Mendime
Halit Elshani: Veprat e mira për ditë të vështira
E marte, 30.10.2012, 08:05 PM
VEPRAT E
MIRA VLEJNË PËR DITËT E VESHTIRA?!
PROF.SADIK
TOLAJ?:Fjala?integrale, mirnjohja me rastin e?manifestimit të?mergimtareve para ????NATO-s
?Bruksel,?30 qershor 1999
Profesor Sadik Tolaj,një veprimtar i zjartë,i çeshtjës kombetare tani ndodhët ne kurim ne spitalin e njohur «?Erazmo?» në Bruksel.Gjatë kohës sa ishte në Kosovë i keqsohet shumë situata shendetsore dhe u gjetë ne duert e kardiologeve eminent të Belgjikës.Pas nje operacioni të sukseshem ne zemer i cili zgjati gjashtë orë ai ka marrë vehtën dhe pritet të leshohet në shtepi.Te flasish per këtë profesor të historis i cili u detyrue ta leshonte mësimdhanjën nga Gjimnazin i Prizerent dhe te merrte rrugën e mëegimit .Pasqyrimi i veprimtarisë së tij është borq jo vetëm i shokëve por edhe i bshkëveprimtarëve të tijposaqerisht i institucioneve Shtetrore.Me këtë rast shkepusim nga opusi i tij për herë të parë një fjalim përshendetes para mases se tubuar, para NAT-os në Bruksel me 30 qershor 1999.
Të
nderuar bashkatdhetar!
Jemi
tubuar sot përpara selisë së NATO-s në Bruksel për të shprehur mirënjohjen tonë
të sinqert për të gjithë ate që ka bërë NATO dhe Bashkësia ndërkombëtare për të
na e hequr qafe bishën e egër mesjetare-makinerinë ushtarake serbe të prirë nga
kryekrimineli Millosheviq.
Me këtë
akt humanitar,NATO,për herë të parë në historin e vet 50 vjeqare,e përdori
forcën? kundër një diktatori për të mbrojtur vlerat e
demokracisë moderne e në të njejtën kohë për të mbrojtur liritë dhe të drejtat
univerzale të njeriut.
Me këtë
rast në emër të gjithë shqiptarëve e posaqërisht kosovarëve e falenderojmë?personalisht sekretarin e përgjithshëm të NAT-os z.Javier Solana për
angazhimin dhe kontributin e tij në zgjidhjen e situatës në Kosovë.Ne e
përshëndesim ngrohtësisht zëdhensin e NAT-os (këtu prezent) z.Jamie SHEA.E
përshëndesim posaqërisht mikeshen e shqiptarëve zonjën Anne-Marie LIZIN për
ndihmen?e saj.?Bashkatdhetar të nderuar më lejoni
qe në emër të KP të rrethit të LPK-ës për Belgjikë,të fondit "Vendlindja
thërret",të shoqatave "Idriz Seferi" e Abdullah Krashnica"
të ju përshëndes,me këtë rast ju shprehim mirënjohje edhe për kontributin tuaj
që keni dhënë në përkrahje të luftës çlirimtare në krye me Ushtrinë çlirimtare
të Kosovës.
U bënë 18
vjet që kur sheshet e Brukselit janë dridhur nga demonstruesit e udhëhequr nga
trimi Kadri Zeka për të përfunduar me epopenë e lavdishme të UCK-ës dhe
komandantit legjendar Adem Jashari.Prandej ne sot u përulemi me rrespekt të
gjithë atyre që dhanë jetën për çlrimin e Kosovës.
Nuk është
momenti për eufori e kremtim të fitores nga se ende nuk janë varrosur viktimat
e luftës,ku secili prej nesh i kemi humbur më të dshurit tanë.Por nuk e kemi
ndërmend as të ligshtohemi se liria nuk fitohet pa gjak.
Lufta për
çlirimin e Kosovës ende nuk ka përfunduar.Kosova është shëndrruar në
gërmadha,tani na pret rindërtimi i saj,ndihma ndërkombëtare nuk do të
mungoi,por janë duart e kosovarëve që duhet ta bëjnë,e për ta bërë nevoitet një
organizim i mirëfillt:prandej me këtë rast u bëjmë thirrje të gjitha subjekteve
politike,shoqatave dhe individëve që të bashkohen rreth Qeverisë së Përkohshme
të Kosovës,në krye me zotin Hashim Thaqi e cila ka dalë nga flaka e luftës.Eshë
momenti i fundit?që ti bindim euro-amerikanët se ne
shqiptarët jemi në gjendje ta formojmë dhe ta mbajmë shtetin tonë.Një shtet i
së drejtës duhet të egzistoi për mbajtjen e rendit dhe qetësisë.
Ne nenvizojmë se me forcat kriminele serbe në Kosovë ka patur edhe kriminel rus.Prandaj forcat ruse sot në kuadër të KFOR-it i konsiderojmë si okupatore.Në bazë të kësaj ne presim nga instancat më të larta të NATO-s që këto forca ti përcjell me kujdes të veqantë.
CILAT
ISHIN KËERKESAT E DALA NGA KY MNEFESTIM??
Kërkesat
tona ndaj NAT-os janë:
1.ti
plotësoi të gjitha kushtet për mbrojtjen e?tërsisë?territoriale të Kosovës.
2.Që
forcat e KFOR-it në sektorin françez e italian të dirigjohhen nën komandën e
komandantit Mike Jekson duke insistuar që mos të bashkëpunojnë me kriminelët
serb si është rasti në Mitrovicë.
3.Lirimin
e menjëhershëm të të gjith të burgosurve shqiptar që gjinden në Serbi.
4.Qarmatosjen
e kriminelve civil serb.
5.Pastrimin
e puseve dhe minave.
6.Krijimin
e kushteve për jetë në Drenicë.
RROFTë
NATO,aleati i natyrshëm i Ushtrisë Clirimtare të Koszovës!?
RRoftë
Ushtria çlirimtare e Kosovës,flamurtare e lirisë së shqiptarëve!