Mendime
Dedë Preqi: Kosovën e vizituan dy zonja t'mëdhaja
E premte, 02.11.2012, 08:19 PM
KOSOVËN E
VIZITUAN DY ZONJA
T’MËDHAJA TË POLITIKËS, NJËRA EVROPIANE, TJETRA E AMERIKËS
Nga Dedë Preqi
Konsiderojmë
se vizita e Sekretarës së SHBA-ve,zonjës Hillari Klinton e shoqëruar nga shefja
për politikë të jashtme e BE-së,baronesha
Ketherine Ashton, në Kosovë dhe rajon, paraqet një test politik dhe juridik të këtyre vendeve, që
kanë për qëllim angazhimin dhe
respektimin e të drejtave njerëzore dhe lirinë qytetare, në përputhje me
dispozitat kushtetuese dhe konventat
ndërkombëtare.
Është
meritor vizita e sekretarës Klinton dhe baroneshës Ashton në Kosovë, edhe
pse Amerika dhe udhëqësit e mëdhenj të
politikës amerikane e kanë përcjellur
gjithnjë zhvillimin e Kosovës, të
cilët janë dëshmuar në vazhdimësi me përkrahjen e tyre.
Vizita e
këtyre dy grave të fuqishme të
politikës, njëra e Evropës , tjetra e Amerikës,
është një vizitë shumë e rrallë që i është bërë ndonjëherë Kosovës dhe
rajonit, të cilat përveq tjerash kanë për qëllim ti përcjellin mesazhet e
tyre,sidomos Serbisë dhe Kosovës, se përmes bllokadash dhe konfliktesh, asnjë
shoqëri dhe as një shtet nuk mund të
zhvillohet dhe integrohet .
Për të
jetësuar mesazhin e kësaj vizite, fokusi i arkitekturës së re dhe të
qëndrueshme politike, qëndron në
marrëdhëniet e krijuara në mes këtyre dy vendeve, si dhe integrimin e tyre në
BE.
Të bindur
në këtë realitet, mesazhi i kësaj politike aspiron që përmes dialogut të arrijë
pikën qëllimit, por ajo që ka dëshmuar deri sot politika serbe,nuk ka mundur të
realizohet një gjë e tillë, sepse bisedimet dhe negociatat e mëhershme në mes palës serbe dhe asaj kosovare ,nuk
ishin gjë tjetër,vetëm të përçudshme dhe shterpësore, atëherë, a ishte e njëjta
palë dhe të njëjtit njerëz që biseduan më herët me Kosovën, apo ndoshta ka
ndryshuar situata politike e
strategjike, sepse tani Serbisë,ia qepi dikush mëngët e gjata…
Kosova
dhe shteti i saj nuk është kundër asnjë
populli, apo shteti e rajoni, por është
kundër atij vendi ,që cënon dhe përzihet në politkat e brendshme të
shtetit të saj, sikur që nuk do të pranonte asnjë shtet tjetër në botë,që të
cënojë sovranitetin e atij vendi.
Evopa i
ka besuar shumë Serbisë mbi qështjen e Kosovës, mirëpo e vërteta e
saj doli në shesh, sepse politika e tillë ende ecën tutje dhe në marrëzinë e
saj , e cila fare nuk i ka ndërruar
doktrinat me maska e herë pa maska kundër shqiptarëve, duke promovuar
vetëm fatkeqësi ndaj këtij vendi dhe populli.
Prandaj,
premisa e parë e një përfundimi të një marrëveshje në mes të këtyre dy
vendeve dhe stabilizimi i rajonit, mund
të bëhët vetëm kur Evropa dhe SHBA-të, do
t‘a ulin Serbinë në një rrafsh
politik dhe diciplinor, duke ia caktuar vetëm disa rrugë të shkurtëra, dhe jo
ti mprehën brinat, sikur që iu mprehën
deri sot …
Vizita e
zonjës Klinton dhe baroneshës Ashton nuk paraqet ndonjë vizitë të thjeshtë, që
nënkupton një vizitë rasti, por vizita e tyre është shumë domëthënëse për të
dyja vendet, njëherit dhe një vërejtje që i bëhët Beogradit, që të respektohen
marrëveshjet e negociatave të kaluara me
Kosovën.
Kjo
vizitë, ndër vizitat e rralla dhe historike për Kosovën dhe më gjerë,ka të bëjë
me një mesazh të qartë për Beogradin dhe Prishtinën, që proqeset integruese dhe
demokratike të këtyre dy vendeve të vazhdojnë, njëherit kërkohet nga Beogradi ,
marrëdhënie të qëndrueshme me Kosovën .
Me gjithë
dhunën parmanente dhe politikën antishqiptare që e ndoqi Serbia, ka ardhur koha
sot,apo kurrë , dhe momenti që ky vend të lirohet njëherë e përgjithmonë
nga kjo „atobarrë“ dhe poshtërim e ç‘menduri njerëzore, dhe gjithë bota
demokratike Evropiane e Ndërkombëtare, i ka drejtuar sytë nga këto dy vende,
sepse angazhimi i tyre në këto proqese ka zgjatur aq shumë, sa që e ka kaluar kohën e duhur.
Është
përsëritur disa herë se,ata të cilët e pushtuan Kosovën, ata e shkruan edhe historinë e saj sikur deshtën
vetë, por nuk mund të pajtohemi se historia që krijohet me dhunë dhe
paragjykime, të jetë histori e vërtetë, sepse shkenca historiografike e ka të
qartë atë se çka është shkencë dhe çka është rutinë ditore.
Prandaj,
mund të thëmi lirisht se historiografia serbe nuk e ka lehtë sot dhe ka frikë
nga ballafaqimi i argumenteve për historiografinë e shqiptarëve dhe Kosovës,
sepse historianët shqiptarë dhe shumë historianë tjerë botërorë kanë treguar
pjekuri shkencore për të nxjerrë në
dritë historiografinë shqiptare, që nga antika e deri në ditët tona.
Nuk ka
variantë më të qartë se mesazhi i
këtyre dy grave politikane, që
përfaqësojnë fuqinë më të madhe politike dhe demokratike në botë, që Serbia dhe
Kosova të dialogojnë për qështjet më rëndësi jetike dhe politike, në
përmirësimin e marrëdhënieve në mes palëve, si dhe integrimi i tyre në Evropë,
sepse kjo është rruga e vetme e këtyre
dy vendeve, duke mos predentuar në asnjë mënyrë cenimin e kufinjve ekzistues.
Besojmë
se zëri i këtyre dy zonjave që përfaqësojnë Amerikën dhe Evropën, tingëllon
ëmbël e thartë ,sidomos për
Beogradin, ndoshta është
zëri më i thjeshtë në kuptimin e fjalës,
apo është zëri më kumbues në
kuptimin e politikës ,sepse mesazhët e tyre kanë elementet e nevojshme për një
sukses të demokracisë dhe për të ardhmën
e këtyre dy vendeve.
Procesi i
bisedimëve për palën kosovare nuk është aq i lehtë që të negocioj me Serbinë,
sepse dihet se çka veproi ky vend ndaj
popullit shqiptarë dhe ç’farë është sot, por
nëse heshtet për problemet tona ,dikush tjetër nuk do të interesohet ,
apo ti kushtojë vëmendje qështjeve të pazgjedhura kosovare, prandaj dialogu
që hapet, apo vazhdon në mes dy
palëve në mbikqyrjen e Ndërkombëtareve, sa do pak do të ndihmojë në zbutjen e disa qështjeve më rëndësi për
Kosovën, të cilat nuk janë të pakta.
Dikush
mund ta quaj iluzion bindjen apo respektimin e marrëveshjeve në mes Serbisë dhe Republikës së Kosovës, nuk është
edhe e çuditshme, sepse Serbia dhe
udhëheqja e saj radikale kurrënjëherë nuk ka qenë pjesë e proqeseve që
garantojnë politikat e tilla, por kur kësaj i shtohet fakti se promblemi nuk është vetëm i këtyre dy palëve shqiptare
dhe serbe, por problemi është edhe më i gjërë e historik , sepse i takon edhe
palës Evropiane e Ndërkombëtare, pa të cilët
Serbia, por edhe shtetët tjera nuk mund të qëndrojnë ndaras, apo të
veprojnë pa ndihmën e tyre.