Mendime
Miradije Gashi: Nektari i sukseseve në mësim
E hene, 29.10.2012, 10:23 PM
NEKTARI I
SUKSESEVE NE MËSIM JANË MTODAT DIDAKTIKE
TE MËSUESIT
Nga Miradije Gashi
Shkolla
është burim brezash qe nxënësit të rinjtë duhet të jenë të lirë të ndërmarrin
një rrugë në të cilën dotë mund të zhvillohen si persona plotësisht njerëzorë,
te pergatiten për jetë aktive, ne rradhë të parë të ushqejnë respektin për
prindërin, për mësuesin, rrethin shoqëror, identitetin, vlerat kombëtare apo
vlerat e shtetit ku jetojnë. Në rrjedhën e dekadave një karakteristikë
konstante e didaktikës është futja e vazhdueshme dhe sistematike e metodave që kontribuojnë gjithnjë e më
shumë ne formimin integral, social,
kulturor tek të rinjtë.Ne didaktikë termi mësim ka një kuptim më të gjerë se sa
ai për të cilin mund të përdoret në jetën e përditshme. Mësimi në shkollë është proces i planifikuar dhe ka
lidhje te ngushte me nje grup te veqantë nxënësish apo të rinjësh te cilët karakterizohen nga
funksioni i procesit të një lemie te caktuar dhe mundesisë së realizimit të
procesit mesimor. Kur flasim për një objekt, per nje temë te re mësimore,
flasim për sfidën e suksesit te nxënësve si atyre që janë të talentuar dhe
atyre që hasin vështirësi gjate të nxënit. Didaktika synon ndryshimet
individuale tek nxënësi, dhe mund të ketë mësim te suksesshem vetëm nëse të
mësuarit është i kapshëm për nxënësin, nëse nxënësi është i motivuar të mësojë,
dhe nëse nxënësi është i rregullt dhe efikas në përvetësimin e të mësuarit.
Qasja ndaj materjes mësimore dhe definimi i përmbajtjeve tematike, është rruga
e drejtë apo e tërthortë qe ndjekin nxënësit për të arritur harmonizimin e
përgjithësimeve të mësimit. Përcjellja e detyrave sipas planprogramit,
kordinimi dhe lidhja reciproke e lëndes mësimore më të vërejturit e ilustrimeve
konkrete mundëson realizimin e të nxenit
te shpejtë e të qendrueshem. Bazuar ne pervojen profesionale-pedakogjike te
nxënit është ndryshim qe vjen si rezultat i angazhimit te mësuesit
respektivisht duke e subjektivizuar edhe vetë nxënësin si faktor me rëndësi ne
punën e mësimit shkollor. Menyra për ti bërë
nxënësit aktiv, për ti gjallëruar, duhet
mbi të gjitha një motivim, një trajtim teorik që ndërlidhet me klimën e
klasës, komunikimi mes tyre, mbajtja e disiplinës në klasë, këto duhet t´i
posedojë çdo mësimdhënës në jetën
praktike ne shkollë ku vepron. Vetë vetëdija shoqërore që mësuesi gjithnjë
ushtron detyrën më fisnike në botë, duhet ta nxisë mësimdhënësin që të punojë
për atë profesion duke dhën tërë potencialin që mund të ushtrohet mbi
përsosmërinë e tij që nënkupton edukimin e gjithanshëm. Mësimdhënia
përkatësisht te nxënit është nocion që përfshine të mësuarit si rezultat i
pervojes së mësuesit, varësisht edhe nga menyra se si e kupton nxënësi ate qe i
shpjegohet.
Për ta
vlersuar drejt nxënësin egzistojne disa veprime si: vlersimi me goje, vlersimi
me shkrim, menyra e kombinuar e kontrollit, vlersimi permes punës praktike etj
dhe vlersimi inderkt. Nëse nxënësi ka sens apo është i shkathët të perceptojë
një risi ose një problem në
këndvështrimin e tij, ose ka imagjinatë të pasur dhe interesohet per ti
zgjidhur detyrat e obliguara, patjeter
rezultati nuk dotë mungoj.Shkolla krijon
mundësi që nxënësi të përkrahet nga të tjerët, të krijojë raporte të mira me
mësuesin, që do të thotë se nxënësi mund të vetëvendosë, drejt vetëvlerësimit
dhe marrjes së përgjegjësive mbi vete.