekonomiko-politik, kishin
mjelur qytetarinë kosovare. LDK-ja , që absurdi të jete edhe më i madh u fut në
koalicion me partinë rivale, ( këtu duhet cekur se ndoshta kjo ishte edhe detyrim
nga ana e miqëve tanë, ngase do ndodhte rishpallja e pavarësiseë së Kosoves dhe
LDK-ja duhej të ishte pjesë e qeverisë), futja në këte koalicion do ti kushtoj
LDK-se edhe më shumë, ngase një numër i madh i anëtareve dhe simpatizantëve të
saj u hidhëruan dhe u irituan nga një ngjarje e tillë. Ndoshta qështja e
koalicionit më vonë do të kuptohej nga njerëzit e LDK-së, sikur mos të ndodhte
edhe një budallaki e madhe e prijësit të LDK-se, dhe shokëve të tij kur ndodhi
Zanzibari, dhe kur PDK-ja luajti si macja me miun me LDK-ne, ngase me këtë rast
LDK-ja kishte mundësin të dilte nga kolalicioni, dhe ta përmbyste qeverinë e
partisë rivale, por mjerishtë Kryetari i atëhershëm përseri u tregua jo i
menqur, dhe jo serioz dhe lëshoi pe, mirëpo ky lëshim pe atij do ti hakmerrej
personalisht sepse miku i tij , kryetari i partisë rivale do ta degradonte
gjerë në fundë figuren e ish Kryetarit të LDK-se ,duke e larguar edhe nga posti
i Presidentit, si thyes të Kushtetutes!
Pasojat e
kësaj ngjarjeje jo të zakonshme për demokracitë normale , do ti vuaj LDK-ja
edhe në prag të zgjedhjeve, si rezultat i atyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme
që i inicoi dhe inspiroi H. Thaqi me degradimin e Presidentit, dhe në këtë rast
duhet të themi dhe të jemi të sinqert se fajin kryesor nuk e kishte kryetari i
një partie rivale, por e kishte kryetari i LDK-se, ngase me një shpejtësi u
desh të organizohen zgjedhjet brenda LDK-se, dhe për 3 ditë LDK-ja u desh të
bëhej gati për zgjedhjet parlamentare, çka kjo do e dobësoi shumë sepse edhe
përzgjedhja e emrave për delegat duhej te bëhej shkel e shko, pasi që koha nuk priste, pra edhe këtu LDK-ja
pësoi nje goditje të madhe, megjithate ,
fatmirësisht në Kuvendin e LDK-se u zgjodh një Kryesi e re, dhe një Kryetari ri
që jepnin mesazhe se LDK-ja do të reformohej me kohë, dhe rigjenerohej e
profesionalizohej. Në zgjedhjet e aso kohshme, LDK-ja mbeti përseri partia e
dytë, por me një rritje numrash në Parlament, pasqyrë kjo se megjithatë ishte
ndalur trendi i humbjës se më shumë mandateve për deputetë. Pas zgjedhjeve të
fundit LDK-ja tentoi që të bëj disa ndryshime edhe kadrovike, por edhe
programore e statutore, gje që duhet te përshendetet shumë ngase ishte nje risi
që prej vitit 2006.
Sipas
gjendjës reale, dhe sipas shume të diturave, sot LDK-ja është më e fortë se
para dy vitesh, sot LDK-ja është më mirë e organizuar dhe më mirë e
profesionalizuar me emra dhe me ekipe te caktuara për fusha të caktuara, sot
LDK-ja ka një lidership të respektuar, dhe ka një anëtarësi në rritje. LDK-ja
sot po tregon se mundet të bëhet forcë kryesore politike në vendë, ngase të
gjitha predispozitat i ka në terren, njerëzit po dëshirojnë ndryshime, dhe po
kërkojne të kenë njerëz me kredibilitet,
dhe me dije e menquri në Institucione, e jo më bashibizuka e banditë të cilët
jane shëndërruar në milioner gjithnji në
kurriz të popullit, sot qytetaria e Kosovës po kërkon të respektohet ligji, të
zhvillohet ekonomia dhe të funkcionoi gjyqi, të gjinden dhe të burgosen
vrasësit e figurave të çmuara kombëtare, nga radhët e LDK-se ,si dhe të gjithë
të tjerët që ishin pre e kriminelëve të caktuar, që ndoshta sot janë të veshur
edhe me rroba deputetesh e ministrash, apo pushtetarësh të ndryshëm. Qytetarët
e Kosovës po kërkojnë nje zhvillim dhe një mirëqenje për vete, dhe për fëmijet
e tyre, po kërkojnë ecjen drejtë Evropës, dhe lirisë se lëvizjes se tyre, pra
po duan ndryshime, dhe besohet se këto ndryshime janë te mundshme nëse në
pushtet vie LDK-ja, pasi që ka ekipe të profesionalizuara
për çdo lëmi jetësore.
Kryetari
i LDK-se , fatmirësishte nuk ështe nje
njeri që merret me fjalamani, ai flet vërtet pak por kohët e fundit ka
bërë punë të mira, ka rinizuar shumë strukturat dhe kierarkin e LDK-se, vertet
ai ka ende pengesa nga disa te
stërkequr, dhe te matufosur, nga disa matrapaza dhe disa te shantazhuar, por
megjithatë ai ka një përkrahje të duhur nga anëtarësia e thjeshtë, që të qoi
reformat përpara, të largohen disa te lodhur, dhe të freskohen strukturat e
partisë me energji të reja. Kryetari i LDK-se nuk ështe i përkryer, por vertet
është i suksesshëm këto vite, andaj i duhet përkrahja e të gjitheve që të
marrim besimin e qytetarëve tanë. Ka zëra kritikë, që sot po kërkojnë që LDK-ja
ta rrezoi këte qeveri, por po harojnë se LDK-ja
e kupton se pari, interesin e shtetit e pastaj e kërkon pushtetin,
LDK-ja nuk dëshiron të fitoi në dëm të interesave të shtetit, dhe qytetarëve të
saj, LDK-ja dëshiron të fitoi atehere kur populli mërzitet me këta
pushtetmbajtës e hajna të sotem. LDK-ja e sotme është e vendosur të luftoi këte
qeveri, por me mjete legale, dhe me forcën e argumentit, e jo me dëshiren e
ndonjë subjekti tjetër politik, mendoj se LDK-ja do ta gjej rastin e volitshëm
që të kërkoi rrëzimin e kësaj qeverie, dhe ai moment duhet te jetë pas mbajtjës
se Kuvendit te paraparë të partisë rivale, ku besohet se aty do të thyhen
shtizat, dhe do të ketë qarje të mëdhe brenda tyre, dhe sigurishtë se, atehere
duhet shfrytëzuar momentin, ashtu si e patën shrytezuar ata ne vitin 2007.
LDK-ja që
nga sot, ështe anëtare me të drejta të plota e Konferencës së partive
popullore-të djathta evropiane, dhe kjo meritë u takon të gjithë LDK-istëve,
kjo ditë do të shënohet në arkiven e madhe të LDK-se, si një ditë e shënuar,
dhe do të jetë edhe nje sukses i kësaj strukture të sotme, ngase me këte po
tregohet që hapat e Ibrahim Rugoves jane përcjellur me vëmendje e përkushtim.
Vet të qenit anëtar i këtij forumi më të madh partiak në Evropë, do të thotë se
tani me LDK-ja përmbushë të gjitha kriteret e një partie djathtiste, nje partie
qytetare, dhe një partie që do jetë ulur në sofrën e kombeve të forta. Tani më
edhe pas këtij suksesi LDK-ja do të avancoi edhe me shumë përpara, dhe këta
muajtë e ardhshëm, LDK-ja duhet të përgatitet që të jetë e kujdesëshme, dhe të
ofroi më shume zgjidhje për qytetarinë e Kosovës, duhet të tregoi e propagandoi
programe të mira, të duhura dhe të prekshme për votuesit, të ofroi edhe
zgjidhje e jo vetem premtime, LDK-ja duhet të fokusohet në zgjedhjet e shpejta
qe do mundë te shkaktohen papritmas nga partia rivale, pra LDK-ja duhet të jetë
e kujdesëshme kësaj radhe, ngase të gjitha gjasat janë që LDK-ja do të dali
fituese. Qytetarët e Kosoves, nëse rezonojnë me kokë të qetë, dhe me mendje të
mirë, në LDK do të gjejnë këta faktorë se pse duhet ti japin votën kësaj
partie:
1. LDK-ja ishte dhe mbetet parti
institucionale, parti e vlerave të shëndosha, dhe e meritave të shënuara që
prej themelimit të saj.
2. Në LDK mundë të ketë ndonjë ligjthyes,
ndonjë keqëbëres, ndonjë kriminel, ndonjë hajn, ndonjë të korruptuar, por në
LDK këta jane vërtet të pakët, dhe
sigurishte se të tillët duhet të i largojmë dhe të i denoncojmë vet ne
LDK-istet.
3. Shumica absolute e LDK-isteve, ishin dhe
mbesin njerëz të moralit, të dijesë dhe të respektuesit të ligjit. Në LDK
shumica absolute e duan shtetin, e duan rendin, e duan ligjin, e duan
zhvillimin ekonomik, social, arsimin e nivelit evropian, shendetësin e duhur e
kështu me radhë, LDK-istet e duan të mirën dhe jo të keqen.
4. Në LDK nuk ka vrasës, kriminel, banditë e
reketues, jo vërtet nuk ka, ngase LDK-istet gjithmonë i kanë luftuar këto të
këqija, dhe këte nuk na e lejon as frymimi i ynë rugovist, kurrsesi, dhe këtu
qëndron madhështia e të qenit LDK-iste. LDK-istet nuk ishin dhe nuk jane
reketues, nuk janë shantazhues, dhe nuk
janë SHIK, përkundrazi LDK-istet e dëshirojne zbardhjen e krimeve që kane
ndodhur në Kosovë e jashtë saj, para, gjatë dhe pas luftës, pra e duam fillimin
dhe përfundimin e hetimeve te këtyre krimeve të shemtuara që kanë lënë Familje
atdhetarësh me duar në gji,e lot ne sy,
pra dhe dhimbje të pasheruara si pasojë
e vrasjeve të porositura.
5. Në LDK ka vërtet njerëz të zot, njerëz të
lapsit, njerëz të politikës, të shkencës, të artit, të sportit dhe të ekonomisë
e teknologjisë , andaj këta njerëz e meritojnë që dijen dhe profesinonin e tyre
ta shfrytëzojnë, për të mirën e shtetit dhe të qytetarëve të tyre.
6. LDK-ja ka histori, ka vizion, ka të
gjitha premisat e duhura që përseri të udhëheq me shtetin, të ndihmoi këte
shoqëri drejtë rrugës evropinae, të ndali tjetërsimin e pasurisë shtetërore, që
sot po shitet me qëllim që të bëhet shpërlarja e parasë se vjedhur të disa politikanëve,
deputetëve dhe kriminelëve të caktuar, që kanë deponuar para milionshe
nepër banka shteteve të ndryshme.
7. Vrasës, vjedhës votash, sekserë,
kërcënues, fajdexhi.. e të tjera të tilla vërtet nuk ka brenda LDKsë.
Lidhja
Demokratike e Kosoves sot duhet të jetë në nivelin e vet, duhet të ofroi më
shumë për qytetarin: oferta të kapshme dhe të realizueshme, duhet të i tregoi
votuesit se nëse i zgjedhin do të ecet me drejtë, dhe më shpejtë kah të mirat
që i meritojnë qytetarët e Kosovës. LDK-ja e ka detyrë, dhe obligim të ruaj të
mirat e saja mbi 20 vjeqare, të përmirësoi veten aty ku ka patur gabime dhe
lëshime, të reformohet gjithnji, dhe te rigjenerohet me të rinjë të
profesioneve të ndryshme, ngase të rinjët janë vet ardhmëria e LDK-se, dhe
Kosovës, pa të rinjë, te vyer, të dijeshëm dhe trima, nuk ka ardhmëri. Ne, disa
të moshuar brenda LDK-se , duhet të kemi forcën dhe kurajon qytetare, dhe tu
lëshojmë vendin të rinjëve, tu japim shansin dhe ti ndihmojmë aty ku ka nevoj,
me pervojën tonë, kuptohet nëse kemi aftë,si ngase sot jetojmë në kohën e ndryshimeve fenomenale, qe
ndodhin dita ditës në gjeopolitikën botërore, me të rinjët do ecën më drejtë LDK-ja ,dhe vet Kosova, e me të vjetrit vetëm se do të
vendënumërojmë , andaj sot LDK-ja është
më e fortë se dje, sot LDK-ja e ka radhën dhe mundësin që të qeverisë me
Kosovën, ngase ka kapacitete dhe ka mbështjetje të gjerë të popullit, dhe
besohet se kesaj radhe do te zgjohen nga gjumi te gjithe ata LDK-iste që ka
disa vite ishin të painteresuar me atë se çpo ndodh në Kosoven e tyre.
Jo pse
une e dua LDK-në , por për arsye se LDK-ja i duhet sot shtetit të Kosovës, e
bëra këte shkrim.