E diele, 28.04.2024, 05:56 PM (GMT+1)

Mendime

Pjetër Domgjoni: Globalizmi

E diele, 28.10.2012, 07:45 PM


GLOBALIZMI

Lufta asht paqë. Liria asht robni. Paditunia asht forcë - George Orwells

Nga Pjetër Domgjoni

Viteve të fundit po flitet shumë për globalizmin. Unë fillova me kosultue literaturë dhe nxora njifar përfundimi se çka asht globalizmi dhe këte po e ndaj me lexuesit e Zemrës Shqiptare.

Globalizmi asht nji proces „shoqnor“  nji shkallë ma e naltë e socializmit që përpiqet në mnyrë  graduale me zhdukë  kufij shtetnorë e kombëtarë. Me zhdukë kombin, fenë,  gjuhën, monetën kombëtare, traditat kombëtare dhe pronën private.   Me zhdukë doganat,  me i hap rrugën tregut, qarkullimit t'mallnave, ideve, Kulturave (t'nji kulture) e tj. Ma mirë me thanë: Globalizmi asht ideologji që para nji shekulli ishte vetëm si nji utopi. Faza ma e naltë e globalizmit asht komunizmi: Puno sa t'mundesh për me mujtë me hangër vetëm nji kafshatë  bukë. Idea e globalizmit për herë të parë lindi në Britaninë e Madhe në shek. 19. dhe kishte për qëllim tregtinë e lirë. U zhduk gjatë luftës së parë botnore dhe u banë prova që të vendoset mbas Luftës dytë botnore, por vendosja e tij filloi vetëm mbas mbarimit të luftës së ftohtë ku SHBA mbeten si e vetmja superfuqi globale. Me ardhjen n'pushtet të Xhorxh Bushit si kryetar i SHBA, u krijue edhe antiglobalizmi. Qëllimi kryesor i globalistëve asht, të krijojnë nji qeveri botnore, por jo me formën e dhunës ashtu si patën veprue: Bolshevizmi, fashizmi dhe nacionalsocializmi, por përmes ligjeve ekonomike dhe tregtisë së lirë. Globalizmi ban përpjekje për të arritë ndikimin politik, ushtarak, informues, monetar, prodhues, mediatik si dhe monopolin tregtar në nivelin botnor.

Në fillim të shek. 21, filloi krijimi i forcave piramidale financiare që shpejt e shpejt arriti të përhapet në nji pjesë të madhe të botës. Në krye të ekonomisë botnore vijnë aksionerët ma të mdhaj dhe kompanitë ma të mdhaja botnore.  Por për mos me ardhë deri te mosmarrveshjet monetare në mes SHBA, Kinës, Rusisë dhe Zonës Europiane dhe që  t'mund të veprojnë  bankat angloamerikane së bashku me kompanitë multinacionale,  janë krijue edhe planet strategjike që kanë për qëllim luftën kundër konkurencës.  Për ket arsye, u krijuen edhe arganizatat e specializueme që mirren me këto punë siç janë: FMN,  WB, WTO e organizata tjera ma pak të njohura. Qëllimi stratexhik i këtyne grupeve të interesit të krijueme prej disa qindra familjeve të pasuna botnore asht, ta shtrijnë ndikimin e tyne n'gjithë botën për me mujtë me e luftue konkurencën në të gjitha fushat e jetës.

Në at shtet ku vjen me ndihmue Fondi Monetar Ndërkombëtar, aty ma nuk mbinë as gjethe as bar.

Poligoni në të cilin u trajnuan globalistët ishte Jugosllavia. Tek ne ata i përdorën të gjitha sistemet. Tek ne u zbulue se shteti duhet mbajtun gjallë vetëm si aparat dhune kurse tregu, ekonomia dhe t'gjitha sherbimet, tuj përfshi edhe ato ushtarake duhet të kalojnë në duarë t'kompanive multinacionale. Tek ne filloi reforma e arsimit e ashtuquajtun: „Reforma e Shuvarit“  që deri n'themel e pat rrenue arsimin e mesëm. Prej këtu ajo reformë u përcoll në Bollonjë i njohur sot si Sistemi i Bollonjës. Që ka për qëllim me rrenue t'gjithë sistemin e arsimit universitarë.  Ai që ka krye fakultetin ekonomik sipas këtij sistemi, s'di të udhëheq as ndërmarrjen me dy punëtorë e ai që ka krye fakultetin e drejtësisë, jo që s'di me nda drejtësi, por s'di me ju nda as kashtë magarëve.

E ku tjetër përveq tek ne mund të provokoheshin njerzit për luftë. Ishte fare lehtë të provokosh shqiptarë e kroatë. Shqiptarët më 1968, kroatët më 1971. Shqiptarët më 1981. Kroatët më 1991 kurse të luftojnë kundër shqiptarëve e kroatëve ishin serbët që globalistët i kishin armatosë me armët ma bashkohore.  Jugosllavia u deshtë të shpërbahei me luftë sepse duhei shkatrrue armët aq moderrne që i trashëgoi Serbia e cila jo vetëm ishte n'gjendje ti shkatërroi të gjitha republikat e ish Jugosllavisë, por edhe Shqipni e Bullgari e Rumuni për nji kohë  të shkurtër. Të gjithë ata kroatë e t'gjithë ata shqiptarë që sot mburren se e kanë çlirue vendin vet prej Serbisë,  tregojnë përralla me kafshë sepse ata s'kishin mujtë me e çlirue asnji kotec pulash se lene ma noj katund apo qytet.

Shprehjet: LUFTA ASHT PAÇË, LIRIA ASHT ROBNI. PADITUNIA ASHT FORCË. Askund tjetër në botë nuk kanë gjetë përdorim sikur në ish Jugosllavi.

Globalistët nuk do ta bajnë nacionalizimin e tokave, ndërmarrjeve e fabrikave, por ne do tua paguajmë qeranë se banojmë n'shpien tonë e ata do t'na japin rrogën mujore se punojmë n'tokën tonë apo n'fabrikën tonë derisa ti,  të lodhesh aq shumë sa që do të detyrohesh. Jo tua shesësh, por tua falish të gjithë pasuninë, vetëm e vëtëm të çlirohesh prej t'gjithë atyne taksave e detyrimeve që ti kanë vue ata.

Janë globalistët që i mbrojnë ei çlirojnë popujtë e tuj ua sjellë  lirinë, i vorfnojnë ei fusin nën kthetrat e robnisë me vite e shekuj ata popuj. E popujtë u duartrokasin ei quajnë shpëtimtarë kombëtarë sepse kët detyrë e kanë globalistët. Nesër, okupatorin serb, shqiptari do ta quajë vëlla ashtu si e quanë sot okupatorin turk.  Kështu nuk veprojnë popujtë tjerë të civilizuem. Kështu vepron vetëm populli im i çmendun shqiptarë.

Globalizmi po troket në derë, por popullin tim të shumëvuajtur shqiptarë nuk do t'i befasojë. Ai asht msue mos me pasë kurrë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora