Mendime
Vladimir Shyti: Makinist treni apo karrocier!
E merkure, 31.10.2012, 09:11 PM
Makinist
treni apo karrocier!
Nga Vladimir Shyti
Vetëm
harmonia natyrore e pjesëve të veçanta nuk i mposhti makinistët e hekurudhës
shqiptare nga shkatërrimi i brendshëm, që ndodhën në shndërimet e sistemit në
vendin tonë. Ata qëndruan ashtu, me
vendosmëri, besnik të profesionit, nën qiellin e fatit të tyre. Janë
thellësisht të bindur e të vetëdijshëm se puna e tyre është fisnike dhe e
dobishme për njerzit, ciladoqoftë frytshmëria apo ndikimi i hekurudhës sot në
Shqipëri. Heroizmi tyre nuk është heroizëm luftëtari, heroizëm force, megjithëatë,
janë një forcë puntore që tregojnë gatishmëri dhe vetmohim në punën e tyre të
përditshme, duke u lejuar vetes të përulen me zemërbutësi para fatit të
trishtuar të cilin iu pregatit nga kushtet e mjerueshme që u krijuan në vendin
tonë.
Megjithëse
në vështirësi trenistët vijojnë të punojnë në ato kushte që u ka diktuar bordi
drejtues dhe pronari shtet. Por përgjatë viteve të shkuara dhe në vazhdim u bën
një sërë gabimesh, ku krenaria e të qenit makinist u kthye në përbuzje e në
makth. Natyra e tyre u rrëmbye nga sulmet e herë pas hershme, që iu bën nga
kompanitë e kamionëve, autobuzave dhe furgonave, të cilët kërkonin eleminimin e
hekurudhës shqiptare. Zënia e linjave hekurudhore nga kalesa të palejushme u
bën madje edhe vatra të aksidentëve, që makinistët po e vuajnë këtë shthurje
dhe s’po gjejnë qetësi as tek abstragimi dhe as tek realiteti. Por falë punës
së tyre të durueshme, bordit drejtues që e bëri hekurudhën të mbijetojë, ata
ndjehen disi mirë, paçka se e fusin veten një me karrocierët.
Unë jam
midis tyre jetojë e punojë me ta. Mundohemi të bëhemi më të fortë në luftë me
fatin, paga që marrim nuk plotëson nevojat tona personale dhe jo më të mbajmë
familjen. Të gjithë punonjëseve shqiptarë iu ngritën pesë vjet masa e pensionit,
ndërsa makinistët u ndëshkuan mjaftë rëndë, duke u rritur deri në dhjet vjet. Të
gjithë ankohen sipas mënyrës së tyre në mes të zhgënjimit e ndjenjave të
stuhishme, për padrejtësinë që u është bërë.
Sindikata
është përpjekur me aq sa u lejon ligji të mbroj personalitetin, hallet dhe
problemet e tyre, por kanë hasur shumë vështirësi në organet kopetente. Madje
kanë nisur pedicione të ndryshme edhe në parlamentin shqiptarë, por as dhe një
here të vetme s’kanë marë përgjije. Një heshtje e shurdhët, sa që për
ata;hekurudha nuk ekziston, ose s’kan interes, pasi nuk kanë ç’të përfitojnë
nga vijat e hekurt teje të harmotizuar. Këtë vit i është dorëzuar edhe një
kërkesë për ulje pensioni vet kryetares së parlamentit zonjës Topalli, por ajo
si një borgjeze e moderuar s’ka se si të merret me karrocierët e hekurudhës, që
qetësinë e tyre e kanë të lidhur në pranga.
Lokomotivat
e rrënuara, që mbahen me mundim e sforca punojnë në sajë tyre, makinistët janë
kthyer në xhenerik, motorist dhe pastrues. Pagat e ulta kanë humbur interesin e
punës pothuajse në të gjithë sektorët hekurudhore. Ndaj natyrshëm ata
pyesin;Vallë, a u duhet hekurudha shqiptarëve?Në rastëse po, atëhere përse
hakmerret ashpër realiteti ndaj tyre dhe i përçmon?Ose në të kundërt, ejani t’i
vëmë kazmën përfundimtare të shkatërrimit. Por, ata e dinë mjaftë mirë se dikur
puna e tyre do të marrë lartësitë, madje në të ardhmen brezit që do të vij, puna
e tyre do t’u duket si një përrallë nga e shkuara. Ndaj, ata qëndrojnë e lëvizin
një makinë të hekurt prej njëqind e njëzet tonësh, përballen me orë të tëra me
një fushë elekromagnetike të fuqisë lartë që u godet prej dhjetra vitesh qenien
e tyre. Hasin çdo ditë vështirësi e pengesa të panumërta në linjat si kunja
shkrepse të ndezura dhe, goditen pa mëshirë në zemër nga kalimtarë e drejtues
mjetesh automobilistike, që shkelin në mënyrë të papërgjegjshme rregullat
rrugore dhe hekurudhore.
Ata nuk
kërkojnë mëshirë, paçka se po provojnë pafuqinë e shpirtit përballë realitetit
të hekurt, dhe po fusin nën zgjedhë shpinën e lodhur. Por, ne jemi njerëz me të
drejta dhe detyra, me rregulla dhe ligje, ku fjala mëshirë tretet e humbet si
kripa në ujë. Por unë do të kërkoja mëshirë, jo në emër të tyre. Ata zbresin
madhështor në linjat e hekurt të mbështjellur në zymti të purpurt dhe lartohen
si flakadan fuqishëm drejt së ardhmes.
Drejtuesit
hekurudhor, si ajo nëna në veprat e Migjenit, që fëmija i kërkon të ushqehet
dhe, ajo rrudh supet e derdh lot me kokën menjëanë. Patalogjia e tyre rëndohet
nga thellësit e dëshpërimit, dhe si një i mbytur shtrijn duart drejt pronarit
shtet që u ka formësur fatin.
Trenistët nuk duan shpërblime, as dekorata që festohen me shampanjë. Ata duan një zgjidhje përfundimtare ku të ndihen entuziast dhe fisnik në punën që bëjnë, ndoshta jo shumë fitimprurëse. Ku trishtimi tu shndrrohet në njohje, nevoja në mirëkuptim dhe jeta në motiv. Ata tashmë testojnë forcën e punës ende të pa shpërblyer, hapsirat e saj realitive, thellësinë e ndjesive dhe kuptimin e asaj çpo ndodh në pasionin e tyre. Dhe vetëm tek ata, tek të cilët puna dhe pasioni s’njeh kufij, njeriu dallon mundësit e tyre më të mëdha.