E enjte, 01.05.2025, 06:54 AM (GMT+1)

Mendime

Haki Bunjaku: Lufta e Harmagedonit

E enjte, 25.10.2012, 07:57 PM


LUFTA E HARMAGEDONIT

Nga Haki Bunjaku

Besohet se ndodh kur të shkatërrohet i gjithë sistemi i satanait në tokë, ndërsa te ne satanai për ditë e më shumë është kah e shtrinë sundimin totalitar dhe kjo me një lehtësi veprimi, mbasi përgjthësisht mungon potenca intelektuale.Gjithësesi është zbehur edhe guximi i masës për të kundërshtuar veprimet tekanjoze e çoroditëse të njeriut që është me të madhe kah e degradon shtetin(edhe ashtu të brishtë), që është kah e demolon pasurinë shoqërore dhe për një karrikë të prapanicës është dhimbshëm duke e rrudhur gjeografinë e Republikës së Kosovës.

Kryeministri & Co që pa meritë muerën frenat e shtetit në dorë, por nuk janë të disponuar që ta qeverisin, por janë të prirur që ta shkatërrojnë deri në themel shtetin më të ri dhe njëherit më të varfër në botë.Këta prapështana, heret a vonë, do ta thejnë qafën, por vendin po e mjerojnë, popullin po e varfërojnë e sakatojnë.Kosovën e kanë shndërrue në një zonë politike demoniane, ku nuk përfillet ligji, por sundon anarkia, demonizmi.Kriminelët, hajdutët, hipokritët e kanë shpallë Kosovën çifllik privat dhe bëjnë si të donë me të: e shesin, e falin,  e ndërrojnë me karrikë të zuzës etj.Ndërsa populli i ka shti veshtë në lesh dhe frika nga vampirët e nëntokës iu ka ngjitur për palce.

Një çështje dihet mirëfilli;që psanikët i mbisundojnë problemet e tyre, ndërsa varfënjakët mbisundohen nga problemet e tyre.Kjo mënyrë e (keq)qeverisjes mund të trajtohet si Modus vivendi, eklipsim i ndjesisë së popullit, të cilin për ditë e më tepër e sfilit kamxhiku i varfërisë dhe brutaliteti ekstrem i qeverisë. Kjo qeveri është ndërtue mbi vjedhje, mbi falsifikime dhe i ngjan shtëpisë së muruar nga akulli, që posa të shkrihet akulli edhe shtëpia bie.

Lexova diku se Hashimi duhet ta luftoi Hashimin !Po të ndodhte kështu nuk do të hynte rrugëve pa krye, nuk do të vetëzgjidhej kryeministër paralel i Kosovës, të cilin post, me trysninë e UNMIK-ut,  do ta lëshojë në korrik 1999.Me këte gjest ai ka tregue që nuk ka interes për Kosovën, prandaj edhe e ka humbur të drejtën morale(mbase edhe ligjore)që të konkurojë për organet udhëheqëse të Republikës së Kosovës.Ai është dhunues i vullnetit të popullit dhe populli vetë duhet që ta anatemojë.Kush e pengoi shpalljen e pavarësisë së Shtetit të Kosovës dhe përse në mars të vitit 2004? !!Kush i sulmoi brutalisht organet legjitime të Shtetit të Kosovës? Kush vrau njerëzit e devotshëm të kombit dhe të demokracisë kombëtare? Kush po manipulon me familjen heroike të Jasharëve dhe kush provojë që t`ua përvetësoi meritat dëshmorëve? Pse Hashim Thaçi tash me ngulm kërkon që Ramush Haradinajn ta bëjë tandem për ta nxjerrur qerren nga balta, ku e ka zhytur ky.Për padron ekskluziv të Kosovës populli e njeh vetëm vetëveten dhe këtu s`kanë tagër përvetësimi as Hashimi dhe as Ramushi, por kam bindjen personale se Ramushi nuk do ta rrezikojë autoritetin personal dhe nuk do të hyjë në pazare të pista.

Kjo qeveri nuk është zgjedhur nga populli, por është e zgjedhur nga votat e vjedhne, nga votat e bleme dhe nga votat e manipulueme, prandaj është kundra popullit dhe kundra shtetit.Është qeveri e shpiunëve, e ShIK-istëve që për turp të turpit në pushtet mbahet me forcën marroçe të kërbaçit të policit, i cili kërbaç do t`i dridhet frik në shpinë këtij që e ka nxitur.Po e mbylli këte shkrim me një sentencë latine:Mëllenja glacon në taksiratë të kokës së vet!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx