| E shtune, 03.11.2012, 12:42 PM |
ENKAS PËR
GAZETËN KOMBËTARE“BOTA SOT“ DHE“ ZEMRËN SHQIPTARE“
Pjesa I
SHFLETOJMË
HISTORINË
FORMIMI I KOMITETIT NACIONAL DEMOKRATIK SHQIPTAR NË SHIPASHNICË TË EPËRME KOMUNA E DARDANËS.
Përgatiti:
Ramiz DËRMAKU
Marrë nga
Monografia “ DËRMAKU“
U kamë
thënë pjesëmarrësve se duhet të formohet një organizat jo balliste
por,“Nacional Demokratike Shqiptare“. Kishte thënë patrioti, atdhetari,
intelektuali dhe nacionalisti Gjon Serreqi
Biografia
e atdhetarit , patriotit e nacionalistit Gjon Serreqi.
Gjon
(Gjergj) Serreqi u lind më 11 shkurt 1920 në Ferizaj.Shkollën fillore e kreu në
vendlindje, ndërsa të mesmen-gjimnazin , në Prizren, në vitin shkolor
1939-40.Fakultetin Filozofik e regjistroi në Univerzitetin e Zagrebit, në vitin
shkollor 1940-41. Në Zagreb qëndroi deri në shkurt 1941. Në prill të vitit
1941, Gjon Serreqi studimet do ti vazhdojë në qytetin PIZA të Italisë. Pas 6
muajsh, ai u largua nga Piza e shkoi në FIRENCE të Italisë, dhe do të
regjistrohet pranë Univerizitetit të qytetit. Këtu Gjoni studioi deri në
gushtin e vitit 1943, pra thënë shkurt deri me kapitulimin e Italisë fashiste.
Në shtator të vitit 1943, Gjon Serreqi u kthye në vendlindje Babush të Ferizajt
dhe aty do të emrohet kryetar i komunës. Në majin e vitit 1944 ai u arrestua
nga policia Gjermane SS. Në fillim Gjon Serreqin e dërguan në kampin fashist në
Prishtinë, ndersa nga qershori i këtij viti, së bashku me një numër të
burgosurish të
tjerë u
deportua në kampin fashist“K-16“ në Vjenë. Në këtë kamp Gjoni, qëndroi deri në
Janar të vitit 1945, e nga kjo kohë u transferua në kampe të ndryshme fashiste
në kufirin austro-hungarez. Në fund ate e dërguan në kampin fashist të Gracit.
Gjon Serreqi u lirua nga burgu-nga forcat antifashiste në qershorin e vitit
1945. Kthehet në Kosovë dhe emrohet arsimtar pranë Gjimnazit të Prishtinës,dhe
aty do të punojë deri më 27 prill të vitit 1946, deri sa u arratis në malet e
Drenicës, në Shtabin nr. 2, të cilin e udhëheqte Ajet Gërguri (39).
Veprimtaria e Gjon Serreqit në Organizatën e të rinjvëve Nacional Demokratik Shqiptar ( në vazhdim NDSH-ja) në Gjimnazin e Prishtinës, tetor 1945- prill 1946
Autori i
këtyre rreshtave ishte nxënës i Gjimnazit të Prishtinës që nga viti 1943. Në
fillim si nxënës,u kyqë në organizatën e Ballit Kombëtar,në grupin që e
udhëhiqte Durmish Rizvanolli, tani kimist në Gjakovë. Nga viti 1945 ai hyri në
organizatën e nxënësve të Gjimnazit që vepronin kundër pushtetit komunist
jugosllav. Në fillim në këtë organizat –grup dallohej nxxënësi i kl-V-të Ali
Bajrami (Haskaj) nga Rohoveci. Në këtë grup më vonë do të kyqen Lazër Josipi,
Xhahit Gafurri, Hamdi Mustafa, Spahiu, Nazif Zymberi-Bogujevci, Sefedin
Shabani, etj. Në mesin e tyre ishte edhe autori i monografisë DERMAKU pra Ismet
Dërmaku. Ky grup vepronte sipas platformës së Ballit Kombëtar, ishte i
organizuar edhe para se të vinte Gjon SEREQI arsimtar në Gjimnazin e
Prishtinës. Personalishtnë mua ndikoi që të përcaktohesha për Ballin Kombëtar.
(39) Sipas
deklaratës së Osman Abazit, dhënë në burgun e hetuesisë me 4 mars 1947 në
Prishtinë. Proqesverbali është përkthyer në gjuhën shqipe dhe është botuar në
librin :Prof.Dr.Ismet Dërmaku,Gjon Serreqi, dhe NDSH-ja(Dokumente Arkivore) f.
145 ( Në vazhdim I. Dërmaku ; Gjon Serreqi dhe NDSH-ja) Profesor Luan Gashi, në
kohën derisa ishim të shtrirë në spitalin e Prishtinës, në Janar të vitit 1944.
Me ne aty ishte edhe Abdurrahman Shala, më vonë aktor.Luan Gashi ishte i biri i
Ahmet Gashit,drejtor i Shkollës Normale“Sami Frashëri“të Prishtinës në vitin
shkollor 1943-44. Ishte e njohur se Luan Gashi, së bashku me Adem Selim
Gllavicën, Hysen Tërpezën etj, organizuan sulmin e luftëtarëve shqiptarë kundër
pushtetit jugosllav në Ferizaj, më 2 dhjetor 1944. Njiherit Luan Gashi i
takonte grupit të patriotëve shqiptarë që organizuan atentatin kundër Milladin
Popoviqit , e që e realizoi patrioti Haki TAHA, me 13 mars 1945, në P
rishtinë.
Gjon
Sereqi faktikisht hyri në Organizatën e të rinjëve të Gjimnazit të Prishtinës
në tetorin e vitit 1945, dhe më vonë do të zgjidhet udhëheqës i kësaj
organizate deri kur u arratis më 27 prill të 1946. Përkitazi me inkuadrimin e
tij në organizatën e të rinjëve,Gjon Sereqi në deklaratën e tij thotë;“Në
qershor të vitit (1945) jam emëruar profesor i Gjimnazit Shqiptar në Prishtinë,
dhe që në atë kohë u njoha me Prof. Sylejman Aliun (Drini), i cili, sipas
informimit tim , kishte qenë i dënuar nga gjygji për shkak të veprimtarisë së
tij kundër popullit punonjës. Për herë të parë ai (S.Aliu) filloi të më fliste
për organizatën Nacional Demokratike Shqiptare, duke më spjeguar qëllimet e
saj. Ai i thoshte Prof:DR. Ismet Dërmakut se kjo organizatë angazhohej për
demokraci, siq ishte ajo në Angli e në Amerikë, por jo si ajo në BRSS, në
Jugosllavi e në Shqipëri“. Gjon Serreqi lidhur me këtë në vazhdim pohon: Pun?
?n time në Gjimnaz e kamë nisur në
tetor të vitit 1945, duke ju ofruar në radhë të parë nxënësve të cilët ishin të
pa kënaqur me rendin shoqëror dhe të cilët nuk pajtoheshin me punën e organizatave
antifashiste. Nxënësve të cilëve ju kamë ofruar më parë ishin: Lazër Josipi,
Hamdi Mustafa, Xhahit Gafurri, Ali Bajrami, etj. Më së tepërmi jam shoqëruar me
Hamdi Berishën. Kështu së bashku kemi diskutuar për nevojën e punës dhe për
formimin e organizatës, si në Gjimnaz, ashtu dhe jashtë Gjimnazit dhe
Prishtinës“.Pyetjes së shtuar të hetuesit: “Kur dhe si e keni formuar
organizatën në gjimnaz?“ .Gjon Serreqi i përgjigjet:“Mbledhjen e parë e kmi
mbajtur në shtëpin e Xhahit Gafurrit, të cilën e kamë konvokuar unë. Në këtë
mbledhje të pranishëm ishin: Xhahit Gafurri,Lazër Josipi, Ali Bajrami, Hamdi
Mustfa, dhe nxënësit tjerë, emrat e të cilëve i kam harruar“(40)Po aty Faqe
155.Në vazhdim Gjon Serreqi shton; Me
rastin
ehapjes së kësaj mbledhjeje unë u kamë thënë pjesëmarrësve se duhet të formohet
organizata dhe se kjo nuk është organizat balliste, por është
organizatë“Nacional Demokratike Shqiptare“ , e cila ka për qëllim luftën kundër
rendit ekzistues shtetëror në jugosllavinë e sotme,si dhe në Shqipërinë e
sotme,e për krijimin e Shqipërisë etnike, duke e bashkuar Kosovën e Metohinçë
(Dugagjinin) në kufijt e saj etnikë“,që t’i bashkoheshin Shqipërisë si të
tillë, me rendin shtetëror që do ta krijojmë ne.Ndërrimin e rendit shtetëror
kemi planifikuar ta zbatojmë me intervenimin e Fuqive të mëdha, të Jashtme, siq
janë Anglia e Amerika,ose edhe me ndihmen e fuqive tona të armatosura që ishin
në male. Një herë do të ngrihej në kryengritje populli shqipëtar , për të marrë
pushtetin në duart e veta. Në atë mbledhje kryetar është zgjedhur Hamdi
Mustafa, (Spahiu) , si më përgjegjës“. (5)
Shënimet
e marra nga libri monografia; DËRMAKU”
Si dhe nga Ramiz Dërmaku –gazetar :Gjatë bisedës me nacionalistin e atdhetarin Hysen TËRPEZA,dhe pleqnare te fshatit.
