E shtune, 03.05.2025, 02:51 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: Përse duhet të protestohet?

E marte, 30.10.2012, 09:07 PM


PERSE DUHET TE PROTESTOHET ?

Nga Albert Shabanaj

Populli i Kosovës nuk duhet te vazhdoje te mbetet indiferent ndaj zhvillimeve politike,nuk duhet t’i shikoj gjerat si përtej bregut dhe nuk janë qytetar te edukuar ata te cilët pinë kafe neper kafene te qytetit duke i shikuar protestat si ngjarje te një shoqërie te një shteti tjetër. Mendoj se është koha fundit qe qytetaret duhen te zgjohen nga apatia e premtimeve mashtruese te qeverise se Kosovës,  duhen te lirohen sa me pare nga iluzionet se detyrat tona i kryen BE-ja apo Amerika. Mendoj se  nevojitet një mobilizim i masave realiste për te shikuar zhvillimet ne sy,sepse ne te gjithë e dimë se BE-ja,jo vetëm se është pragmatike por është edhe elastike dhe nëse i kemi parasysh fundvitet tetëdhjeta dhe vitet e nëntëdhjeta qe na premtonin autonomi substanciale,kjo një diçka qe sot ka rezultuar me ndarje nga pushtuesi serb.

Ndonëse, sot Kosova padrejtësisht ndodhet ne pozicionin e mëparshëm te pushtuesit serb,ngase tani BE-ja te njëjtat premtime po ju bene serbeve te Kosovës (autonomi substanciale) te cilët definitivisht do te sjellin shkëputjen e asaj pjese te Kosovës. E thashë padrejtësisht,sepse Kosova nuk e ka poshtuar Veriun e saje,nuk ka bërë dhe nuk po benë terror mbi banorët e atjeshëm siç bënte qeveria terroriste serbe mbi shqiptarët e Kosovës. Unë mendoj se,përpjekjet e BE-se ne ketë sfond nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje dështuese te politikes se saj,për t'i qetësuar serbët shovinist,fashist,terrorist ndaj fqinjëve te saj,sidomos ndaj Shqiptarëve. Këtu nuk dëshiroj t’i japë te drejt një Mikut tim i cili pas një diskutimi te gjatë me tha,kjo qe po ndodhe me Kosovën çimentojnë dy fakte: E para tregojnë zhgënjimin e Evropës me lidershipin e pa cipë te cilët për me shumë se një dekade nuk dëshmuan as me te voglin vullnet për shtet te mirëfilltë dhe funksional,përkundrazi krijuan nëntokën politike e cila prodhoi krime te organizuara me te gjitha dimensionet negative te saj,kjo është njëra dhe e dyta,është pikërisht indinjata e perëndimit ndaj popullit shqiptarë,i cili nuk deshi apo te paktën nuk beri përpjekje qe t’i izolon politikat e tilla shkatërruese,si dhe bastardimet kulturore qe u përqafuan me shpejtësi dhe ne mënyrë te pakontrolluara,te cilat vijnë nga lloj-lloj shoqatave (shërbime)arabe te kontrolluara nga shërbimet sekrete ruso-serbe. Dhe... Megjithatë,unë nuk mendoj se kanë te drejt te gjithë ata qe mendojnë kështu qoftë edhe BE-ja,për te na dënuar kolektivisht!. Mendoj se,nëse është kështu atëherë ata (BE) nuk do te dallojnë nga bandokracit tona ne Kosovë,sepse ne ketë mënyrë edhe BE-ja po shkelin mbi politikat dhe parimet e tyre universale qe i kanë te rregulluara me kushtetutën e tyre veç e veç,kjo njëra anë dhe ana tjetër,po shpërblehen kriminelet serbë e veçorish ata te Kosovës te cilët ishin pjesëmarrës aktiv ne gjenocidin e Milloshevicit,e te cilët edhe sot e kësaj dite nuk kanë treguar asnjë lloj distancimi me te kaluarën e tyre fashiste,përkundrazi ata te veriut dhe jo vetëm ata edhe sot veprojnë si dje,edhe sot terrorizojnë atë pjese te Kosovës,edhe sot valëviten flamuj dhe pllakate te Milloshevicit,Shesheli,Arkanit dhe te kriminelëve te tjerë,edhe sot vazhdojnë t’i presin shpatat  kundër shqiptarëve dhe sa për krimin e organizuar nuk po flasim meçe për atë pjesë di bota mbare!?

Nëse ka vendosur BE-ja t’i paragjykoj dhe satanizoj shqiptarët?!

Atëherë sipas mendimit timë,po dalim te çmendur qe te gjithë,këtu te paktën nuk do te duhej qe te gjithë te çmendemi njësoi,qoftë dhe vete BE-ja. Unë mendoj se,ëndë ka shumë punë për t’u bërë,sot si kurrë me parë mendoj se,kërkohet nga te gjitha palët te jemi parimor  me shumë se kurrë,sot kemi nevojë për përqafimin e Evropës e jo për flakaresha meçe  jemi te goditur 100 vjet me radhë. Një Evropë parimore i mungon ëndë këtij vendi te shtrirë për toke nga shumë faktor... dhe sipas mendimit timë,ky është edhe shkaku qe qytetarëve ju mungon besimi se,ky vend (Kosova) ka për t’u bërë normal ndonjëherë! Kjo politike e lojërave dhe satanizimit te shqiptarëve u shkon përshtati vetëm injoranteve te pandreqshëm...!

Si të shmanget dhuna dhe përmbysja e gjithë asaj qe është ndërtuar me sakrifica te shumta e me gjak te derdhur nder shekuj.. si dhe me mbështetjen politike me mjete konkrete te miqve tanë perëndimorë?

Mendoj se pa një qasje konstruktive te BE-se nuk mundet te ndodhin mrekullitë e ndryshimeve ne shtetin tonë te brishtë,qe he për he nuk te qon mallin e një shteti por te një arene ndërkombëtare bandash qe secili bën çfarë te do dhe secili merr dhe len sa te do...! Ndërsa populli është skajshëm i rrezikuar,i përjashtuar,i shtypur,i bllokuar dhe i mohuar. Ndonëse,secili nuk e ka edhe lidhjen me te vogël me realitetin e krijuar ne Kosovë,secili nuk di për te nesërmen e humbur,secili nuk di për ardhmërinë e tyre dhe pasardhësve te tyre etj.... Pra me një fjalë secili jeton ne një amulli dhe konfuzitet te thellë. Sa i përket dinjitet nuk kemi çfarë te flasim duke filluar nga nxënësit deri ke pensionistet,për te vazhduar me qytetarë e fshatarë,menjë fjalë po flasim për një geto    "Shtet" i cili popullit ua shqelmoj historinë dhe dinjitetin pa mëshirshëm nga te paret e sajë dhe dreqi e i bire... ky krim shoqëror nuk ka ndodhur ne asnjë popull apo vend te botës. Ne mesin e kësaj kasapëhanëje shoqërore kemi edhe shtresën tjetër,shtresën e antagonizmave te cilët dikush nga frika e dikush nga interesat sekondare e dikush nga përtesa për ç'ndryshuar jetesën e debilëve ne një jetë proaktive,ne një jetë te zëshme e cila me siguri se,një ditë do te ngërthente alternativa pozitive për te ndryshuar shoqërinë dhe politiken e saje shkatërruese. Jo,një mase e madhe ka pajtuar te jetojnë kështu pa alternativa,jo dinjitetshëm,nëpër kafene te stërmbushura sikurse te jenë te narkotizuar meçe nuk duan te shohin,nuk brengosen dhe nuk qajnë kokën për asgjë. Ndonëse,për bindjen dhe neutralitetin apo me mirë konfuzitetin qytetar në zhvillimet shoqërore,nuk besoj qe ka njeri qe mund t’i arsyeton apo te paktën t’i argumenton qëndrimet e tyre,qe dita-ditës po rrëshqasin ne një shoqëri debile e cila nuk ka model ne Evropë. Ky është një mentalitet prej debili,një fenomen i vonshëm ne shoqërinë tonë,sepse populli shqiptarë ka qenë gjithmonë i zellshëm dhe largpamës për interesa shoqërore. Kosova ka qenë gjigant ekonomik ne rajon,ka qenë e xhelozuar nga fqinjët e sajë për forcën industriale dhe ekonomike qe kemi pasur. Sot jemi mjerimi me i madhë ne rajon dhe ne botë,me gjasa jo te përmasimit! Mendoj se,qëndrimi i masës neutral ndaj ngjarjeve aktuale ne Kosovë,ta forcojnë bindjen vetvetiu se populli ne Kosovë nuk meriton me shumë dhe nuk janë shtet-formues. Nuk e kamë edhe me te voglën ide se,edhe çka duhet te ndodh edhe me keq se sot,për te ngritur ndërgjegjen reaguese dhe palcën kurrizore te shoqërisë për t’i dhënë fund te keqes dhe mjerisë  shkatërruese ne vendin tonë?!

Kemi apo nuk kemi forca intelektuale ne Kosove???

Perse e kamë këtë mëdyshje? Çuditërisht ne Kosovë,akademitë dhe Intelektualet tonë nuk bëhen fare te gjallë! Te strukurit e tyre nuk arsyetohen me interesat personale,si ne asnjë vende ne botë,intelektualet e sodit po bëjnë sehir politikave shkatërruese ne vendin tonë. Populli ynë shumë i vuajtur dhe historikisht shumë i manipuluar ka ngelur pa prijës shpirtëror,ne vend te tyre po krijohen banda despotesh,ne mungesë te fjalës dhe mendimit te intelektualëve për çështje madhore kombëtare,po dëgjojmë kërcënime te regjimit ne njërën anë dhe anën tjetër "naslihate"hoxhallarësh qe çdo ditë e me shumë po pështyjnë mbi te kaluarën tone historike,mbi figurat tona kombëtare,mbi te sotmen dhe ardhmërinë tone Evropiane,me ndërtimin e xhamive si këpurdha pas shiut me emra te lloj-lloj sulltanëve,te cilët historikisht kanë qen demon te popullit tonë,qe aq shumë vuajti dhe vazhdon te vuan nga ato fundërrina politiko-fetare...

Nuk mund ta kem parasysh asnjë shqiptarë ne Kosovë se,çfarë bindje apo besimi mund te këtë ai... i cili e shikon shoqen dhe shokun duke u shqelmuar e duke u tërhequr zvarre neper sheshe ku protestonin ne mënyrën me paqësore për interesa gjithë shoqërore e shtetërore,ne protesta te ndërgjegjes kombëtare,ne protesta qe edhe mysafir-miq nga Gjermania,rasti me zonjën Ingris e cila sipas raporteve te xhandarëve te Kosovës është “vetëalivanosur” për vdekje,ngjashëm me rastin e shefit te AKP-se te ndjerit Dino A. i cili u “vetëvra” me njëmbëdhjetë goditje thike!!!

Përgjatë vizitave ne Kosove

Këtu nuk po flas për përjetimet e mia trishtuese ne vendin tonë qe unë e mbaj mend ATDHE SHQIPTAR,e qe sot i ngjan një turkmenistani apo arabmenistani i stërmbushur me minare e Rini me mjekra e mbulesa e shëmti tjera ... Kësaj radhe po flas për diskutimet me njerëzit e atjeshëm rreth  zhvillimeve ne Kosovë. Zërat dhe mendimet ishin te ndryshëm,ishin jo te krehura nga logjika e shëndetshme,jo te menduara,bile ishin dhe vetëmohuese. Dhe nga ato tema për zhvillimet ne Kosovë,kishte refrene çoroditëse qe vijnë nga Qeveria,për ti venë popullin ne gjumë te përmotshëm. Me fjalët se,mirë është kështu,është ka punohet për ma mirë dhe... cili është ma i mirë se Thaçi hamendeshin qytetaret ne Kosove. Sipas mendimit tim këto janë mendime te atyre qe fatkeqësisht nuk kanë mendim te tyrin,por edhe te atyre qe kanë shitur prapanicën për një mbushje telefoni. Pra çuditërisht qytetaret flisnin me retorika qe mundemi t'i dëgjojmë zakonisht nga lidershipi kur ju drejtohen pacienteve-elektoratit dhe popullit te tyre. Motivet e bisedave ishin te ndryshme,deri ke motivet e VV-es te cilat sipas tyre janë te paqarta e agresive,thirrje për luftë,janë antishtet dhe kundërshtarë te pavarësisë etj.... demagogji qe vazhdimisht i dëgjojmë nga demagog pushtetar. Unë këtu nuk e përjashtoj mundësin se,edhe VV-ja ka pretendime për pushtet,shpeshherë motivet e tyre janë konfuze dhe jo mjaftueshëm te sqaruara për realizimin e synimeve te tyre,p.sh. për bashkimi kombëtarë,mirëqenia ekonomike e sociale dhe arritjet deri aty etj.. Mirë por,neutraliteti ose pasiviteti i shoqërisë ndaj zhvillimeve politike te deritanishme ne Kosovë,nuk janë arsyetime dhe as ikje nga përgjegjësia shoqërore për mos pjesëmarrjen ne zgjidhjen e problemeve te grumbulluara... por janë hisedar te se keqes atje. Mos angazhimi qytetar paraqet gjithë ky pasivitet për mos ndryshimin e regjimit i shkon për shtati vetëm parullave te regjimit se,Hashimi na qenka ai qe e mbron shtetin kurse Albini është armiku i shtetit!!! Këtu,nëse vazhdojmë te besojmë ne përralla te tilla atëherë sipas mendimit time,kemi te bëjmë me një shoqëri te sëmur e  stepur skajshëm nga amullia dhe apatia e një shoqërie te vyshkur. Pse mendoj kështu,sepse si është e mundur qe Hashimi te jetë  mbrojtës i shtetit mbi te cilin është i ulur këmbëkryq,te cilin e ka ngulfatur krimi i organizuar,te cilin e kanë shitur e stërshitur neper xhepa te qeveritarëve. "Shtet" ky i cili ju ka mohuar historinë e te çenurit shqiptar,i cilit ju ka mohuar-ndërruar flamurin e himnin,i cili orvatet te ju ndërron dhe historinë me te lavdishme kombëtare,i cilit figurat me te shquara kombëtare po etiketohen si tradhtar,si jo shqiptar etj... Ultësira aktuale janë te pa dëgjuara dhe ndodhura me pare. Shtet ky i cili qytetaret e saj qe ne mënyrë paqësore protestojnë shtypen nga çizmet e xhandarëve deri ne alivanosje,shtet ky i cili nuk ka sovranitet te shtrire ne tërësi,këtu nuk po flas vetëm për veriun,por po flas edhe për pjesët tjera ne thellësi te Kosovës,konkretisht ne shterpc. Meçe jam dëshmitar i rastit dhe i te vërtetës ne atë pjese te cilën unë,disa here i kame kaluar pushimet verore,pikërisht ne bjeshkët e Pervalles,qe është pake kilometra larg Shtërpcës dhe duke e pasur parasysh se ajo qytetz e vogël banohet me shumice serbe,nga kureshtja personale e kame vizituar dhe jam stepur nga realiteti i cili i ngjante një qytetze ne thellësi te Serbisë... Jam stepur nga fakti se,ne atë qytetz nuk kishte asgjë te Kosovës por ishte çdo gjë serbijane,duke filluar nga flamujt te cilët kishin vërshuar me shumice ne mbare rrugët e asaj qytetze,pllakatet me mbi shkrimi qerilike te liderëve te tyre nga Milloshevici,shesheli,Mlladici etj dhe deri ke tabelat e makinave jo te Kosovës,por te Serbisë etj... etj.. Dhe vazhdimisht me ikte mendja ke ministri brendshëm i Kosovës xhandar Rexhepi,se ku janë xhandarët e tije qe vërsulen si bisha mbi protestues paqësorë te VV?! Ku janë trimat e Rexhepit qe vërsulen mbi shqiptarë,e ne atë pjese me serb nuk bëhen fare te gjallë,perse nuk shkojnë atje ku vërtetë po kërcënohet shteti,perse nuk intervenohet atje me komandoset e Rexhepit,për te sunduar me sovranitet dhe ligje te Kosovës?! Besa nuk guxojnë as te duken këndej pari me tha një banor shqiptar pak metra me larg,nga i cili bleva fruta mali. Dhe... Hashimi i cili është përgjegjës i gjithë kësaj qe thashë me larte dhe shume tradhtive tjera qe nuk i numërova te gjitha... na qenka shpëtimtari i shtetit dhe Albini, i cili kërkon eliminimin e këtyre shkatërrimeve te shtetit na qenka antipavarësi dhe antishtet!!! Kjo ndodhe vetëm ke ne në Kosove e askund tjetër ne bote!!!

Dhe,nëse vazhdoj t’i numëroj ngjarjet dështuese e shkatërruese politike dhe shoqërore,atëherë ky shkrim i ime do te behet një libër me mbi 1001 faqe,prandaj po e përfundoj me pyetjen për qytetare te Kosovës : Si nuk trishtoheni nga xhandari Rexhepi,ky një militant paranoid partiak,qe vazhdimisht ju kërcënon me polici ne emër te njëfarë shteti te cilin ai me shoke e kane përmbysur qe moti nga krimi dhe despotizmi... Si nuk frikohen edhe atëherë kur qytetaret kërkojnë stopimin problemeve jetike te gabimeve politike,eliminimin e mjerimit shoqëror,kur kërkojnë mbrojtjen e sovranitetit dhe çështjeve vitale shoqërore etj. edhe atëherë përgjakeni nga aparati i Hashimit duke ju etiketuar si armiq e si kundërshtarë te pavarësisë për t'u sunduar forcërisht deri ne pafundësi?!

Athua valle,populli qe flenë a meriton lirin?!

ZOTI NA BEKOFTE!



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx