E merkure, 01.05.2024, 07:39 PM (GMT+1)

Mendime

Selam Bajrami: Letra e dytë

E shtune, 03.11.2012, 12:12 PM


Letra e dytë

Basel,02.10.2012

I nderuar Ali të përshëndes nga Baseli dhe përmes kësaj shkrese dua t`i përshkruaj , përshtypjet e mia që fitova nga qëndrimi në vendlindje prej Datës 24.08.2012 deri më 29.10.2012. Do të vazhdoj me shkrim sepse kështu më duket ma e arsyshme që nga nëntori i 2010-tës kur t`a shruajta Letrën e parë dhe ia dhash një shoku të ngusht që të ta japë në dorë. Por, për shkak të pamundësisë që tët takojë, kishte kontaktuar Tinëzarin i cili e kishte mashtruar ia kishte marrë letrën dhe i kishte premtuar se do t`a japë ty. Por kjo nuk ka ndodhur dhe unë nuk e besoj, prandaj kam vendosë që këtë ta lëshojë përmes postës elektronike të BDI -së dhe pse jo edhe përmes Mediave Publike? Pa keqëkuptim Ali, nuk jam i hidhëruar pse më injorove dhe nuk ma hape Telefonin,as për ate që nuk gjete kohë të pimë një kafe bashkë edhe pse të shkruajta disa herë, të dërgova fjalë mbas Sekretarit të kabinetit “Gilipterit Bit Pazarit” dhe mbas Vezires të cilës i kërkojë falje me mija herë që e shqetësova. E fundit, rastësisht na u takuam në Përvjetorin e Beqës ,bile hëngrëm edhe darkë bashkë dhe më premtove se do të takohemi,por,kjo nuk ndodhi. Arsyetimet janë Oqean pa fund, kur mungon vullneti. Këtë e dinë edhe ata që zdinë kurgjë . Qëndrimi në vendlindje për mua ska qenë asnjëher Monoton,por kundrazi si gjithëmon dinamik dhe i këndshëm! U takova dhe u çmalla me shumë shokë bashkëveprimtarë,miqë dhe dashamirë dhe u çlodha për mrekulli! Me të gjithë që ndejta u kënaqa,biseduam gjërë e gjatë për të kaluar dhe të tashmen , 5 Javë kaluan shumë shpejt dhe në fund vrejta se nuk kanë mjaftuar. Fatkeqësisht më kishin mbet edhe shumë shokë dhe dashamirë pa pi kafe me ta,por, ju premtoj se herën tjetër kur të vi në vendlidje do t`ia fillojë me ata. Kalimthi nga largë dhe afër pashë edhe Hijena,Qenë mbeturinash,Sorra,Gjarpi, Gilisha politik, Patriotë me bateria dhe UDB - shë, por,si gjithëmon nuk më lanë asnjë përshtypje dhe nuk e humba asnjë minutë me ta. Nëse më rastiste t`u japë dorën dikund,menjëher i lajsha duarët me sapun dezinfektues. Ali për përshtypjet mbi situatën politike nuk mund tët shkruaj edhe të kisha ditë, sepse unë do t`a kisha shkarravit jashtë Kornizave së MO të cilat më duken aq të ngushta sa që sma merrë mendja se mund të kishte vend edhe Pleshti! Për Akrobacionet Politike që zhvilloheshin në Teatrin e Majmunave mbrenda Godinës së Juzhna Banovinës që i shiqojsha në RTV Makedonska ska nevojë, ma merrë mendja se i sheh edhe ti. Komentet i lexonë ti andej,ndërsa unë këndej kuptohet me pak vonesë. Ato i qendisin Analistë Politik të shkolluar,Fallgjurët Kalemxhi,Gazetarët në mesin e tyre edhe ndonjë Kodosh, këtu -aty edhe ndonjë Sorrë apo Patriot me Bateria, ndërsa nëpër Kafemuhabete, Barazanit i binjinë Gilishat Politik. Itelektualët kishin heshtë nga friga e ndëshkimit(Kujdes Hijenat). Gjat qëndrimit në vendlindje u takova dhe bisedova me shum bashkëveprimtar, si zakonisht bisedat fillonjën me shqetsime nga lajmet ditore vazhdonjën me anëkesa dhe përfundonjën me pyetje si të dilet ng a kjo situatë dhe më shqetsuese ishtje pytetja: çfar halli ka Aliu?Pse është kufizuar,u hikë takimeve, bisedimeve dhe konsulltimeve me shokët e veprimtarisë dhe në fund duke rikujtuar kërcnimin e Branko Cërvenkoskit se “ Aliun e madh do t`a bojë sa një Mizë” të gjithë shprehnin gatishmëri për ta mbrojtë Aliu e Madhë, nëse dinakëria dhe perfiditeti sllavo-ordodoks e ka futë në ndonjë Hipotekë të rëndë. Takova edhe zyrtarë të zhgënjyer nga obstrukcionet që u bëheshin nga pala slavo-ordodokse,por, edhe nga injoranca e Mullinxhiut dhe Gilipterit Bit Pazarit që kërkonjën ta dinë pse duan të takohen me ty. Kjo më ndodhi edhe personalisht me Gilipterin e BP që deshte pa tjetër ta dijë pse dua tët takoj dhe në fund i thash se merre m me bakëti dhe kam shum Dhi. Një ditë takova edhe një Luftëtar Lirie (Luftëtar Fronti në të dy U?K-jat) jo nga ata Komandantat e Qebabtores Destanit. Ishte revolltuar se ia kishte prish planin Stefan Fyle që kishte ardhë në FYROM dhe atë ditë kishte takim me ty.Kur e pyeta çfar pl ani ka pas? Më tha Zajasqe: Aaa, sot e vendosa të shkojë në Reçicë ti thy dyerët dhe të takohem me Komandantin se te shpija nuk du ti bojë bela. Mullinxhiun nuk e lusë ma se ma ka pru shpirtin ke hunët. Mbasi biseduam pak dhe i thash se edhe unë jamë shkaktarë që erdhi nga Prishtina në Zajaz dhe krijoji Familje dhe për këtë nuk ndjehem fajtorë por,kundrazi, krenar.Duke biseduar gjanë e gjatë, ka fundi u qetësua i bleu disa fletore dhe libra për Va jzat i hypëm veturës u këthymë në Zajaz e lash te Porta dhe duke u përshëndet iu mbushën syt me lot më përqafoi dhe mu drejtua: Selam boni të fala Aliut se këtu më ka natë e ditë sa herë që të ketë nevojë. Në vete mendova do t`ia përcjellë të falat, nëse ma mundëson takimin Gilipteri BP. Një ditë shkova në Premkë,shkonte Bajrami me kamionin i thashë se do të vite edhe unë se nuk kam qenë asnjëher në Premkë dhe kam ndëgjuar se për her të parë kanë bo Xhami dhe në Minare kanë vizatuar Flamurin Kombëtar.Kaluam nga Kolibarët,Cërvica,Garana e Shytova dhe mbërrimë në Premkë.Gjat gjthë rrugës vrejta shtëpija të bukura me oborre të rregulluara që mundeshnje t`i krahasojshë me Villat e fshatrave rreth Liqenit Zürichut, por, për dallim këto ishin të mbyllur a me roleta të lëshuara dhe u mungonte edhe Liqeni. Nga Premka si në pllëmbë të dorës dukeshte edhe Kombinati i Osllomesë, Fusha e bome Puzder dhe një gropë e madhe e mbushur me ujë, Bajrami më tha që përveç Fekalieve ka edhe Peshqë.Në vete mendova ja edhe Liqeni qysh donë ma tepër!? Të nesërmen rastësisht takova Cakun,bashkë me do shokë pimë nga një kafe, biseduam për Kërçovën(temën aktuale të kafemuhabeteve) dhe në fund e luta Cakun të më sqarojë pak rreth Kombinatit të Osllomesë që Maqedontë e shfytëzojnë,ndërsa Shqiptarët thithin tymin që u tha Nexhatiu se është Ar(halltan),kurse Hienat dhe Qentë endacakë këndojnë dhe kërcejnë vallen “DAJ DIRI DAJ HOPA”. Caku është djalë shum pragmatik,analist i thuktë dhe është zyrtarë i lartë në komunën e Osllomes. Me pak fjalë më sqaroi se Kombinati do ta marrë edhe pjesën e mbetur të fushës së Aranjelli,Popojanit,Jagollit dhe fshatrave tjerë dhe se në 20 Vitet e ardhëshme do të formohen gropa të reja.Në vete mendova,demek, Liqene me Peshk nga i cili do të mbijetojnë shqiptarët e shkretë. Kur e thjeshtova edhe pak më dulë se ” KOMBINATI QENKA XHELATI” që do t`i zhdukë fshatrat shqiptare,Villat do t`i stolisë tymi Halltan i Nexhatiut që tash e menaxhon Abdulaqimi,ndërsa vallja “DAJ DIRI DAJ HOPA” do të zgjërohet edhe ma shumë.Përshpërita: He Mrekulli e Mrekulli e pa fund! Një ditë duke shiquar lajmet në Makedonska RTV mbas insertit të Teatrit të Majmunave dhe Plakave të Granitit të gëdhendura Letra e Dytëpër mrekulli që i kishte montuar Izeti në shkollat e riemruara të ?airit (Getos shkupit) dulën disa fëmijë duke bërtit: DUAM SHKOLLË!DUAM SHKOLLË! më hiku mendja keqë dhe se di pse mu dukën ata fëmijë dhe ajo skenë, si na kur bërtitnim në vitin1969 para komunës Kërçovës. Auu ku paskeshim mbetë?! Në heshtje disa pyetje ia bona vetes: Mos vallë, na kemi SHLLAJFIT NË VEND 43 VJET? Mu kujtua ai Deputeti që i shkundëte disa libra në foltoren e Sobranies së FYROM-it te Godina e Juzhna Banovinës. Po Kryengritja 2001 pse u bo? Për të kërkuar Shkollë nga Ni-kolac-i dhe Kra-levët? Nuk gjeta përgjigje dhe arsyetim!(mu duk kocë i madhë). Heshta! Po ti i thash vetes, çka llomotitnje më 2001-ën, nëpër Xhamija, Klube, Tubime e Takime andej ka Gjermanija,Austria, Zvicra e ka mos nëpër Europë , he ta bofsha e ta këthefsha unë ty! (marrje zotit, ishalla nuk më ka ndëgjuar Ajo Rahmetlija). M`u kujtua El Hajati i ndjer, Imami i Xhamisë së Hamburgut, kur iu drejtua Xhematit mbas fjalimit tim dhe të Muhamet Ibrahimi t nga Tetova. Xhemat prej sot, nuk dua të ndëgjoj se ,nuk kemi,nuk mundemi dhe nuk dimë! Prej sot,dua të ndëgjojë se: Kemi, Mundemi dhe Dimë! E pyta veten se po të ishte gjallë,si do ti përgjigjesha kur ti shihte këta fëmijë në mest të Shkupit ,duke bërtit Duam Shkollë! Kur të më pyetëte: Ku mbetën Premtimet dhe fjalët? Pa përgjigje! Hapu tokë të hy mbrenda! Nejse u qetësova dhe e gjeta fajtorin.KORNIZA ! Që sharraxhit ia kanë shkurtuar brinjët! Po, po, ajo thash e ka fajin që ska vend as për Pleshtin e dikush donë të fusë aty Lirinë e një Populli që për Liri dhe Barazi, nuk dinë të gjunjëzohet dhe ndalet. Ah Kornizën e nënës thash që donë t`ua rrethojshë dhe ngushtësojshë Lirinë Shqiptarëve si Vatha Dhenëve! Populli shqiptarë që jeton në trojet e veta stërgjyshore në FYROM, nuk është tufë dhenshë as dhithë o të m jerë! Hienat,gjarpinjët dhe sorrat do të përfundojnë aty ku e kanë vendin te Humnera e tyre! Ata që bërtisin Duam Shkollë nuk i ndalë as Atomi e jo Korniza e një grusht Melezësh që para dite bohen Antikë,ndërsa, mbas dite kur ngopen me Raki bohen Sllavë (kuptohet, nuk mendova për Vazalët,Tenderomanët,Hienat,Gjarpinjët dhe Sorratë,ndërsa, Qentë e M….., këtu nuk kanë vend). Pa pritmas më hiku mendja se korniza është gjë e vdekur,ate e bonë njeriu, për shembull për të venduar një fotografi,por, edh e Vatha është një Kornizë për të mëshel dhentë, ndërsa kjo është një Kornizë Juridike që unë skam haberë. Hajde hajli koft thash dhe mendova Kosovarqe, Konka dhi me të toanat. Pa dasht më shkoj mendja te Dr. Prof. Shenasi Rama që kam pas nderin disa herë të bisedoj në telefon gjat vitit 2001, kur bëheshte fjalë për Memorandumin. Ai kërkonte një skelet që t`a mishërojë dhe përshtasë,por, unë i shkreti skisha kurgja, veç Pleshta e Morra nga Prizreni, mirëpo ai e kuptoi, nuk është rastësisht Akademik i Shkencave Politike në New York dhe më tha: Selam unë e shkruaj vet edhe Shqip edhe Anglisht sepse është Profesioni jem dhe e kam Obligim Kombëtar,por, a i kam duarët e lira? I thash po( në hava), SHP dhe Ali Ahmeti ua caktojnë juve këtë detyrë. Dhe Profesori i nderuar, e kreu Oligimin Kombëtar,ashtu si ka hije. Po këto Kornizaxhitë, a thua, e kanë pas Profesion dhe a e kanë ndje si Obligim Kombëtar ?! Mos kanë qenë nga ata Juristët që e kanë shitë Prapanicën te Gligorovi,Klusevi e drejqi i mallkuar që nga sh përgjanjët?! Këto punë dhe mendime mu dukën të thella të pa kapëshme, u lodha dhe më kishte marrë gjumi. Të nesermen vendosa që mos shohë Lajme dhe mos lexojë Gazeta, vendosa të shkojë në Qytet dhe do të bisedoj vetëm kafemuhabetin e Kërçovës, sepse më gjërë nuk i kapte Rradakja jeme. Dhe ashtu veprova, shkova te Ambëltorja Rinia porosita një kafe dhe krisi kafemuhabeti,ndërkohë mbetëm vetë me një veprimtarë të devotshëm të Kërçovës dhe aty pari kaloi një njeri si shumë të tjerë na përshëndeti dhe pak i shqetësuar, ndërr oi nja dy fjalë me bashkë biseduesin tim për një far Diplome. E pyeta shoqin për çka bëhej fjalë dhe më sqaroi se ia ka lanë një porosi dikush nga UT se mbrenda 10 ditëve do ta marrë Diplomën. Pyeta, po pse çka ka ndodhë në UT. Mu përgjigjë, mos pyetë,është krijuar një kaos me Diplomat. Po pse? Rektori nuk ka pasë të drejtë nënshkrimi për shkak një kontesti gjygjsor. Për sa kohë bëhet fjalë? Për 3-4 gjenerata më tha, dmth më së paku, 3000-4000 Student që kanë krye Studimet dhe skanë mundë t`i marrinë Diplomat se Rektori paska përmjerrë strembët? Po më tha. Au thash bre Selam, ma mirë të kishe lexuar Gazeta se e ndëgjove këtë lajm. Po kjo është një Ushtri e tërë e revolltume dhe po t`ia mësynë edhe Bistrën e bonë rrafsh. U këtheva në katund dhe vendosa t`i bojë lanet edhe kafemuhabetet e Kërçovës. Më pat thënë njëher moti nji çarrapan se UT-në e kanë zaptuar Hienat dhe e kanë shëndru në KIOSK, ku shiten Provimet dhe Diplomat si te Trafike Zudiut cigaret, por, nuk deshta t`i besojë. Nejse edhe kjo ditë kaloi, Valixhja ishte mbushë me muhabe t. Të martën javën e vundit të pushimit kishim caktuar një takim me Emrush Xhemailin alias Muhametin. U takuam te R. Bossi në Tetovë,ai erdhi me Shefitin dhe Hajvazin,pimë nga një ujë dhe mbas disa minutash, Shefiti me Hajvazin shkuan sepse kishin disa takime,ndërsa na vendosëm ta shfrytëzojmë rastin dhe të çmallemi duke biseduar, mbasi Muhameti kishte kohë deri në Ora 13.00. Siç dinë Muhameti hobin e kishte shëndruar në profesion dhe ligjëronte të Martave në UT, Pikturën. Biseduam gjërë e gjatë për të kaluarën dhe të tashmen dhe si gjithmon Muhameti i zgjutë edhe me përvojën e Deputetit në Parlamentin e Umnikistanit, katrahurës së tashme i kishte gjetë një zgjidhje. Më tha ,Selam na nuk jemi pregatit për këtë situatën e sotëshme,na vepronjëm dhe punonjëm për të lanë Amanet,ndërkohë,rrethanat ndryshuan u bo si u bo dhe në këtë situatë na smund t ë gjindemi. Unë bona përvojën e Deputetit,isha edhe nëpër Komisione të ndryshme dhe e pashë se smundem. Ka shumë kufizime (Korniza) që na nuk mund t`i aktceptojmë.Prandaj, vendosa të punojë si profesor dhe të shijojë vitet e pleqnisë. Ndërsa, ti shko në Zvicër puno deri në penzion dhe shijo vitet e pleqnisë. U pajtova plotësisht, i hypëm veturës e lash para godinës së UT-së, u përshëndetëm, ai vazhdoi në këmbë drejt Godinës së UT-së,ndërsa unë i hudha një vështrim Përmendores së Atij Rahmetliut që ra duke mbrojtur Tempullin e Diturisë. Desha t`i thomë diçka ,por, zdinje çka! Mendova në vete, ishalla nuk ka ndëgjuar për Rektorin Shtrembër Përmjerrës dhe Hienat! Nejse, e mora veten dhe vazhdova, duke kaluar pranë Selisë së BDI-së,mendova të ndalem e të takojë ndonjë shoq e të çmallem pak, mbasi e ndjej veten hisetarë,por, më hiku mendja se edhe këtë e kanë zaptuarë Komandantët Qebabxhi,Gilipterat dhe Mullinxhit dhe i thash vetes,hikë në shtëpi he ta vajtofsha nanën me gra Zajazi! Kësaj here isha ma i kujdesësh ëm, nuk u marrova! Valixhja u mbushë,mjaft e ka se do t`a tekalojë peshën e lejuar dhe do të më nxjerrin probleme në Aeroportin e Aleksandr Velikit. (po,pse Veliki?pse serbisht?Maqedonisht duhet të jetë Golem, hmm). Si shumë gurbetçarëve edhe mua më ka mbet një huj para se këthehem , të shkojë te Berberi .E thash ,sot do të shkojë te Berber Agimi edhe të nënqethem edhe të bojë pak muhabet se e kamë mikë të vjetër dhe është muhabetqi i qetë. Më tjetër vend nuk shkojë! Sepse ku shkojë ngatrrohem. U përshëndetëm, u pyetëm për shëndet,punë e familje dhe u ula. Në vazhdim të muhabetit e pyeta për Djalin, a ka Diplomua dhe a është punësuar. Po tha , ka diplomuar ndërsa, punë nuk ka. E vrejta në pasqyrë si u pre në fytyrë dhe ja fillojë të më tregojë, për përpjekjet që kishte bërë për punësimin e djalit. Ka dy vjet që nuk kamë lanë njeri pa lutë dhe në fund kurgja. Të gjithë më premtuan, por, në fund kurgja edhe pse Djali i plotëson të gj itha kushtet dhe është Ing. i Komunikacionit, e kotë! Në konkursin e fundit për Policë edhe aty konkuroi dhe më erdhë një Aktivist Partije më tha se unë ta punësoj ty Djalin,por, çmimi është 5000€. Shumë bre burrë, nuk kamë i thashë. Ee si të duash, se unë jamë Aktivist Partie e unë rri në ballë nëpër Protesta e Tubime! E luta t`ia japë mbasi të punsohet djali e të marrë një Kredi . Jo tha në dorë para punësimit. Se kam mundësinë i thash dhe iku! Au bre Selam zeza! mendova, ku shkonë veç ngatrrohesh! Prej shiut në breshën! U mundova pak ta qetësojë , duke i treguar për rastin e Vajsës sime, se edhe Ajo erdhi nga Zvicra, kreu fakulltetin dhe në një Aktion të Qeverisë për punsimin e studentëve që kanë kryer me Notën mbi 9-të e thirën në bisedime i premtuan se do t`a punësojnë në drejtimin që ka krye, vendosi t`a lëshojë Zvicrën dhe në fund e kishin drejtua ke Sociallna dhe mu drejtua: Babi çka është kjo Sociallna? I thashë Socialamt!(Gjermanisht). Po unë kamë studjuar Gjermanishten dhe nuk kamë haberë prej Sociallnës, si janë këto njerzë me mentë? Ashtu e zhgënjyme tha , unë këtheh em në Zvicër! Dhe ashtu ndodhi, u këthy andej dhe punonë si Mësuese e Gjermanishtes. I themë Agimit mos u mërzit se edhe unë u turpënova, para Vajsës që e kisha edukuar, se një ditë do të këthehemi në vendlindje, do të mësojnë e krijojnë pa u nënshtruar e nënçmuar,por, ja si më ndodhi! (Në atë kohë nuk e kisha mësuar ende LAJT MOTIVIN E JETËS që ma mësoi Muhameti “HYPI AVIONIT SHKO NË ZVICËR,PUNO DERI NË PENZION,SHIJO PLEQNINË DHE PRITË VDEKJEN” Vorret janë këtu, përjashta nuk të lejmë ose NËNSHTROVU HIENAVE DHE QENVE ENDACAKË! Kuptohet këtë nuk ja thashë Agimit,se do të më ndëgjojë ndonjë gurbetçarë dhe do dëshprohet). Një Plak që pritëte në rend dhe na ndëgjonte me vëmendje, tha Agim ndëgjo Xhakën! e ke ndëgju ti atë kangën VINË VAPORRAT RRETHIT DETIT? Po tha Agimi, eh ka fundi ka nja dy fjalë tha,ISHALLA VJEN NEJ DEVËR TJETËR. Qeshëm të gjithë, u qetësu edhe Agimi. Eh ,përvojë e përvojë jete mendova, unë i shkreti përpak desh i theva Dhëmbët e Dr. Mexhaitit, tuj u mundu ta qetësojë Agimin, Plaku me dy fjalë e qetësoi, RrAK CAK, luje derën ti, në mo ke punë. Shyqyr o zot thash, që kjo është dita e parafundit se të premten nuk lëvizë as nga oborri shtëpisë. Të premten, mbas kafes mëngjesit u vesha me tesha pune dhe fillova t`i presë ferrat dhe hithnat rreth shtëpisë t`i ujis edhe disa pemë mos thajnë dhe ta pastrojë pak oborrin. Mendova, helbete, shpirt bajmë,bile të thonë Xhemati,” Aii i shkreti shpejt pask a qenë te shtëpija”! thash mos duket si e shkretë. Punova gjithë ditën dhe ka mbramja mu paraqit Daja i Arbërisë (Fazli Veliu) dhe më tha se ma vonë mund të shkojë ta shohë Hallën që ishte shumë e smundë që nga ndikimi i barnave dhe smundja e rëndë rrinte ma shumë në gjumë. U nisa menjëher ashtu me teshat e punës,por, Hallën prapë e kishte marrë gjumi dhe vendosëm me Dajën të rrimë pak të bisedojmë e çmallemi se edhe ai ishte vetë. I tregova Dajës ka kam hecë dhe se kam takuar shumë shokë e dashamirë dhe jamë çlodhë për mrekulli. Neser në mëngjes i thash këthehem në Zvicër, me një Leit Motiv të Rij,por,cili është si tregova. Daja si gjithëmon,i hollë, i kujdësëshëm dhe shpresëdhënës e kapi Mesazhin dhe filloi të më këshillojë. Biseduam gjërë e gjatë për shumë çka.Ka fundi ra muhabeti dhe i thashë se kam ndëgjuar se Bexhet Lepri, paska qenë te Aliu kur i ka qethë Dhentë. Daja u pre në fytyrë u zbeh dhe e lëkundi kryet. O Dajo mos u mërzit, mund të ketë shkuar pa thirë, i thash, si Zorjaj Milincës, e mban mend kur vinte me lugën e drunit në brezë, për të hangër kulloshtër! Qeshëm të dy dhe vazhduam muhabetin. Mirëpo, emocionet nga njëher e bojnë të veten edhe te njerzit e mëdhej si Daja dhe gjat bisedës mu drejtua: A e di ti bre Sel am, se këtu në këtë kauç dhe para meje Nëna ime, ja përgjërua dhe i ka bo bije Hallë Humës që ti lutet Aliut për një vend pune pë r Afrimin dhe Nusen,të mos na hikin në Gurbet,por, të mbesin këtu e t`i bohen krah Manit se e ka jetim! Heshta! Fillojë dhoma të më rrotullohet dhe për një moment nuk dinje me kë dhe ku jamë. Në heshtje përshpërita AU;AU;AU! Mbas pak prapë mu drejtua,po a e dinë bre Selam se mua, m`është ulë Djali përballë dhe më ka thanë: O Babë a je ti ai,Baba im,Fazli Veliu i madhë që u Prinëte Demostratave me dhjetra mija demonstruesë gjithë andej Europës, çka u bo me ty që të kanë lanë kështu dhe çka donë të bojë unë për TY?! Eu! bëra pa dasht,mendova mjaft e ka, se smundem as të ndëgjojë e as të kuptojë më, kurgjë. Dhe mbas disa sekondash, nga friga mos ndëgjojë edhe diçka ma të tmerrshëme,kërkova rusat! Më përcolli deri te vetura më tha edhe disa fjalë të më qetsojë dhe trimërojë, sepse e vrejti se jamë i shokuar, u përqafuam, më uroi rrugë të mbarë dhe u ndamë me Mirë u pafshim! Ashtu i shokuar u këtheva në shtëpi dhe nuk e mbylla syrin, në mëngjes u nisa për në Shkup i hypa Aeroplanit, vazhdimisht i shokuar dhe më shkoi mendja te Leit Motivi i Rij, pse unë smund ta pranojë? Ndoshta,unë smund ta pranojë se jamë kokë gurë, malësorë i pa shkolluar dhe nuk di të rezonojë! Por, jamë i bindur Ali Ahmeti, se këtë Leit Motiv jete, nuk e ka pranuar dhe nuk do t`a pranojë asnjë Shqiptarë, që nga skamja,jo perspektiva dhe represioni, detyrohet t`ia këthejë shpinën Atëdheut! Ky Leit Motiv jete, që u imponohet Shqiptarëve e ka burimin te Elaboratet Famëkëqi të ?uprilloviqëve dhe Andriqve të gatuar nëpër kuzhinat e Beogradit,Shkupit dhe Podgoricës, që sot, fatëkeqësisht, e vazhdojnë, një grushtë Melezësh pa soj e sorrollop me ish Udbashët dhe Hienatë që kanë hypë mbi Platformën e Anijes Shulas-lundruese, Kapiten i së cilës je ti, Ali Ahmeti! Ndërkaq,duke të uruar shëndet dhe këthjellësi në katin e epërm, të përshëndes! Ndërsa, unë do të vazhdojë atë punën e Amanetit se nuk mund të tjetërsohem në pleqni! PS.Nëse se ke pranuar letrën e parë më lësho një SMS ,që t`a dërgoj përmes E-mail-it,të premtojë se do të paraqitem prapë, mbasi të kemë mbaruar me Tinëzarin alias, Gospodin “Mamën” e Jovos! Basel,

27.10.2012 Selam Bajrami



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora