Mendime
Ramiz Dërmaku: Kur do të arrestohen kriminelët?
E shtune, 27.10.2012, 09:18 AM
KUR DO TË
ARRESTOHEN KRIMINELËT NË KOSOVË ?
Nga: Ramiz DËRMAKU
Shumë
dëshimtarë të cilët disponojnë informacione të sigurta për varsjet që kanë
ndodhur në Kosovë (por edhe jashtë saj) përkundër dëshirës së tyre të madhe për
ta treguar realitetin ata heshtin. Pyet ndokush pse heshtin ?!.. Po si mos të
heshtin.., kur njeriu i cili tregon-dëshmon, informon për të gjitha ato që kanë
bërë kriminelët, para syve të tyre, sulmohen, jo vetëm me fjlalë por u
rrezikohet jeta atyre dhe familjeve të tyre. Pra, thënë shkurtë dëshimtarët në
Kosovë nuk kanë kurfarë mbrojtje e sigurie nga institucionet shtetërore të
Republikës së Kosovës
Ditëve të
fundit, gjithënjë e më tepër po flitet si në mediat e shkruara ponjashtu edhe
ato elektronike se së shpejti do të arrestohen të gjithë kriminelët, ata që në
mënyra të ndryshme i nxitën, u ndihmun apo morrën pjesë në vrasjet e
veprimtarëve ( para , gjatë dhe pasë luftës) të LDK-së. Në mesin e të vrarëve
janë: Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Komandant Drini, Kolonel Ahmet , Krasniqi,
Kolonel ,Tahir Zemaj, Bekim Kastrati , Bardhyl Ajeti.., etj. Për mua është e pa
kuptueshme se si akoma këta kriminel, jo që nuk janë arrestuar .., por akoma
s’ka filluar asë procedura e marrjes në pyetje të tyre. Disa liderë të Kosovës
në konferencat për gazetarë apo gjatë intervistave që ua apin mediave tjera,
deklarojnë se Kosova po ecë me hapa të shpejtë drejtë demokratizimit dhe
inkuadrimit të saj në strukturat euroatlantike europiane dhe ato të Nato-së.
Ata flasin për suksese, ndersa në anën tjetër një pjesë e M
itrovicës
po ndahet nga Kosova. Shumë dëshimtarë të cilët disponojnë informacione të
sigurta për varsjet që kanë ndodhur në Kosovë (por edhe jashtë saj) përkundër
dëshirës së tyre të madhe për ta treguar realitetin ata heshtin. Pyet ndokush
pse heshtin ?!.. Po si mos të heshtin.., kur njeriu i cili tregon-dëshmon,
informon për të gjitha ato që ka parë me sy, sulmohet, me fjlalë dhe i
rrezikohet jeta atij dhe familjes së tij, thënë shkurtë dëshimtarët në Kosovë
nuk kanë kurfarë sigurie nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.
Disa aktivistë u vranë jo pse ata u morrën me politikë por gjatë kryerjes së
krimit nga kriminelët ishin prezentë, prandaj kriminelët për ti humbur gjurmët
krimit i vranë ata. Kriminelët ata që vranë para- gjatë dhe pas luftës, ata pos
që bënë krime ndaj aktivistëve, ata u pasuruan ne mënyrë të jashtë ligjëshme
por disa e shpallën vehten; Komandant brigadash, kolon
el , e
gjeneral të UÇK-së. Por çka është edhe më tragjike se po ata kriminelë kanë
zënë poste në Qeveri dhe në Parrlamentin e Kosovës, dhe po ata tani janë
pengesa kryesore për zhvillimin ndertimin dhe institucionalizimin e shtetit të
Kosovës. Sepse ata nuk posedojnë aftësi për tu marrë me detyrat dhe obligimet
që kërkon shteti nga ata. Ata i kanë“suflerat“ me të cilët konsultohen dhe
pastaj marrin vendime apo flasin. Unë mendoj se nuk është vështirë për ti
zbuluar ata kriminel ordiner, sepse ata që, dje sulmonin , ofendonin ,
veprimtarët e LDK-së( e disa i likuiduan) po ata thonin në biseda por edhe në
takime të ndryshme citojë;“Nëse nuk kemi armë të luftojmë me shkaun, kemi boll
për LDK-së dhe dr. Ibrahim Rugovën“ , ose thonin ; citoj: Ne, do të luftojmë
ndaj Kolonel Tahir Zemës, sikur ndaj shkaut. Këta arrogantë, këta karieristë që
dikur bredhnin rrugëve të diasporës tani pasë lufte të gjithë kanë
bërë
pasuri të pa tundshme, kanë kryer fakultetin.., Magjistraturën por edhe
doktoraturën. Këta kriminel pasë luftës pos pasurisë së patundshme që krijuan
gati me të njejtat metoda dhe mënyra veprouan edhe gjatë zgjedhjeve të fundit
në Kosovë. Shoqata e krijuar pasë lufte nga familjarët e viktimave të cilët
kërkojnë të mësojnë për të vrarit e tyre, jo që nuk përkrahet nga këta por edhe
etiketohet me emra të ndryshëm. Këto krime makabre i kryen njerëz të cilët
vetëm figurën dhe trupin e kanë si të njeriut ndersa të menduarit logjik tek
ata nuk funksionon, sepse po të funksiononte vetëdija e tyre ata nuk do i bënin
këto krime vandale. Derisa Kriminelët (që i vranë atdhetarët dhe veprimtarët)
po bredhin të lirë..,nuk do të ketë zhvillim të Kosovës. Po flitet se të tillë
ka edhe në Qeverinë dhe Parrlamentin e Kosovës, dhe nëse kjo është e vërtetë
nuk e dij se çka presim ne.., që Kosova të ketë zhvi
llim,
ekonomik, industrial, shoqërorë, ndertim, demokratizim, liri të fjalës… Këta
kriminel pas luftës.., por edhe sot kërcnojnë veprimtarët (ata që mendojnë
ndryshe ). E kohëve të fundit këtyre ju bashkua edhe Ministri i Punëve të
Mbrendshme, Bajram Rexhepi, i cili në vend se të reagonte policia jonë, ndaj
sulmeve vandale serbe, që po ndodhin në Mitrovicë, ai reagon ndaj veprimtarëve
të Vetëvendosjes , të cilët mendojnë ndryshe nga PDK-së. Kriminelët sulmojnë
dhe ofendojnë edhe disa parti të vogla që veprojnë në Kosovë, e që ndjekin të
njejtën politikë si LDK-së. Kështu këta kriminel bëjnë edhe propagandë në
popull duke thënë.., se të gjithë ata që janë kundra PDK-së, janë“armiq“ të
kombit…, Askush nga Qeveria , e asë nga Parrlamenti i Kosovës, nuk bisedon për
këto dukuri të rrezikshme të cilat e kanë katandisur Kosiovën; ( korrupsioni,
krimi i organizuar, familjarizmi, bajraktarizmi, interesi p
ersonal, nepotizmi, e shumë e shumë dukuri tjera negative, të cilat jo që ngulfatin zhvillimin e proceseve demokratike por pengojnë edhe demokratizimin dhe zhvillimin e vendit-Kosovës. Zbardhja e të së vërtetës për Enverin, Xhemën, Azem Hajdarin, Ali Ukajn, Kolonel Krasniqin e komandant Zemajn, dhe e të tjerëve është detyrë SHTETI, DREJTËSIE e rendi dhe ligji. Por, me dhembje e obligim tradicional shqiptar, Liria vetëm SHQIP dhe pa asnjë kufi, takohen aty ku shekujt ngjizën njerëz JANARËSH; Gjergj Kastrioti i jep dorë Enver Malokut dhe bashkë me Ibrahim Rugovën e qindra mija krushq lirie veç shqiptare vazhdojnë ribërjen e mozaikut kombëtar: atë të bashkimit të natyrshëm kombëtarë.