E merkure, 01.05.2024, 04:35 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Formimi i Komitetit Demokratik

E shtune, 03.11.2012, 12:42 PM


ENKAS PËR GAZETËN KOMBËTARE“BOTA SOT“ DHE“ ZEMRËN SHQIPTARE“

Pjesa I

SHFLETOJMË HISTORINË

FORMIMI I KOMITETIT NACIONAL DEMOKRATIK SHQIPTAR NË SHIPASHNICË TË EPËRME KOMUNA E DARDANËS.

Përgatiti: Ramiz DËRMAKU

Marrë nga Monografia “ DËRMAKU“

U kamë thënë pjesëmarrësve se duhet të formohet një organizat jo balliste por,“Nacional Demokratike Shqiptare“. Kishte thënë patrioti, atdhetari, intelektuali dhe nacionalisti Gjon Serreqi

Biografia e atdhetarit , patriotit e nacionalistit Gjon Serreqi.

Gjon (Gjergj) Serreqi u lind më 11 shkurt 1920 në Ferizaj.Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen-gjimnazin , në Prizren, në vitin shkolor 1939-40.Fakultetin Filozofik e regjistroi në Univerzitetin e Zagrebit, në vitin shkollor 1940-41. Në Zagreb qëndroi deri në shkurt 1941. Në prill të vitit 1941, Gjon Serreqi studimet do ti vazhdojë në qytetin PIZA të Italisë. Pas 6 muajsh, ai u largua nga Piza e shkoi në FIRENCE të Italisë, dhe do të regjistrohet pranë Univerizitetit të qytetit. Këtu Gjoni studioi deri në gushtin e vitit 1943, pra thënë shkurt deri me kapitulimin e Italisë fashiste. Në shtator të vitit 1943, Gjon Serreqi u kthye në vendlindje Babush të Ferizajt dhe aty do të emrohet kryetar i komunës. Në majin e vitit 1944 ai u arrestua nga policia Gjermane SS. Në fillim Gjon Serreqin e dërguan në kampin fashist në Prishtinë, ndersa nga qershori i këtij viti, së bashku me një numër të burgosurish të

tjerë u deportua në kampin fashist“K-16“ në Vjenë. Në këtë kamp Gjoni, qëndroi deri në Janar të vitit 1945, e nga kjo kohë u transferua në kampe të ndryshme fashiste në kufirin austro-hungarez. Në fund ate e dërguan në kampin fashist të Gracit. Gjon Serreqi u lirua nga burgu-nga forcat antifashiste në qershorin e vitit 1945. Kthehet në Kosovë dhe emrohet arsimtar pranë Gjimnazit të Prishtinës,dhe aty do të punojë deri më 27 prill të vitit 1946, deri sa u arratis në malet e Drenicës, në Shtabin nr. 2, të cilin e udhëheqte Ajet Gërguri (39).

Veprimtaria e Gjon Serreqit në Organizatën e të rinjvëve Nacional Demokratik Shqiptar ( në vazhdim NDSH-ja) në Gjimnazin e Prishtinës, tetor 1945- prill 1946

Autori i këtyre rreshtave ishte nxënës i Gjimnazit të Prishtinës që nga viti 1943. Në fillim si nxënës,u kyqë në organizatën e Ballit Kombëtar,në grupin që e udhëhiqte Durmish Rizvanolli, tani kimist në Gjakovë. Nga viti 1945 ai hyri në organizatën e nxënësve të Gjimnazit që vepronin kundër pushtetit komunist jugosllav. Në fillim në këtë organizat –grup dallohej nxxënësi i kl-V-të Ali Bajrami (Haskaj) nga Rohoveci. Në këtë grup më vonë do të kyqen Lazër Josipi, Xhahit Gafurri, Hamdi Mustafa, Spahiu, Nazif Zymberi-Bogujevci, Sefedin Shabani, etj. Në mesin e tyre ishte edhe autori i monografisë DERMAKU pra Ismet Dërmaku. Ky grup vepronte sipas platformës së Ballit Kombëtar, ishte i organizuar edhe para se të vinte Gjon SEREQI arsimtar në Gjimnazin e Prishtinës. Personalishtnë mua ndikoi që të përcaktohesha për Ballin Kombëtar.

(39) Sipas deklaratës së Osman Abazit, dhënë në burgun e hetuesisë me 4 mars 1947 në Prishtinë. Proqesverbali është përkthyer në gjuhën shqipe dhe është botuar në librin :Prof.Dr.Ismet Dërmaku,Gjon Serreqi, dhe NDSH-ja(Dokumente Arkivore) f. 145 ( Në vazhdim I. Dërmaku ; Gjon Serreqi dhe NDSH-ja) Profesor Luan Gashi, në kohën derisa ishim të shtrirë në spitalin e Prishtinës, në Janar të vitit 1944. Me ne aty ishte edhe Abdurrahman Shala, më vonë aktor.Luan Gashi ishte i biri i Ahmet Gashit,drejtor i Shkollës Normale“Sami Frashëri“të Prishtinës në vitin shkollor 1943-44. Ishte e njohur se Luan Gashi, së bashku me Adem Selim Gllavicën, Hysen Tërpezën etj, organizuan sulmin e luftëtarëve shqiptarë kundër pushtetit jugosllav në Ferizaj, më 2 dhjetor 1944. Njiherit Luan Gashi i takonte grupit të patriotëve shqiptarë që organizuan atentatin kundër Milladin Popoviqit , e që e realizoi patrioti Haki TAHA, me 13 mars 1945, në P

rishtinë.

Gjon Sereqi faktikisht hyri në Organizatën e të rinjëve të Gjimnazit të Prishtinës në tetorin e vitit 1945, dhe më vonë do të zgjidhet udhëheqës i kësaj organizate deri kur u arratis më 27 prill të 1946. Përkitazi me inkuadrimin e tij në organizatën e të rinjëve,Gjon Sereqi në deklaratën e tij thotë;“Në qershor të vitit (1945) jam emëruar profesor i Gjimnazit Shqiptar në Prishtinë, dhe që në atë kohë u njoha me Prof. Sylejman Aliun (Drini), i cili, sipas informimit tim , kishte qenë i dënuar nga gjygji për shkak të veprimtarisë së tij kundër popullit punonjës. Për herë të parë ai (S.Aliu) filloi të më fliste për organizatën Nacional Demokratike Shqiptare, duke më spjeguar qëllimet e saj. Ai i thoshte Prof:DR. Ismet Dërmakut se kjo organizatë angazhohej për demokraci, siq ishte ajo në Angli e në Amerikë, por jo si ajo në BRSS, në Jugosllavi e në Shqipëri“. Gjon Serreqi lidhur me këtë në vazhdim pohon: Pun?

?n time në Gjimnaz e kamë nisur në tetor të vitit 1945, duke ju ofruar në radhë të parë nxënësve të cilët ishin të pa kënaqur me rendin shoqëror dhe të cilët nuk pajtoheshin me punën e organizatave antifashiste. Nxënësve të cilëve ju kamë ofruar më parë ishin: Lazër Josipi, Hamdi Mustafa, Xhahit Gafurri, Ali Bajrami, etj. Më së tepërmi jam shoqëruar me Hamdi Berishën. Kështu së bashku kemi diskutuar për nevojën e punës dhe për formimin e organizatës, si në Gjimnaz, ashtu dhe jashtë Gjimnazit dhe Prishtinës“.Pyetjes së shtuar të hetuesit: “Kur dhe si e keni formuar organizatën në gjimnaz?“ .Gjon Serreqi i përgjigjet:“Mbledhjen e parë e kmi mbajtur në shtëpin e Xhahit Gafurrit, të cilën e kamë konvokuar unë. Në këtë mbledhje të pranishëm ishin: Xhahit Gafurri,Lazër Josipi, Ali Bajrami, Hamdi Mustfa, dhe nxënësit tjerë, emrat e të cilëve i kam harruar“(40)Po aty Faqe 155.Në vazhdim Gjon Serreqi shton; Me

rastin ehapjes së kësaj mbledhjeje unë u kamë thënë pjesëmarrësve se duhet të formohet organizata dhe se kjo nuk është organizat balliste, por është organizatë“Nacional Demokratike Shqiptare“ , e cila ka për qëllim luftën kundër rendit ekzistues shtetëror në jugosllavinë e sotme,si dhe në Shqipërinë e sotme,e për krijimin e Shqipërisë etnike, duke e bashkuar Kosovën e Metohinçë (Dugagjinin) në kufijt e saj etnikë“,që t’i bashkoheshin Shqipërisë si të tillë, me rendin shtetëror që do ta krijojmë ne.Ndërrimin e rendit shtetëror kemi planifikuar ta zbatojmë me intervenimin e Fuqive të mëdha, të Jashtme, siq janë Anglia e Amerika,ose edhe me ndihmen e fuqive tona të armatosura që ishin në male. Një herë do të ngrihej në kryengritje populli shqipëtar , për të marrë pushtetin në duart e veta. Në atë mbledhje kryetar është zgjedhur Hamdi Mustafa, (Spahiu) , si më përgjegjës“. (5)

Shënimet e marra nga libri monografia; DËRMAKU”

Si dhe nga Ramiz Dërmaku –gazetar :Gjatë bisedës me nacionalistin e atdhetarin Hysen TËRPEZA,dhe pleqnare te fshatit.

Pjesa II

SHFLETOJMË HISTORINË

Formimi i Komitetit Nacional Demokratik Shqiptar në Shipashnicë të Epërme,Komuna e Dardanës

Aktiviteti i Gjon Serreqit në Shtabin nr.2 në Drenicë si sekretar, maj korrik 1946

Sipas dokumenteve të ruajtura e të botuara, duke përfshirë këtu, përveç deklaratave të Gjon Serreqit, dhënë në hetuesi, edhe ato të Ajet Gërgurit, Hilmi Zariqit,Osman Abazit etj, kuptohej qartë se në këta tre muaj të verës 1946, në Shtabin nr. 2 është zhvilluar një aktivitet i frytshëm, sidomos në shtrirjen e organizatës NDSH, në kryerjen e aksioneve luftarake e organizative, pastaj vënjen e kontakteve me Komitetin Qendror të NDSH-së, në SHkup, mbajtjen e Kongresit V të Komitetit Qendror në Blinajë (Lipovicë ) me 25 korrik të vitit 1946 etj. Atdhetari Gjon Serreqi, në deklaratën e tij, dhënë pranë Zyrës së DSSH-së (UDB-së Krahinore) me 19 mars të vitit 1947, si shkak për arratisje në mal cek bisedën me Hysen Futbollistin, në një kafene të Prishtinës, disa ditë para arratisjes , kur ky i fundit në gjendje të dehur nga alkoholi, i ishte drejtuar Gjon Serreqit, pa u njohur më parë, se ai, Hyseni, po përgatiste atentat

kundër Alush Zariqit, kyetarit të Komunës së Prishtinës, duke e vlerësuar atë si trathtar të kombit. Me atë rast Gjon Serreqi i kishte thënë se nuk jam kundër atentatit ( 42). Mirëpo, Hyseni, i frikësuar se mos ishte Gjoni spiun i UDB-së, s bashku me babanë e tij e kishin paraqitur këtë në UDB-në e Prishtinës. Në fakt ai pas bisedës me Gjonin në kafene, kishte ngatrruar emrin e tij me një profesor tjetër, anëtar i PKJ-së me fe katolike. Sidoqoftë, ky lajmërim i Hysenit e friksoi Gjonin dhe mu për këtë Gjoni vendosi të arratiset , sidomos pas bisedës që pati me anëtarët e Komitetit Qendror të NDSH-së,buzë lumit Vardar në SHkup, më 24 Prill 1946.Prania e GJon Serreqit në shtaabin nr.2 të udhëhequr nga ajet Gërguri,pa dyshimse ishtee mirëseardhur,duke u baazuar në punën e tij në Gjimnazin e Prishtinës,veqmas në aftësitë intelektuale të tij.

Puna e parë e Gjon Serreqit në Shtabin nr. 2 ishte përpilimi i alfabetit me shifra. Këtë e bëri në pajtim me komandantin e Shtabit, Ajet Gërgurin, meqense ai (shifranti) ekzistues, i përpiluar nga Ajeti, vlerësohej si i komprometuar, i deshifruar (zbuluar)nga organet e UDB-së. Gjon Serreqi, në UDB-në Krahinore,më 19 mars 1947,pohon se pas tri ditëve të arratisjes së tij, në male , së bashku me Ajetin kanë formuar Komitetin e NDSH-së në fshatin Gumnasellë. Në vazhdim ai thotë se kanë formuar edhe komitete tjera, në fshatin Sedllar (tani SHalë),Koliq,Siçevë,Bebimoc dhenë Hade( ky i fundit përfshinte kryesisht xehtarët, të cilët kanë dhënë edhe të holla për organizatën (43). Në cilësinë e sekretarit të Shtabit nr. 2 . Gjon Serreqi ishte ai që e përgadiste postën për Komitetin Qendror të NDSH-së Shkupi,si dhe korrespodencën me Ymer Berishën etj (44). Aktivitet të veqantë Gjon Serreqi në Shtabin nr.2 tregoi me ra

stin e organizimit,përgatitjes së Kongresit të V të Komitetit Qendror të NDSH-së,që umbajt me 25 korrik 1946, në Blinajë ( Lipovicë,komuna e Lypjanit). Këtë e bëri së bashku me Kemal Skënderin dhe Ajet Gërgurin. Këta tre hartuan edhe programin e Kongresit. Gjon Serreqi ishte ai që para 200 pjesëmarrësve të Kongresit lexoi referatin , të cilin e kishte shkruar vetë. Në këtë Kongres, siç shihet, mes të tjerash, qe vendosur që ushtria e maleve në të ardhmën të quhej “ USHTRIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE në Malet e Kosovës“.45.P.S.

SHFLETOJMË HISTORINË

QËNDRIMI I GJON SERREQIT NË MALËSINË E DARDANËS (KAMENICËS)E TË BUJANOVCIT TETOR 1946-SHKURT 1947

Dokumentet arkivore dhe burimet e tjera relevante dëshmojnë bindshëm për ardhjen dhe për qëndrimin e Gjon Serreqit në trevat e Rrethitb të Kamenicës dhe të Bujanovcit,në fillim të tetorit 1946, si dhe për qëndrimin e tij deri me 25 shkurt 1947. Këtu më parë kemi deklaratat që kanë dhënë OSMAN Abazi- Gagica shoqërues i Gjonit që nga maji i vitit 1946 ed eri me 24 shkurt 1947,në UDB-në e Qarkut të Ferizait, me 2 mars të vitit 1947 dhe në atë Krahinore më 9 mrs 1947. Të dyja këto flasin për peripecitë gjatë rrugës për në këto treva, në gusht dhe shtator të vitit 1946. Njëherësh , këtë e dëshmojnë edhe deklaratat që kanë dhëne Abdullah Musliu më 11 shkurt 1947 dhe Gjon Serreqi më 4 mars 1047 në UDB-në Krahinore. Në këto dokumente shihet qartazi se në ç’farë rrethansh është mbajtur Kongresi V i organizatës së NDSH-së në Blinajë(Lipovicë), me 25 korrik 1946. Shihet, po ashtu, ndarja e ushtrisë së ND Shqiptare n

ë malet e Kosovës. Kjo ushtri u nda në dy drejtime,pjesa më e madhe e saj nën komandën e Ajet Gërgurit dhe Gjon Serreqit, dhe tjetëra më e vogël, nën dtrejtimin e Osman Bunjakut dhe hilmi Zariqit. Grupi i dytë, siq shihej kishte vendosur të mbtej në Kosovë dhe ishte nisur në drejtim të Skënderajt e të Shalës së Bajgorës. Grupi i parë që ishtenisur për Greqi, hasi në pritje të ushtrisë dhe të policisë jugosllave në gusht të këtij viti në fshatin HOÇË E QYTETIT, jo largë Prizrenit dhe pas një lufte të pa barabart pësoi disfatë. Pastaj ky grup u shpërnda në grupe të vogla dhe mbeti pa asnjë lidhje me ndërmjet tyre. Siq shihet nga këtio dokumente, Gjoni pas kësaj disfate, mbeti vetëm me OsmonAbazin- Gagicën. Nga deklarata e Osmanit, merret vesh se këta dy një pjesë të gushtit dhe tërë shtatorin e vitit 1946 e kishin kaluar në Rrethin e Ferizajt,në malet e Jezercit dhe në ca fshatëra përrreth, gjithnjë duke menduar s

e si të kalonin në Greq (46) mund të thuhet se takimi me Abdullah Musliun, në fshatin Sazli, në gjysmën edytë të shtatorit 1946, për Gjon Serreqin ishte i kobshëm. Abdullahu, siq shihet nga deklarata e tij ( 47), në atë kohë ishte kryetar i Këshillit të Rrethit të Ferizjt. Me Gjonin kishin krijuar miqësi që në kohën kur këta së bashku kishin qenë në kampet e internimit fashist në Vjenë dhe në Grac,gjatë vitit 1944 e deri në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. Nga dokumentet shihet se Abdullah Musliu, që në verën evitit 1945 ishte inkuadruar në organizatën NDSH,i lidhur drejtpërdrejt me Adem Selimin- Gllavicën, e pastaj në vitin 1946, edhe me Komitetin Qendror të kësaj organizate në Shkup. UDB-ja e Qarkut të Ferizjt dhe ajo Krahinore, pas burgosjes së disa anëtarëve të NDSH-së, dinin edhe për veprimtarinë e tij në këtë organizatë. Përkëtë arësye , ato ditë UDB-ja këtë e mbante nën m

bikëqyrje. Shpesh ajo kontaktonte kinse këshillohej me të, si me kryetarin e Këshillit të Rrethit. UDB-ja kërkonte mundësi ta pengonte Gjonin për të kaluar kufirin jugosllavo -grek. UDB-ja e ngarkoi këtë me detyrë që gjithësesi të takohej me Gjonin dhe me çdo kusht ta bindte atë që të mbetej në Kosovë, gjatë dimrit të ardhshëm. Siq shihet nga deklarata e Abdullah Musliut, UDB-ja e ngarkoi këtë me detyrë që gjithësesi të takohej me Gjonin dhe me dhe me çdo kusht ta bindteatë që të mbetej në Kosovë. Këtë porosi Abdullahu e kreu. Me Gjonin u takua në fshatin Sazli dhe në bisedë i tha që kalimi i kufirit jugosllavo-grek ishte shumë i rrezikshëm dhe se më mirë do të ishte që ai- Gjoni, të mbetej e ta kalonte dimrin në Kosovë. Abdullahu njëkohsishtë i kishte thënë se asesi mos të sillej në Rrethin e Ferizajt. Me këtë deklaratë plptësisht edhe deklarata që Gjoni e dha më 4 mars 1947 (48) para organeve të UDB-së Krah

inore, të cilën e cituam. Nga deklaratat e botuara të Osman Abazit shihet qartë se lëvizja e këtyre dyve pas takimit me Abdullah Musliun , nga Sazlia nëÇ Jezerc, në Kopilaç e gjetiu , derisa Osmani dhe Gjoni, vendosën të kalojnë në malësinë e Dardanës- ish. Kamenicës. Këtza rruga i shpie në Mramor të Prishtinës , pastaj në fshatin Gllogovicë, në shtëpin e Selim Zekës, vëlla i Bajram Zekës- Oruqit (Berishës) shok intim i Osmanit qysh nga koha kur shërbenin së bashku në policinë gjermane. 1942-1944. Qëndrimi i Gjonit dhe Osmanit, kalimthi, në Gllogovicë në shtëpin e Selim Zekë Oruqit ( rrethi i Dardanës) , ishte poashtu i kobshëm për Gon Serreqin. Bajram Zeka Oruqi, më vonë Berisha, vëlla i Selimit dhe mik i madh i Osman Abazit- Gagicës, një kohë aktiv në Organizatën e NDSH-së, kishte kaluar në anën e UDB-së si bashkëpunëtor aktiv i saj. Bajrami ishte informuar nga i vellai “ se Osmani me një tjetër profesor kishte

qëndruar në shtëpinë e tyre një natë, dhe këta sipas informatës , kishin vazhduar rrugën për në Malësinë e Dardanës. Këtë fakt e cekë edhe D: Popoviçi në kujtimet e deponuara në Arkivin e Kosovës:“Informacionet e para për arritjen e Gjon Serreqit në terrenin e Gollakut, të rrethit të Dardanës, drejtë Jabllanicës, i morëm prej një miku nga ai terren në fillim të tetorit 1946. Nuk e dinte se për kë ishte fjala. Na tha se një profesor, të cilin e shoqëronte një person ato ditë, nga rrethi i Prishtinës , kishte kaluar në Gollak.49. Me detyrën e UDB-së Krahinor Bajram Oruçi Zeka, më pas Berisha, ato ditë kishte ardhur në Laçiç e Desivojcë për tëkërkuar Osmanin, kinse atë ekërkonte Halla Ajshe, nëna e Osmanit. Në Laçiç Bajrami ishte takuar me Rizah Shkodriqin, dajën e Osmanit dhe me Balë (Bajram) Abazin, mixhën e Osmanit, por si duket kjo rrugë për Bajram Berishën qe e pasuksesshme. Prej këtej këta marrin r

rugën për Laçiç, vendlindje e Osman Abazit. Pas dy-tri dite qëndrimi në Laçiç, sipas deklaratës së Osmanit,“ e dërguan mixhën Balë që të shkonte në Shipashnicë për të vënë lidhje me Ismet Dërmakun“50. Ato ditë Ismeti ishte duke e ndjekur Kursin e mesëm Pedagogjik në Shkup dhe nuk gjindej në Shipashnicë. Si duket lidhja ishte bërë me vëllaun e tij, Hilmiun , e m epëlqimin e babait. Meqë këta ishin pajtuar që gjoni dhe Osmani të vinin në shtëpin e tyre , cakëtojnë ditën dhe vendin ku do të takoheshin. Vendi ishte te muliri i Ramadanit, në krye të fshatit. Për ti pritur kishte dalë Isak Dujaka, Hilmiu dhe dhekusheriri Ferat Sinani- Shipashnica. Gjoni dhe Osmani ishin vendosur në pjesën e re të shtëpis ende të pam përfunduar dhe të pa banuar të Ramadanit, nga dritaret e së cilës shihej mirë rruga, posaqërishtë pjesa që shpinte në fshat nga ana jugore.

Rrethanat në të cilat u formua Komiteti Komunal i NDSH-së në fshatin Shipashnicë e Epërme 3 tetor 1946 dhe shuarja e tij më 4 tetor 1946

Pritja e Gjonit dhe e Osmanit në shtëpinë eRamadan Beqirit ( me 3 tetor 1946) ,s’do mend, ishte e përzemërt,pasi ishte kuptuar se GjonSerreqi ishte profesor i Ismetit dhe se këtë e shoqëronte Osman Abazi, shok i Hilmiut që nga viti 1937, nga koha e shërbimit ushtarak.Natën e parë të qëndrimit Gjoni kishte insitstuar që Ramadani ta vinte në kontakt edhe ndonjë burrë të ngritur të këtij fshati, me ndikimnë popullatën shqiptare. Ramadani vendos ta takojë me Haqif Mehmetin, i cili deri para disa muajsh kishte qenë kryetar dhe me Sadri Misim Sherifin, kryetar aktual, i zgjedhur pas Haqifit në Këshillin e Vendit në Shipashnicë. Të dy këta ishin fqinjë të afërt dhe besnikë .Ishin të respektuar dhe me ndikim në Shipashnicë e më gjërë. Ramadani këta i kishte ftuar për një ndejë - bisedë intime. Mirëpo, as të ftuarit e asë nikoqiri që i kishte ftuar këta , nuk dinin se Gjoni do t‘u popozonte formimin e Komintetit komunal të N

DSH-së( 51).Kjo dëshmohet edhe me deklaratat e atyre që kishin qenë të pranishëm në atë mbrëmje, të dhën akëto më vonë prar organeve të hetuesisë (UDB-së së qarkut të Ferizajt e të asaj Krahinore në Prishtinë. Osman Abazi më 2 e më 6 mars, Haqif Mehmeti më 22 mars, Ramadan e Sadriu me më 23 mars dhe Gjon Serreqi më 4 , 8, më 10 dhe më 17 prill 1947). Ja se ëç’pohon Osan Abazi;“ Gjoni foli shumë, derisa i bindi njerëzit të anëtarësoheshin në Komitet. Të pranishëm ishin gjithësejt tre veta: Sadriu, Ramadani, e Haçifi, ..,(52). Haçifi;“Gjoni kërkoi nga ne disa emra të njerëzve më të besueshëm nga ish-komuna e Rogaqicës për ti shënuar në atë Këshill (Komitet) . Ne u deklaruam kundër që njerëzit të regjistroheshin, ngase frikësoheshin që regjistri mund të bimte në duart e pushtetit. Gjoni na tha që të mos frikësoheshim, ngase ai emrat e mbiemrat e të prezentuarëve nuk do t’i shkruante drejt, megerm

a, por për këtë ai do të përdorte dofarë shenjash të posaqme, në mënyrë që edhe nëse këta shenja e bienn ë dorë njerëzve të pushtetit,ata nuk do të mund të kuptonin asgjë“53. Ramadan Beqiri :“Ne nuk pranuam të regjistrohemi në Komitet, mirëpo, ai (Gjoni) filloi të na bindte se kjo nuk është e rrezikshme për ne. Ne atëherë pranuam“,Sadriu:“ Gjoni filloi të fliste që këtu kishte ardhur me detyrë që të organizonte Komintetin dhe m’u drejtua mua duke më thënë që unë të zgjidhesha kryetar i Komitetit. Unë nuk pranova dhe refuzova të zgjidhesha kryetar i Komitetit. Gjoni:“ Sadria në fillim u hamend, por më pas pranoi. Unë i binda këta që të zgjidhnim nga një bseudonim për t’i liruar nga frika“.

Deklaratat e cituara më lart dëshmojnë se në ç’farë mënyre e kushtesh dhe në ç’farë rrethanash imponimi është formuar Komiteti Komunal i NDSH-së në fshatin Shipashnicë të Epërme. Sadria u zgjodh kryetar e Ramadani anëtar . Suiq shihet , Haqifi nuk ishte zgjedhur. Por në mungesë dhe pa ditur për këtë :Xhemail Hoxha- Zarbinca, Saqip Sylejmani nga Muçiverci, Bajram Musliu nga Rogaçica dhe Shaban Surdulli nga Hodonoci. Sadri Misini në deklaratën etij pohon në mënyrë kategorike:“ Të nesërmen( më 4 tetor) në m,ëngjes kamë ardhur te Ramadani për të biseduar dhe me atë rast i kamë trhënë atij : Ramadan,shih ç’farë bëmë. Do ta shkatërrojmë veten“. Ramadani,si i penduar më tha:“E pati kjopunë, n mashtruan“. Në atë çast u morëm vesh që ta mbanim BESËN,të mos i tregonim askujt për këtë“. Në vazhdim Sadriu thotë: Nga kjo kohë më asnjëherë nuk jam takuar me Gjonin e as kam ditur se ku gjind

et ai“.Këtë e pohon edhe Gjon Serreqi, në deklaratën e tij, më 17 prill 1947.“Pas këtij rasti, unë asnjë herë nuk kam ardhur në Shipashnicë të Epërme“. Kjo është e vërtetë , Gjoni dhe Osmani, pas kalimit të tyre në Tërrnoc, më 7-8 tetor 11946, kurrë më nuk janë këthyer në shtëpinë e Ramadan Beqirit në Shipashnicë dhe as që jam takuar më fare. Osman Abazi pohon: Askush nga fshatrat e afërta të këtij mali ( të Shipashnicës ) nuk ka ditur për nedhe me askënd nuk kemi qenë“ të lidhur“,përpos me bariun e Shipashnicës Asllan Maksut (D ërmakun) (1926-1985) i cili rastësisht, duke u grahur dhive të fshatit, arriti para bunkerit,një muaj pas ngritjes së bunkerit“. Edhe kjo dëshmon se Komiteti i NDSh-së në krye me Komitetin Qendror në Shkup, me me tërë rrjetin e saj në Maqedoni e nëÇ Kosovë, ishtezbuluar që në korrik të vitit 1946, andfaj tërë puna për formimin e komiteteve të reja ishte absurde. Për k?

?të ishte bindur edhe Gjon Serreqi. Ato ditë tetori (1946) në popull kishte hyrë një frikë e madhe. Ishin të freskëta kujtimet e skenave rrëqethëse të plojave të vjeshtës dhe të dimrit 1944-45 në mbarë Kosovën, posaqërisht në Gjilan. Vetëm nga fshati Shipashnicë e Epërme, siq dihet ishin të likuiduar 11 veta.

Mosshkuarja e Gjon Serreqit në Greqi,gjatë verës e vjeshtës 1946, ku e priste udhëheqja e Lëvizjes së NDSH-së( Adem Gllavica, Ibrahim Kelmendi, Luan Gashi etj), ishte gabim tragjik për të dhe për shokët. Ai sikur nuk ishte i vetëdijshëm për kurthin që ia përgatiste UDB-ja e Kosovës,sidomos që nga gjysma e dytë e gushtit 1946,nga takimi në SAZLi. Në ankesën e shkruar me dorën e vetë,të cilën më 7 maj 1947 Gjon Serreqi ia drejton Gjyqit Suprem të Republikës së Serbisë,në mbarim të saj, ai pohon:“Pranoj që vetëm në Shipashnicë, Rrethi i Dardanës, kam formuar komitet, për këtë vetëm për të dimëruar“. Nga an tjetër, shoqëruesi i tij , Osman Abazi, , me 6 mars 1947,para organeve të hetuesisë (proqesverbali fq. 4) deklaron:“Gjatë formimit të Komitetit, GJoni shënonte emrat e personave të zgjedhur dhe funksionet e tyre. Me sa di unë, ai këtë ebënte vetëm që kjo të dukej para fshatarëve si zyrtare, në mënyrë që

këta ( fshatarët) të mendonin se këto ( shënimet) me emra dërgohen diku në Shqipëri ose në ndonjëvend tjetër. Ne pastaj të gjitha këto shënime i grisnim“.Këto pohimem duhet besuar, ngase Osmani që nga maji i vitit 1946 e deri më 24 shkurt të vitit 1947, si i vetmi shoqërues i Gjonit,ishte dhe dinte të gjitha hollësitë.Aksioni i organizuar me tortura nga organet eSigurimit Shtetëror, i kombinuar me ato të rendit publik,milicë e aktivistë të tjerë, filloi në gjysmën e janarit 1947. Ky aksion kundërtë arratisurve filloi ne mënyrë të sinkrnizuar në tërë Jugosllavinë, por në Kosovë ai zhvillohej ne masa tëashpra dhe vrazhdësi të madhe. Për atdhetarin Gjon Serreqi dhe për bunkerin e tij në Shipashnicë të Epërme, në fillim as që supozonin . Në fillim të shkurtit këtë aksion Sigurimi Shtetëror e zgjëroi, duke mobilizuar gati të gjithë mashkujt e kësaj treve,për të kontrolluar çdo vend ,fushë e mal. UDB-ja e Rrethit

të Gjilanit dhe ajo Krahinore e Kosovës, ato ditë krijuan një punkt të tyre në fshatin Muçivërc. Këtë punkt e vendosën në njëren nga shtëpit e Azem Sylejmanit, shtëpi kjo e familjes më të kompremituar në sy të sigurimit shtetëror në Rrethin e Gjilanit. Nipi i AZemit,HIvziu, si i arratisur, isshte vrarë nga milicia partizane e posstëkomnadës së Dardanës, në afërsi të fshatit Breznicë, me 22 shtator 1946. Vëllai i Azemit, Saqipi, i lidhur me Komitetin Qendror në Shkup, në këtë kohë ishte në arrati. Vendosja e punktit –shtabit të UDB-së në shtëpin e Azem Sylejmanit në Muçivërc befasoi popullatën e rrethit të Dardanës dhe komentohej në mënyry të ndryshme, ngase të gjitha aksionet kundër të arratisurve udhëhiqeshin nga ky punkt –shtab.

Shënimet e marra nga Monografia”Dërmaku”

Si dhe nga Ramiz Dërmaku –gazetar : Gjatë bisedës me nacionalistin e atdhetarin Hysen TËRPEZA dhe disa pleqnare fshatite.

Punuar me 25.01.2012 / Weingarten Gjermani

SHFLETOJMË HISTORINË

Pjesa III-të

Formimi i Komitetit Nacional Demokratik Shqiptar në Shipashnicë të Epërme, Komuna e Dardanës –Kamenicës.

SI U ZBULUA BUNKERI NE MALIN E SHIPASHNICËS SË EPËRME MË 10 SHKURT 1947

Bunkeri ishte përgatitur që në fillim të nëntorit 1946,Në të ishin strehuar 12 të arratisur në krye me Gjon Serreqin. Këta qëndruan deri më 10 shkurt të vitit 1947. Siq pohojnë të arratisurit e strehuar , për bunkerin dinin vetëm bariu i fshatit Shipashnicë e Epërme, Asllan Dërmaku(që nga dhjetori i vitit 1946 ) dhe Isa Dujaka ,toger postëkomandant i stacionit të milicisë në Shipashnicë (nga Janai i vitit 1947 ) e askush tjetër. Paak para se të zbulohej bunkeri, këta i kishte vizituar bariu Asllan Maksuti. Si për kob, thonë këta, i teket Shaip Biçkut , i strehuar në këtë bunker, të porosiste Asllanin që të shkonte në Hogosht, te vëllai i tij , Rexhepi, për t’ia ssjellë kutinë duhanit prej fakfuni. Asllanikëtë porosi e merrë seriozisht dhe të nesërmen shkon në Hogosht.Gjatë bisedës me djalin e hallës së tij. Rrustemi, Rrusta, korieri i Këshillit Komunal në Hogosht, interesohet për këtë në mënyrë perfide, du

ke e pyetur se nga e dinte ai se ku gjindej ShaipI ç’farë lidhjesh kishte me të etj.Asllani nuk i tregon asgjë, as për vendstrehimin e të arratisurve, as për Shaip Biçkun,mirëpo Rrustem Vraja këtë e publikon në hogosht. Siç thuhet, për këtë dëgjon dhe interesohet edhe Sabri Vraja,asokohe funksionar i lartë në Këshillin e Rrethit dhe në Komitetin e Rrethit , meqë me Rrustën ishte farefis. Më pastaj informohet edhe UDB-ja dhe shtabi i saj i instaluar në Muçivërc. Me 9 shkurt shtabi UDB-së e burgos Asllanin në stacionin e milicisë në Shipashnicë dhe kundër tij ushtron dhunë të shfrenuar dhe tortura të mëdha. Isa Dujaka e kishte parë një milic serb të postëkomandës duke e torturuar Asllanin, siç thoshte ai në mënyrë shtazarake, duke kërkuar ngs ai (Asllani) që të tregonte për vendin e bunkerit. Lajmi se po e torturonin Asllanin ishte përhapur në fshatin Shipashnicë . Kishte dëgjaur edhe Ramadan Beqiri. Në mbrëmjen e

10 shkurtit në Shipashnicë kishin ardhur shumë milicë të tjerë,por kishin ardhur ehe ushtarë e civil të armatosur.Ramadni kishte kuptuar se atë mbrëmje po ziente diçka në Shipashnicë. E kishte kapur frika , sepse në arrati kishte djalin e vëllaut, Rexhep Xhepë Shipashnicën. Po atë mbrëmje e të shpejtë shkonë në Roganë (Rogaqicë), tek djali i motrës së tij. Selvie, Seva,te Shefki Abazi, bashkëdhës i madh, që mbante lidhje të vazhdueshme me Xhepën e të arratisurit të tjerë.Ramadani, duke supozuar që ai mund të dinte diçka për Xhepën,për tërë këtë zierje në Shipashnicë i tregon Shefkiut. Me këtë rast Ramadani thekson, dhe nëqoftëse Asllani di diçka për vendstrehimin, nga torturat e pa para ai do të tregojë. E lut pastaj Shefkiun që nëse di diçka , t’i informojë të arratisurit. Për fatë pas gjysmë ore ,atë mbrëmje te Shefkiu vijnë Xhepa dhe Taipi(Dajkoci) për të marrë ushqim. Sapo hyjnë mbrenda në shtë

pi , Shefkiu u tregon se para ca çastesh kishte qenë daja Ramadan dhe u rrëfen këtyre për situatën e krijuar atë mbrëmje në SHipashnicë, duke theksuar rrezikun që po u kanosej. Këta pa u ndalur pa marrë kurrfarë ushqimi, me të shpejtë kthehen në strehimore.Sapo hyjnë në strehimore,alarmojnë për rrezikun që po u kanosej. Brenda disa minutash të gjthë e braktisin bunkerin.

Mbrëmja e 10 shkurtit ishte fatlume për të strehuarit në bunker, por edhe për të afërmit eXhepë Shipashnicës, ngase ishte evituar ploja-(gjakderdhje) e sigurt. Pasi Isa Dujaka ishte informuar dhe ishte siguruar se të arratisurit ishin larguar nga bunkeri, në ç’mënyrë ishte shmangur rreziku, i ishte ofruar ASllanit të shtrirë e të përgjakur dhe i kishte thënë në veshë:“Tani trego lirisht, ata janë larguar!“ Pas këtyre fjalëve Asllani pranon se e di ku ishte strehimorja. Organet e UDB-së e të milicisë e detyrojnë Asllanin që ai ti printe drejt strehimores. Pas tijniset një tog i madhë i milicisë, me disa ushtraë e civilë të armatosur. Kur i ofrohen bunkerit Asllanin e detyrojnë që kytë hynte i pari. Ai hyn në bunker dhe e gjen atë të zbrazët, i braktisur. Pas këtij njoftimi, në strehimore hyjnë edhe oficerët e UDB-së e të milicisë për t’u bindur edhe vetë.Ne bunker gjejnë zjarr dhe gjëra ushqimore. Me 11 shkurt, pj

esa më e madhe e të arratisurve që kishin qenë në bunker, hetohen afër fshatit NOvosellë.Pas të shtënave me armë nga milicia, të arratisurit u përgjigjen po me të shtëna. Atë mbrëmje edhe ky grup shpërndahet në grupe më të vogla për të mos u bashkuar kurrë. Nga kjo ditë fillon aksioni i tmershëm mbi popullatën shqiptare të këtij rrethi. Me 11 e 12 shkurt UDB-ja arreston me dhjetëra fshatarë në shtëpin e Azem Sylejmanit në Muçivërc, me supozimin se kishin qenë jatakë të të arrestuarëve. Në mesin e këtyre arrestuan edhe Ramadan Beqirin në burgun e improvizuar në Muçivërc.Natën e tretë atij ia sjellin për ballafaqim Haqif Mehmetin. Haqifi, i cili kishte qenë i burgosur në burgun tjetër të improvizuar , në BReznicë, nga torturat e rënda, që kishin lënë gjurmë në fytyrën e çivitosur, kishte pranuar se në fillim të tetorit 1946 në shtëpin e Ramadanit,Gjon Serreqi kishte formuar KOmitetin KOmunal të NDSH-së.Në b

allafaqim, Haqifi i drejtohet“Ramadan,po e dinin rastin, unë tregova, nuk ka çka të fshihet më!“Pas kësaj edhe ai pranon se Gjoni me Osmanin kishin qenë tri katër net në fillim të tetorit të 1946 dhe se u ishte imponuar këtyre të anëtarësoheshin në komitet,por shton se ky komitet nuk kishte vepruar fare. Që këtej Gjini dhe Osmani kanë shkuar në Moravicë (Preshevë). LIdhur me këtë shih prqesverbalet në hetuesi: haqifi, me 22 mars,Ramadani e Sadriu më 23 mars 1947. Haqif Mehmeti nga Shipashnic e Epërme kishte bërë gabim të madh që kishte treguar kusherinjëve nga Muçivërci , Azem dhe Saqip Sylejmanit, që Gjon SERREQI, kishte qëndruar në fillim të tetorit 1946 në Shipshnicë . Këtë ai e kishte bërë si në besë,meqë më 3 tetor të këtij viti, edhe pse nuk ishtezgjedhur anëtar i Komitetit Komunal të NDSH-së,kishte qenë i pranishëm dhe kishte dëgjuar emrat e të zgjedhurëve (të pranishëm e në mungesë) ,si dhe porosinë e

Gjonit që“anëtarët e emëruar në mungesë), si dhe që për këtë askush të mos dinte“, sikur të mos ishte formuar“. Në kujtesën e D.Popoviqit, faqe 6 thuhet: Të dhënën e parë konkrete për aktivitetin e Gjon Serreqit në këtë terren e morrëm prej Azem Sylejmanit nga fshati Muqivërc…,Në fillim ai ishte mjaft i friksuar, por me bisedat tona të shpeshta jo rrallë duke pirë kafe, u krijua një klimë më e lirshmedhe si na ofroi shumë të dhëna për ne atë botë mjaft interesante. Pyetjet që ia shtronim kresist Azemit, kishin të bënin me Gjon Serreqin..,kundërshtonte, porse ne një çast megjithatë më tha se për Gjonin për herë të parë kishte dëgjuar në vjeshtën e vitit 1946 nga kusheriri Haqif Mehmei nga fshati Shipashnicë. Më tepër kinse s’kishte ditur (ose s’donte të tregonte.tëna thoshte).Pas kësaj Haqif Mehmetin e gjetëm në fshatin Breznicë,<rrethi i Bujanocit,dhe e arrestuan . I ndodhur para fakteve dhe në bal

lafaqim, na rrëfeu se në tetor 1946Gjoni kishte qëndruar në Shipashnicë,në htëpin e Ramadan Beqirit,ku kishte formuar Komitetin Komunal të NDSH-së.Përmeni të gjithë pjesëmarrësit e asaj mbledhje. Menjëherë e arrestuan edhe Ramadan Beqirin në shtab në Muqivërc. Pas marrjes së gjatë në pyetje dhe pas ballfaqimit, Ramadani pranoi, në të vërtetë prnoi ato të gjitha ato që naa i kihte thënë më parë Haçif Mehmeti.Që të dy këta i dërguan në Burgun e qarkut UDB-së në Ferizaj.ku kanë vazhduar hetimet ndaj tyre. Në bazë të rezultateve të hetimeve dhe të dhënave nga terreni, u konstatua se kontakti i tyre i vetëm me Gjonin kishte qenë në shtëpin e Ramadnit dhe senuk kishin patur më kontakt me të as që dini për të“. E pasqaruar për një kohë në popull ka mbetur çështja për të cilën çfaqeshin ssupozime të ndryshme , pse Ramadanin e ftuan,kur e ftuan edhe Haqifin, që ai të vinte me të d djemtë,Hilmiun e Ismetin? Me

gjithë torturat tri netshe në Muçivërc,UDb-ja kishte hasur në kokëfortësin e Ramadanit do t’i tërhiqte fjalët që i kishte thënë në burgun e Muçivërcit dhe se nuk do të ballafaqohj me Sadriun. Prandaj si formë presioni ,këtë e kishin ftuar të vinte me të d y djemtë. HIlmiu dhe Ismeti,m 22-23 mars 1947 qëndruan në një bujtinë derisa u krye ballafaqimi, ku të tretë, së bashku me Haqifin, u kthyen në shtëpi. Pas shpërndarjes së grupit që kishte qëndruar në bunker,në fshatin Novosellë më 11 shkurt 1947,Gjoni dhe Osmani kishin marrë rrugën përherë të dytë për në Laçiç e Desivojcë Këta ato ditë (12-24 shkurt 1947) ishin strehuar në një plevicë të braktisur në Desivojcë. Pas dorëzimit të Osman Abazit-Gagicës organevee shtetërore më 24 shkurt 1947, në mes të natës 24-25 shkurt u arrestua edhe Gjon Serreqi.Pas procesit gjygjësor në Gjygjin e qarkut të Prishtinës, në fund të prillit të 1947,Gjon Serreqi, së ba

shku dhe me tret ë tjerë,u gjykuan me vdekje, pushkatim.Pas refuzimit të ankesave të të dënuarëve me vdekje, të katër të dënuarit u pushkatuan, natën në mes të 31 gushtit e 1 Shtatorit 1947,në Taukbahqe.

Si dhe nga Ramiz Dërmaku –gazetar :Gjatë bisedës me nacionalistin e atdhetarin Hysen TËRPEZA dhe me pleqnare te fshatit.

SHFLETOJMË HISTORINË

Pjesa IV

PËRPJEKLJET E GJON SERREQIT PËR PËRTRIRJEN E LËVIZJES S Ë REZISTENCËS SHQIPTARE NË KOSOVËN LINDORE

Pas shpërnguljes së Kongresit III (V) të LPL TSH-së, të thuash pa pë funduar punën , sepse nga program I kongresit, prej 10 pikave, nuk u shqyrtua asnjë pike në atmosphere pune, por u morrën vetëm qëndrime më vlerë të përkohshme, e vaqanarisht pas thyerjes dhe shpërndarjes po komandë unike të Njisisë të Ajet Gërgurit në Hoçë të Qytetit, më 8 gusht 1946, LPL TSH.ja të thuash u thye. Burgosja e anëtarëve të Komitetit Qendror të NDSh-së – LPLTSH-së Shkup dhe e pjesës më të madhe të delegatëve të organizatave të NDSH-së-LPLTSH-së, të cilët morrën pjesë në kongresin e III (V); gjatë gushtit dhe shtatorit të vitit 1946, ishte fiööim I fundit të veprimtarisë politike e luftarake të organizuar të NDSH-së dhe LPL,si gjetkë edhe në Kosovën Lindore.

Së këndejmi, qëndrimi I rrezistueshëm, I pa thyeshëm, I GJon Serreqit në betimin e firmosur prej tij qysh në dhjetor të vitit 1941,në shpinë të një picture që tregon kullën e Dugagjinit, të forte dhe të rrethuar me mure- kështjellë, symbol I forces dhe bashkimit kombëtar, nuk do të sigurojë ndonjë kthesë me rëndësi për LpLTSH-në. Gjon Serreqi në atë pikturë, të cilën ia dhuroi kolegës Ralunie Xhemajl Kabashit-Dobroshi (1923-1994) shkroi:”Talentet dhe ç’far mundësie t’kemi t’gjitha e kemi vetëm për Nonën Shqipni…! Një kujtim I thjesht, por I përzemërt I shoqes Ralunies-nga një shok i djegur me ideale të shejta kombëtare…! Gjon Serreqi.Po të mos kihet parasysh ky betim I një idealisti të madh, I një patrioti që mbi çdo gjë e kishte vënë dashurinë për kombin dhe bashkimin e Shqipërisë Etnike, në shumë veprime politike e strategjike luftarake të Gjon Serreqit, si veprimtar I NDSH-së-LPLTSH-së,dhe veçana

risht gjatë qëndrimit në vise të Kosovës Lindore,do të shihnim veprimet e një personaliteti historic, I cili nuk e njohu kohën në të cilën jetoi!? Por, duhet të theksohet se vetëm idealistët bëjë heroizëm, ç’farë ishte edhe Gjon Serreqi. Mirëpo, para se të shkonim më tutje,e kërkon vendi të konstatojmë faktet me interes për historinë e NDSH-së, e që lidhen me veprimtarinë e Abdullah Musliut, veprimtar I shquar I saj. Nga proqesverbalet nga hjetuesia e A. Musliut të 28 dhjetorit 1946, 9,10,11shkurt dhe 10 prill 1947 , shihet se ai ishte një ish komunist, një ish-antifashist, një ish-pjesëmarrës I LNÇJ-së, një ish-I internuar në Llogorin K-16 të Vjenës, I cili si veprimtar I KQ të NDSH-së- LpLTSH-së,gjatë hetuesisë në burgun e OZN-ës së Ferizajt e të Prishtinës, ia bëri akluzat më të fjuqishme pushtuesit serbosllav komunisto-çetnik antishqiptar. Abdullahu do të theksoj: “Unë veçanarisht shumë e kam dashur populli

n shqiptar dhe kam dëshiruar që ai të barazohet në të drejtat e tij me popujt e tjerë në Republikën Socialiste federative të Jugosllavisë. Pas kthimit nga internimi(Maj 1945) e kamë pare padrejtësinë, e cil I bëhej popullit shqiptar. Një numër I elementeve armiqësore (çetnikësh) ishin në pushtet dhe ushtri, e të cilët kishin shfrytëzuar rastin që nën maskën e yllit të Kuqt’I hakmerren popullit shqiptar(….) .Krahas kësaj . Llogori në Ferizaj, (ku ishin sjellë ehe shumë anëtarë të personaliteteve të arratisura ,(midis të cilave ishte edhe gruaja e Molla Idrisit , gruaja e Hysen Tërpezës,- M.P.për të cilin do të flsaim më vonë, etj.Në Logor ishin vetëm shqipatrë. Regjimi aty ishte tepër I egër. Unë kam dëgjuar duke ua share edhe nënën shqiptare. Ishin të xhveshur, të zbathur, me morra, Flinin jashtë dhe në përgjithësi regjimi ishte I padurueshëm etj”- konstatoi, me 10 shkurt 1947. Bajram Oruçi- berrisha me Osm

an Abazin, të vëllazëruar, ishin pjesëmarrës në kongresin e III (V) të LpLTSH-në Lypovicë dhe pasë thyerjes së Njësisë së Ajet Gërgurit në Hoçë të Qytetit , bajrami u kthye në shtëpi dhe pranoi bashkëpunimin me OZN-ën. 54. Gjon Serreqi, I prirë prej Osmon Abazit, në vise të Dardanës shkoi me emrin”Muharrem” dhe atë Osmani, filimisht, do ta paraqesë si shok rasti-“një djal I ri, I cili ka dezertuar nga ushtria….!”. Pra, të pa rrezikshëm.Ndonëse Osman Abazi, në hetuesi, do të konstatojë se nga Selim Zeka I Gllogovicës kanë kaluar në Laçiç, në familjen e axhës së vet,Bajram (Balë) abaaz Gagica, të dhënat e tjera nga terreni tregojnë se ata fillimisht shkuan në Zarbincë,në familjen e Kadri Jusuf Dobënjacës dhe në familjen e Abaz Ali Shkodriqit të Laçiqit dhe I dytikusheri I Bejtës e dajë i Osman Abazit. Mandej qëndruam te Ramabajt , në afërsi të Dazhnicës dhe të Aziz Shkodriqi në Desivojcë. Ndërkoh?

?, morën lidhje me Bajram dhe Shefki Abazin , xhagjallarë të Osmanit. Së paku për tri javë të shtatorit 1946, Gjoni dhe Osmani kaluan një jetë ilegale,por jo aq konspirative,pasi në popull nisi të flitej se “Osman Gagica me një djalë të ri ka dalë maleve kundër pushtetit…!”, e nga fillimi I tetorit 1946 do të dëgjohen biseda se Osmoni me një profesor po ecë në Mal kundër hyqmetit…!” Hapin e parë në terren për për rritjen e LRSH-së të Kosovës Lindore Gjon Serreqi e bëri në Shipashnicë të Epërme dhe pikërisht në familjen e Ramadan Beqir Dërmakut (55).Gjoni dhe Osmani kishin nga një lidhje me familjen e Ramadanit që mund të përdorej, si vegëz në fillim të nismës së filuar: I biri I madh I Ramadan Beqirit, Hilmiu , ishte shok ushtrie I Osman Abaz-Gagicës, aty rreth 1937-tës(56).Djali I dytë I Ramadan Beqirit, Ismeti,ishte nxënës I Gjon Serreqit në Gjimnazin e Prishtinës, në vitin shkollor 1945-46. Ai ndonëse I

ri, bënte pjesë në grupin e të rinjëve, që vepronin në linjë të Organizatës së NDSH-së, kurse Gjoni personalisht do t’I shërbejë për lidhje me anëtarin e Komitetit Qarkor të NDSH-së së Prishtinës, Metë Zajçecin. Ismet R. Dërmaku, ishte në kontakt veprimi me nxënësit anëtarë të Organizatës së NDSH-së: Hamdi MUSTAFËN, eminenca e kaltër dhe Nazif ZYMBERIN- Bogujevcin, mandej me Jusuf VENHARIN,Kadri MIFTARIN,Shukrije ZYMIN, Rrahman LATIFIN, Igballe Çunin ej. Ismet Dërmaku dhe Lazër Josipi , nxënës nga Ferizaj, s’paku një here do e përcillnin Gjon Serreqin, të armatosur . Kjo ishte edhe një dëshmi për besimin që kishte Gjoni ndaj nxënësit të tij ,Ismet R. Dërmakut. Sipas dëshmive në hetuesi të”anëtarëve”të Komitetit të Shipashnicës dhe të themeluesve të tij. Gjon Sereqi arriti në shtëpinë e Ramadan Beqirit në fillim të nëntorit të vitit 1946.Sipas të dhënave nga kujtimi historik I bashkëkohësve,

Gjoni me Osman Gagicën arritën në Mullirin e Ramadan Beqirit aty rreth ores 4-5 tetor, kurse sipas kujtimit pak të turbullt të Isa Dujakës në pstin e komandantit I Stacionit të milicisë në Shipashnicë,dhe veprimtar I LpLTSH-së. Gjon Serreqi dhe Osman Abazi në Mullirin e Ramadan Beqirit arritën me 24 -25 shtator 1946. Para se të shkonim më tutje nuk është e tepërt të sjellim disa të dhëna për veprimtarinë patriotike të togerit Isa Dujaka në postin e komandantit të milicisë, në Shipashnicë të Epërme. Kjo aq më pare pasi të dhënat burimore flasin se falë lidhjeve të Isa Dujakës, me Rexhep Sh.Dajkocin nga Gjilani, Shipashnica e Epërme me rrethinë,më 1946, ishte vatër e Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare të viseve të Kosovës Lindore (57)

”Isa Dujaka (1924) ishte pjesëtar I Brigadës VII të Kosovës. Pas demobilizimit me gradën e togerit, me 8 gusht 1945, u emërua komandant I Milicisë në Viti, ku u njoh me Lëvizjen e Rezistencës Shqiptare. Nga marsi –korriku 1946,punoi komandant i milicisë në Ranullug. Aty përmes milicit Muharrem Xh. Aliu të Pogragjës, Kryetar i Komitetit Vendor në Pogragjë, u lidh me organizatën e NDSH-ës. Kjo lidhje u sigurua përmes Rexhep Shemë Dajkocit, i cili Isan e kishte shfrytëzuar për interesa të Organizatës së NDSH-ës derisa ky punonte në Viti 1945 dhe fillimi i vitit 1946. Pas vendosjes për komandir milicie në Shipashnicë të Epërme. Rexhep Dajkoci i dha për detyrë Isasë të lidhte rreth vete milicët shqiptarë në interes të programit të LpLTSH-së. Të aprovuar në Kongresin e II (IV) të NDSH-së-LpLTSH_së. Kështu, Isa Dujaka i lidhi për LpLTSH-në: Alush Zenelin,-Dabisheci, Ramadan Dylë Baxhakun-Karaqeva, Kamber Poliçkën, Azem

Kopernicën dhe zëvendësin e vet, Sokol Bratatinin të Rrethinës së Gjakovës. Në këtë lidhje qëndronte fuqimisht milici Muharrem Alia, burrë besnik dhe çelik i pathyshëm, që do të vërtetohet më vonë. Këtu duhet të konstatohet se Rexhep Shemë Dajkoci, Isanë e njohtoi edhe me Metë Shipashnicën, fillimisht nëpunës i lartë në Rrethin e Gjilanit, e me 1946-47 kryetar i Rrethit të Dardanës, por duke i vënë në pah këtë konstatim:“Me Metën të mbash marëdhënie miqësore, afri dhe jo mardhënie politike secrete.Atë që do ta flasësh me mua, nuk guxon ta flasësh me Metën…!” Rexhep Sh. Dajkoci, madje, ia ndaloi, paraprakisht Isasë Kontaktet politike me civilët dhe veçanarisht kontaktet me “njerëzit e malit!” . Lidhjen me këta duhej ta mbante vetëm me anë të jatakëve të tyre dhe ajo lidhje duhej të qëndronte vetëm në fushë të informimit me kohë të duhur:” Këtu, ju mund të qëndroni, nga ky apo ai vend të larg

oheni,sot apo nesër do të rrethoheni…,etj!”- tregon njëri ndër jatakët e gueriljes shqiptare, Shefki Abazi nga Rogana. Komandant Isa Dujaka, me Ramadan Beqirin e kishte afruar shumë jeta e përbashkët në një oborr. Realisht, pas vendosjes së Isasë komandir milicie në Shipashnicë të Epërme, sipas të gjitha gjasave me angazhimin e kryetarit të Këshillit të Rrethit të Dardaanës, Metë Shipashnicës, për banesë familjare iu cakëtua .., shtëpia e një nipi të Ramadnit ,e Xhepës , gruaja e të cilit ishte e burgosur në Gjilan. Në atë shtëpi në një dhomë tjetër, jetonte vëllau i Xhepës, Beqa, I martuar me boshnjake. Kjo banesë e Isasë iu caktua”për hirë të gruas së tij,serbe, e cila nuk e dinte shqipen” 58.

Këtu për familjen e Dërmakëve ,gruan e Isasë do ta lidhë intimiteti gjuhësor. Togeri i policisë për pak kohë do ta fitojë besimin e plotë në Familjen Dërmaku, dhe do t’i ndihmojë anëtarët e kësaj familje në fushë të mbajtjes së lidhjeve të sigurta dhe të pa rrezikshme me djalin e tyre, Xhepën. Për rëndësinë e ruajtjes së Xhepës, komandanti Isa Dujaka u lidh edhe me Shefki Abazin e Roganës,jataku kryesopr i Xhepës, Taip Dajkocit dhe Hamdi Berishës(59). Isaja me anë të milicëve më besnikë do ta informojë Shefkiun për ndonjë rrezik që mund t’i vinte grupiot të Xhepës,ose të tjerëve, për të evituar ndeshjen e forcave të Isasë me grupet e armatosura, në arrati , në arealin e Stacionit të milicisë së Shipashnicës.

Tani, me paraqitjen e Gjon Sereqit në Familjen Dërmaku do të lindin komplikime me rreziqe të reja.Realisht,Gjon Sereqi,siq e thamë më lartë,aty nga fillimi i tetorit të vitit 1946, e dërgoi xhaxhanë e Osman Abazit, Bajram Abazin, te Ramadan Beqiri me selamin nga Osman Abazi:”Jam me një profesor të Ismetit dhe ai po ka dëshirë që të takohet me Juve... A mund ta pritni... ?”. Morali i malësoritshqiptar edhe para rreziqeve. Paraa një “Selami ...! ” të tillë, nuk lejonin bishtnimin. Ndonëse Ismetiakoma gjindej në Kursin Pedagogjik të Shkupit ( 5 korrik-5 tetor 1946), Ramadani ua ktheu”Selamin...! ”: “Le të vinë në Mulli...! “( 60), dhe “Do t’ua bëjmë një vend për strehim...!” Gjoni dhe Osman Abazi do të natën në Mulli.

Ramadan Beqirin e shquante bujaria,mikpritja dhe bukëdhënja. Ishte një shtëpi e madhe një shtëpi konaku, posedonte një dianakëri – cilësi e domosdoshme për personalitetet që duan të merren me punë të mëdha, e të rrezikshme. Për ta siguruar veten dhe për të mos e prerë në besë togerin Isa Dujaka, i cili besnikërisht po i shërbente për lidhjet dhe sigurimin lihur me nipin, Xhepën , e ftoi Isanë dhe ia tregoi hallin: “ çNë Mulli më ka ardhur një profesor i Ismetit me një shok, çka të bëjë me ta që të mos koritem... ? !” Isaja e dëgjoi dhe nuk u hamend “Mos u ngushto, ata kanë për t’i sjellë dhe kamë për ti larguar, në atë vend ku ata dëshirojnë... !”. E ftoi milicin besnik ,Muharrem Aliu dhe me armët në cep shkuan tek Mulliri, i morën dhe i sollën në shtëpin e Ramadan Beqirit. Gjon Serreqi posedonte aftësi të jashtëzakonshme për t’i përvetësuar njerëzit që në takimin e parë, në fjalët e para.Deri

sa do ta pinë një kafe , ai iu besua”plotësishtë” Isasë. Profesor i Gjimnazit të Prishtinës, se është njëri ndër veprimtarët e LpTSH-së dhe se n”Vise të Dardanës kam ardhur me urdhërin e Muharrem Bajraktarit dhe të Ejup Binakut...!”. Për t’iu hapur Gjoni-Isasë , kaq fuqishëm, kishte ndikuar Hilmi Dërmaku, i cili, siq shihet nga proqesverbali i hetuesisë për Osman Abazin, të 6 marsit 1947,u kishte” “ se me Isanë ka lidhje që moti dhe se Isaja është plotësisht njeri i tyre, i cili punon për ballistët...! Në atë ndejë, të shkurtë , Gjoni kërkoi nga Isaja mendimin se” a mund të strehoheshin gjatë dimrit të vitit 1946-47 në terrenin e Stacionit të Milicisë së Shipshnicës ! ? “Isa Dujaka duke u mbështetur në besnikërinë e milicëve shqiptarë dhe ne bujarinë dhe patriotizmin e malësorëve të Gallapit,kur ishte puna për patriotët e shquar kundër pushtetit të okupatorit jugosllav, i garantoi, pa ndërruar

gjakun në fytyrë :

“Sipas shënimeve autobiografike të Rexhep Shemë Dajkoccit, po atë natë që Gjon Sereqi u soll në shtëpin e Ramadan Beqirit, “rastisi” që Rexhepi të vinte mysafir në familjen e Isa Dujakës. Rexhep Dajkoci, “ishte këthyer në Shipashnicë, pasi kishte kryer disa punë në terren ..!”. Meqë Ramadan Beqiri “pati mysafirë” , e ftuan në odën e Ramadanit. Vonë, pas darke, Ramadani do ta pyesë atë “ nëse dëshiron të vinte në një konak tjetër për tu takuar me Gjon Sereqin..!?”.

Porsa hyri Rexhepi në dhomën ku ishin: Gjoni. Osmani, Isaja, dhe Muharrem Aliu , ngase Rexhep Sh. Dajkoci kishte vendosur që Isanë ta ruante nga implikimi i drejtpërdrejtë me të arratisurit, në vend të Selamit, i thërriti:” Ti, toger Isa, çka lypë këtu...? A nuk të kamë thënë se Ti do të kesh punë vetëm me mua e asnjëri tjetër...! “Isa Dujaka me një disciplinë prej ushtaraku para eprorit, i dha shenjë milicit ,bashkëveprimtar, dhe u çuan, pa asnë shenjë të revoltimit. U bind se e kishte thyer”sistemin e Konspiracionit !?”. Gjon Sereqi gjatë asaj nate, do t’i plotësojë informatat,që kishte për guerljen, për të arratisurit, për pozitën politike të banorëve ndaj pushtuesit, për veprimtarët e NDSH-së dhe për shkallën e lidhjeve të Metë Shipashnicës me veprimtarët e NDSh-së:Rexhep Sh. Dajkocin, Sadri M. Shipashnicën, Sylë Adem Kopernicën, Saqip Sylejman Muçivërcen me Arif Sylën e Roganës et

j. Mandej, me të arartisurit: Shaip Biçkun,Xhepë Shipashnicën, Taip Dajkocin, Lam Breznicën etj.Pasë vrasjes së prof.Ymer Berishësh dhe arrestimit të anëtarëve të Komitetit Qendror të NDSH-së-LpLTSH-së Gjon Serreqi në shumë qarqe të LpLTSH-së do të konsiderohet si personaliteti më kompetent në hierarkinë e udhëheqjes së LpLTSH-së në atdhe, në Kosovë, Rexhep SH. Dajkoci para Gjonit do të sillet me respekt e disciplinë, si para eprorit politik e ushtarak: aprovoi mendimin e Gjonit për ripërtrirjen e rezistencës së organizuar politike dhe luftarake: pranoi propozimin për formimin e një komiteti vendor të LpLTSH-së në Shipashnicë të epërme; pranoi detyrën të shkonte te kryetari i Rrethit të Dardanës.Metë Nuredin Shipashnica, për tia kumtuar interesimete Gjon Serreqit për munddësin që ai t’i krijonte Gjonit për qëndrimin në arealin e Rrethit të tij gjatë dimrit 1946-47”,dhe pranoi të shkonte në Tërnoc të Bujanocui

t, me qëllim që”atje të formonte ndonjë komitet të LpLTSH-së”.

Realisht,Gjon Serreqi më shumë duke shfrytëzuar mikpritjen e Ramadanit kërkoi t’i ftonte në “ndejë”dy bashkëvendësit me të cilët kishte kryer aktivitete luftrake e politike gjatë Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës: Haqif Halil Mehmetin (1894), ish- kryetar komune gjatë Luftës dhe Sadri Misin Sherifin (1905), ish-komandant i një batalioni të vullnetarëve nën komandën e Sylë A. Kopernicës (nga shkurti 1942 deri në shtator të vititë 1944. Këta , në njëfarë dore, ishin krerët e fshatit Shipashnicë e Epërme: Ramadani shquhej me odë pritje dhe mbrehtësi, Sadriun e shquante besnikëria dhe vendosmëria, kurse Haqifin –gjindshmëria dhe dinakëria si veti pozitive për krerët. Nga proqesverbalet nga hetuesia ndaj Haqifit, Sadrisë dhe Ramadanit, dhe ato për marrjen në hetuesi të Gjonitdhe të Osman Abazit shihet se Gjon Serreqi, iu deshë kohë e gjatë për ti bindur tre shipashnicasit e zënë ngoje për nevojën e ngritje

s së Komitetit. Sipas dëshmive të Gjon Serreqit,me 17 prill të vitit 1947, Sadri Misin Sherifi, në fillim nuk pranoi të merrte detyrën e kryetarit, por kur Gjoni do t’ia garantojë se si do të veprohet me konspiracion të thellë, duke u dhënë anëtarëve të komitetit pseudonime,”ai pranoi detyrën e kryetarit”. Ndërkaq , nga proqesverbali në hetuesi, ndaj Gjonit me 10 prill 1947,shihet se në Komitetin e Sghipashnicës Gjoni i emëroi shtatë veta, të cilëtqysh më herët ishin të inkuasdruar-apo të kyqur në Organizatën e NDSH-së ose në Lëvizjen e Rezistencës, por të pranishëm ishin vetëm dy, prej tyre: Sadri Misini, kryetar dhe Ramadan Beqiri i emëçruar si nënkryetar. Gjoni do të konstatoj se :” për Haqifin nuk më kujtohet se a e ka marrë ndonjë detyrë”61. Sipas dëshmive të Osman Abazit në hetuesi,më 6 mars të vitit 1947,”Gjoni u foli të pranishmëve gjatë deri sa i bindi që të pranonin anëtarësimin në Komitet

, porse tani unë nuk kam mundësi ta kujtoj fjalimin e tij. E di se Komiteti është formuar dhe se atij ju kanë caktuar detyrat në vijim: a) Komiteti ti ndihmon ballistët, të cilët po luftojnë nëpër male për’ Shqipërinë etnike’ dhe b) Të gjithë të qëndrojnë të përgatitur që në rast të kthesës secili ta dijë vendin e vet në pushtet,në ushtri, dhe në xhndarmëri. Ushtria dhe pushteti të jenë të organizuara për ti rezistuar ndonjë sulmi eventual të çetnikëve për ta marrë Kosovën dhe Dukagjinin!”Me interes për shkencën është veçanarisht konstatimi i Osman Abazit se “gjatë formimit të atij komiteti (të Shipashnicës). Gjoni ka hartuar listën me emrat e personave dhe funksionet e tyre. Siq më duket ai këtë që para fshatarëve të duket më zyrtar ,që ata të mendonin se ajo listë dërgohet dikund në Shqipëri,ose gjetkë në ndonjë vend tjetër, kurse më vonë të gjitha ato shënime i kemi shkyer. Nga dëshmia e Ra

madan Beqirit në hetuesi, më 23 mars 1947 , shihet se Gjoni,Sadri Misinit ia caktoi emrin konspirativ ” Dugidell”- emri i një kodre mbi Shipashnicë,”,kurse unë, gjithashtu u caktova për anëtar të këtij komiteti dhe për mbajtjen e lidhjeve me Muharrem Bajraktarin”.Sipas Gjonit tri personalitetet Shipashnicase që morën shokët e tjerë në terren,të emëruar për anëtarë me funksione me të cilat i kishte ngarkuar Gjoni.Nga dëshmia e Haqif H. Mehmetit në hetuesi, me 22 mars 1947, për anëtarë m efunksione të caktuara e emëruan edhe Saqip Sylejmani i Muqivercës, për komandir të gjandarmërisë , dhe Bajram H. Musliu, sekretar në Komunën e Roganës – për anëtar.Nga proqesverbali në hetuesi për Osman Abazin shihet se Ramadani,siq u tha, ishte emëruar zëvendëskryetar Qemal Hoxha, i Zarbincës- për sekretar dhe Ibrahim Suerdulli nga Karaçeva – për komandant të batalionit (62). Haqif H. Mehmeti me 22 mars 1947 për anëtar të Komit

etit të Shipashnicë e përmend edhe Shaban Surdullin e Hodonocit.

Mirëpo, për hirë të realitetit historik,duhet të konstatojmë se Komiteti i Gjon Sereqit në Shipashnicë nuk do të aaktivizohet , nuk do ta masivizojë veprimtarinë. Mirëpo, deponimet e kryetarit dhe të zëvendësit të tij në hetuesise vetëm pas disa orëve pas ndarjes nga “Kuvendi themelues “, hoqën dorë nga Komiteti , duhet të kuprohet drejt si rrëfim para xhelatëve,si detyrë e veprimtarëve, të komitetit për Sherifin, të datës 23 mars 1947,”del” se atë dhe Ramadaan Beqirin, përnji herë i kishte përfshi deliri i frikës”, se kishin rënë në nji kurth të pa njohur dhe të papritur të nesërmen kam shkuar tek Ramadani për ta biseduar çështjen dhe me atë rast i kamë thënë: Shiko o Ramadan se çka bëmë, ne do ta shkatërrojmë vetten !Ramadani më tha se me këtë allëshvereshë na trathëtuan ! Vendosëm të lidhim besën që për atë punë askujt të mos i tregojmë gjë!”

Se Komiteti i Shipashnicës i themeluar nga Gjon SErreqi u fik pa bërë asnjë punë të madhe, tregon edhe dëshmia e Osman A Gagicës, në hetuesi në fund të shkurtit 1947:” Komiteti nga Shipashnica e Epërme nuk na ka dhënë kurrfarë ndihme materiale,kurse Komiteti nga fshati Tërrnoc, i rrethit të Preshevës na ka dhënë ...”. Nga burimet shihet se Osmani nuk i ka zbuluar të gjitha lidhjet me veprimtarët e LpL TSH-ës në Shipashnicë dhe gjetiu në Kosovë. Shkaku pse”Komiteti i Shipashnicës”, nuk mori ndonjë shtrirje të madhe ishte fakti se tre shipashnicasit që morën pjesë në” Kuvendin themelues” mësuan se ai komitet ishte formuar me dijen e Metë Shipashnicës, ndaj të cilit tani kishin filluar të dyshonin . Në procesverbalin nga hetuesia e Haqif H. Mehmetit , për dëshmi ndaj ndaj Sadri MISINIT, të datës 22 mars 1947, thuhet qartë :”Gjoni dhe Osmani kanë ardhur (shtëpin e Ramadan Beqirit) për ta formuar Këshillin me d

ijen e Metë, dhe se Meta e ka dërguar Rexhep Dajkocin “për” mysafir rasti” në shtëpin e Ramadan Beqirit ! 62. Kryetari i Komitetit Qendror të NDSH-së –LpLTSH-së se Gjilanit , Rexhep SH. Dajkoci. Rexhep Sh.Dajkoci të nesërmen nga formimi i”Komitetit të Shipashnicës” arriti në Tërrnoc të Bujanovcit dhe u takuan me mësuesin Avni M. Qoprrovina veprimtar i KQ, të NDSH-së për teritorin e Bujanocit. Rexhep Dajkoci me Avniun ishte në bashkëveprim të hershëm. Pasi e studiuan situatën, morën vendim që ta ftonin Gjon Sereqin në Tërnoc, ku mund të riformonte Komitetin. Për këtë qëllim u dërgua në Shipashnicë të Epërme ,Zita Lushi me një letër për Isa Dujakën , të nënshkruar prej Rexhep SH. Dajkocit . Në letër thuhej: “Mysafirët duhet të përcillen deri në vendin ku do tU prijë personi që t’na sjellë letrën!”. Kështu pas tri-katër ditë qëndrimi në shtëpin e Ramadan Beqiritaty rreth orës 7-8 të mëngjesit në

vitin Gjon Sereqi dhe Osman Abazi, të përcjellë pre dy milicëve të caktuar nga togeri Isa Dujaka: Muharrem Aliu dhe Alush Zeneli , natën u nisën për në Tërnoc. Një natë më parë ishte kthyer nga kursi Pedagogjik i Shkupit nxënësi i Gjonit nxënësi i Gjonit, Ismeti, edhe ky me k1rkes1n e t1 atit do ti shoqërojë mysafirët për rrugë. Kjo ishte etikë e maëlsorëve që kishte për qëllim të siguronte plotësisht jetën, e msyfirit që po përcillej. Derisa dy milicët do të ndalonin në vendin “Te varri i Muratit” , ku i pritnin Avni M Qorrovina me tre shokë të armatosur ; Ismer R. Dërmaku , i armatosur do të shkojë deri në Tërrnoc. Në Tërrnoc për “Buzë” të Gjon Sereqit do të caktohet oda e azem Alisë , një fshatarë analfabet ,i shquar për burrëri , fisnikëri, besë dhe trimëri ( 64) Aty Gjon Sereqit do ti bashkohet edhe Islam- ose ndryshe e thirrnin Lam i cili jetonte në ilegalitet që nga plagosja në Çukë të Bre

znicës, më 22 shtator të vitit 1946. Në Tërnoc dhe viset e Bujanocit deri në këtë kohë kishte disa anëtarë të Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare dhe veprimtarë të organizatës NDSH-së të cilët vepronin si komunitet pa ndonjë organizim plotësisht organizativ, plotësisht organizativ , kurse lidhjet me Komitetin e Qarrovinës , dhe tregtarit Shkupjan, Mehmet Breznicës të Gjilanit, etj. Gjon Sereqi aty i tuboi mbi dhetë ish anëtarë së Rezistencës e veprimtarë të NDSH-së dhe e ripërtriu “Komitetin e Tërrnocit”, me detyrë të Komitetit Qarkor të LpLTSh-së për Bujanoc. Komiteti i tërrnocit, së paku në ditët e formimit, ishte shumë aktiv.Pranë tij Gjon sereqi dhq Osman Abazi, qndruan mbi 10-të ditë dhe prapë u kthyen në vise të Dardanës : Desivojcë, Zarbincë,Laçiq dhe Shipashnicë (65) . Me largimin e Gjon Sereqit nga Tërrnoci prej atyre viseve do të largohet edhe Lam Breznica, i cili do ti bashkohet “Njisit

it të Gjon Sereqit” – deri me 11 shkurt të vitit 1947. Sipas dëshmive të Osman Abazit në hetuesi, në fund të shkurtit dhe më 6 mars 1947 .Komiteti i Tërnocit për “Njësitin e Gjonit” mblodhi 240 kg,miell,tetë palë opinga, 20 kg duhan. Komiteti i Tërnocit e përcolli Gjon Sereqin me dy bashkëluftëtarë. Osmanin dhe Lamin deri në male të Breznicës. Aty sipas urdhërit të Gjonit Lam Breznica do të ndahet nga Gjoni dhe Osmani me detyrë që të shkonte nëper bazat e gueriljes shqiptare dhe ti ftonte të arratisurit në një “Kuvend që do të mbahet në Male të Shipashnicës së Epërme pas dy dite !”, Kështu thuhet në dokumentet nga Hetuesia, kurse faktikisht”Mbledhja e ballistëve” është mbajtur në vendin “ Tu Mullini i Bajramit”, në natën e 20 dhe 21 tetorit të vitit 1946. Në këtë Kuvend Gjoni e ftoi, personalisht, Lotë Vakun, por ai siq kemi shkruar edhe më parë nuk pranoi ti bashkohet Gjon Sereqit dhe” grupit të t

ij “. Nga dëshmia e Osman Abazit në hetuesi, me 6 mars të vitit 1946 ,del se pas ndarjes nga Lami – për tu takuar në Kuvend pas dy ditësh , Gjoni dhe Osmani “e vazhduan rrugën për Laçiq”, kurse sipas shënimeve autobiografike të Rexhep Sh. Dajkocit, dhe kujtimit të Isa Dujakës, ata do të kthehen në shtëpin e Ramadan Beqirit, tek i cili ( ne kemi ardhur shpesh(..) si në shtëpin tonë,sepse aty ne kemi pasur besim...! “ –ka vërtetuar, në hetuesi, Osman Gagica. Këto të dhëna janë të pa kontestueshme. Komiteti i Shipashnicës nuk pushoi së ekzistuari pas shkuarjes së Gjonit në Tërnoc.

Nga dëshmit e Osman Abazit në hetuesi ,midis 25-28 shkurtit 1947, mësojmë:” Rexhepi krahas asaj q1 na lidhi me njerëzit në Tërnoc, erdhi edhe një herë me ne në mbledhje, te Shipashnica e Epërme. Aty ishte tubimi i të gjithë ballistëve nga ai terren. Rexhep Dajkoci ka thënë se ka fol me Metë Nuredinin Shipashnicën- Kryetarin e KPRr në Dardanë, lidhur me gjetjen e vendit për bunker ku do të vendoseshin ballistët, e kurse Meta,sikur të mos dinte aty për aty,por do t’i jepte përgjigje pas tri ditësh!” .

Në dëshmin e Osmoan Abazit të datës 6 mars 1947 mund të lexojmë edhe këtë: “Me një rast kur në malin e shipashnicës Rexhepi nga Dajkoci, i cili ishte dënar nga Gjygji në Gjilan me 13 vjet, më ka folur se e kishte pyetur Metë Shipashnicën për vend , për mua dhe profesor Gjonin, dhe ai i kishte thënë se nuk mund të përgjigjet përnjëherë ,por për dy ditë do të gjente vend dhe do të na pranonte!”. Më tutje, konstatonte : Por, në atë ndërkohë .Rexhepi u burgos dhe ne nuk shkuam atje...,”!?! Për këtë fakt të një realiteti të hidhur duhet kërkuar shkakun që Gjon Serreqi në Kuvendin e të Arratisurëve , me 20-21 tetor 1946 do të kërkojë rrugë për strehim kolektiv të grupit që do të formohej rreth tij,. Në atë kuvend filimishtë ishin : Gjoni,Osmani, Lam Breznica, Xhepë Shipashnica, Januz Magura, Mehmet Topanica, Taip Dajkoci, Shaip Biçku, Hasan Shipashnica, Hamdi e Musli Beha, Ban(Shaban) eHasan Bojku,

nga Muqivërci, d he Xhafer Zhunica. Në fillim të punës së Kuvendit Gjon Serreqi kërkoi nga pjesëmarrësit që paraprakisht të deklaroheshin : “Kush dëshiron të qëndrojë në grup me mua dëshiroj ta dijë, e kush nuk dëshiron duhet të ndahet prej nesh, përnjëherë !”, ngase, ata që do të shkojnë , nuk “ duhet ta dinë se çka do të vendosim dhe as ku do të shkonim!”.Përnjëherë do të ndahen tre veta: Mehmet Topanica (66),

Ishte në mal, ne arrati,për shkak se kishte marrë pjesë në vrasjen e Savë Domarocit më 1942. Realisht, me 20 maj të vitit 1941 bullgarët të udhëhequr prej Savës, i 72 gra e vajza të Topanicës dhe i dërguan në Domaroc. Me këtë rast i morrën edhe 10-të burra të Koretinit e disa të Topanicës.Grarëria do të shpëtojnë falë angazhimit burrëror të Veli Guxhës nga Tërnoci i Bujanocit. Ai mori shumë dukat lira , që i tuboi në fshat, dhe me një motoçikletë shkoi në Shkup , në komandën gjermane. Komandanti gjerman e mori punën me seriozitet. Nuk preku asnjë lirë dukat , por dha urdhër : “Të lirohen të arrestuarit gra e burra...!”.

Shaip Biçku (67) dhe Jonuz Magura, i cili kishte dezertuar nga ushtria. Pas dy ditësh,derisa Njësiti i Gjonit po ditonte në Male të Karaqevës,me leje të Gjonit, por pasi u betuan se nuk do ti tregonin njeriut të gjallë se në cilin vend janë ndarë nga grupi,shkuan në shtëpi edhe Hasan Shipashnica, dezertor nga ushtria dhe Musli Beha , vëlla i Hamdi Behës, i cili ishte në arrati për shkak të vëllait ( 68) .”Pas shkuarjes së këtyre mbetëm nëntë veta” – tha Osman Abazi në hetuesi,para hetuesit Rajko Vidaçiq, më vonë historishkrues falsifikator i fakteve historike për historinë e NDSH-së-LpLTSH-së.

Pas formimit “monolit” të grupit të Gjonit,sipas dëshmive të Osman Abazit, u kthyen në mal të Shipashnicës dhe filluan ta ngrisin bunkerin, të cilin endertuan për 5 ditë. Ata kishin marrë vendim që të hynin në bunker dhe të mos lëviznim nëpër fshatra dhe që për ne mos të dinte asnjëri,kurse secili q1 kishte shtëpinë afër të sillte në bunker nga 100 kg miell, ne mënyrë që gjatë dimrit të mos shkonin nëper fshatra për ushqim. Taip Selimi i solli 100 kg, Hamdi Beha 100 kg, Ban Bojku 100 kg dhe Shaip Biçku, i cili prapë u bashkua me ne, pas disa ditësh 100 kg. Komiteti i Tërnocit na i kishte dhënë140 kg miell ( ku një pjesë ishte shpenzuar gjatë qëndrimit në male të Shipashnicës, Breznicës – Karaqevës-MP) po kishin edhe fasule me të cilen ushqeheshin”-ka konstatuar O .Gagica.

LIKUIDIMI I NDSH-SË NË KOSOVËN LINDORE

Evidentimin e komiteteve që do të përmenden e bëri Rexhep Sh. Dajkoci në shënimet e tij autobiografike:Në Dajkoc (kryetar Rexhep Shabani ) ,në Muçivërc ( kryetar, Rexhep Ibrahimi), në Roganë (kryetar ,Liman BaJRaMI), në dy pjesët e Karaqevës (kryetar Ibrahim Surdulli), në Poliçkë (komitetin e formoi Molla Rizahu),në Hogosh (komitetin e formoi Haki Efendia), (69), në Koretin (kryetar Malë Alia), Topanicë (kryetar Gani Hoxha), në Pogragjë ( kryetar, milici Muharrem Xh. Aliu), në Llashticë( për kryetar ishte caktuar Bejtullah Luta), në Zhegër (kryetar,Demush Haziri), në Kabash ( i ngarkuar me detyrë të kryetarit, Mulla Sherifi), në Sllatinë - kryetar, Mulla Zymberi). Për kryetar ishte planifikuar edhe Mulla Jupa-për disa fshatra të Vitisë ,mandej Mulla Mustafa në Cernicë ,në Bresalc (për kryetar, Hajrullah Hoxha) e ne Dragancë (kryetar Zylfi Makreshi). Edhe ne shumë fshatra tjera të Kosovës Liundore ishte marrë iniciativa p1r n

gritjen e komiteteve vendore mbi bazë të vendimit të Konkresit të II (IV) të NDSH-së- LpLTSH-ës , me 1 qershor 19046. Mirëpo dështimi i Kongresit të tretë III (V) me 25 korrik 1946, pastaj arrestimi i shumë veprimtarëve të NDSH-së dhe i anëtarëve të KQ të Shkupit, bëri që të ngadalësohej puna në zgjërimin e rrjetit të komiteteve të LpLTSH-sëose të konservohej aktiviteti vetëm brenda kryesive të komiteteve të formuara deri asokohe. Arritja e Gjon SEreqit në këto treva ra në një kohë tepër të papërshtatshme për aktivitete politike e luftarake, meqë OZN-a dhe KNOJ-i kishin lidhur shumë veta për interesa të pushtuesit , e të cilët i kishte lëshuar të anëtarësoheshin në organizatat e NDSH-së ose të bashkoheshin me gueriljen , me qëllim që të shkaktonin përqarje në radhët e LpLTSH-së dhe të vrisnin udhëheqësit kryesorë. Në rrethana të tilla aktiviteti politik e luftarak i Gjon Sereqit në vise të Kosovës

Lindore që në fillim u dukë i

Pasuksesshëm. Të nesërmen nga Kuvendi i të arratisurve në vendin “Te Mullini i Bajramit” (male të rajonit të Breznicës), dhe pikërisht me 21 tetor 1946 , OZN-a e arrestoi, në Dajkoc Kryetarin e Komitetit Qarkor të NDSh-së –LpLTSH-së Gjilanit , Rexhep Sh. Dajkocin , i cili sapo vinte nga ”takimi me ballistët” nga Kuvendi i të arratisurve. Po atë ditë siq shihet edhe nga shënimet “ Jetëshkrimi im Sylë Kopernica”, u arrestuan të gjithë anëtarët eKomitetit qarkor të Gjilanit ( një numër i të cilëve ishin edhe kryetarë të komiteteve vendore të fshatra): Mulla Rizah Poliçka, Arif Syla i Roganës, MUmin Jakupi , Destan Budrika, Ramadan Agushi, Maliq Çollaku, Jakup Malisheva, dhe Njazi Atallahu. Këtu duhet cekur heroizmin e Ibrahim Surdullit nga Karaqeva, Komandanti i Batalionit të vendit të”Komitetit të Shipashnicës” së Gjon Sereqit.

Ai , për të mos rënë në dorë të OZN-ës me dëshirë që të vritej e të mos i zbulonte qëllimet e Organizatës së NDSH-së –LPLTSH-së nuk iu dorëzua OZN-ës,ua ktheu shpinën për të ikur. Ata shtinë dhe e vranë afër shtëpisë së tij. Ma vonë do të arrestohen Azem Sylku i Muqivercit edhe Sylë Kopërnica-etj.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora