E diele, 28.04.2024, 07:12 PM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Lojrat burokratike me pensionistët

E diele, 28.10.2012, 07:56 PM


Ministria për Punë dhe Mirëqene Sociale, me rastin e rritjes së pensioneve bëri veprim segregacionist ndaj pensionistëve  të Trepçës?

Nga Ismet Uka- Vushtrri

Pensionistët e përkohshëm të Trepçës janë rënë në hall dhe nuk po din se çfarë statusi kanë dhe këta pensionistë janë metë në dorë të lojnave burokratike të qeverisë por edhe të lojnave politike e herë herë ndaj tyre po bahen edhe veprime segregacioniste kur është fjala te rritja e pensioneve kontribut pagues. Kryeministri i Kosovës vet u deklarua para mjeteve te informimit se te gjitha kategorive sociale do tu rriten pensionet duke i përfshi edhe ata kontribut pagues. Pra pensionistet e parakohshëm të Trepçës janë kontribut pagues,bile edhe më të mëdhenj se pensionistët tjerë sepse lartësia e rrogave në Trepçë ka qen më e madhe se çdo kund në Kosovë sa më të mëdha rrogat aq më të mëdha edhe kontributet .Vite të tera pensionet e pensionistëve të parakohshëm të Trepçës kanë qen edhe ma te vogla se ndihmat sociale ku edhe sodë kanë metë  të një niveli të tillë.

Shtrohet pyetja çka është ky segregacion,në ketë rritje që janë të ndarë vetëm pensionistët e parakohshëm të Trepçës. Mos ministri Nenad Rashiqi nuk e ka kuptua komunikatën e krye ministrit,që unë mesa e kuptova kjo rritje vlen për të gjitha kategoritë e pensionistëve.

Pra ministri për punë dhe mirëqenie sociale,me ketë veprim segregacionist,pensionistët e parakohshëm të Trepçës i shpalli kopilë si njerëz. Pa Nën, pa Babë pa  fe pa atdhe pa shtet,dhe i qiti jashtë çdo ligji dhe tani kanë metë në mëshirën e atyre që donë tu ofrojnë këtyre pensionistëve far lëmoshe apo sadakaje për sevap.

Kjo shkelje e te drejtave sociale të këtyre njerëzve të sëmur të cilët janë të sëmur nga sëmundjet profesionale si silikoza e minatorit dhe helmimi me plumb,plus edhe të larguar nga puna për çështje politike nga ana e regjimit të kaluar na bën të kuptojmë qe edhe tani ministria që po udhëhiqet nga Rashiqi ndaj këtyre pensionistëve po ndërmerr veprime diskriminues.

Prandaj pensionistët e parakohshëm të Trepçës i bëjnë pyetje ministrit çka është kjo masë segrgacioniste ndaj pensionistëve të parakohshëm të Trepçës kur dihet qe ata me pëlqimin e qeveris se Kosovës u pensionuan, dhe janë kontribut pagues,dhe një veprim i tillë kundër këtyre pensionistëve që direk atakon standardin jetësor por edhe ashtu të atakuar ua vështirëson jetën normale  të cilën të vështirësuar e kanë pas edhe më par.

Pensionistët e Trepçës e ftojnë qeverinë që tua njoh statusin e pensionistit ashtu si jena marr vesh kur keni vendos të na pensiononi, në të kundërtën konsiderojmë se po na përjashtoni nga një e drejt e pa tjetërsueshme,dhe legjitime dhe do të mendojmë seriozisht se çfarë masash do të  ndërmarrim.

Sepse jeta ma na u,ka bë monotone ndaj këtyre veprimeve diskriminuese të cilat po i merr ministria e Nenad Rashiqit kundër pensionistëve të parakohshëm të Trepçës si në kohen e Milloshoviqt.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora