Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Miradije Gashi: Nektari i sukseseve në mësim

| E hene, 29.10.2012, 10:23 PM |


NEKTARI I SUKSESEVE NE MËSIM JANË  MTODAT DIDAKTIKE TE MËSUESIT

Nga Miradije Gashi

Shkolla është burim brezash qe nxënësit të rinjtë duhet të jenë të lirë të ndërmarrin një rrugë në të cilën dotë mund të zhvillohen si persona plotësisht njerëzorë, te pergatiten për jetë aktive, ne rradhë të parë të ushqejnë respektin për prindërin, për mësuesin, rrethin shoqëror, identitetin, vlerat kombëtare apo vlerat e shtetit ku jetojnë. Në rrjedhën e dekadave një karakteristikë konstante e didaktikës është futja e vazhdueshme dhe sistematike e  metodave që kontribuojnë gjithnjë e më shumë  ne formimin integral, social, kulturor tek të rinjtë.Ne didaktikë termi mësim ka një kuptim më të gjerë se sa ai për të cilin mund të përdoret në jetën e përditshme. Mësimi  në shkollë është proces i planifikuar dhe ka lidhje te ngushte me nje grup te veqantë nxënësish  apo të rinjësh te cilët karakterizohen nga funksioni i procesit të një lemie te caktuar dhe mundesisë së realizimit të procesit mesimor. Kur flasim për një objekt, per nje temë te re mësimore, flasim për sfidën e suksesit te nxënësve si atyre që janë të talentuar dhe atyre që hasin vështirësi gjate të nxënit. Didaktika synon ndryshimet individuale tek nxënësi, dhe mund të ketë mësim te suksesshem vetëm nëse të mësuarit është i kapshëm për nxënësin, nëse nxënësi është i motivuar të mësojë, dhe nëse nxënësi është i rregullt dhe efikas në përvetësimin e të mësuarit. Qasja ndaj materjes mësimore dhe definimi i përmbajtjeve tematike, është rruga e drejtë apo e tërthortë qe ndjekin nxënësit për të arritur harmonizimin e përgjithësimeve të mësimit. Përcjellja e detyrave sipas planprogramit, kordinimi dhe lidhja reciproke e lëndes mësimore më të vërejturit e ilustrimeve konkrete mundëson realizimin  e të nxenit te shpejtë e të qendrueshem. Bazuar ne pervojen profesionale-pedakogjike te nxënit është ndryshim qe vjen si rezultat i angazhimit te mësuesit respektivisht duke e subjektivizuar edhe vetë nxënësin si faktor me rëndësi ne punën e mësimit shkollor. Menyra për ti bërë  nxënësit aktiv, për ti gjallëruar, duhet  mbi të gjitha një motivim, një trajtim teorik që ndërlidhet me klimën e klasës, komunikimi mes tyre, mbajtja e disiplinës në klasë, këto duhet t´i posedojë çdo mësimdhënës në  jetën praktike ne shkollë ku vepron. Vetë vetëdija shoqërore që mësuesi gjithnjë ushtron detyrën më fisnike në botë, duhet ta nxisë mësimdhënësin që të punojë për atë profesion duke dhën tërë potencialin që mund të ushtrohet mbi përsosmërinë e tij që nënkupton edukimin e gjithanshëm. Mësimdhënia përkatësisht te nxënit është nocion që përfshine të mësuarit si rezultat i pervojes së mësuesit, varësisht edhe nga menyra se si e kupton nxënësi ate qe i shpjegohet.

Për ta vlersuar drejt nxënësin egzistojne disa veprime si: vlersimi me goje, vlersimi me shkrim, menyra e kombinuar e kontrollit, vlersimi permes punës praktike etj dhe vlersimi inderkt. Nëse nxënësi ka sens apo është i shkathët të perceptojë një risi ose një problem  në këndvështrimin e tij, ose ka imagjinatë të pasur dhe interesohet per ti zgjidhur detyrat e  obliguara, patjeter rezultati nuk  dotë mungoj.Shkolla krijon mundësi që nxënësi të përkrahet nga të tjerët, të krijojë raporte të mira me mësuesin, që do të thotë se nxënësi mund të vetëvendosë, drejt vetëvlerësimit dhe marrjes së përgjegjësive mbi vete.