| E enjte, 25.10.2012, 07:57 PM |
Debati i
dites, pse Ministri i Jashtem serb ne
Nga Zenel Çeliku
Dje
Ministri I Puneve te Jashtme te Serbise-Ivan Mrkiç, erdhi ne Shqiperi, dhe sot
ai ka realizuar takime me homologen e tij shqiptar-Edmond Panariti, gjithashtu
edhe me Kryeministrin Berisha. Ne keto dit, ka patur shume zhurme ne media dhe
ne politike, lidhur me viziten e Mrkiç ne Shqiperi, duka e paragjykuar dhe
aluduar se, kjo vizite nuk duhej te behej sepse Serbia nuk e nje pavaresine e
Kosoves. Fakti eshte se, pas luftes ne Kosove, diplomacia shqiptare eshte
perpjekur shume qe te loboje per njohjen e pavaresise se Kosoves. I takon
“Tokes Meme”, me pergjegjesi historike, qe te punoje e te perpiqet me mish e me
shpirte, nga te gjitha krahet e me cdo mjet diplomatic, qe Kosova te njihet ne
shkalle te gjere nderkombetare, por pse jo, edhe nga Serbia e cila tani per
tani, nuk leshon aspak pe per njohjen e Kosoves. Edhe Prishtina zyrtare, pret
dhe kerkon nga Tirana zyrtare, qe te beje dhe te vere ne levizje te gjitha
mjetet e saj dipolmatke, sidomos atje ku Kosova nuk eshte prezente, qe te
pershkallezohet edhe me gjere pavaresia e Kosoves. Diplomacia shqiptare, e ka
mire te qarte se per Kosoven, nuk ka kthim mbrapa, por veshtiresite aktuale ne
dialogon Prishtine-Beograd, shikojme se ka shume perplasje, problem e deri ne
ironi ne takimet e fundit te lidereve perkates. Ne keto rrethana, Dipomacia
shqiptare, duhet te levize te gjithe guret, pa asnje rrezerve, qe Kosova te
fitoje terren nderkombetar sa me te gjere. Mendoj dhe gjykoj se, Qeveria
Shqiptare-dipolamcia shqiptare, ka qellimin shume te mire dhe largpames, qe ka
mundur te krijoje takime diplomatike me Serbine. Nuk jemi ne kohene luftes, ku
serbet duhet ti shikojme si armiq, sepse sot Rajoni I Ballkanit duhet et dale
nga vorbulla e “fucise se barutit”. Edhe dialogu ne ndikimin e nderkombetareve
Prishtine-Beograd, tregon se edhe midis Kosoves dhe Serbise, duhet te hapet nje
faqe e re maredheniesh, duke I lene pas kraheve, kohen e tmershme te genocidit
serb me 1999 ne Kosove. Duke mare ne analize te tere keto tabllo politike, gjykoj me mendje te fresket se, dipolamacia
shqiptare po perpiqet shume qe lufta diplomatike e Tiranes, ti sherbeje sa me
shume vellezerve kosovar dhe Kosoves se pa varur. Eshte nje iniciative e
guximshme e Qeverise Shqiptare, qe mori persiper nje dialog ne nivel te lart me
Serbine, sepse keshtu, dhe vetem keshtu, Shqiperia do te jape nje kontribut te
madh per Kosoven. Thashe qe Qeveria shqiptare ka mare nje hap te kuximshem
lidhur me pritjen e ministrit serb- Mrkiç, sepse shume nga shqiptaret ketej dhe andej, nuk e
kuptojne se levizjet e diplomacis shqiptare, jane tereisht ne funklsion te
Kosoves dhe te vellezerve tane ne Kosove. Protesat jane mjete demokratike, ato
duhet pare e degjuar me pjekuri nga politika ketu dhe andej, por protensat
duhet te jene te pjekura. Protestat duhet te shikojne ne thelb se, ku eshte
qellimi I Tiranes zyrtare, dhe cfar kerkon diplomacia shqiptare ne kete vizite
te Mrkiç. Ne planin total, verej se Qeveria Shqiptare, ”Toka Meme”, e ka per
detyre historike qe te beje cdo levizje
per te miren e Kosoves, ndaj le te mos e paragjykojme pergjegjesine dhe
luften diplomatike qe po ben Shqiperia per Kosoven. Jame plotesisht I bindur, se
dialogu Tirane-Beograd, do ti sherbeje shume Kosoves, ne thelb ka si qellim
primar, jo vetem permiresimin e maredhenieve Shqiperi-Serbi, por pa asnje
dyshim, ky dialog do te sherbeje per te krijuar nje klime te re politike
optimiste ndermjet Kosoves dhe Serbise, qe sefundmi Beogradi te bindet se
Kosova eshte e shqiptareve. Perderisa per Kosoven nuk ka kthmim mprapa-gje te
cilen serbet po e kuptojne me shume veshtiresi, atehere eshte detyre sublime e
Shqiperise, qe te loze ne diplomacy, me te gjitha mjetet vetem e vetem, qe ti sherbeje sa me shume interesave te Kosoves. Ndaj, dua te
theksoj se, dialogu I Shqiperise me
Serbine, eshte nje piknisje e krijimit te nje politike mirkuptimi ndermjet
Kosoves dhe Serbise, qe ne fund te fundit, ashtu si shume e shume shtete ne
bote, edhe Serbia te bindet se Kosova per ata, eshte nje shtet me vehte, I pa
varur dhe vetem nje fqinj ku mundet te
dialogojne ne menyre reciproke.