Mendime
Fehmi Kelmendi: Populli i pamposhtur shqiptar
E enjte, 01.11.2012, 08:22 PM
Me rastin
e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë
Populli i pamposhtur shqiptar, ende pa e shijuar lirinë e fituar me gjak brez pas brezi, u detyrua të vazhdonte luftën për të mbrojtur atdheun prej pushtuesve të rinj fqinj sllavo-grekë. Qeveria e Vlorës me Ismail Qemalin kryetar kishte në programin e saj çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare dhe bashkimin e tyre në një shtet të vetëm kombëtar, pra, krijimin e shtetit natyror, etnik dhe gjeografik.
Nga Prof. Fehmi Kelmendi
Ky jubilar
është specifikisht i
rëndësishëm për të gjithë
shqiptarët. Shqiptarët pas
luftërave të ashpra kundër Turqisë më 14. gusht
1912 hynë në
Shkup. Me çlirimin e
qendrës së vilajetit
të Kosovës prej
kryengritësve shqiptarë të
udhëhequr nga Hasan Prishtina, Porta
e lartë u
detyrua t’ua njihte
autonominë shqiptarëve
liridashës. Ibrahim pasha i
dërguar nga kryeministri
turk Qamil pasha
me mision të caktuar
nisi negociatat me
udhëheqësit kryengritës shqiptarë. Në
fund të bisedimeve
i njejti i
pranoi të gjitha
kërkesat e shqiptarëve
dhe më 18. gusht
1912 firmosi dokumentin me
të cilin pranohej
statusi i autonomisë
për shqiptarët. Kështu
qëndresa shekullore
shqiptare kundër pushtuesit
turk u kurorëzua
me fitore. Por, ç’dodhi pastaj?
Populli i pamposhtur
shqiptar, ende pa e
shijuar lirinë e
fituar me gjak
brez pas brezi
u detyrua të
vazhdonte luftën për
të mbrojtur atdheun
prej pushtuesve të
rinj fqinj sllavo-grekë. Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe
Bullgaria , të nxitura, të
ndihmuara dhe të armatosura
nga Rusia cariste, me
pretekst kinse për
çlirimin edhe të
atyre trevave që akoma
ishin nën Turqinë,
por në fakt, përgaditeshin
për pushtimin e
tokave shqiptare.
Këto shtete formuan aleancën
ballkanike dhe shkaktuan
konfliktin e ri të
armatosur ballkanik. Kryeministri serb,
Nikola Pashiqi deklaronte se „S’ ka
shqiptarë“, ndërsa ai grek,
Elefterios Venizelos, theksonte se
nuk mund të
bëhet Shqipëri. Në ato
rrethana udhëheqësit kryengritës shqiptarë
me Hasan Prishtinën në
krye, ndërmorën masa
adekuate për të mbrojtur
tërësinë territoriale të
katër vilajeteve shqiptare: të Kosovës, Shkodrës, Manastirit
dhe Janinës. Lidhur me situatën e krijuar udhëheqësit në fjalë më 14. tetor
1912 mbanë një mbledhje në Shkup dhe
formuan Komitetin me emërtim
„Shpëtimi“.Ushtritë agresivi të monarkive
fqinje që përbënin aleancën ballkanike
gjatë Luftës së
Parë ballkanike (1912-1013),
gllabruan pa mëshirë pjesën më të madhe të atdheut shqiptar. Nëse i referohemi
Edith Durhamit nga veprat e saj („Branga e Ballkanit“ dhe “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike“),
konstatojmë,, sipas dëshmisë së saj, se
pushtuesit e rinj
sllavo-grekët ishin njëqind herë më të këqinj se turqit. Durham
lidhur me padrejtësitë ndaj
popullit shqiptar kritikoi
ashpër edhe diplomacinë evropiane. Kjo dashamire e
realitetit historik ka
të drejtë, sepse për
caktimin e kufijve të Shqipërisë, Fuqitë e Mëdha
evropiane nuk morën parasysh
për bazë faktorin relevant etnik,
kriterin e kombësisë dhe parimin demokratik të së drejtës për vetëvendosje, por
tek ata dominoi ideja
e zënjës së pozicioneve gjeostrategjike
rreth sferës së interesit në Ballkan, me synim të ruajtjes së
konjunkturave të vjetra.
Njëherësh ato
mbrojtën aspiratat
ekspansioniste të shteteve
fqinje në kurriz
të tokave shqiptare. Në
fund u pranua
shteti shqiptar, por i cunguar, me 28. mijë km katrorë. Leo
Freundlich në veprën e tij „Albanische
Golgota” (Golgota Shqiptare ) shkruan
se pushtuesit serbomalazezë
në vitet 1912-1913 ushtruan gjenocid
të paparë mbi popullatën
shqiptare duke vrarë, prerë e masakruar rreth 50. 000
shqiptarë. Veprimtarët tanë Rilindës
brenda dhe jashtë atdheut morën
përsipër si detyrë imediate dhe obligim
kombëtar që me çdo kusht
të shpëtonin atdheun e rrezikuar
prej agresorëve fqinj
sllavo-greke¨. Përfaqësuesit
e kolonisë shqiptare
në Bukuresht më 5. nëntor
1912 mbajtën një mbledhje urgjente në kryeqytetin e
Rumanisë, ku nën kryesinë e
Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit, formuan
Komitetin Drejtues, i ngarkuar me
detyrë të qeverimit të vendit. Pastaj, Ismail Qemali nga Bukureshti shkoi në Vjenë. Ky kollos në kryeqytetin e
Austrisë arriti më 10. nëntor
1912.
Ismail
Qemali nëpër qendrat evropiane
zhvilloi një varg aktivitetesh të
ngjeshura diplomatike me ministrat e jashtëm të shteteve të ndryshme. Patrioti i
shquar, i konsideruar në letrat shqipe si Plaku i Vlorës, atyre ua paraqiti
platformën politike shqiptare që ishte
në përputhje me të Rilindasëve tanë, me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe me atë të
Pejës, konform parimit
të vetëvebdosjes për zgjidhjen e
drejtë dhe të plotë të kauzës shqiptare. Gjatë kthimit për në atdhe, Ismail
Qemali para gazetarëve në Triestë , më 19
nëntor deklaroi se me të arritur
në Shqipëri do të shpallte pavarësinë e saj. Po atë ditë ai lajmëroi me telegram nga Triesta në Vlorë: ”Vij me vaporin e parë. E ardhmja e Shqipërisë
është siguruar“. Më 21 nëntor, Ismail Qemali me bashkëpunëtorët e tij zbarkoi
në Durrës. Qytetarët e Durrësit i bënë pritje madhështore. Më 25. nëntor Esat
pashë Toptani noftoi kryekomandën e Perandorisë Osmane: ”Isamil Qemal beu tok me
14 vetë dhe ca të huaj ka ardhur në Durrës”.
Më 26. nëntor Ismail Qemali
hyri në Vlorë. Anë e kënd
trojeve shqiptare ngazëllimi
dominonte. Delegatët e ardhur nga të gjitha krahinat shqiptare i bënë pritje
solemne. Më 27.nëntor parësia e Ohrit
dëgoi një telegram me kësosh
përmbajtjeje: „ Në veprën tuaj, e cila synon pavarësinë kombëtare
bashkohemi edhe ne“.
Më 28
Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar nën kryesinë e Ismail Qemalit mbajti
Seancën historike në Vlorë, ku me propozimin e tij u shpall
pavarësia e Shqipërisë. Në procesverbalin e Kuvendit të
Vlorës thuhet: “Mbledhja e parë e Kuvendit Kombëtar më 28. Nëntor 1912 , që e përbënin delegatët
e ardhur nga të gjitha viset shqiptare, u hap sot këtu në Vlorë, në orën 4. pas dreke, në shtëpinë e z.
Xhemil Beut. Ismail
Qemal beu, si nisiator i parë i
mbledhjes, iu drejtua delegatëve me këto fjalë: “Shqipëria
të bëhet që sot më vete, e lirë dhe e pavarur, me një qeveri
të përkohshme.” Himnin e flamurit
kombëtar shqiptar, të përpiluar nga Asdreni
dhe me muzikën e komponuar nga rumuni
Ciprian Porumbesku, që nga
Rumania e solli në Shqipëri Hilë Mosi, e
këndoi grupi koral i
Korçës. Me rastin e ngritjes së flamurit, të qëndisur nga
duar e arta të Marigo Pozios, në ballkonin e selisë, ku u
mbaj Kuvendi Kombëtar, Ismail Qemali i përgëzoi të pranishmit në këtë mënyrë:
“Vëllezër Shqiptarë! Oh sa të lumtur e ndjej veten sot që shoh këtu në
Vlorë kaq shumë burra të mbledhur tok, që me kurreshtje dhe me padurim presin përfundimin e këtij
tubimi historik për fatin e atdheut tonë
të dashur plot me gaz dhe lot ndër sy nga mallëngjimi, pra po dal këtu para
jush, që të ju gëzoj me sihariqin e madh
se sot Kongresi Kombëtar shpalli
pavarësinë e Shqipërisë.” “Rroftë Shqipëria! Rroftë
flamuri”, bërtiti duke përfunduar
fjalimin e tij, Ismail Qemali.
Më
4.dhjetor 1912 Kuvendi Kombëtar në
Seancën e 5-të mbatur
gjithashtu në Vlorë, ku morën
pjesë 63
delegatë ,u zgjodh qeveria
provizore me Ismail Qemalin kryetar dhe Dom Nikollë Kaçorrin nënkryetar. Ministrat që përbënin
kabinetin qeveritar ishin: Myfit
bej Libohova ministër i Punëve të Brendshme, Mehmet pashë
Dërralla i Mbrojtjes, Luigj Gurakuqi i
Arsimit, Abdi bej Toptani i Finansave,
Petro Poga i Drejtësisë, Mitat Frashëri i Punëve Botore, Pandeli Cale i
Bujqësisë dhe Lef
Nosi për Postë e
Telegraf. Punët e ministrit të
Jashtëm i kryente
kryeministri. Në këtë Kuvend
u zgjodh edhe Pleqësia si organ mbikëqyrës dhe
kontrollues i qeverisë, me Vehbi Agollin-Dibrën kryetar. Rumania ishte vendi i parë që e njohu pavarësinë e
Shqipërisë, por mjerisht
e njejta sot nuk po e
njeh pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, Fuqitë e Mëdha evropiane, nuk e njohën qeverinë demokratike të Vlorës. Ato në
Konferencën e Londrës më 29. korrik
1913 formuan Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit enkas
për t’i uzurpuar kompetencat e
qeverisë legjitime shqiptare. Me këmbënguljen
e Rusisë cariste, e cila nuk pranonte dot asnjë formë të krijimit
të shtetit të pavarur shqiptar,
Fuqitë më të mëdha evropiane ranë në
ujdi me Rusinë dhe pas copëtimit të atdheut
shqiptar pjesën më të madhe të territorit të tij ua dhanë dhuratë
sllavëve të Jugut dhe grekëve ortodoksë. Në
Konferencën e Londrës më 11. gusht 1913 u
formua një Komision i
posaçëm ,i cili me Protokollin e Firencës të muajit dhjetor po të atij
viti, ia fali Greqisë krahinën shqiptare të Camërisë. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit më 22. Janar 1914 shkoi
edhe më larg duke e detyruar Ismail Qemalin që të jepte dorëheqje.
Ndërkaq i njejti organ
i nivelit evropian caktoi Esat pashë Toptanin në cilësinë e
kryesuesit të delegacionit,
i cili
duhej të shkonte në Gjermani për
t’ia dorëzuar kurorën e princit të
Shqipërisë, Vilhalm Vidit.
Se qeveria
e Vlorës me Ismail Qemalin kryetar kishte në programin e saj çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare dhe
bashkimin e tyre në një shtet të vetëm kombëtar, pra, krijimin e shtetit natyror, etnik dhe
gjeografik, dëshmojnë këto
faktet të pakontestueshme:
1. Ismail
Qemali i njoftoi autoritetet e shteteve
evropiane se Asamblea Kombëtare
Shqiptare kishte shpallur
pavarësinë e plotë të Shqipërisë natyrore dhe se kishte formuar qeverinë
provizore demokratike shqiptare të ngarkuar me detyrë për mbrojtjen e tërësisë
territoriale të atdheut shqiptar të rrezikuar prej sllavo-grekëve grabitqarë.
2.
Memorandumi i qeverisë shqiptare drejtuar më 23. dhjetor 1913
Konferencës së Londrës përmes
anëtarit të delegacionit shqiptar, Rasih
Dinos nga Preveza, i cili më 2. janar
po të atij viti ua paraqiti
Ministrave të Jashtëm të
Konferencës në fjalë. Në atë Memorandum, pos tjerash, thuhej:“Shqiptarët kërkojnë
pavarësinë e plotë të Shqipërisë
me kufijtë e saj historikë,
etnikë dhe gjeografikë. Populli shqiptar kurrë nuk do të pranojë që të drejtat e tij të cenohen. Nuk
mund të sigurohet paqja
në Ballkan pa njohjen
e Shqipërisë së
natyrshme.“.
3.
Shtojca e Memorandumit të cekur, të
cilën delegacioni shqiptar e
paraqiti më 25, janar 1913
në Konferencën e Londrës. Në
të figuronin të
dhënat autentike
statistikore që argumentonin
se tokat e
kërkuara ishin të banuara
me shumicën dërrmuese
nga shqiptarët autoktonë.
4.
Protestat e delegacionit shqiptar, i
përbër prej këtyre
anëtarëve: Rasih Dino, Filip Noga dhe Mehmet Konica, kundër
vendimeve antishqiptare të
Konferencës së Londrës.
Posaçërisht protesta e 22.
marsit 1913 kur
u caktuan kufijtë
e Shqipërisë, sipas dëshirës së Fuqive të Mëdha evropiane dhe lakmisë së
sllavo-grekëve ndaj trojeve
shqiptare .
5.
Deklarimi i Ismail Qemalit me rastin e dorëheqjes së
detyruar nga faktori
i jashtëm:“Përdora të gjitha
mjetet që të sigurohet tërësia territoriale e Shqipërisë, por besimin që ma dha populli u detyrova t’ia
dorëzoja Komisionit Ndërkombëtar
të Kontrollit. Ju them lamtumirë dhe lëshoj në duart
e zotit fatin e atdheut dhe të
kombit“.
6. Lidhur
me shkarkimin e dhunshëm të Ismail
Qemalit nga posti
i kryeministrit parësia e
Lushnjës shprehu indinjatën kësisoj: “Lajmi i hidhur i largimit nga kryesia e
qeverisë kombëtare e një atdhetari të madh , si
shkëlqësia e juaj, që e flijoi jetën
për shpëtimin dhe pavarësinë e Shqipërisë, u prit me keqardhje të thellë
nga ana e gjithë popullit“.
7. Përpos
faktorit të jashtëm, shteteve agresore fqinje, Shqipëria asokohe
rrezikohej edhe prej
armiqëve të brendshëm..Më të theksuar ndër ta
kundër qeverisë demokratike të
Vlorës , nergut kundër Ismail Qemalit, kanë qenë: Esat pashë Toptani, Mufit bej Libohova, Beqir
Grebena, Dervish Biçaku, Arif Hikmeti
etj. Esat pashë Toptanin ( 1863-1920 )
si tradhtar i
popullit dhe sherbtor
i huaj e
favorizonin monarkitë e
shteteve ballkanike fqinje,
sidomos qarqet zyrtare të Serbisë. Në prill të vitit
1913 ky
bastard bëri marrëveshje të fshehtë me pushtuesit malazezë
dhe ua dorëzoi qytetin e Shkodrës.Gjeneralin turk, Riza Hasan pashën, i
cili e mbronte
Shkodrën me mish e me shpirt, Esat pasha një ditë e kishte ftuar në darkë dhe pas
buke, sejmeni i tij, Osman Bali, sipas marrëveshjes paraprake, e vret në pusi. Këtë vrasje besëpreri
e kishte organizuar në
bashkëpunim me konzullin malazez të Shkodrës, Aleks Martinoviqin. Legata serbe
në Cetinjë të Malit të Zi, më 5 .maj 1913 njofton
gëzueshëm Beogradin si
vijon: “ Esat pashë Toptani së
shpejti do të shpallet princ i Shqipërisë“. Ismail Qemali i kishte
ofruar ofiqin e Ministrit të Brendshëm në qeverinë e Vlorës, por
vegla e Serbisë, Malit të Zi, Greqisë,
Italisë dhe Francës, jo vetëm që nuk e pranoi ofertën e tillë, por edhe u ngrit kundër saj. Më 12.
shtator 1913 inspektori i
ish policisë së Manastirit, z. Tefik Togo i
dërgoi letër Ismail
Qemalit me të cilën e informoi:
“Esat pashë Toptani mendon
të shpallë një qeveri
tjetër nën kryesinë e tij me
qendër në Durrës.“
I njejti
shtoi se kishin marrë
hov veprimet e armiqve që synonin vdekjen e Shqipërisë. Zaten Esat
pashë Toptani me ndihmën e
serbëve vendosi pushtetin e tij separatist me seli në Durrës. Në qeverinë e Vilhelm Vidit,
të kryesuar nga Turhan pashë Përmeti (mars-shtator) 1914 Esat pasha
ka qenë Ministër i Brendshëm dhe
i Luftës. Në qershor të vitit 1915 me
marrëveshjen e Nishit
që pati me Nikola
Pashiqin lejoi ushtrinë serbe
nën komandën e
Milutin Mishkoviqit të kalonte kufirin shqiptar për
të hyrë në Elbasan , pastaj edhe
në Tiranë. Mjerisht, për fat
të keq, edhe sot
e kësaj dite
ka Esata prej të cilëve
është duke vuajtur
populli ngase ata janë duke
penguar zgjidhjen e drejtë dhe
të plotë të
çështjes shqiptare. Eshtë
intenca se kryeministri
shqiptar z. Sali Berisha me
rastin e festimit të 100 vjetorit të
pavarësisë së Shqipërisë në
Vlorë të
paraqes fotografitë e patriotëve
të shquar tok me të Ismail Qemali, si: fotografinë e Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit, Fan Nolit
etj.dhe po ashtu edhe atë të
Ahmet Zogut...
Skandal.
Sepse, Ahmet Zogu i
kishte premtuar Beogradit në
shenjë mirënjohjeje për ndihmën që ia
kishte dhënë lidhur me kthimin dhe vendosjen e tij në krye të shtetit shqiptar
se do t’i likuidonte
patriotët më të shquar shqiptarë. Dhe po ky Ahmet Zog
vrau Luigj Gurakuqin, krahun e djathtë të Ismail Qemalit dhe të Fan S.Nolit, më 2.mars 1925 në
Bari të Italisë, Hasan Prishtinën, patriotin
e shekullit, përmes
agjentit të tij, Ibrahim Çelos dhe në
bashkëpunim me qeverinë serbomadhe, më 13. guaht 1933
në Selanik të Greqisë e
shumë të tjerë. Ndoshta është në plan edhe
fotografia e Esat pashë Toptanit të paraqitet pranë
fotografisë së Ismail Qemalit? Z. Sali
Berisha e rehabilitoi Ahmet Zogun, të cilit i
ngriti edhe përmendore, i njejti ka
në plan të
rehabilitojë edhe Esat
pashë Toptanin. Patriotët dhe
tradhtarët duhet të
rradhiten ndaras. Secilit t’i caktohet
vendi sipas verprave të tyre. Ja
kush është duke mbajtur timonin e shtetit
shqiptar, që krijimi i të cilit
është rezultat i sakrificave të mëdha dhe gjakderdhjes me shekuj të
bijëve dhe të bijave më të çmuar të popullit shqiptar.
8.
Më 28. janar 1919 Ismail
Qemali vdes në qytetin
e Perugjias të
Italisë. Dy ditë më pas, dmth. më 21. janar, Mihal Grameno në gazetën „Koha“ shpehu ngushëllimin e tij: “Mos qani dhe mos
vajtoni, ju o male dhe
kodra të Shqipërisë
se plaku i Shqipërisë
rron dhe do
të rrojë deri
sa të ketë
Shqipëria shqiptarë“.
9. Meqë
se me aktin e shpalljes së pavarësisë së
Shqipërisë, për shkak të pengesave të
përmendura , nuk u krijua shteti etnik shqiptar, lufta për
çlirimin definitiv të tokave shqiptare ende
nën okupim dhe bashkimin e tyre
me Shqipërinë do të vazhdojë deri në fitoren
e plotë.Të gjithë
shqiptarëve, me përjashtim të atyre që nuk e meritojnë fare, kudo
që janë, ua urojmë nga zemra festën e flamurit dhe të pavarësisë.