E shtune, 27.04.2024, 05:51 PM (GMT+1)

Mendime

Eduart Poga: Flet Kanuni edhe Sot!

E hene, 29.10.2012, 08:02 PM


Flet Kanuni edhe Sot!

Nga Eduart Poga

Si hyrje apo duke u shpejguar  rrethë  Kanunit, fjala Kanun s’ka dyshim,se etimologisht rrjedhë nga fjalet e greqishtes se lashtë ( ëaipi ) që do të thotë mastar – njajo, është ose do të thotë Metaforikisht shënim të stilevë të ligjevë ose gojdhanavë e të pa kodifikueshëm të kohës, mbasë të cilave hectë apo qakullontë  dikur ( hullija ) e jetës  e veprimit të popullit Shqipëtar të asaj kohë  dhe në vazhdim, Kanuni  përbëhet në ( NYE ) apo siq themi sot  Nene   ku gjithësej përmban ( NJIQINDEPESEDHETENANDET  NYE ) që do të thotë Njëqind e Pesëdhjet e Nëntë  Nene ( 159 - nene ) ku për kohën ishin të detyrueshëm për tu zbatuar dhe për t’ju përmbajtur të gjithave  nye përkatësëve .

Por sot kanuni akoma flet apo uleret  siq themi ne të zonës pisket edhe Kanuni pa Lek Dugagjinin,aq sa Burri i maleve nuk është i lire dhe ka frikë sa nuk  di në mund ti  japin leje  sa  të çlirohet dhe të dalë nga ngujimi i tmerrshëm  15 vjeçar, të marrë fëmijet e të shkojë në Vlor  të përulet para plakut të kombit të tijë e  ti thot  dy fjal si porosi e vjetër, Kanuni jeton edhe sot, ku  Lek Dugagjini ka mbi një shekull që ka vdekur.

Në vendin tonë pikërisht në Shqipëri, gjakmarrja ka lindur dhe ka kaluar në disa etapa historikë aq sa është për të ardhur keq, etapat kanë filluar që nga sundimi i perandorisë romake e cila lejoi fiset ilire në zonat malore të jetonin sipas zakoneve tradicionale ku përfshihej edhe gjakmarrja e hakmarrja, e deri tek kanuni i Skëndërbeut (Arbrit).Nëse do të shohim numerin e vrasjeve që janë kryer për gjakmarrje që prej vitit 1912 mund te kemi shifra marramendse dhe të trishtueshme,  mund të themi se periudhat para viteve '90 ne qeverisje apo pushtetiti komonist totalitar rregjistrojnë numerin më të ulët të vrasjeve për të marr gjak .Periudha 1990 e në vazhdim  mund të konsiderohet si etapa historike ku gjakmarrja ka kulmuar.Shkak për këtë janë bërë rizgjimi i elementëve kanunorë si rrjedhojë e një shteti të dobët dhe të pafuqishëm të luajë rolin e tij disiplinues e rregullues në zbatimin e proçeseve demokratike dhe funksionimin dhe zbatueshmerin e ligjeve përkatësë për funksionimin juridikisht te tyre . Në 10-vjeçarin e fundit rezulton se vrasjet e kryera me motiv gjakmarrjen zënë  shifra marramendsë  mjaft të larta, dhe është për të ardhur  keq ku njërëzit edhe sot  ne pikëpamjet e tyre flasim për gjakëmarrjen, gjakun qe nuk duhet falur, e hakun qe duhet marrur,sa sot  e kësaj ditë  binë për te fjetur me Kanunin dhe zgjohen po me Kanunin e trishtë , edhe pse  kohët e fundit  Kisha Katolike po mundohet të luaj rolin e saj në shkishërimin  për çdo njëri që ushtron dhe vret për gjakmarrje e then me pak fjal mallkim ndaj atyre që  flasin me Kanunin dhe veprojnë me Kanunin,nuk dua të pshtjellohem apo të analizoj  rastin e Kishës në shkisherimin e saj në ka apo s’ka të drejtë, në vepron mire apo  në vepron keq, por  dua tu  flas më ligjet apo më ligjevenesit  të cilet flën bashkë më Juridiksionet e Shtetit i cili edhe pak ditë bënë 100 vite shtet , por tronditem dhe pyes  si ka mundesi qe para kësaj trashigimijë ( nuk e di në mund të quhet kulturore ) para këtij  zakoni apo hakut  qe duhet marrë deri në vetull, si mundet dhe si ndodhe qe shum familje janë te ngujuar, fëmijet që nuk mund të përfitojn dije ku nuk mund të marrin as arsimin e tyrë perkatës as atë fillorë, si ka mundesi  një vënd i antarsuar ne Nato dhe kandidat për në Bashkimin Evropian, ka akoma Nye te Kanunit të cilet vrasin .

Kanuni Flet akoma me shqipëtaret, Kanuni vret  në Nye, Kanuni flet në nyet e veta edhe Sot !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora