E shtune, 27.04.2024, 02:59 PM (GMT+1)

Mendime

Blerim Rrecaj: Kontekst e kontest

E diele, 28.10.2012, 06:58 PM


Kontekst e kontest?

Nga Blerim Rrecaj

Faqet e gazetave të mbushura me shkrime. Të diktuara nga ngjarjet…I njëjti shkrim nga i njëjti autor endet  nëpër  shumë gazeta andej e këtej gardhiqeve, për disa ditë me radhë mbase edhe gjatë një jave… Kryesisht kjo ndodh për shkrime, komente, opinione që dërgohen për publikim qoftë me honorare ose dhe pa pare.E njëjta dukuri ndodh edhe nëpër portale të ndryshme disa prej të cilave edhe janë duke u përpjekur të na  ofrojnë para syve atdheun tonë virtual, pa pengesa, pa kufi, që ende e rrethojnë tonën Shqipëri…

Me gjithë rrëmujën që mbizotëron mirë që disa mure kanë rënë e disa janë duke rënë. Muri i Berlinit, e më pas rënia e tij foli mjaft për ata që duan  të dëgjojnë me vesh e të shohin me mendje, me zemër e me sy. Në kohën kur edhe po flitet për modelin e ish- dy Gjermanive për rrugën që duhet ta ndjekë Kosova  në dy kontekste të ndryshme. Ose edhe konteste. Paj këtu këto dy fjalë që bukur shpesh i ngatërruam e i ngatërrojmë po u përputhkan e nuk po ua prishkan kuptimin e as terezinë fjalisë.

Shkruajmë për atë e shkruajmë për këtë. Kemi se çka themi. Edhe kur nuk e dijmë a jemi në të, edhe kur (nuk) ia qëllojmë. Shkruajmë e jemi  lloje e nënlloje shkrimshkruesish. Asi që të kthjellojnë, asi që të turbulllojnë, asi që nëpër ekrane debatojnë, asi që s’mund të përmbahen, asi që ky zakon u ka mbetë kaherë në “derë”, asi që marrin urdhëra e porosi, e asi, e asi e kësi, e kësi… Dhe njëra nga pyetjet që bëj dhe bëra derisa lexoja një artikull (që titullohet “Militantizmi dhe indiferentizmi”)është a ka kush farë statistike se sa shkruajmë ne shqiptarët, sa shkrime në ditë, javë, muaj ose vit shkruhen për kokë banori. Që në filllim pyetja doli e ndërlikuar e komplekse por pse të mos pyesim, pse të mos shtjellojmë diç për këtë temë me kaçikun tonë. Mos jemi të parët, ose ndoshta kemi njëlloj hovi në prag të këtij shpalljes së Pavarësisë e këtij 100 vjetori që për ta nderuar sa më shumë numrin njëqind e shohim në tituj projektesh, librash, aktivitetesh…Deri kur të tjerët e sidomos serbët e grekët do të festojnë në vendin tonë pyesim dhe për këtë diç thomë…

Dikur pata parë një libër të Abdi Baletës me titullin “Shqiptarët përballë shovenizmit serbo-grek” dhe më pas  dhe fejtonin e Agim Doçit “Dosja greke: Ja sa na duan fqinjët” për krimet e  keqbërjet e vazhdueshme të grekërve ndaj shqiptarëve.  Ja se si e fillon Doçi fejtonin e tij:  “Këto ditë, duke gërmuar në bibliotekën time personale (siç bëj shpesh), rreshtova fakte dhe ngjarje të ndryshme, por çuditërisht mjaft prej tyre i qëmtova nga “dosja greke” dhe ndërkaq mendova: “Pse mos t’ia rikujtoj edhe lexuesve tanë këto fakte, të cilat për fat të keq janë më tepër të hidhura dhe padyshim antishqiptare?!”

E quajta shkurt “Dosja greke” sepse ato vërtetë kanë një rënditje të kahershme, si në një arkiv ku dosjet janë të parat gjëra që bien në sy. Nejse. Në zanafillë, mendova të rreshtoj krimet dhe mëkatet greke ndaj nesh që prej vitit 1912, kur marshuan të marrin “Vorio – Epirin”. Pastaj “ndrrova mëndje”. Janë shumë, thashë, prandaj po përmend vetëm disa mënyra të këtij mijëvjeçari të ri, të cilat janë kryer në kohën kur flasim dhe aspirojmë për një Evropë të Re, të integruar dhe të bashkuar, ku Greqia, vendi ynë fqinjë, ka vite që është bërë pjesë organike, ndërsa ne po përpiqemi me shumë reforma e sakrifica të futemi…Në numrat e mëpastajmë, do hedh këtu e 100 vjet, gjithçka të zezë, që grekërit na kanë bërë.

Jam i bindur se nuk po bëj ndonjë diversion, as edhe  ndonjë ndërhyrje në punët e Greqisë e të grekëve (që po ”i merr lumi…”, por thjeshtë në këtë fillim viti të 100-vjetorit të shtetit tonë të pavarur po kujtoj se sa të vështirë e kemi pasur që të mbijetojmë e të jemi indipedentë, me kësisoj fqinjësh…”

Dhe nëpër mend më vijnë dhe shumë gjëra  e tregime për Çamërinë e për mbarë shqiptarinë si psh., ato të Bilal Xhaferit.

Dikush tha se jemi sikur 100 vjet më parë. Bile nga facebook-u si për ta dokumentuar këtë marrim këtë njoftim ilustruar me një fotografi me veturat që marshojnë drejt Grykës së Këlcyres:

“Duke ndodhur tash: Aleanca KuqeZi dhe drejtues te Vetëvendosjes duke udhëtuar drejt Grykës së Këlcyres. Sot festa nazistëve për çlirimin e Greqisë në djepin e shqiptarisë…”

Dhe kështu kur ia nisë e shkruan dhe diku seç merr në thua, e thua more po çka desha me thanun më saktësisht, më ekzaktësisht, paj ndoshta fillimisht desha të bëja një lutje për mbarësinë e atdheut. Nuk e di a të vendosësh ndonjë thënie a fjalë të urtë për ta shtjelluar edhe më tej atë që doje të thoje. S’di pse m’u kujtua atë që përmenda më lart  për kontekstin e kontestin.

Kontekst e kontest… besoj se edhe u kuptuam e edhe u morëm vesh…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora