E shtune, 27.04.2024, 08:39 PM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Pse Ministri i Jashtëm serb në Tiranë

E enjte, 25.10.2012, 07:57 PM


Debati i dites,  pse Ministri i Jashtem serb ne Tirane

Nga Zenel Çeliku

Dje Ministri I Puneve te Jashtme te Serbise-Ivan Mrkiç, erdhi ne Shqiperi, dhe sot ai ka realizuar takime me homologen e tij shqiptar-Edmond Panariti, gjithashtu edhe me Kryeministrin Berisha. Ne keto dit, ka patur shume zhurme ne media dhe ne politike, lidhur me viziten e Mrkiç ne Shqiperi, duka e paragjykuar dhe aluduar se, kjo vizite nuk duhej te behej sepse Serbia nuk e nje pavaresine e Kosoves. Fakti eshte se, pas luftes ne Kosove, diplomacia shqiptare eshte perpjekur shume qe te loboje per njohjen e pavaresise se Kosoves. I takon “Tokes Meme”, me pergjegjesi historike, qe te punoje e te perpiqet me mish e me shpirte, nga te gjitha krahet e me cdo mjet diplomatic, qe Kosova te njihet ne shkalle te gjere nderkombetare, por pse jo, edhe nga Serbia e cila tani per tani, nuk leshon aspak pe per njohjen e Kosoves. Edhe Prishtina zyrtare, pret dhe kerkon nga Tirana zyrtare, qe te beje dhe te vere ne levizje te gjitha mjetet e saj dipolmatke, sidomos atje ku Kosova nuk eshte prezente, qe te pershkallezohet edhe me gjere pavaresia e Kosoves. Diplomacia shqiptare, e ka mire te qarte se per Kosoven, nuk ka kthim mbrapa, por veshtiresite aktuale ne dialogon Prishtine-Beograd, shikojme se ka shume perplasje, problem e deri ne ironi ne takimet e fundit te lidereve perkates. Ne keto rrethana, Dipomacia shqiptare, duhet te levize te gjithe guret, pa asnje rrezerve, qe Kosova te fitoje terren nderkombetar sa me te gjere. Mendoj dhe gjykoj se, Qeveria Shqiptare-dipolamcia shqiptare, ka qellimin shume te mire dhe largpames, qe ka mundur te krijoje takime diplomatike me Serbine. Nuk jemi ne kohene luftes, ku serbet duhet ti shikojme si armiq, sepse sot Rajoni I Ballkanit duhet et dale nga vorbulla e “fucise se barutit”. Edhe dialogu ne ndikimin e nderkombetareve Prishtine-Beograd, tregon se edhe midis Kosoves dhe Serbise, duhet te hapet nje faqe e re maredheniesh, duke I lene pas kraheve, kohen e tmershme te genocidit serb me 1999 ne Kosove. Duke mare ne analize te tere keto tabllo politike, gjykoj  me mendje te fresket se, dipolamacia shqiptare po perpiqet shume qe lufta diplomatike e Tiranes, ti sherbeje sa me shume vellezerve kosovar dhe Kosoves se pa varur. Eshte nje iniciative e guximshme e Qeverise Shqiptare, qe mori persiper nje dialog ne nivel te lart me Serbine, sepse keshtu, dhe vetem keshtu, Shqiperia do te jape nje kontribut te madh per Kosoven. Thashe qe Qeveria shqiptare ka mare nje hap te kuximshem lidhur me pritjen e ministrit serb- Mrkiç, sepse shume  nga shqiptaret ketej dhe andej, nuk e kuptojne se levizjet e diplomacis shqiptare, jane tereisht ne funklsion te Kosoves dhe te vellezerve tane ne Kosove. Protesat jane mjete demokratike, ato duhet pare e degjuar me pjekuri nga politika ketu dhe andej, por protensat duhet te jene te pjekura. Protestat duhet te shikojne ne thelb se, ku eshte qellimi I Tiranes zyrtare, dhe cfar kerkon diplomacia shqiptare ne kete vizite te Mrkiç. Ne planin total, verej se Qeveria Shqiptare, ”Toka Meme”, e ka per detyre historike qe te beje cdo levizje  per te miren e Kosoves, ndaj le te mos e paragjykojme pergjegjesine dhe luften diplomatike qe po ben Shqiperia per Kosoven. Jame plotesisht I bindur, se dialogu Tirane-Beograd, do ti sherbeje shume Kosoves, ne thelb ka si qellim primar, jo vetem permiresimin e maredhenieve Shqiperi-Serbi, por pa asnje dyshim, ky dialog do te sherbeje per te krijuar nje klime te re politike optimiste ndermjet Kosoves dhe Serbise, qe sefundmi Beogradi te bindet se Kosova eshte e shqiptareve. Perderisa per Kosoven nuk ka kthmim mprapa-gje te cilen serbet po e kuptojne me shume veshtiresi, atehere eshte detyre sublime e Shqiperise, qe te loze ne diplomacy, me te gjitha mjetet vetem e vetem,  qe ti sherbeje sa me shume  interesave te Kosoves. Ndaj, dua te theksoj  se, dialogu I Shqiperise me Serbine, eshte nje piknisje e krijimit te nje politike mirkuptimi ndermjet Kosoves dhe Serbise, qe ne fund te fundit, ashtu si shume e shume shtete ne bote, edhe Serbia te bindet se Kosova per ata, eshte nje shtet me vehte, I pa varur dhe vetem nje fqinj  ku mundet te dialogojne ne menyre reciproke.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora