Mendime
Sadik Vrajolli: Skandali në festën e Bajramit
E hene, 29.10.2012, 08:52 PM
Edhe një skandal i ri në festën e Kurban Bajramit
Nga Dr. Sadik Vrajolli, Suedi
Ne
mërgata shqiptare kemi pritur një befasi të kandshme në festën e shejtë të
Kurban Bajramit e cila do t’i bashkohet edhe festës jubilare 100-vjetorit e
Pavarësisë së Shqipërisë. Të gjithë prisnim se Kryesia e Bashkësisë Islame e
Kosovës dhe Shqipërisë se bashku me komunitetet e fesë katolike dhe ortodokse
shqiptare do të festonim se bashku në Prizren ose në Vlorë por ndodhi ajo më e
keqja e mundëshme. Dy shtete shqiptare festuan të ndara në dy data të ndryshme.
Arsyeja nuk dihet por një që dihet është që këto dy bashkësi të njejtës fe, të
njejtit komb dhe të njejtës gjuhë nuk kanë bashkëpunim edhe nuk punojnë në
interes të kombit. Duket se ambiciet e tyre të bëhen shërbëtor të arabëve edhe
turqve janë shumë më të forta, se sa të vejnë në plan të parë interesat e
kombit. Kësi lloj skandalesh janë paraqitur disa herë në Xhaminë e Madhe
të Prishtinës ku imami i saj fyen dhe
shanë Nënën Terezë, At Gjergj Fishtën dhe Ndre Mjedën. Ky njeri i urren emrat
shqiptarë s.p.sh. Arben, Ardian, Ilir e.tj.
për shkak që nuk janë në Kuran. Mjerisht ndaj tij nuk u distansuan
Kryesia e Bashkësis Islame si dhe as populli.
Paknaqësinë
dhe zhgënjimin tim, dhe të shumë mërgimtarve tjerë, e argumentoj se gjatë
historisë kemi pasë hoxhallarë dhe priftërinjtë të cilët kanë luftuar për
bashkimin e kombit shqiptarë. Kurse sot disa kryesus të fesë islame veprojnë të
kundërtën, mu në prag të Jubileut të Madh, 100 vjetorit të Pavarësisë së
Shqipërisë!
E
argumentoj se prej Lidhjes së Prizërenit deri me sot jan bërë 23 projekte për
qfarsojën e popullit shqiptarë. Duke ia filluar prej Ilija Graqaninit, Vaso
Qubrilloviqit, Ivo Andriqit, dy dinastive të Obranoviqve dhe Karagjorgjeviqve,
Aleksander Rankoviqit, Slobodan Millosheviqit, Milan Sheshelit dhe patriarku
serb Irinej i cilli para disa ditësh tha se Kosova ka qenë Serbi, është Serbi
dhe do të jetë Serbi. Projektet e tyre gjatë njëqind viteve të fundit i kanë
deportuar 760 fshatra shqipëtarë nga Sanxhaku, Toplica, Nishi, Vranja, Leskovci
dhe Medvegja. Malazezët sulmuan Malësin e Madhe Mirëditën për ta pushtuar
Shkodrën. Femrave shqipëtare ua prenin buzën, hundën ose njërin gji. Vlen te
përmendet përshkrimi i shkrimtarit serb Dimitrije Tucoviq ku thotë, disa
dhjetra fshatra te Tetovës dhe Gostivarit mbetën vetëm tym dhe hi pas
intervenimit të ushtrisë serbe. Mjerishtë nuk shpëtoj asnjë njeri të dëshmon
masakrën ndaj shqipëtarëve. Këto masakra serbe ndaj shqipëtarve vazhduan deri
në luftën e fundit të Kosovës ku një milion kosovarë u larguan me dhunë nga
shtëpitë e tyre. U vran rreth 17 000 vetë, u zhdukën rreth 2 000 vetë, u
dhunuan rreth 20 000 femra shqipëtare. Mjerisht askush nuk u angazhua
seriozisht me këtë qështje. Si thotë shkrimtari Ismail Kadare, kosovarët po
sillen sikur se këto femra shqipëtare të
kishin dhunuar paramilitarët serb e jo e kundërta.
Prandaj
është koha që populli ynë të kthjellët
nga agendat e huaja dhe të vejë në plan të parë, ti japë prioritet integritetit
kombëtar, zhvillimit të shtetit, dhe
integrimit në Evropë. Këtë mund ta arrijmë vetëm me shkencë dhe ekonomi. Andaj
shembujt e ndasive që i përmenda në fillim të këtij shkrimi, që faktikisht edhe largojnë synimet kah
bashkimi kombëtar, siç qe rasti skandaloz i ndasive në Ditën e Bajramit , duke
festuar një popull, pjesëtarët e të njejtës fe, në dy dita të ndryshme
dëshprojnë shumë shqiptarët kudo që janë. Mërgata jonë veçmas ishte dhe është
tejet e shqetësuar për një veprim të tillë të pajustifikushëm! Sidomos kjo
përjetohjet rëndë, kur jemi në ethet e festës së pavarësisë, e që realisht do
të duhej të japë motiv për bashkim e jo ndasi!