Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sadik Vrajolli: Skandali në festën e Bajramit

| E hene, 29.10.2012, 08:52 PM |


Edhe një skandal i ri në festën e Kurban Bajramit

Nga Dr. Sadik Vrajolli, Suedi

Ne mërgata shqiptare kemi pritur një befasi të kandshme në festën e shejtë të Kurban Bajramit e cila do t’i bashkohet edhe festës jubilare 100-vjetorit e Pavarësisë së Shqipërisë. Të gjithë prisnim se Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës dhe Shqipërisë se bashku me komunitetet e fesë katolike dhe ortodokse shqiptare do të festonim se bashku në Prizren ose në Vlorë por ndodhi ajo më e keqja e mundëshme. Dy shtete shqiptare festuan të ndara në dy data të ndryshme. Arsyeja nuk dihet por një që dihet është që këto dy bashkësi të njejtës fe, të njejtit komb dhe të njejtës gjuhë nuk kanë bashkëpunim edhe nuk punojnë në interes të kombit. Duket se ambiciet e tyre të bëhen shërbëtor të arabëve edhe turqve janë shumë më të forta, se sa të vejnë në plan të parë interesat e kombit. Kësi lloj skandalesh janë paraqitur disa herë në Xhaminë e Madhe të  Prishtinës ku imami i saj fyen dhe shanë Nënën Terezë, At Gjergj Fishtën dhe Ndre Mjedën. Ky njeri i urren emrat shqiptarë s.p.sh. Arben, Ardian, Ilir e.tj.  për shkak që nuk janë në Kuran. Mjerisht ndaj tij nuk u distansuan Kryesia e Bashkësis Islame si dhe as populli.

Paknaqësinë dhe zhgënjimin tim, dhe të shumë mërgimtarve tjerë, e argumentoj se gjatë historisë kemi pasë hoxhallarë dhe priftërinjtë të cilët kanë luftuar për bashkimin e kombit shqiptarë. Kurse sot disa kryesus të fesë islame veprojnë të kundërtën, mu në prag të Jubileut të Madh, 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë!

E argumentoj se prej Lidhjes së Prizërenit deri me sot jan bërë 23 projekte për qfarsojën e popullit shqiptarë. Duke ia filluar prej Ilija Graqaninit, Vaso Qubrilloviqit, Ivo Andriqit, dy dinastive të Obranoviqve dhe Karagjorgjeviqve, Aleksander Rankoviqit, Slobodan Millosheviqit, Milan Sheshelit dhe patriarku serb Irinej i cilli para disa ditësh tha se Kosova ka qenë Serbi, është Serbi dhe do të jetë Serbi. Projektet e tyre gjatë njëqind viteve të fundit i kanë deportuar 760 fshatra shqipëtarë nga Sanxhaku, Toplica, Nishi, Vranja, Leskovci dhe Medvegja. Malazezët sulmuan Malësin e Madhe Mirëditën për ta pushtuar Shkodrën. Femrave shqipëtare ua prenin buzën, hundën ose njërin gji. Vlen te përmendet përshkrimi i shkrimtarit serb Dimitrije Tucoviq ku thotë, disa dhjetra fshatra te Tetovës dhe Gostivarit mbetën vetëm tym dhe hi pas intervenimit të ushtrisë serbe. Mjerishtë nuk shpëtoj asnjë njeri të dëshmon masakrën ndaj shqipëtarëve. Këto masakra serbe ndaj shqipëtarve vazhduan deri në luftën e fundit të Kosovës ku një milion kosovarë u larguan me dhunë nga shtëpitë e tyre. U vran rreth 17 000 vetë, u zhdukën rreth 2 000 vetë, u dhunuan rreth 20 000 femra shqipëtare. Mjerisht askush nuk u angazhua seriozisht me këtë qështje. Si thotë shkrimtari Ismail Kadare, kosovarët po sillen sikur se  këto femra shqipëtare të kishin dhunuar paramilitarët serb e jo e kundërta.

Prandaj është koha që  populli ynë të kthjellët nga agendat e huaja dhe të vejë në plan të parë, ti japë prioritet integritetit kombëtar,  zhvillimit të shtetit, dhe integrimit në Evropë. Këtë mund ta arrijmë vetëm me shkencë dhe ekonomi. Andaj shembujt e ndasive që i përmenda në fillim të këtij shkrimi,   që faktikisht edhe largojnë synimet kah bashkimi kombëtar, siç qe rasti skandaloz i ndasive në Ditën e Bajramit , duke festuar një popull, pjesëtarët e të njejtës fe, në dy dita të ndryshme dëshprojnë shumë shqiptarët kudo që janë. Mërgata jonë veçmas ishte dhe është tejet e shqetësuar për një veprim të tillë të pajustifikushëm! Sidomos kjo përjetohjet rëndë, kur jemi në ethet e festës së pavarësisë, e që realisht do të duhej të japë motiv për bashkim e jo ndasi!