Mendime
Hilmi Saraçi: Qeveria e Kosovës dhe dialogu (i ardhshëm) me Serbinë…
E merkure, 31.10.2012, 09:20 PM
Qeveria e
Kosovës dhe dialogu (i ardhshëm) me Serbinë…
Nga Hilmi Saraçi
Qeveria e Kosovës ka dokumente strategjike për bisedimet Kosovë- Serbi, por ajo (Qeveria) ende nuk e ka bërë të ditur ndonjë platformë të përgatitur për këto bisedime . Opozita me të drejtë kërkon që më parë platforma për bisedime të paraqitet në Kuvend , të diskutohet rreth saj dhe në fund të miratohet Prandaj Qeveria e Kosovës duhet të jetë e vetdijshme se kemi të bëjmë me çështje të rëndësishmë për Kosovën- me bisedime që paraqesin vendime me rëndësi të veçantë për të ardhmen e Kosovës..Kjo e obligon edhe rezoluta e aprovuar më parë në Kuvend…Kjo do të ishte edhe një lehtësim për përgjegjesinë që e ka Qeveria Thaçi. Prandaj Hashim Thaçi ka qenë i arsyeshëm kur pas këthimit nga takimi me Daçiqin në Bruksel ka pasur takime me disa lider opozitar dhe ka sqaruar qëndrimin dhe bisedat që ka zhvilluar me Daçiqin dhe ka marrë mbështetjen e tyre .Mirëpo Qeveria Thaçi sa më parë duhet ta publikojë platformën për dialogun me Serbinë që do të fillojë gjatë muajit nëntor (2012). Dialogu me Serbinë më tepër ka rëndësi për Serbinë për integrimet e saja evropiane, se sa për Kosovën ,sepse nga këto bisedime Kosova mund të dëmtohet, siq është dëmtuar me Pakon e Ahtisarit, ku minoriteti serb ka përfituar mjaft me decentralizimin e tepruar të Ahtisarit.. Ky dialog më tepër po bëhet për çështje të brendshme të Kosovës dhe për territorin e Kosovës, prandaj edhe frika për një përpjekje në dëm të Kosovës është e arsyeshme. Në këtë fushë jemi dëshmitar të cenimit të integritetit territorial në veri të vendit dhe të organizimit ilegal të institucioneve shtetërore nga Serbia.Prandaj është vështirë të gjendet një gjuhë në mes të palëve për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara që 13 vite. Për të gjitha këto është potencuar disa herë se fajtor deri dikund është Qeveria e Kosovës, por më tepër për përgjegjesinë për këto dobësi dhe lëshime në favor të Serbisë e mbanë Bashkësia Ndërkombëtare e cila ishte tolerante ndaj veprimeve destruktive dhe nacionaliste të Serbisë …
Mungon uniteti i partive politike për dialogun me Serbinë
Prandaj në këtë fushë ka munguar angazhimi i Qeverisë në kohën e duhur dhe uniteti i partive politike - opozitë dhe pozitë që nuk kanë qenë dhe nuk janë të njëzëshme për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara , siq janë në veri të vendit. Mungesa e unitetit në çështjet e rëndësishme siq është dialogu me Serbinë po sjellë mjaft paqartësi dhe komfuzione ndërpartiake. Në këtë fushë përplasjet e “Vetvendosjes” me Qeverinë Thaçi rreth dialogut me Serbinë kanë vështirësua dhe po vështirësojnë dialogun. Kundërshtimet e “Vetvendosjet” për dialog me Serbinë dhe kritikat për dobësitë dhe lëshimet e pranishme kanë vlerën e vetë dhe mund të arsyetohen. Mirëpo disa angazhime të “Vetvendosjes” janë të papranueshme dhe të dëmshme në këto momente të përpjekjeve për zgjidhjen e problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë . Në këtë mënyrë Bashkësia Ndërkombëtare dhe Serbia duhet ta kenë të qartë se nuk ka lëshime dhe tolerime, sidomos për veriun e vendit, ku Serbia dhe diplomatë nga BE-ja kanë mendime të ndryshme për veriun si ndarja, shkëmbim territoresh autonomia substanciale, modeli i dy Gjermanive e të tjera që gjatë dialogut mund të parashtrohen..Opozita (“Vetvendosja”) shpesherë me qëndrimet e saja po i a lehtëson Qeverisë realizimin e synimeve të saj, që jo gjithnjë kanë qenë dhe janë në përputhje me interesat e vendit dhe të qytetarëve të Kosovës.
Mendimet për shkëmbim territorësh nuk janë të favorshme
Në intervistën e Rexhep Qosjes për këto mendime u elaboruar mjaft gjatë. Mendoj se Qosja dhe bashkëmendimtarët e tij, sidomos nga “Lëvizja për Bashkim” (Avni Klinaku) nuk e kanë mirë kur parashtrojnë tezën e ndarjes dhe shkëmbimin e territorit të vendit , respektivisht veriu i Kosovës me Luginën e Preshevës. Këto janë territore të Kosovës dhe nuk duhet të bëhen pazare (ndërrime) në mes të territorëve të vendit tonë siq mendon Qosja dhe Avni Klinaku. Por nese parashtrohet një tezë e tillë duhet të kërkohet reciprociteti – atë që do ta kene minoriteti serb në veri të vendit ashtu duhet ta kenë edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës…
Vizita me frymë progresive për Kosovën
Vizita e
sekretarës amerikane, zonjes Klinton dhe baroneshës Eshton (BE) është më rëndësi
të veçantë për Kosovën . Vizitës së tyre i ka paraprirë takimi në Bruksel i kryeministrit të Serbisë
Ivica Daçiq me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Takimi i tyre sipas
mediave ka kaluar mirë se ç’ishtë pritur nga diplomatët e BE-së. Zonja
Klinton dhe baronesha Eshton, si duket nuk kanë (pasur) kërkesa të reja për Kosovën por kanë inkurajuar rinisjen e
dialogut dhe për të përseritur atë
se çka pritet nga
Rusia si gjithnjë këmbëngulse në rezolutën 1244 të KB
Aleati i
madh i Serbisë ,Rusia që është pengesë e përhershme ndaj pavarësisë së
Kosovës e mirëpret rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe përjashton
mundësinë që të luajë rolin e ndërmjetësuesit në këto
bisedime . “Ne nuk jemi të përgatitur dhe as nuk po përgatitemi për të ndërmjetësuar në këto bisedime…Mirëpo
e vetmja mënyrë për të arritur tëk një
zgjidhje efikase dhe të qëndrueshme mes Beogradit dhe Prishtinës është
zgjidhja e çështjes së Kosovës
në përpurhje me rezolutën 1244 të Kombëve të Bashkuara “… ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së
jashtëm ruse.
Ndërsa presidenti i Serbisë, Nikoliq ka deklaruar se vetë e ka shkruar platformën për bisedimet me Kosovën dhe se tani e kanë radhën ministrat për të dhënë sugjerimet dhe vërejtjet…” Autoritetet e Serbisë tani janë mbledhur për të diskutuar platformën për bisedimet me Kosovën, por nuk kanë dhënë detaje për ecurinë e takimit…
Lista e veprimeve për dialogun Kosovë - Serbi
Lista e
veprimeve në dialogun në mes të palëve
që priten nga Serbia është kjo: Zbatimi
i plotë i marrëveshjes për menagjimin e integruar të pikëkalimeve kufitare,Tërheqja e Beogradit nga strukturat
e sigurisë dhe të drejtësisë në veri të Kosovës, Vazhdimi i dialogut dhe
ngritja e bisedimeve në nivel politik pa cenuar statusin e
Kosovës,Gjetja e zgjidhjeve për sektorët e telekomunikacionit dhe
energjisë. Gjithashtu Beogradit i kërkohet t’i heq strukturat ilegale në veri të vendit.
Dialogu
ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të jetë i pafund , por duhet të arrihet
përparim në të gjitha fazat e procesit,
që ka për qellim normalizimin e marrëdhënjeve
në mes të dy shteteve …. Ky nuk është dialog i pafund që mund të
vazhdojë përgjithmonë . Është më rëndësi
që të bëhet një lloj përparimi i vazhdueshëm në të gjitha fazat...(Hejg).
Veriu
duhet të integrohet- natyrisht pa e dëmtuar pozitën e serbëve në veri dhe kudo në Kosovë . Por këto
aspirate nuk mund të flasin “për një
shtet brenda një shteti”. Nese projekti
për veriun të cilin e propozon BE-ja i
përngjan statusit të Republika Serpska
në Bosnje me duhet të shprehem terësisht kundër kësaj ideje …” (Banac).