Pjesa II
SHFLETOJMË
HISTORINË
Formimi i Komitetit Nacional Demokratik Shqiptar në Shipashnicë të Epërme,Komuna e Dardanës
Aktiviteti
i Gjon Serreqit në Shtabin nr.2 në Drenicë si sekretar, maj korrik 1946
Sipas
dokumenteve të ruajtura e të botuara, duke përfshirë këtu, përveç deklaratave
të Gjon Serreqit, dhënë në hetuesi, edhe ato të Ajet Gërgurit, Hilmi
Zariqit,Osman Abazit etj, kuptohej qartë se në këta tre muaj të verës 1946, në
Shtabin nr. 2 është zhvilluar një aktivitet i frytshëm, sidomos në shtrirjen e
organizatës NDSH, në kryerjen e aksioneve luftarake e organizative, pastaj
vënjen e kontakteve me Komitetin Qendror të NDSH-së, në SHkup, mbajtjen e
Kongresit V të Komitetit Qendror në Blinajë (Lipovicë ) me 25 korrik të vitit
1946 etj. Atdhetari Gjon Serreqi, në deklaratën e tij, dhënë pranë Zyrës së
DSSH-së (UDB-së Krahinore) me 19 mars të vitit 1947, si shkak për arratisje në
mal cek bisedën me Hysen Futbollistin, në një kafene të Prishtinës, disa ditë
para arratisjes , kur ky i fundit në gjendje të dehur nga alkoholi, i ishte
drejtuar Gjon Serreqit, pa u njohur më parë, se ai, Hyseni, po përgatiste
atentat
kundër
Alush Zariqit, kyetarit të Komunës së Prishtinës, duke e vlerësuar atë si
trathtar të kombit. Me atë rast Gjon Serreqi i kishte thënë se nuk jam kundër
atentatit ( 42). Mirëpo, Hyseni, i frikësuar se mos ishte Gjoni spiun i UDB-së,
s bashku me babanë e tij e kishin paraqitur këtë në UDB-në e Prishtinës. Në
fakt ai pas bisedës me Gjonin në kafene, kishte ngatrruar emrin e tij me një
profesor tjetër, anëtar i PKJ-së me fe katolike. Sidoqoftë, ky lajmërim i
Hysenit e friksoi Gjonin dhe mu për këtë Gjoni vendosi të arratiset , sidomos
pas bisedës që pati me anëtarët e Komitetit Qendror të NDSH-së,buzë lumit
Vardar në SHkup, më 24 Prill 1946.Prania e GJon Serreqit në shtaabin nr.2 të
udhëhequr nga ajet Gërguri,pa dyshimse ishtee mirëseardhur,duke u baazuar në
punën e tij në Gjimnazin e Prishtinës,veqmas në aftësitë intelektuale të tij.
Puna e
parë e Gjon Serreqit në Shtabin nr. 2 ishte përpilimi i alfabetit me shifra.
Këtë e bëri në pajtim me komandantin e Shtabit, Ajet Gërgurin, meqense ai
(shifranti) ekzistues, i përpiluar nga Ajeti, vlerësohej si i komprometuar, i
deshifruar (zbuluar)nga organet e UDB-së. Gjon Serreqi, në UDB-në Krahinore,më
19 mars 1947,pohon se pas tri ditëve të arratisjes së tij, në male , së bashku
me Ajetin kanë formuar Komitetin e NDSH-së në fshatin Gumnasellë. Në vazhdim ai
thotë se kanë formuar edhe komitete tjera, në fshatin Sedllar (tani
SHalë),Koliq,Siçevë,Bebimoc dhenë Hade( ky i fundit përfshinte kryesisht
xehtarët, të cilët kanë dhënë edhe të holla për organizatën (43). Në cilësinë e
sekretarit të Shtabit nr. 2 . Gjon Serreqi ishte ai që e përgadiste postën për
Komitetin Qendror të NDSH-së Shkupi,si dhe korrespodencën me Ymer Berishën etj
(44). Aktivitet të veqantë Gjon Serreqi në Shtabin nr.2 tregoi me ra
stin e organizimit,përgatitjes së Kongresit të V të Komitetit Qendror të NDSH-së,që umbajt me 25 korrik 1946, në Blinajë ( Lipovicë,komuna e Lypjanit). Këtë e bëri së bashku me Kemal Skënderin dhe Ajet Gërgurin. Këta tre hartuan edhe programin e Kongresit. Gjon Serreqi ishte ai që para 200 pjesëmarrësve të Kongresit lexoi referatin , të cilin e kishte shkruar vetë. Në këtë Kongres, siç shihet, mes të tjerash, qe vendosur që ushtria e maleve në të ardhmën të quhej “ USHTRIA DEMOKRATIKE SHQIPTARE në Malet e Kosovës“.45.P.S.
SHFLETOJMË HISTORINË
QËNDRIMI I GJON SERREQIT NË MALËSINË E DARDANËS (KAMENICËS)E TË BUJANOVCIT TETOR 1946-SHKURT 1947
Dokumentet
arkivore dhe burimet e tjera relevante dëshmojnë bindshëm për ardhjen dhe për
qëndrimin e Gjon Serreqit në trevat e Rrethitb të Kamenicës dhe të
Bujanovcit,në fillim të tetorit 1946, si dhe për qëndrimin e tij deri me 25
shkurt 1947. Këtu më parë kemi deklaratat që kanë dhënë OSMAN Abazi- Gagica
shoqërues i Gjonit që nga maji i vitit 1946 ed eri me 24 shkurt 1947,në UDB-në
e Qarkut të Ferizait, me 2 mars të vitit 1947 dhe në atë Krahinore më 9 mrs
1947. Të dyja këto flasin për peripecitë gjatë rrugës për në këto treva, në
gusht dhe shtator të vitit 1946. Njëherësh , këtë e dëshmojnë edhe deklaratat
që kanë dhëne Abdullah Musliu më 11 shkurt 1947 dhe Gjon Serreqi më 4 mars 1047
në UDB-në Krahinore. Në këto dokumente shihet qartazi se në ç’farë rrethansh
është mbajtur Kongresi V i organizatës së NDSH-së në Blinajë(Lipovicë), me 25
korrik 1946. Shihet, po ashtu, ndarja e ushtrisë së ND Shqiptare n
ë malet e
Kosovës. Kjo ushtri u nda në dy drejtime,pjesa më e madhe e saj nën komandën e
Ajet Gërgurit dhe Gjon Serreqit, dhe tjetëra më e vogël, nën dtrejtimin e Osman
Bunjakut dhe hilmi Zariqit. Grupi i dytë, siq shihej kishte vendosur të mbtej
në Kosovë dhe ishte nisur në drejtim të Skënderajt e të Shalës së Bajgorës.
Grupi i parë që ishtenisur për Greqi, hasi në pritje të ushtrisë dhe të
policisë jugosllave në gusht të këtij viti në fshatin HOÇË E QYTETIT, jo largë
Prizrenit dhe pas një lufte të pa barabart pësoi disfatë. Pastaj ky grup u
shpërnda në grupe të vogla dhe mbeti pa asnjë lidhje me ndërmjet tyre. Siq
shihet nga këtio dokumente, Gjoni pas kësaj disfate, mbeti vetëm me
OsmonAbazin- Gagicën. Nga deklarata e Osmanit, merret vesh se këta dy një pjesë
të gushtit dhe tërë shtatorin e vitit 1946 e kishin kaluar në Rrethin e Ferizajt,në
malet e Jezercit dhe në ca fshatëra përrreth, gjithnjë duke menduar s
e si të
kalonin në Greq (46) mund të thuhet se takimi me Abdullah Musliun, në fshatin
Sazli, në gjysmën edytë të shtatorit 1946, për Gjon Serreqin ishte i kobshëm.
Abdullahu, siq shihet nga deklarata e tij ( 47), në atë kohë ishte kryetar i
Këshillit të Rrethit të Ferizjt. Me Gjonin kishin krijuar miqësi që në kohën
kur këta së bashku kishin qenë në kampet e internimit fashist në Vjenë dhe në
Grac,gjatë vitit 1944 e deri në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. Nga
dokumentet shihet se Abdullah Musliu, që në verën evitit 1945 ishte inkuadruar
në organizatën NDSH,i lidhur drejtpërdrejt me Adem Selimin- Gllavicën, e pastaj
në vitin 1946, edhe me Komitetin Qendror të kësaj organizate në Shkup. UDB-ja e
Qarkut të Ferizjt dhe ajo Krahinore, pas burgosjes së disa anëtarëve të
NDSH-së, dinin edhe për veprimtarinë e tij në këtë organizatë. Përkëtë arësye ,
ato ditë UDB-ja këtë e mbante nën m
bikëqyrje.
Shpesh ajo kontaktonte kinse këshillohej me të, si me kryetarin e Këshillit të
Rrethit. UDB-ja kërkonte mundësi ta pengonte Gjonin për të kaluar kufirin
jugosllavo -grek. UDB-ja e ngarkoi këtë me detyrë që gjithësesi të takohej me
Gjonin dhe me çdo kusht ta bindte atë që të mbetej në Kosovë, gjatë dimrit të
ardhshëm. Siq shihet nga deklarata e Abdullah Musliut, UDB-ja e ngarkoi këtë me
detyrë që gjithësesi të takohej me Gjonin dhe me dhe me çdo kusht ta bindteatë
që të mbetej në Kosovë. Këtë porosi Abdullahu e kreu. Me Gjonin u takua në fshatin
Sazli dhe në bisedë i tha që kalimi i kufirit jugosllavo-grek ishte shumë i
rrezikshëm dhe se më mirë do të ishte që ai- Gjoni, të mbetej e ta kalonte
dimrin në Kosovë. Abdullahu njëkohsishtë i kishte thënë se asesi mos të sillej
në Rrethin e Ferizajt. Me këtë deklaratë plptësisht edhe deklarata që Gjoni e
dha më 4 mars 1947 (48) para organeve të UDB-së Krah
inore, të
cilën e cituam. Nga deklaratat e botuara të Osman Abazit shihet qartë se
lëvizja e këtyre dyve pas takimit me Abdullah Musliun , nga Sazlia nëÇ Jezerc,
në Kopilaç e gjetiu , derisa Osmani dhe Gjoni, vendosën të kalojnë në malësinë
e Dardanës- ish. Kamenicës. Këtza rruga i shpie në Mramor të Prishtinës ,
pastaj në fshatin Gllogovicë, në shtëpin e Selim Zekës, vëlla i Bajram Zekës-
Oruqit (Berishës) shok intim i Osmanit qysh nga koha kur shërbenin së bashku në
policinë gjermane. 1942-1944. Qëndrimi i Gjonit dhe Osmanit, kalimthi, në
Gllogovicë në shtëpin e Selim Zekë Oruqit ( rrethi i Dardanës) , ishte poashtu
i kobshëm për Gon Serreqin. Bajram Zeka Oruqi, më vonë Berisha, vëlla i Selimit
dhe mik i madh i Osman Abazit- Gagicës, një kohë aktiv në Organizatën e
NDSH-së, kishte kaluar në anën e UDB-së si bashkëpunëtor aktiv i saj. Bajrami
ishte informuar nga i vellai “ se Osmani me një tjetër profesor kishte
qëndruar
në shtëpinë e tyre një natë, dhe këta sipas informatës , kishin vazhduar rrugën
për në Malësinë e Dardanës. Këtë fakt e cekë edhe D: Popoviçi në kujtimet e
deponuara në Arkivin e Kosovës:“Informacionet e para për arritjen e Gjon
Serreqit në terrenin e Gollakut, të rrethit të Dardanës, drejtë Jabllanicës, i
morëm prej një miku nga ai terren në fillim të tetorit 1946. Nuk e dinte se për
kë ishte fjala. Na tha se një profesor, të cilin e shoqëronte një person ato
ditë, nga rrethi i Prishtinës , kishte kaluar në Gollak.49. Me detyrën e UDB-së
Krahinor Bajram Oruçi Zeka, më pas Berisha, ato ditë kishte ardhur në Laçiç e
Desivojcë për tëkërkuar Osmanin, kinse atë ekërkonte Halla Ajshe, nëna e
Osmanit. Në Laçiç Bajrami ishte takuar me Rizah Shkodriqin, dajën e Osmanit dhe
me Balë (Bajram) Abazin, mixhën e Osmanit, por si duket kjo rrugë për Bajram
Berishën qe e pasuksesshme. Prej këtej këta marrin r
rugën për Laçiç, vendlindje e Osman Abazit. Pas dy-tri dite qëndrimi në Laçiç, sipas deklaratës së Osmanit,“ e dërguan mixhën Balë që të shkonte në Shipashnicë për të vënë lidhje me Ismet Dërmakun“50. Ato ditë Ismeti ishte duke e ndjekur Kursin e mesëm Pedagogjik në Shkup dhe nuk gjindej në Shipashnicë. Si duket lidhja ishte bërë me vëllaun e tij, Hilmiun , e m epëlqimin e babait. Meqë këta ishin pajtuar që gjoni dhe Osmani të vinin në shtëpin e tyre , cakëtojnë ditën dhe vendin ku do të takoheshin. Vendi ishte te muliri i Ramadanit, në krye të fshatit. Për ti pritur kishte dalë Isak Dujaka, Hilmiu dhe dhekusheriri Ferat Sinani- Shipashnica. Gjoni dhe Osmani ishin vendosur në pjesën e re të shtëpis ende të pam përfunduar dhe të pa banuar të Ramadanit, nga dritaret e së cilës shihej mirë rruga, posaqërishtë pjesa që shpinte në fshat nga ana jugore.
Rrethanat në të cilat u formua Komiteti Komunal i NDSH-së në fshatin Shipashnicë e Epërme 3 tetor 1946 dhe shuarja e tij më 4 tetor 1946
Pritja e
Gjonit dhe e Osmanit në shtëpinë eRamadan Beqirit ( me 3 tetor 1946) ,s’do
mend, ishte e përzemërt,pasi ishte kuptuar se GjonSerreqi ishte profesor i
Ismetit dhe se këtë e shoqëronte Osman Abazi, shok i Hilmiut që nga viti 1937,
nga koha e shërbimit ushtarak.Natën e parë të qëndrimit Gjoni kishte insitstuar
që Ramadani ta vinte në kontakt edhe ndonjë burrë të ngritur të këtij fshati,
me ndikimnë popullatën shqiptare. Ramadani vendos ta takojë me Haqif Mehmetin,
i cili deri para disa muajsh kishte qenë kryetar dhe me Sadri Misim Sherifin,
kryetar aktual, i zgjedhur pas Haqifit në Këshillin e Vendit në Shipashnicë. Të
dy këta ishin fqinjë të afërt dhe besnikë .Ishin të respektuar dhe me ndikim në
Shipashnicë e më gjërë. Ramadani këta i kishte ftuar për një ndejë - bisedë intime.
Mirëpo, as të ftuarit e asë nikoqiri që i kishte ftuar këta , nuk dinin se
Gjoni do t‘u popozonte formimin e Komintetit komunal të N
DSH-së(
51).Kjo dëshmohet edhe me deklaratat e atyre që kishin qenë të pranishëm në atë
mbrëmje, të dhën akëto më vonë prar organeve të hetuesisë (UDB-së së qarkut të
Ferizajt e të asaj Krahinore në Prishtinë. Osman Abazi më 2 e më 6 mars, Haqif
Mehmeti më 22 mars, Ramadan e Sadriu me më 23 mars dhe Gjon Serreqi më 4 , 8,
më 10 dhe më 17 prill 1947). Ja se ëç’pohon Osan Abazi;“ Gjoni foli shumë,
derisa i bindi njerëzit të anëtarësoheshin në Komitet. Të pranishëm ishin
gjithësejt tre veta: Sadriu, Ramadani, e Haçifi, ..,(52). Haçifi;“Gjoni kërkoi
nga ne disa emra të njerëzve më të besueshëm nga ish-komuna e Rogaqicës për ti
shënuar në atë Këshill (Komitet) . Ne u deklaruam kundër që njerëzit të
regjistroheshin, ngase frikësoheshin që regjistri mund të bimte në duart e
pushtetit. Gjoni na tha që të mos frikësoheshim, ngase ai emrat e mbiemrat e të
prezentuarëve nuk do t’i shkruante drejt, megerm
a, por
për këtë ai do të përdorte dofarë shenjash të posaqme, në mënyrë që edhe nëse
këta shenja e bienn ë dorë njerëzve të pushtetit,ata nuk do të mund të kuptonin
asgjë“53. Ramadan Beqiri :“Ne nuk pranuam të regjistrohemi në Komitet, mirëpo,
ai (Gjoni) filloi të na bindte se kjo nuk është e rrezikshme për ne. Ne atëherë
pranuam“,Sadriu:“ Gjoni filloi të fliste që këtu kishte ardhur me detyrë që të
organizonte Komintetin dhe m’u drejtua mua duke më thënë që unë të zgjidhesha
kryetar i Komitetit. Unë nuk pranova dhe refuzova të zgjidhesha kryetar i
Komitetit. Gjoni:“ Sadria në fillim u hamend, por më pas pranoi. Unë i binda
këta që të zgjidhnim nga një bseudonim për t’i liruar nga frika“.
Deklaratat
e cituara më lart dëshmojnë se në ç’farë mënyre e kushtesh dhe në ç’farë
rrethanash imponimi është formuar Komiteti Komunal i NDSH-së në fshatin
Shipashnicë të Epërme. Sadria u zgjodh kryetar e Ramadani anëtar . Suiq shihet
, Haqifi nuk ishte zgjedhur. Por në mungesë dhe pa ditur për këtë :Xhemail
Hoxha- Zarbinca, Saqip Sylejmani nga Muçiverci, Bajram Musliu nga Rogaçica dhe
Shaban Surdulli nga Hodonoci. Sadri Misini në deklaratën etij pohon në mënyrë
kategorike:“ Të nesërmen( më 4 tetor) në m,ëngjes kamë ardhur te Ramadani për
të biseduar dhe me atë rast i kamë trhënë atij : Ramadan,shih ç’farë bëmë. Do
ta shkatërrojmë veten“. Ramadani,si i penduar më tha:“E pati kjopunë, n
mashtruan“. Në atë çast u morëm vesh që ta mbanim BESËN,të mos i tregonim
askujt për këtë“. Në vazhdim Sadriu thotë: Nga kjo kohë më asnjëherë nuk jam
takuar me Gjonin e as kam ditur se ku gjind
et
ai“.Këtë e pohon edhe Gjon Serreqi, në deklaratën e tij, më 17 prill 1947.“Pas
këtij rasti, unë asnjë herë nuk kam ardhur në Shipashnicë të Epërme“. Kjo është
e vërtetë , Gjoni dhe Osmani, pas kalimit të tyre në Tërrnoc, më 7-8 tetor
11946, kurrë më nuk janë këthyer në shtëpinë e Ramadan Beqirit në Shipashnicë
dhe as që jam takuar më fare. Osman Abazi pohon: Askush nga fshatrat e afërta
të këtij mali ( të Shipashnicës ) nuk ka ditur për nedhe me askënd nuk kemi
qenë“ të lidhur“,përpos me bariun e Shipashnicës Asllan Maksut (D ërmakun)
(1926-1985) i cili rastësisht, duke u grahur dhive të fshatit, arriti para
bunkerit,një muaj pas ngritjes së bunkerit“. Edhe kjo dëshmon se Komiteti i
NDSh-së në krye me Komitetin Qendror në Shkup, me me tërë rrjetin e saj në
Maqedoni e nëÇ Kosovë, ishtezbuluar që në korrik të vitit 1946, andfaj tërë
puna për formimin e komiteteve të reja ishte absurde. Për k?
?të ishte bindur edhe Gjon Serreqi.
Ato ditë tetori (1946) në popull kishte hyrë një frikë e madhe. Ishin të
freskëta kujtimet e skenave rrëqethëse të plojave të vjeshtës dhe të dimrit
1944-45 në mbarë Kosovën, posaqërisht në Gjilan. Vetëm nga fshati Shipashnicë e
Epërme, siq dihet ishin të likuiduar 11 veta.
Mosshkuarja
e Gjon Serreqit në Greqi,gjatë verës e vjeshtës 1946, ku e priste udhëheqja e
Lëvizjes së NDSH-së( Adem Gllavica, Ibrahim Kelmendi, Luan Gashi etj), ishte
gabim tragjik për të dhe për shokët. Ai sikur nuk ishte i vetëdijshëm për kurthin
që ia përgatiste UDB-ja e Kosovës,sidomos që nga gjysma e dytë e gushtit
1946,nga takimi në SAZLi. Në ankesën e shkruar me dorën e vetë,të cilën më 7
maj 1947 Gjon Serreqi ia drejton Gjyqit Suprem të Republikës së Serbisë,në
mbarim të saj, ai pohon:“Pranoj që vetëm në Shipashnicë, Rrethi i Dardanës, kam
formuar komitet, për këtë vetëm për të dimëruar“. Nga an tjetër, shoqëruesi i
tij , Osman Abazi, , me 6 mars 1947,para organeve të hetuesisë (proqesverbali
fq. 4) deklaron:“Gjatë formimit të Komitetit, GJoni shënonte emrat e personave
të zgjedhur dhe funksionet e tyre. Me sa di unë, ai këtë ebënte vetëm që kjo të
dukej para fshatarëve si zyrtare, në mënyrë që
këta (
fshatarët) të mendonin se këto ( shënimet) me emra dërgohen diku në Shqipëri
ose në ndonjëvend tjetër. Ne pastaj të gjitha këto shënime i grisnim“.Këto
pohimem duhet besuar, ngase Osmani që nga maji i vitit 1946 e deri më 24 shkurt
të vitit 1947, si i vetmi shoqërues i Gjonit,ishte dhe dinte të gjitha
hollësitë.Aksioni i organizuar me tortura nga organet eSigurimit Shtetëror, i
kombinuar me ato të rendit publik,milicë e aktivistë të tjerë, filloi në
gjysmën e janarit 1947. Ky aksion kundërtë arratisurve filloi ne mënyrë të
sinkrnizuar në tërë Jugosllavinë, por në Kosovë ai zhvillohej ne masa tëashpra
dhe vrazhdësi të madhe. Për atdhetarin Gjon Serreqi dhe për bunkerin e tij në
Shipashnicë të Epërme, në fillim as që supozonin . Në fillim të shkurtit këtë
aksion Sigurimi Shtetëror e zgjëroi, duke mobilizuar gati të gjithë mashkujt e
kësaj treve,për të kontrolluar çdo vend ,fushë e mal. UDB-ja e Rrethit
të Gjilanit dhe ajo Krahinore e Kosovës, ato ditë krijuan një punkt të tyre në fshatin Muçivërc. Këtë punkt e vendosën në njëren nga shtëpit e Azem Sylejmanit, shtëpi kjo e familjes më të kompremituar në sy të sigurimit shtetëror në Rrethin e Gjilanit. Nipi i AZemit,HIvziu, si i arratisur, isshte vrarë nga milicia partizane e posstëkomnadës së Dardanës, në afërsi të fshatit Breznicë, me 22 shtator 1946. Vëllai i Azemit, Saqipi, i lidhur me Komitetin Qendror në Shkup, në këtë kohë ishte në arrati. Vendosja e punktit –shtabit të UDB-së në shtëpin e Azem Sylejmanit në Muçivërc befasoi popullatën e rrethit të Dardanës dhe komentohej në mënyry të ndryshme, ngase të gjitha aksionet kundër të arratisurve udhëhiqeshin nga ky punkt –shtab.
