| E enjte, 01.11.2012, 07:22 PM |
 Me rastin
e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë
Me rastin
e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë
Populli i pamposhtur shqiptar, ende pa e shijuar lirinë e fituar me gjak brez pas brezi, u detyrua të vazhdonte luftën për të mbrojtur atdheun prej pushtuesve të rinj fqinj sllavo-grekë. Qeveria e Vlorës me Ismail Qemalin kryetar kishte në programin e saj çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare dhe bashkimin e tyre në një shtet të vetëm kombëtar, pra, krijimin e shtetit natyror, etnik dhe gjeografik.
Nga Prof. Fehmi Kelmendi
Ky  jubilar 
është  specifikisht  i 
rëndësishëm  për  të gjithë 
shqiptarët. Shqiptarët  pas
luftërave  të ashpra  kundër Turqisë  më 14. gusht 
1912  hynë  në 
Shkup. Me  çlirimin  e 
qendrës  së  vilajetit 
të  Kosovës  prej 
kryengritësve  shqiptarë të
udhëhequr  nga  Hasan Prishtina,  Porta 
e  lartë  u 
detyrua  t’ua  njihte 
autonominë  shqiptarëve
liridashës. Ibrahim  pasha  i 
dërguar  nga  kryeministri 
turk  Qamil  pasha 
me  mision  të caktuar 
nisi  negociatat  me 
udhëheqësit  kryengritës  shqiptarë. Në 
fund  të  bisedimeve 
i  njejti   i  
pranoi  të  gjitha 
kërkesat  e  shqiptarëve 
dhe  më  18. gusht 
1912   firmosi dokumentin  me 
të  cilin  pranohej 
statusi  i  autonomisë 
për  shqiptarët.  Kështu 
qëndresa shekullore 
shqiptare  kundër  pushtuesit 
turk  u  kurorëzua 
me  fitore. Por, ç’dodhi  pastaj? 
Populli  i  pamposhtur 
shqiptar, ende  pa  e 
shijuar  lirinë  e 
fituar  me  gjak 
brez  pas  brezi 
u  detyrua  të 
vazhdonte  luftën  për 
të  mbrojtur  atdheun 
prej  pushtuesve  të 
rinj  fqinj  sllavo-grekë. Serbia, Mali i Zi, Greqia  dhe 
Bullgaria , të  nxitura,  të 
ndihmuara  dhe  të armatosura 
nga  Rusia  cariste, me 
pretekst  kinse  për 
çlirimin  edhe  të 
atyre  trevave  që akoma 
ishin  nën  Turqinë, 
por në fakt, përgaditeshin  
për  pushtimin  e 
tokave  shqiptare.
Këto  shtete formuan  aleancën 
ballkanike  dhe  shkaktuan 
konfliktin  e  ri   të
armatosur  ballkanik. Kryeministri serb,
Nikola Pashiqi  deklaronte  se „S’ ka 
shqiptarë“, ndërsa   ai  grek, 
Elefterios  Venizelos, theksonte  se 
nuk  mund  të 
bëhet  Shqipëri. Në ato
rrethana  udhëheqësit kryengritës  shqiptarë 
me  Hasan Prishtinën  në 
krye,  ndërmorën  masa 
adekuate  për  të mbrojtur 
tërësinë  territoriale të
katër  vilajeteve  shqiptare: të Kosovës, Shkodrës, Manastirit
dhe Janinës. Lidhur me situatën  e  krijuar udhëheqësit në fjalë më 14. tetor
1912  mbanë një mbledhje në Shkup dhe
formuan  Komitetin me emërtim
„Shpëtimi“.Ushtritë  agresivi  të monarkive 
fqinje që përbënin  aleancën  ballkanike 
gjatë  Luftës  së 
Parë  ballkanike  (1912-1013), 
gllabruan  pa mëshirë pjesën  më  të  madhe të atdheut shqiptar. Nëse i referohemi
Edith Durhamit nga veprat e saj („Branga e Ballkanit“ dhe  “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike“),
konstatojmë,, sipas dëshmisë së saj, se 
pushtuesit  e  rinj 
sllavo-grekët  ishin  njëqind herë më të këqinj se turqit. Durham
lidhur me  padrejtësitë  ndaj 
popullit  shqiptar  kritikoi 
ashpër edhe diplomacinë evropiane. Kjo dashamire  e 
realitetit  historik  ka 
të  drejtë, sepse  për 
caktimin e  kufijve  të Shqipërisë, Fuqitë e  Mëdha 
evropiane nuk  morën  parasysh 
për bazë faktorin  relevant etnik,
kriterin  e  kombësisë dhe parimin demokratik të së drejtës  për vetëvendosje,  por 
tek  ata dominoi  ideja 
e zënjës së pozicioneve gjeostrategjike 
rreth sferës  së  interesit në Ballkan, me synim të ruajtjes së
konjunkturave të vjetra.
Njëherësh  ato 
mbrojtën  aspiratat
ekspansioniste  të  shteteve 
fqinje  në  kurriz 
të  tokave  shqiptare. Në 
fund  u  pranua 
shteti shqiptar, por  i  cunguar, me 28. mijë km katrorë. Leo
Freundlich  në veprën e tij „Albanische
Golgota” (Golgota Shqiptare ) shkruan 
se  pushtuesit  serbomalazezë 
në  vitet  1912-1913 ushtruan  gjenocid 
të  paparë mbi  popullatën 
shqiptare duke vrarë, prerë e masakruar rreth   50. 000 
shqiptarë. Veprimtarët  tanë  Rilindës 
brenda  dhe jashtë atdheut morën
përsipër  si detyrë imediate dhe  obligim 
kombëtar  që me çdo  kusht 
të shpëtonin atdheun  e  rrezikuar 
prej  agresorëve  fqinj 
sllavo-greke¨. Përfaqësuesit 
e  kolonisë  shqiptare 
në Bukuresht  më  5. nëntor 
1912  mbajtën  një mbledhje urgjente në kryeqytetin e
Rumanisë, ku  nën  kryesinë e 
Ismail Qemalit  dhe  Luigj Gurakuqit,  formuan 
Komitetin Drejtues, i  ngarkuar me
detyrë të qeverimit të vendit. Pastaj, Ismail Qemali nga Bukureshti  shkoi në Vjenë. Ky kollos në kryeqytetin  e 
Austrisë arriti  më 10. nëntor
1912.
Ismail
Qemali  nëpër qendrat  evropiane 
zhvilloi një varg aktivitetesh  të
ngjeshura diplomatike me  ministrat  e jashtëm të shteteve të ndryshme. Patrioti i
shquar, i konsideruar në letrat shqipe si Plaku i Vlorës, atyre ua paraqiti
platformën politike shqiptare  që ishte
në përputhje me të Rilindasëve tanë, me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit  dhe me atë të 
Pejës,  konform  parimit 
të vetëvebdosjes për zgjidhjen  e
drejtë dhe të plotë të kauzës shqiptare. Gjatë kthimit për në atdhe, Ismail
Qemali para gazetarëve në Triestë , më 19 
nëntor  deklaroi se me të arritur
në Shqipëri  do të shpallte  pavarësinë e saj. Po atë ditë ai  lajmëroi me telegram nga Triesta  në Vlorë: ”Vij  me vaporin e parë. E ardhmja e Shqipërisë
është siguruar“. Më 21 nëntor, Ismail Qemali me bashkëpunëtorët e tij zbarkoi
në Durrës. Qytetarët e Durrësit  i  bënë pritje madhështore. Më 25. nëntor Esat
pashë Toptani noftoi  kryekomandën e  Perandorisë Osmane: ”Isamil Qemal beu tok me
14 vetë dhe ca të huaj ka ardhur në Durrës”. 
Më  26. nëntor  Ismail Qemali 
hyri në Vlorë. Anë  e  kënd 
trojeve  shqiptare ngazëllimi
dominonte. Delegatët e ardhur nga të gjitha krahinat shqiptare i bënë pritje
solemne. Më 27.nëntor parësia  e Ohrit
dëgoi një telegram me kësosh 
përmbajtjeje: „ Në veprën tuaj, e cila synon pavarësinë kombëtare
bashkohemi edhe ne“.
Më 28
Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar nën kryesinë e Ismail Qemalit  mbajti 
Seancën historike në Vlorë, ku me propozimin e tij u shpall
pavarësia  e  Shqipërisë. Në  procesverbalin e Kuvendit  të 
Vlorës thuhet: “Mbledhja e parë e Kuvendit Kombëtar  më 28. Nëntor 1912 , që e përbënin delegatët
e ardhur nga të gjitha viset shqiptare, u hap sot këtu në Vlorë, në orën  4. pas dreke, në shtëpinë  e  z.
Xhemil  Beut.  Ismail 
Qemal beu, si  nisiator  i  parë  i 
mbledhjes,  iu  drejtua delegatëve me këto fjalë: “Shqipëria
të bëhet që sot më vete, e lirë dhe e pavarur, me  një qeveri 
të  përkohshme.” Himnin e flamurit
kombëtar shqiptar,  të përpiluar nga Asdreni
dhe me muzikën e komponuar  nga  rumuni 
Ciprian  Porumbesku, që nga
Rumania  e solli në Shqipëri Hilë Mosi, e
këndoi grupi  koral  i 
Korçës. Me rastin e ngritjes së flamurit, të qëndisur  nga 
duar  e arta  të Marigo Pozios, në ballkonin e selisë, ku u
mbaj Kuvendi Kombëtar, Ismail Qemali i përgëzoi të pranishmit në këtë mënyrë:
“Vëllezër Shqiptarë! Oh sa të lumtur e ndjej veten sot që shoh  këtu në 
Vlorë kaq shumë burra të mbledhur tok, që me kurreshtje  dhe me padurim presin përfundimin e këtij
tubimi historik  për fatin e atdheut tonë
të dashur plot me gaz dhe lot ndër sy nga mallëngjimi, pra po dal këtu para
jush, që të ju gëzoj me sihariqin e madh 
se sot  Kongresi Kombëtar  shpalli 
pavarësinë  e  Shqipërisë.” “Rroftë Shqipëria! Rroftë
flamuri”, bërtiti duke  përfunduar
fjalimin e tij, Ismail Qemali.
Më
4.dhjetor 1912  Kuvendi Kombëtar në
Seancën  e 5-të  mbatur 
gjithashtu  në Vlorë, ku morën
pjesë  63 
delegatë ,u zgjodh qeveria 
provizore me Ismail Qemalin kryetar dhe Dom Nikollë  Kaçorrin nënkryetar. Ministrat që përbënin
kabinetin qeveritar  ishin: Myfit
bej  Libohova  ministër i Punëve të Brendshme, Mehmet pashë
Dërralla i Mbrojtjes,  Luigj Gurakuqi i
Arsimit, Abdi bej Toptani  i Finansave,
Petro Poga  i Drejtësisë, Mitat Frashëri  i Punëve Botore, Pandeli Cale i
Bujqësisë  dhe  Lef 
Nosi  për  Postë e 
Telegraf. Punët  e ministrit të
Jashtëm  i  kryente 
kryeministri. Në  këtë  Kuvend 
u zgjodh  edhe Pleqësia  si organ mbikëqyrës  dhe 
kontrollues i qeverisë, me Vehbi Agollin-Dibrën  kryetar. Rumania ishte vendi i  parë që e njohu  pavarësinë e 
Shqipërisë,  por  mjerisht 
e  njejta sot nuk  po  e
njeh  pavarësinë e  Kosovës. Megjithatë, Fuqitë e Mëdha  evropiane, nuk e njohën  qeverinë demokratike të Vlorës. Ato në
Konferencën e Londrës  më 29. korrik
1913  formuan Komisionin  Ndërkombëtar të Kontrollit  enkas 
për  t’i uzurpuar kompetencat e
qeverisë legjitime shqiptare. Me këmbënguljen 
e  Rusisë  cariste, e cila nuk pranonte  dot asnjë formë të  krijimit 
të shtetit  të pavarur shqiptar,
Fuqitë më të mëdha  evropiane ranë në
ujdi me Rusinë dhe pas copëtimit të atdheut 
shqiptar pjesën më të madhe të territorit të tij ua dhanë dhuratë
sllavëve të Jugut dhe grekëve ortodoksë. Në 
Konferencën  e Londrës  më 11. gusht 1913  u 
formua një  Komision  i 
posaçëm ,i cili me Protokollin e Firencës të muajit dhjetor po të atij
viti, ia fali Greqisë krahinën shqiptare të Camërisë. Komisioni  Ndërkombëtar i Kontrollit  më 22. Janar 1914  shkoi 
edhe më larg duke e detyruar Ismail Qemalin që të jepte dorëheqje.
Ndërkaq  i njejti  organ 
i nivelit evropian  caktoi  Esat pashë Toptanin  në cilësinë e 
kryesuesit  të delegacionit,
i  cili 
duhej  të shkonte në Gjermani  për 
t’ia dorëzuar kurorën e  princit  të 
Shqipërisë, Vilhalm  Vidit.
Se qeveria
e Vlorës me Ismail Qemalin kryetar kishte në programin e saj  çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare dhe
bashkimin e tyre në një shtet të vetëm kombëtar, pra,  krijimin e shtetit natyror, etnik  dhe 
gjeografik,  dëshmojnë  këto 
faktet  të  pakontestueshme:
1. Ismail
Qemali  i njoftoi autoritetet e shteteve
evropiane se Asamblea Kombëtare 
Shqiptare  kishte shpallur
pavarësinë e plotë të Shqipërisë natyrore dhe se kishte formuar qeverinë
provizore demokratike shqiptare të ngarkuar me detyrë për mbrojtjen e tërësisë
territoriale të atdheut shqiptar të rrezikuar prej sllavo-grekëve grabitqarë.
2.
Memorandumi i qeverisë shqiptare drejtuar më 23. dhjetor  1913  
Konferencës së Londrës  përmes
anëtarit të delegacionit shqiptar, Rasih 
Dinos nga Preveza, i cili më 2. janar 
po të atij viti ua paraqiti 
Ministrave  të Jashtëm të
Konferencës në fjalë. Në atë Memorandum, pos tjerash, thuhej:“Shqiptarët   kërkojnë 
pavarësinë e  plotë  të Shqipërisë 
me  kufijtë e saj historikë,
etnikë dhe gjeografikë. Populli shqiptar kurrë nuk do të  pranojë që të drejtat e tij të cenohen. Nuk
mund  të sigurohet  paqja 
në Ballkan   pa  njohjen 
e  Shqipërisë  së 
natyrshme.“.
3.
Shtojca e Memorandumit  të cekur, të
cilën  delegacioni shqiptar  e 
paraqiti  më 25, janar  1913 
në  Konferencën  e Londrës. Në 
të  figuronin  të 
dhënat  autentike
statistikore  që  argumentonin 
se  tokat  e 
kërkuara  ishin  të banuara 
me  shumicën  dërrmuese 
nga  shqiptarët  autoktonë.
4.
Protestat e delegacionit shqiptar, i 
përbër  prej  këtyre 
anëtarëve: Rasih Dino, Filip Noga dhe Mehmet Konica,  kundër 
vendimeve  antishqiptare  të 
Konferencës  së Londrës.
Posaçërisht  protesta  e  22.
marsit  1913  kur 
u  caktuan   kufijtë 
e Shqipërisë, sipas dëshirës së Fuqive të Mëdha evropiane dhe lakmisë së
sllavo-grekëve  ndaj  trojeve 
shqiptare .
5.
Deklarimi i  Ismail  Qemalit me rastin e dorëheqjes  së 
detyruar  nga  faktori 
i  jashtëm:“Përdora të gjitha
mjetet që të sigurohet tërësia territoriale e Shqipërisë,  por besimin që ma dha populli u detyrova t’ia
dorëzoja  Komisionit  Ndërkombëtar 
të Kontrollit. Ju them lamtumirë dhe lëshoj  në duart 
e zotit  fatin e atdheut dhe të
kombit“.
6. Lidhur
me shkarkimin e dhunshëm  të Ismail
Qemalit  nga  posti 
i  kryeministrit parësia e
Lushnjës shprehu indinjatën kësisoj: “Lajmi i hidhur i largimit nga kryesia e
qeverisë kombëtare  e një atdhetari  të madh , si 
shkëlqësia e juaj, që e flijoi jetën 
për shpëtimin dhe pavarësinë e Shqipërisë, u prit me keqardhje të thellë
nga ana e gjithë popullit“.
7. Përpos
faktorit të jashtëm, shteteve agresore fqinje, Shqipëria  asokohe 
rrezikohej  edhe prej
armiqëve  të  brendshëm..Më të theksuar ndër  ta 
kundër  qeverisë demokratike të
Vlorës , nergut  kundër  Ismail Qemalit,  kanë qenë: Esat  pashë Toptani, Mufit bej Libohova, Beqir
Grebena, Dervish Biçaku, Arif Hikmeti 
etj. Esat pashë Toptanin ( 1863-1920 ) 
si  tradhtar  i 
popullit   dhe  sherbtor 
i  huaj  e 
favorizonin   monarkitë  e 
shteteve ballkanike  fqinje,
sidomos  qarqet  zyrtare të Serbisë. Në prill të vitit
1913  ky 
bastard  bëri  marrëveshje të fshehtë me pushtuesit malazezë
dhe ua dorëzoi  qytetin e  Shkodrës.Gjeneralin turk, Riza Hasan  pashën, i 
cili  e  mbronte 
Shkodrën  me mish  e me shpirt, Esat pasha  një ditë e kishte ftuar në darkë dhe pas
buke, sejmeni i tij, Osman Bali, sipas marrëveshjes  paraprake, e vret në pusi. Këtë vrasje  besëpreri 
e  kishte  organizuar në 
bashkëpunim  me  konzullin malazez  të Shkodrës, Aleks Martinoviqin. Legata serbe
në Cetinjë të Malit të Zi, më 5 .maj 1913  njofton 
gëzueshëm  Beogradin  si 
vijon: “ Esat  pashë Toptani së
shpejti do të shpallet  princ i  Shqipërisë“. Ismail Qemali i kishte
ofruar  ofiqin e Ministrit  të Brendshëm në qeverinë e Vlorës, por
vegla  e Serbisë, Malit të Zi, Greqisë,
Italisë dhe Francës, jo vetëm që nuk e pranoi ofertën  e tillë, por edhe u ngrit kundër saj. Më 12.
shtator 1913  inspektori  i 
ish  policisë  së Manastirit, z. Tefik  Togo  i
dërgoi  letër  Ismail 
Qemalit me të cilën  e informoi:
“Esat  pashë Toptani  mendon 
të  shpallë  një qeveri 
tjetër nën  kryesinë e tij  me 
qendër në Durrës.“
I  njejti 
shtoi  se  kishin marrë 
hov  veprimet  e armiqve që synonin  vdekjen e Shqipërisë. Zaten  Esat 
pashë  Toptani me ndihmën e
serbëve vendosi  pushtetin  e tij separatist  me  seli në Durrës. Në qeverinë e Vilhelm Vidit,
të kryesuar nga Turhan pashë Përmeti (mars-shtator) 1914  Esat pasha 
ka  qenë Ministër i Brendshëm dhe
i Luftës. Në qershor të vitit 1915  me
marrëveshjen  e  Nishit 
që  pati me  Nikola 
Pashiqin  lejoi ushtrinë serbe
nën  komandën  e 
Milutin  Mishkoviqit  të kalonte kufirin shqiptar  për 
të  hyrë  në Elbasan , pastaj  edhe 
në Tiranë. Mjerisht,  për  fat 
të  keq,  edhe sot 
e  kësaj  dite 
ka Esata  prej  të cilëve 
është  duke  vuajtur 
populli  ngase ata  janë duke 
penguar zgjidhjen  e  drejtë dhe 
të  plotë  të 
çështjes  shqiptare. Eshtë
intenca  se  kryeministri 
shqiptar z. Sali Berisha  me
rastin e festimit  të 100 vjetorit  të 
pavarësisë së  Shqipërisë në
Vlorë  të 
paraqes  fotografitë e patriotëve
të shquar tok me të Ismail Qemali, si: fotografinë  e Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit, Fan  Nolit 
etj.dhe po ashtu edhe atë  të
Ahmet Zogut...
Skandal.
Sepse, Ahmet  Zogu  i 
kishte  premtuar Beogradit në
shenjë mirënjohjeje  për ndihmën që ia
kishte dhënë lidhur me kthimin dhe vendosjen e tij në krye të shtetit shqiptar
se do  t’i  likuidonte 
patriotët  më  të shquar shqiptarë. Dhe po ky Ahmet  Zog 
vrau  Luigj  Gurakuqin, krahun e djathtë të Ismail  Qemalit dhe të Fan S.Nolit, më 2.mars 1925 në
Bari të Italisë, Hasan  Prishtinën,  patriotin 
e  shekullit,  përmes 
agjentit   të  tij, Ibrahim Çelos  dhe  në
bashkëpunim me qeverinë serbomadhe, më 13. guaht  1933 
në Selanik  të Greqisë  e 
shumë  të  tjerë. Ndoshta është në plan edhe
fotografia  e Esat  pashë Toptanit të paraqitet  pranë 
fotografisë së Ismail Qemalit? Z. Sali 
Berisha  e  rehabilitoi Ahmet Zogun, të cilit i
ngriti  edhe  përmendore, i njejti  ka 
në  plan  të 
rehabilitojë  edhe  Esat 
pashë  Toptanin. Patriotët dhe
tradhtarët  duhet  të 
rradhiten  ndaras. Secilit  t’i caktohet 
vendi  sipas verprave të tyre. Ja
kush është duke mbajtur  timonin  e shtetit 
shqiptar, që krijimi i të cilit 
është rezultat i sakrificave të mëdha dhe gjakderdhjes me shekuj të
bijëve dhe të bijave më të çmuar të popullit shqiptar.
8.
Më  28. janar 1919  Ismail 
Qemali vdes  në  qytetin 
e  Perugjias  të 
Italisë. Dy ditë më pas, dmth. më 21. janar,  Mihal Grameno në gazetën „Koha“ shpehu  ngushëllimin e tij: “Mos qani dhe mos
vajtoni,  ju o male  dhe 
kodra   të  Shqipërisë 
se  plaku  i Shqipërisë 
rron  dhe  do 
të  rrojë  deri 
sa  të  ketë 
Shqipëria   shqiptarë“.
9. Meqë
se me aktin  e shpalljes së pavarësisë së
Shqipërisë,  për shkak të pengesave të
përmendura , nuk u krijua shteti etnik shqiptar, lufta  për 
çlirimin definitiv  të  tokave shqiptare  ende 
nën  okupim dhe bashkimin  e  tyre
me  Shqipërinë do të vazhdojë deri  në fitoren 
e  plotë.Të  gjithë 
shqiptarëve, me përjashtim të atyre që nuk e meritojnë fare,  kudo 
që  janë, ua urojmë nga zemra  festën e flamurit  dhe të pavarësisë.