Mendime
Dedë Preqi: Takimi Thaçi-Daçiq
E enjte, 25.10.2012, 07:51 PM
KUSH
Të marrish përgjegjësinë e një populli nuk është punë e lehtë, sidomos kur është në pytje liria dhe ekzistenca e atij populli.(dp.)
Nga Dedë Preqi
Shqiptarët
shikuar në aspektin global, gjithherë janë shikuar si barrë e rëndë nacionale, sidomos atëherë kur
fuqitë e mëdha evropiane janë ushqyer nga sllavët me informacione dhe histori
të rrejshme mbi shqiptarët.
Duke
marrë parasysh ndryshimet në Evropë dhe përkrahjen e vazhdueshme të Amerikës,
për faktin se shqiptarët nuk janë
ata sikur i paraqet propaganda
serbo-sllave para botës, por konceptet dhe format e mendimit për shqiptarët
filluan të kristalizohen dhe të trajtohen
me një klimë të re politike.
Kosova e çliruar nga kthetrat serbe, që nga viti
1999, e këtej,duke i falenderuar fuqitë e mëdha të NATO-s,në krye me SHBA-të,
dhe UçK-në, si iniciatore e parë për çlirimin e vendit,Kosova bëhët vend i
njerëzve të lirë dhe demokratik.
Procesi i
demokracisë në Kosovë u tregue sikur te
kombet tjera , ashtu edhe shqiptarët fillojnë zhvillimin e tyre në Kosovën
Demokratike dhe shumë etnike, duke hedhë poshtë akuzat e seperatizmave dhe
ngatërresat tjera ballkanike, nga propagandat e serbizmit dhe të tjera, që
ishin në kundërshtim të këtyre proceseve.
Kosova
edhe pas shumë luftrave me armiq të ndryeshëm dhe rezistencës së saj
shekullore, edhe sot pas çlirimit dhe
pavarësisë së saj, ky vend po ballafaqohet me sfida të ndryshme ekonomike dhe
politike.
Kur thëmi
ekonomike, kuptojmë thëmelet dhe gjendjen
ekonomisë së Kosovës, e cila shumë pak ka arritë në fushat e saj
zhvëllimore,e cila prapë ka ngecje në zhvillimet e ndryeshme, duke u bazuar në
standartet evropiane, por edhe në
gjendjen e pa lakmueshme sociale që e ka vendi.
Mirëpo,
përveq gjendjes ekonomike, ajo që e
tronditë opinionin shqiptarë të Kosovës dhe më gjerë, janë ngjarjet e pas luftës, sidomos në veriun e Mitrovicës
ku banohet me shumicë serbe, të cilët nuk pajtohen me realitetin e ri të
krijuar në Kosovë dhe me pavarësinë e saj.
U deshën
disa shekuj që të arrihet heqëja e
zgjedhës okupatore serbe, duke triumfuar demokracia dhe liria e një populli të
shtypur, si çmimi më i lartë i një
populli dhe vendi, në këtë rast ishte edhe
Pavarësia e Kosovës, e cila në Kushtetutën e vet garanton të drejtat e
gjitha etnive që jetojnë sot në këtë vend.
Veriu i
Kosovës, apo Mitrovica veriore e banuar
me shumicë serbe, në gjirin e saj mbanë kriminel të profilëve të ndryshme, të
cilët janë të organizuar mirë, të
nxituar dhe të paguar nga qarqet shtetërore të Serbisë,që Kosova dhe pavarësia
e saj të pengohet, duke krijuar bllokada të njëpasnjishme në rrugët kryesore të
këtij vendi, sa që as komuniteti ndërkombëtarë përmes forcave të veta, nuk ka
mundur ti lirojë në tërësi këto pengesa.
Këta
njerëz, si pjesë jo-integruese në proceset e Kosovës, por si pjesë bllokuese
e proqeseve të vendit, me një fjalë të quajtur kriminel, duke u bazuar në
gjestet dhe veprat e tyre jo njerëzore, duke organizuar sulme dhe akte të
ndryshme kriminale ndaj shqiptarëve, si edhe ndaj policëve të vendit, njëherit
dhe kontrabandime të llojëve të ndryshme narkotike, si edhe me qenje njerëzore,
kanë një „lini „ tjetër orientimi dhe qëllimi, e cila e qon Kosovën në dy
kahje, në atë të ndarjes së kësaj pjese veriore të Kosovës, ose të një
„autonomie speciale „ për serbët e këtij vendi .
Bashkësia
Evropiane, si lidere e integrimëve e vendeve ballkanike në gjirin e saj, mbi
qështjen e Kosovës ka treguar rezervat e saj, e cila shumë lehtë dallohet, duke
e lënë këtë vend si pikë të zezë, duke e mos liruar popullin e saj të lëvizë
lirshëm , sikur vendet e rajonëve tjera, dhe
pse ato vende ishin të njohura
dhe të zhytura në krime dhe gjenocid njerëzor.
