Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Kongresi i Manastirit
E diele, 28.10.2012, 05:57 PM
100 vjetori i pavarësisë dhe 104 vjetori i Alfabetit
Kongresi i Manastirit:
- ngjarje mbarëshqiptare si asnjë tjetër gjer më sot
-,,Atë që bëri Jezu Krishti për të krishterët dhe Muhamedi për myslimanët, Mitat Frashëri, Gjergj Fishta e të tjerë, bënë për shqiptarët,, ...- Andaj, them se vendosja e përmendores së Mitat Frashërit, ose të paktën bustit të tij dhe të Gjergj Fishtës para objektit të Alfabetit, do të ishte një vepër madhore me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë-
Nga:
Për Kongresin e
Manastirit është shkruar dhe dihet mjaft, prandaj e potencova qe ne titull si
një : “ngjarje mbarëshqiptare si asnjë tjetër gjer më sot”.
Ky kongres na ben krenar per historinë e popullit
shqiptar, krahas ngjerjeve shume te medha kombetare, siç janë Kuvendi i
Lezhës-1444, Lidhja e Prizrenit-1878, e Pejës-1899, kuvendi i Vlorës-1912 etj. Manastri na ben edhe me krenar sepse vendimet
e tij nuk mbetën në suazat e një teritori të kufizuar, pra, nuk ishin me karakter lokal ose me një distance kohore
jo të përjetshme, siç ishte rasti me vendimet e Kongresit të Alfabetit, me të cilin, 104 vite me
rradhë po shërbehen dhe, ma pret mendja, sa të jetë bota, do shërbehen tërë
shqiptarët e këtij Planeti. Me fjalë të
tjera, vendimet e Kuvendit të Lezhës, patën
sukses, ose zgjatën deri sa ishte gjallë Skenderbeu, ato të Lidhjes së
Prizrenit dhe të Pejës, vetëm gjatë
viteve të larpërmendura, pa marrë parasysh ndikimin e tyre pozitive në ngjarjet
e mëvonshme, kurse vendimet e Kuvendit të Vlorës-shpallja e Pavarësisë, nuk
sollën dot lirinë e tërë kombit tonë,
pra, thënë thjesht, nuk vlejtën për çdo shqiptar, ashtu siç është rasti me vendimin e Kongresit të Manastirit. Prandaj, ky qytet, në aspektin kulturor,
lidhur me Alfabetin, u takon tërë
shqiptarëve të botës, gjë që, po e përsëris, nuk mund të thuhet
(ashtu-lirshëm), për asnjë qytet tjetër gjer më sot.
Pikërisht kjo, ka
frymëzuar një krijues,(kerkoj ndjese edhe lexuesve se emri i tij nuk po me
kujtohet, e ne shenime kam vetem citatin), i cili duke analizuar rëndësinë e
Kongresit të Manastirit dhe duke e krahasuar atë me kongreset ose tubimet e
tjera kombëtare, të ketë shkruar: ,,Atë
që bëri Jezu Krishti për të krishterët dhe Muhamedi për myslimanët, Mitat
Frashëri, Gjergj Fishta e të tjerë, bënë për shqiptarët,,
Prandaj dhe disa herë
përmes shtypit kam apeluar dhe në këtë rast apeloj te subjektet kompetente shqiptare që të bëjnë
ç’mos për vendosjen e përmendores së
djalit të Abdyl Frashërit-Mitat Frashërit, i cili ishte iniciatori
kryesor për mbajtjen e Kongresit në fjalë prandaj dhe u zgjodh për kryetar të
tij, kurse më vonë edhe kryetar i Ballit
Kombëtar. Dhe më e pakta do te ishte
vendosja e dy busteve: M.Frashërit dhe Gjergj Fishtës në të dy anët e derës së
objektit të Alfabetit.
Do të të
ishte e preferueshme që kjo dëshirë e kahmotshme e manastirasve të
realizohej me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, sepse për këtë kontribut të madh dha edhe uninsimi i
Alfabetit të Manastirit. Me këtë do laheshin
deri diku mëkatet e bëra ndaj këtij qyteti dhe banorëve të tij, të lënë
një shekull të tërë në mëshirën e Zotit, duke mos e vizituar madje asnjë
zyzrtar i lartë, siç ishin edhe dy kryeministrat tanë, të cilët, me rastin e
100 vjetorit të Alfabetit, ndoshta jo me fajin e tyre, vizituan Shkupin, e jo vendlindjen e Alfabetit, - thonë të
indinjuar manastirasit.
------------------
(Për
ZSh-në, nga redaktori ynë në NJ,