Bashkësia Evropiane po vepron edhe sot, në ndëmjetësimin e dialogut në mes Serbisë dhe shtetit të Kosovës, e cila disa herë më parë realizoi disa takime në mes këtyre vendeve, por deri sot asnjë takim nuk u tregue i suksesshëm, sepse frytet e atyre takimeve ishin vetëm fotografi të thata para opinionit dhe të shkruara në letër.
-Takimi i kryeministrit Thaqi dhe atij të Serbisë, Daçiq.
Sëcili
shtet në botë i ka liderët e vet shtetërorë, të cilët duhet t’a
përfaqësojnë popullin dhe vendin e tyre. Edhe në këtë rast, takimi i
z.Thaqi me kryeministrin serb Daçiq, mund të jetë një takim në mes dy burrave
shtetërorë, por qëllimi i takimit në kushte dhe rrethana të sotme, në qështjen
e marrëdhënieve të mira në mes të këtyre dy shtetëve, ka një domëthënje të
veqantë dhe jo të barabartë, nëse e
marrim të kaluarën e hidhur për bazë dhe historinë e popullit shqiptarë. Një marrëveshje e tillë për shtetin e Kosovës,shteti serb duhet ti kryej
disa obligime të domosdoshme, të cilat nuk duhet të anashkalohen, sidomos kur vie në pyetje qështja teritoriale e
Kosovë dhe qështja e të zhdukurve të luftës, si edhe shumë elemente tjera, duke
mos harruar , apo përbuzur gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të sajë.
Nuk mund
ta quajmë në këtë rast z. Thaqi, si një hero, por as tradhëtar i vendit, nëse ai , po bënë marrëveshje me homologun e tij ( apo agresorin e djeshëm serb) Daçiq, sepse këtë takim e
përcjellin jo vetëm shqiptarët dhe serbët , por edhe gjithë bota , të cilin
takim e kanë vlerësuar dhe të tjerët, miqtë e Kosovës, sikur që janë SHBA-të, e
të tjerë, dhe duke marrë parasysh se populli shqiptarë , edhe pse i vuajtur e i
përsekutuar me shekuj për liri dhe demokraci, përveq tjerash është popull
fisnik, nuk e harron të keqën, por nuk është gjaksor.
Mirëpo,
edhe pse Parlamenti i Kosovës me
shumicën e votava, pa Lëvizjen Vetëvendosje e miratoi marrëveshjen me Serbinë,
Qeveria e Kosovës me liderët e saj
politik, e ka përgjegjësinë e saj (moralee politike) që të merr edhe miratimin
e popullit, për një marrëveshje të tillë, sepse vetë populli është ai, cili ua
dha ulëset në Parlament dhe në Institucione tjera të vendit.
Në
qoftëse kjo marrëveshje në mes dy lederëve politik, atij shqiptarë dhe atij
serb, kundërshtohet nga masat e ndryshme popullore, sikur që është Lëvizja Vetëvendosje
dhe të tjerë, duke përfshirë edhe një masë të madhe të rinisë së Kosovës,
atëherë ç’farë marrëveshje i duhet Kosovës në këtë mënyrë, pothuajse çdo ditë shpërthejnë trazira të pa lakmueshme, në mes
popullit dhe policisë së vendit, duke shkakëtuar rrëmujë , trazime, rrahje,
plagosje, dhe burgosje të udhëheqësve dhe
demostruesve, të cilat ngjarje janë të turpshme para opinionit shqiptarë dhe botërorë,
sidomos nganjëherë kur
eskalohen kufinjt e masës protestuese, ashtu edhe të anës
policore.
Kosova sot ,ende kontrollohet nga prektorati
ndërkombëtarë,EULEX- të cilët nuk e
meritojnë ti shtijmë të gjithë me një thes politik, duke marrë parasysh një
numër të madh të tyre, që kanë kontribuar për zhvillimin dhe ndërtimin e
Kosovës, por, sikur nga UNMIK-u, dhe
tani nga EULEX-i, duhet ta thëmi të vërtetën se, në mesin e tyre ka
pasur edhe shumë anti-Kosovë,të cilët duke ngrënë bukën e saj, ata kanë punuar
dhe kanë shërbyer në favor të Serbisë , edhe pse e kanë ditur mirë rrolin e
saj, duke ia luajtur gishtat
politikës në Kosovë, ashtu edhe qysh kanë dëshiruar vet.
Është
koha e fundit, pra, që Serbia ti pranojë publikisht mëkatët e veta dhe padrejtësitë që ka bërë
ndaj popullit të Kosovës dhe të tjerëve,njëkohësisht duhet të menjanojmë
pengesat dhe bllokadat që kanë ngritur
për ta ndarë Kosovën, dhe kush vepron ndryshe , bënë mëkat dhe tradhëti që
kurrë s’do t’ia falë historia dhe as populli. Dhe është koha e fundit , që
Kosova t’ia luaj gishtat vetë politikës së Kosovës, që të luftohet për paqë,
drejtësi dhe zhvillim, për të ndërtuar Kosovën e re demokratike dhe sovrane.