Shënimet
e marra nga Monografia”Dërmaku”
Si dhe nga Ramiz Dërmaku –gazetar : Gjatë bisedës me nacionalistin e atdhetarin Hysen TËRPEZA dhe disa pleqnare fshatite.
Punuar me 25.01.2012 / Weingarten Gjermani
SHFLETOJMË
HISTORINË
Pjesa
III-të
Formimi i
Komitetit Nacional Demokratik Shqiptar në Shipashnicë të Epërme, Komuna e
Dardanës –Kamenicës.
SI U
ZBULUA BUNKERI NE MALIN E SHIPASHNICËS SË EPËRME MË 10 SHKURT 1947
Bunkeri
ishte përgatitur që në fillim të nëntorit 1946,Në të ishin strehuar 12 të
arratisur në krye me Gjon Serreqin. Këta qëndruan deri më 10 shkurt të vitit
1947. Siq pohojnë të arratisurit e strehuar , për bunkerin dinin vetëm bariu i
fshatit Shipashnicë e Epërme, Asllan Dërmaku(që nga dhjetori i vitit 1946 ) dhe
Isa Dujaka ,toger postëkomandant i stacionit të milicisë në Shipashnicë (nga
Janai i vitit 1947 ) e askush tjetër. Paak para se të zbulohej bunkeri, këta i
kishte vizituar bariu Asllan Maksuti. Si për kob, thonë këta, i teket Shaip
Biçkut , i strehuar në këtë bunker, të porosiste Asllanin që të shkonte në
Hogosht, te vëllai i tij , Rexhepi, për t’ia ssjellë kutinë duhanit prej
fakfuni. Asllanikëtë porosi e merrë seriozisht dhe të nesërmen shkon në
Hogosht.Gjatë bisedës me djalin e hallës së tij. Rrustemi, Rrusta, korieri i
Këshillit Komunal në Hogosht, interesohet për këtë në mënyrë perfide, du
ke e
pyetur se nga e dinte ai se ku gjindej ShaipI ç’farë lidhjesh kishte me të
etj.Asllani nuk i tregon asgjë, as për vendstrehimin e të arratisurve, as për
Shaip Biçkun,mirëpo Rrustem Vraja këtë e publikon në hogosht. Siç thuhet, për
këtë dëgjon dhe interesohet edhe Sabri Vraja,asokohe funksionar i lartë në
Këshillin e Rrethit dhe në Komitetin e Rrethit , meqë me Rrustën ishte farefis.
Më pastaj informohet edhe UDB-ja dhe shtabi i saj i instaluar në Muçivërc. Me 9
shkurt shtabi UDB-së e burgos Asllanin në stacionin e milicisë në Shipashnicë
dhe kundër tij ushtron dhunë të shfrenuar dhe tortura të mëdha. Isa Dujaka e
kishte parë një milic serb të postëkomandës duke e torturuar Asllanin, siç
thoshte ai në mënyrë shtazarake, duke kërkuar ngs ai (Asllani) që të tregonte
për vendin e bunkerit. Lajmi se po e torturonin Asllanin ishte përhapur në
fshatin Shipashnicë . Kishte dëgjaur edhe Ramadan Beqiri. Në mbrëmjen e
10
shkurtit në Shipashnicë kishin ardhur shumë milicë të tjerë,por kishin ardhur
ehe ushtarë e civil të armatosur.Ramadni kishte kuptuar se atë mbrëmje po
ziente diçka në Shipashnicë. E kishte kapur frika , sepse në arrati kishte
djalin e vëllaut, Rexhep Xhepë Shipashnicën. Po atë mbrëmje e të shpejtë shkonë
në Roganë (Rogaqicë), tek djali i motrës së tij. Selvie, Seva,te Shefki Abazi,
bashkëdhës i madh, që mbante lidhje të vazhdueshme me Xhepën e të arratisurit
të tjerë.Ramadani, duke supozuar që ai mund të dinte diçka për Xhepën,për tërë
këtë zierje në Shipashnicë i tregon Shefkiut. Me këtë rast Ramadani thekson,
dhe nëqoftëse Asllani di diçka për vendstrehimin, nga torturat e pa para ai do
të tregojë. E lut pastaj Shefkiun që nëse di diçka , t’i informojë të
arratisurit. Për fatë pas gjysmë ore ,atë mbrëmje te Shefkiu vijnë Xhepa dhe
Taipi(Dajkoci) për të marrë ushqim. Sapo hyjnë mbrenda në shtë
pi ,
Shefkiu u tregon se para ca çastesh kishte qenë daja Ramadan dhe u rrëfen
këtyre për situatën e krijuar atë mbrëmje në SHipashnicë, duke theksuar
rrezikun që po u kanosej. Këta pa u ndalur pa marrë kurrfarë ushqimi, me të
shpejtë kthehen në strehimore.Sapo hyjnë në strehimore,alarmojnë për rrezikun
që po u kanosej. Brenda disa minutash të gjthë e braktisin bunkerin.
Mbrëmja e
10 shkurtit ishte fatlume për të strehuarit në bunker, por edhe për të afërmit
eXhepë Shipashnicës, ngase ishte evituar ploja-(gjakderdhje) e sigurt. Pasi Isa
Dujaka ishte informuar dhe ishte siguruar se të arratisurit ishin larguar nga
bunkeri, në ç’mënyrë ishte shmangur rreziku, i ishte ofruar ASllanit të shtrirë
e të përgjakur dhe i kishte thënë në veshë:“Tani trego lirisht, ata janë
larguar!“ Pas këtyre fjalëve Asllani pranon se e di ku ishte strehimorja.
Organet e UDB-së e të milicisë e detyrojnë Asllanin që ai ti printe drejt
strehimores. Pas tijniset një tog i madhë i milicisë, me disa ushtraë e civilë
të armatosur. Kur i ofrohen bunkerit Asllanin e detyrojnë që kytë hynte i pari.
Ai hyn në bunker dhe e gjen atë të zbrazët, i braktisur. Pas këtij njoftimi, në
strehimore hyjnë edhe oficerët e UDB-së e të milicisë për t’u bindur edhe
vetë.Ne bunker gjejnë zjarr dhe gjëra ushqimore. Me 11 shkurt, pj
esa më e
madhe e të arratisurve që kishin qenë në bunker, hetohen afër fshatit
NOvosellë.Pas të shtënave me armë nga milicia, të arratisurit u përgjigjen po
me të shtëna. Atë mbrëmje edhe ky grup shpërndahet në grupe më të vogla për të
mos u bashkuar kurrë. Nga kjo ditë fillon aksioni i tmershëm mbi popullatën
shqiptare të këtij rrethi. Me 11 e 12 shkurt UDB-ja arreston me dhjetëra
fshatarë në shtëpin e Azem Sylejmanit në Muçivërc, me supozimin se kishin qenë
jatakë të të arrestuarëve. Në mesin e këtyre arrestuan edhe Ramadan Beqirin në
burgun e improvizuar në Muçivërc.Natën e tretë atij ia sjellin për ballafaqim
Haqif Mehmetin. Haqifi, i cili kishte qenë i burgosur në burgun tjetër të improvizuar
, në BReznicë, nga torturat e rënda, që kishin lënë gjurmë në fytyrën e
çivitosur, kishte pranuar se në fillim të tetorit 1946 në shtëpin e
Ramadanit,Gjon Serreqi kishte formuar KOmitetin KOmunal të NDSH-së.Në b
allafaqim,
Haqifi i drejtohet“Ramadan,po e dinin rastin, unë tregova, nuk ka çka të
fshihet më!“Pas kësaj edhe ai pranon se Gjoni me Osmanin kishin qenë tri katër
net në fillim të tetorit të 1946 dhe se u ishte imponuar këtyre të
anëtarësoheshin në komitet,por shton se ky komitet nuk kishte vepruar fare. Që
këtej Gjini dhe Osmani kanë shkuar në Moravicë (Preshevë). LIdhur me këtë shih
prqesverbalet në hetuesi: haqifi, me 22 mars,Ramadani e Sadriu më 23 mars 1947.
Haqif Mehmeti nga Shipashnic e Epërme kishte bërë gabim të madh që kishte treguar
kusherinjëve nga Muçivërci , Azem dhe Saqip Sylejmanit, që Gjon SERREQI, kishte
qëndruar në fillim të tetorit 1946 në Shipshnicë . Këtë ai e kishte bërë si në
besë,meqë më 3 tetor të këtij viti, edhe pse nuk ishtezgjedhur anëtar i
Komitetit Komunal të NDSH-së,kishte qenë i pranishëm dhe kishte dëgjuar emrat e
të zgjedhurëve (të pranishëm e në mungesë) ,si dhe porosinë e
Gjonit
që“anëtarët e emëruar në mungesë), si dhe që për këtë askush të mos dinte“,
sikur të mos ishte formuar“. Në kujtesën e D.Popoviqit, faqe 6 thuhet: Të
dhënën e parë konkrete për aktivitetin e Gjon Serreqit në këtë terren e morrëm
prej Azem Sylejmanit nga fshati Muqivërc…,Në fillim ai ishte mjaft i friksuar,
por me bisedat tona të shpeshta jo rrallë duke pirë kafe, u krijua një klimë më
e lirshmedhe si na ofroi shumë të dhëna për ne atë botë mjaft interesante.
Pyetjet që ia shtronim kresist Azemit, kishin të bënin me Gjon
Serreqin..,kundërshtonte, porse ne një çast megjithatë më tha se për Gjonin për
herë të parë kishte dëgjuar në vjeshtën e vitit 1946 nga kusheriri Haqif Mehmei
nga fshati Shipashnicë. Më tepër kinse s’kishte ditur (ose s’donte të
tregonte.tëna thoshte).Pas kësaj Haqif Mehmetin e gjetëm në fshatin
Breznicë,<rrethi i Bujanocit,dhe e arrestuan . I ndodhur para fakteve dhe në
bal
lafaqim,
na rrëfeu se në tetor 1946Gjoni kishte qëndruar në Shipashnicë,në htëpin e
Ramadan Beqirit,ku kishte formuar Komitetin Komunal të NDSH-së.Përmeni të
gjithë pjesëmarrësit e asaj mbledhje. Menjëherë e arrestuan edhe Ramadan
Beqirin në shtab në Muqivërc. Pas marrjes së gjatë në pyetje dhe pas
ballfaqimit, Ramadani pranoi, në të vërtetë prnoi ato të gjitha ato që naa i
kihte thënë më parë Haçif Mehmeti.Që të dy këta i dërguan në Burgun e qarkut
UDB-së në Ferizaj.ku kanë vazhduar hetimet ndaj tyre. Në bazë të rezultateve të
hetimeve dhe të dhënave nga terreni, u konstatua se kontakti i tyre i vetëm me
Gjonin kishte qenë në shtëpin e Ramadnit dhe senuk kishin patur më kontakt me
të as që dini për të“. E pasqaruar për një kohë në popull ka mbetur çështja për
të cilën çfaqeshin ssupozime të ndryshme , pse Ramadanin e ftuan,kur e ftuan
edhe Haqifin, që ai të vinte me të d djemtë,Hilmiun e Ismetin? Me
gjithë
torturat tri netshe në Muçivërc,UDb-ja kishte hasur në kokëfortësin e Ramadanit
do t’i tërhiqte fjalët që i kishte thënë në burgun e Muçivërcit dhe se nuk do
të ballafaqohj me Sadriun. Prandaj si formë presioni ,këtë e kishin ftuar të
vinte me të d y djemtë. HIlmiu dhe Ismeti,m 22-23 mars 1947 qëndruan në një
bujtinë derisa u krye ballafaqimi, ku të tretë, së bashku me Haqifin, u kthyen
në shtëpi. Pas shpërndarjes së grupit që kishte qëndruar në bunker,në fshatin
Novosellë më 11 shkurt 1947,Gjoni dhe Osmani kishin marrë rrugën përherë të
dytë për në Laçiç e Desivojcë Këta ato ditë (12-24 shkurt 1947) ishin strehuar
në një plevicë të braktisur në Desivojcë. Pas dorëzimit të Osman Abazit-Gagicës
organevee shtetërore më 24 shkurt 1947, në mes të natës 24-25 shkurt u arrestua
edhe Gjon Serreqi.Pas procesit gjygjësor në Gjygjin e qarkut të Prishtinës, në fund
të prillit të 1947,Gjon Serreqi, së ba
shku dhe
me tret ë tjerë,u gjykuan me vdekje, pushkatim.Pas refuzimit të ankesave të të
dënuarëve me vdekje, të katër të dënuarit u pushkatuan, natën në mes të 31
gushtit e 1 Shtatorit 1947,në Taukbahqe.
Si dhe nga Ramiz Dërmaku –gazetar :Gjatë bisedës me nacionalistin e atdhetarin Hysen TËRPEZA dhe me pleqnare te fshatit.
SHFLETOJMË
HISTORINË
Pjesa IV
PËRPJEKLJET
E GJON SERREQIT PËR PËRTRIRJEN E LËVIZJES S Ë REZISTENCËS SHQIPTARE NË KOSOVËN
LINDORE
Pas
shpërnguljes së Kongresit III (V) të LPL TSH-së, të thuash pa pë funduar punën
, sepse nga program I kongresit, prej 10 pikave, nuk u shqyrtua asnjë pike në
atmosphere pune, por u morrën vetëm qëndrime më vlerë të përkohshme, e
vaqanarisht pas thyerjes dhe shpërndarjes po komandë unike të Njisisë të Ajet
Gërgurit në Hoçë të Qytetit, më 8 gusht 1946, LPL TSH.ja të thuash u thye.
Burgosja e anëtarëve të Komitetit Qendror të NDSh-së – LPLTSH-së Shkup dhe e
pjesës më të madhe të delegatëve të organizatave të NDSH-së-LPLTSH-së, të cilët
morrën pjesë në kongresin e III (V); gjatë gushtit dhe shtatorit të vitit 1946,
ishte fiööim I fundit të veprimtarisë politike e luftarake të organizuar të
NDSH-së dhe LPL,si gjetkë edhe në Kosovën Lindore.
Së
këndejmi, qëndrimi I rrezistueshëm, I pa thyeshëm, I GJon Serreqit në betimin e
firmosur prej tij qysh në dhjetor të vitit 1941,në shpinë të një picture që
tregon kullën e Dugagjinit, të forte dhe të rrethuar me mure- kështjellë,
symbol I forces dhe bashkimit kombëtar, nuk do të sigurojë ndonjë kthesë me
rëndësi për LpLTSH-në. Gjon Serreqi në atë pikturë, të cilën ia dhuroi kolegës
Ralunie Xhemajl Kabashit-Dobroshi (1923-1994) shkroi:”Talentet dhe ç’far
mundësie t’kemi t’gjitha e kemi vetëm për Nonën Shqipni…! Një kujtim I thjesht,
por I përzemërt I shoqes Ralunies-nga një shok i djegur me ideale të shejta
kombëtare…! Gjon Serreqi.Po të mos kihet parasysh ky betim I një idealisti të
madh, I një patrioti që mbi çdo gjë e kishte vënë dashurinë për kombin dhe
bashkimin e Shqipërisë Etnike, në shumë veprime politike e strategjike
luftarake të Gjon Serreqit, si veprimtar I NDSH-së-LPLTSH-së,dhe veçana
risht
gjatë qëndrimit në vise të Kosovës Lindore,do të shihnim veprimet e një
personaliteti historic, I cili nuk e njohu kohën në të cilën jetoi!? Por, duhet
të theksohet se vetëm idealistët bëjë heroizëm, ç’farë ishte edhe Gjon Serreqi.
Mirëpo, para se të shkonim më tutje,e kërkon vendi të konstatojmë faktet me
interes për historinë e NDSH-së, e që lidhen me veprimtarinë e Abdullah
Musliut, veprimtar I shquar I saj. Nga proqesverbalet nga hjetuesia e A.
Musliut të 28 dhjetorit 1946, 9,10,11shkurt dhe 10 prill 1947 , shihet se ai
ishte një ish komunist, një ish-antifashist, një ish-pjesëmarrës I LNÇJ-së, një
ish-I internuar në Llogorin K-16 të Vjenës, I cili si veprimtar I KQ të
NDSH-së- LpLTSH-së,gjatë hetuesisë në burgun e OZN-ës së Ferizajt e të
Prishtinës, ia bëri akluzat më të fjuqishme pushtuesit serbosllav
komunisto-çetnik antishqiptar. Abdullahu do të theksoj: “Unë veçanarisht shumë
e kam dashur populli
n
shqiptar dhe kam dëshiruar që ai të barazohet në të drejtat e tij me popujt e
tjerë në Republikën Socialiste federative të Jugosllavisë. Pas kthimit nga
internimi(Maj 1945) e kamë pare padrejtësinë, e cil I bëhej popullit shqiptar.
Një numër I elementeve armiqësore (çetnikësh) ishin në pushtet dhe ushtri, e të
cilët kishin shfrytëzuar rastin që nën maskën e yllit të Kuqt’I hakmerren
popullit shqiptar(….) .Krahas kësaj . Llogori në Ferizaj, (ku ishin sjellë ehe
shumë anëtarë të personaliteteve të arratisura ,(midis të cilave ishte edhe
gruaja e Molla Idrisit , gruaja e Hysen Tërpezës,- M.P.për të cilin do të
flsaim më vonë, etj.Në Logor ishin vetëm shqipatrë. Regjimi aty ishte tepër I
egër. Unë kam dëgjuar duke ua share edhe nënën shqiptare. Ishin të xhveshur, të
zbathur, me morra, Flinin jashtë dhe në përgjithësi regjimi ishte I padurueshëm
etj”- konstatoi, me 10 shkurt 1947. Bajram Oruçi- berrisha me Osm
an
Abazin, të vëllazëruar, ishin pjesëmarrës në kongresin e III (V) të LpLTSH-në
Lypovicë dhe pasë thyerjes së Njësisë së Ajet Gërgurit në Hoçë të Qytetit ,
bajrami u kthye në shtëpi dhe pranoi bashkëpunimin me OZN-ën. 54. Gjon Serreqi,
I prirë prej Osmon Abazit, në vise të Dardanës shkoi me emrin”Muharrem” dhe atë
Osmani, filimisht, do ta paraqesë si shok rasti-“një djal I ri, I cili ka
dezertuar nga ushtria….!”. Pra, të pa rrezikshëm.Ndonëse Osman Abazi, në
hetuesi, do të konstatojë se nga Selim Zeka I Gllogovicës kanë kaluar në Laçiç,
në familjen e axhës së vet,Bajram (Balë) abaaz Gagica, të dhënat e tjera nga
terreni tregojnë se ata fillimisht shkuan në Zarbincë,në familjen e Kadri Jusuf
Dobënjacës dhe në familjen e Abaz Ali Shkodriqit të Laçiqit dhe I dytikusheri I
Bejtës e dajë i Osman Abazit. Mandej qëndruam te Ramabajt , në afërsi të Dazhnicës
dhe të Aziz Shkodriqi në Desivojcë. Ndërkoh?
?, morën lidhje me Bajram dhe
Shefki Abazin , xhagjallarë të Osmanit. Së paku për tri javë të shtatorit 1946,
Gjoni dhe Osmani kaluan një jetë ilegale,por jo aq konspirative,pasi në popull
nisi të flitej se “Osman Gagica me një djalë të ri ka dalë maleve kundër
pushtetit…!”, e nga fillimi I tetorit 1946 do të dëgjohen biseda se Osmoni me
një profesor po ecë në Mal kundër hyqmetit…!” Hapin e parë në terren për për
rritjen e LRSH-së të Kosovës Lindore Gjon Serreqi e bëri në Shipashnicë të
Epërme dhe pikërisht në familjen e Ramadan Beqir Dërmakut (55).Gjoni dhe Osmani
kishin nga një lidhje me familjen e Ramadanit që mund të përdorej, si vegëz në
fillim të nismës së filuar: I biri I madh I Ramadan Beqirit, Hilmiu , ishte
shok ushtrie I Osman Abaz-Gagicës, aty rreth 1937-tës(56).Djali I dytë I
Ramadan Beqirit, Ismeti,ishte nxënës I Gjon Serreqit në Gjimnazin e Prishtinës,
në vitin shkollor 1945-46. Ai ndonëse I
ri, bënte
pjesë në grupin e të rinjëve, që vepronin në linjë të Organizatës së NDSH-së,
kurse Gjoni personalisht do t’I shërbejë për lidhje me anëtarin e Komitetit
Qarkor të NDSH-së së Prishtinës, Metë Zajçecin. Ismet R. Dërmaku, ishte në
kontakt veprimi me nxënësit anëtarë të Organizatës së NDSH-së: Hamdi MUSTAFËN,
eminenca e kaltër dhe Nazif ZYMBERIN- Bogujevcin, mandej me Jusuf
VENHARIN,Kadri MIFTARIN,Shukrije ZYMIN, Rrahman LATIFIN, Igballe Çunin ej.
Ismet Dërmaku dhe Lazër Josipi , nxënës nga Ferizaj, s’paku një here do e
përcillnin Gjon Serreqin, të armatosur . Kjo ishte edhe një dëshmi për besimin
që kishte Gjoni ndaj nxënësit të tij ,Ismet R. Dërmakut. Sipas dëshmive në
hetuesi të”anëtarëve”të Komitetit të Shipashnicës dhe të themeluesve të tij.
Gjon Sereqi arriti në shtëpinë e Ramadan Beqirit në fillim të nëntorit të vitit
1946.Sipas të dhënave nga kujtimi historik I bashkëkohësve,
Gjoni me
Osman Gagicën arritën në Mullirin e Ramadan Beqirit aty rreth ores 4-5 tetor,
kurse sipas kujtimit pak të turbullt të Isa Dujakës në pstin e komandantit I
Stacionit të milicisë në Shipashnicë,dhe veprimtar I LpLTSH-së. Gjon Serreqi
dhe Osman Abazi në Mullirin e Ramadan Beqirit arritën me 24 -25 shtator 1946.
Para se të shkonim më tutje nuk është e tepërt të sjellim disa të dhëna për
veprimtarinë patriotike të togerit Isa Dujaka në postin e komandantit të
milicisë, në Shipashnicë të Epërme. Kjo aq më pare pasi të dhënat burimore
flasin se falë lidhjeve të Isa Dujakës, me Rexhep Sh.Dajkocin nga Gjilani,
Shipashnica e Epërme me rrethinë,më 1946, ishte vatër e Lëvizjes së Rezistencës
Shqiptare të viseve të Kosovës Lindore (57)
”Isa
Dujaka (1924) ishte pjesëtar I Brigadës VII të Kosovës. Pas demobilizimit me
gradën e togerit, me 8 gusht 1945, u emërua komandant I Milicisë në Viti, ku u
njoh me Lëvizjen e Rezistencës Shqiptare. Nga marsi –korriku 1946,punoi
komandant i milicisë në Ranullug. Aty përmes milicit Muharrem Xh. Aliu të
Pogragjës, Kryetar i Komitetit Vendor në Pogragjë, u lidh me organizatën e
NDSH-ës. Kjo lidhje u sigurua përmes Rexhep Shemë Dajkocit, i cili Isan e
kishte shfrytëzuar për interesa të Organizatës së NDSH-ës derisa ky punonte në
Viti 1945 dhe fillimi i vitit 1946. Pas vendosjes për komandir milicie në
Shipashnicë të Epërme. Rexhep Dajkoci i dha për detyrë Isasë të lidhte rreth
vete milicët shqiptarë në interes të programit të LpLTSH-së. Të aprovuar në
Kongresin e II (IV) të NDSH-së-LpLTSH_së. Kështu, Isa Dujaka i lidhi për
LpLTSH-në: Alush Zenelin,-Dabisheci, Ramadan Dylë Baxhakun-Karaqeva, Kamber
Poliçkën, Azem
Kopernicën
dhe zëvendësin e vet, Sokol Bratatinin të Rrethinës së Gjakovës. Në këtë lidhje
qëndronte fuqimisht milici Muharrem Alia, burrë besnik dhe çelik i pathyshëm,
që do të vërtetohet më vonë. Këtu duhet të konstatohet se Rexhep Shemë Dajkoci,
Isanë e njohtoi edhe me Metë Shipashnicën, fillimisht nëpunës i lartë në
Rrethin e Gjilanit, e me 1946-47 kryetar i Rrethit të Dardanës, por duke i vënë
në pah këtë konstatim:“Me Metën të mbash marëdhënie miqësore, afri dhe jo
mardhënie politike secrete.Atë që do ta flasësh me mua, nuk guxon ta flasësh me
Metën…!” Rexhep Sh. Dajkoci, madje, ia ndaloi, paraprakisht Isasë Kontaktet
politike me civilët dhe veçanarisht kontaktet me “njerëzit e malit!” . Lidhjen
me këta duhej ta mbante vetëm me anë të jatakëve të tyre dhe ajo lidhje duhej
të qëndronte vetëm në fushë të informimit me kohë të duhur:” Këtu, ju mund të
qëndroni, nga ky apo ai vend të larg
oheni,sot
apo nesër do të rrethoheni…,etj!”- tregon njëri ndër jatakët e gueriljes
shqiptare, Shefki Abazi nga Rogana. Komandant Isa Dujaka, me Ramadan Beqirin e
kishte afruar shumë jeta e përbashkët në një oborr. Realisht, pas vendosjes së
Isasë komandir milicie në Shipashnicë të Epërme, sipas të gjitha gjasave me
angazhimin e kryetarit të Këshillit të Rrethit të Dardaanës, Metë Shipashnicës,
për banesë familjare iu cakëtua .., shtëpia e një nipi të Ramadnit ,e Xhepës ,
gruaja e të cilit ishte e burgosur në Gjilan. Në atë shtëpi në një dhomë
tjetër, jetonte vëllau i Xhepës, Beqa, I martuar me boshnjake. Kjo banesë e
Isasë iu caktua”për hirë të gruas së tij,serbe, e cila nuk e dinte shqipen” 58.
Këtu për
familjen e Dërmakëve ,gruan e Isasë do ta lidhë intimiteti gjuhësor. Togeri i
policisë për pak kohë do ta fitojë besimin e plotë në Familjen Dërmaku, dhe do
t’i ndihmojë anëtarët e kësaj familje në fushë të mbajtjes së lidhjeve të
sigurta dhe të pa rrezikshme me djalin e tyre, Xhepën. Për rëndësinë e ruajtjes
së Xhepës, komandanti Isa Dujaka u lidh edhe me Shefki Abazin e Roganës,jataku
kryesopr i Xhepës, Taip Dajkocit dhe Hamdi Berishës(59). Isaja me anë të
milicëve më besnikë do ta informojë Shefkiun për ndonjë rrezik që mund t’i
vinte grupiot të Xhepës,ose të tjerëve, për të evituar ndeshjen e forcave të
Isasë me grupet e armatosura, në arrati , në arealin e Stacionit të milicisë së
Shipashnicës.
Tani, me
paraqitjen e Gjon Sereqit në Familjen Dërmaku do të lindin komplikime me
rreziqe të reja.Realisht,Gjon Sereqi,siq e thamë më lartë,aty nga fillimi i
tetorit të vitit 1946, e dërgoi xhaxhanë e Osman Abazit, Bajram Abazin, te
Ramadan Beqiri me selamin nga Osman Abazi:”Jam me një profesor të Ismetit dhe
ai po ka dëshirë që të takohet me Juve... A mund ta pritni... ?”. Morali i
malësoritshqiptar edhe para rreziqeve. Paraa një “Selami ...! ” të tillë, nuk
lejonin bishtnimin. Ndonëse Ismetiakoma gjindej në Kursin Pedagogjik të Shkupit
( 5 korrik-5 tetor 1946), Ramadani ua ktheu”Selamin...! ”: “Le të vinë në Mulli...!
“( 60), dhe “Do t’ua bëjmë një vend për strehim...!” Gjoni dhe Osman Abazi do
të natën në Mulli.
Ramadan
Beqirin e shquante bujaria,mikpritja dhe bukëdhënja. Ishte një shtëpi e madhe
një shtëpi konaku, posedonte një dianakëri – cilësi e domosdoshme për personalitetet
që duan të merren me punë të mëdha, e të rrezikshme. Për ta siguruar veten dhe
për të mos e prerë në besë togerin Isa Dujaka, i cili besnikërisht po i
shërbente për lidhjet dhe sigurimin lihur me nipin, Xhepën , e ftoi Isanë dhe
ia tregoi hallin: “ çNë Mulli më ka ardhur një profesor i Ismetit me një shok,
çka të bëjë me ta që të mos koritem... ? !” Isaja e dëgjoi dhe nuk u hamend
“Mos u ngushto, ata kanë për t’i sjellë dhe kamë për ti larguar, në atë vend ku
ata dëshirojnë... !”. E ftoi milicin besnik ,Muharrem Aliu dhe me armët në cep
shkuan tek Mulliri, i morën dhe i sollën në shtëpin e Ramadan Beqirit. Gjon
Serreqi posedonte aftësi të jashtëzakonshme për t’i përvetësuar njerëzit që në
takimin e parë, në fjalët e para.Deri
sa do ta
pinë një kafe , ai iu besua”plotësishtë” Isasë. Profesor i Gjimnazit të
Prishtinës, se është njëri ndër veprimtarët e LpTSH-së dhe se n”Vise të
Dardanës kam ardhur me urdhërin e Muharrem Bajraktarit dhe të Ejup
Binakut...!”. Për t’iu hapur Gjoni-Isasë , kaq fuqishëm, kishte ndikuar Hilmi
Dërmaku, i cili, siq shihet nga proqesverbali i hetuesisë për Osman Abazin, të
6 marsit 1947,u kishte” “ se me Isanë ka lidhje që moti dhe se Isaja është
plotësisht njeri i tyre, i cili punon për ballistët...! Në atë ndejë, të shkurtë
, Gjoni kërkoi nga Isaja mendimin se” a mund të strehoheshin gjatë dimrit të
vitit 1946-47 në terrenin e Stacionit të Milicisë së Shipshnicës ! ? “Isa
Dujaka duke u mbështetur në besnikërinë e milicëve shqiptarë dhe ne bujarinë
dhe patriotizmin e malësorëve të Gallapit,kur ishte puna për patriotët e shquar
kundër pushtetit të okupatorit jugosllav, i garantoi, pa ndërruar
gjakun në
fytyrë :
“Sipas
shënimeve autobiografike të Rexhep Shemë Dajkoccit, po atë natë që Gjon Sereqi
u soll në shtëpin e Ramadan Beqirit, “rastisi” që Rexhepi të vinte mysafir në
familjen e Isa Dujakës. Rexhep Dajkoci, “ishte këthyer në Shipashnicë, pasi
kishte kryer disa punë në terren ..!”. Meqë Ramadan Beqiri “pati mysafirë” , e
ftuan në odën e Ramadanit. Vonë, pas darke, Ramadani do ta pyesë atë “ nëse
dëshiron të vinte në një konak tjetër për tu takuar me Gjon Sereqin..!?”.
Porsa
hyri Rexhepi në dhomën ku ishin: Gjoni. Osmani, Isaja, dhe Muharrem Aliu ,
ngase Rexhep Sh. Dajkoci kishte vendosur që Isanë ta ruante nga implikimi i drejtpërdrejtë
me të arratisurit, në vend të Selamit, i thërriti:” Ti, toger Isa, çka lypë
këtu...? A nuk të kamë thënë se Ti do të kesh punë vetëm me mua e asnjëri
tjetër...! “Isa Dujaka me një disciplinë prej ushtaraku para eprorit, i dha
shenjë milicit ,bashkëveprimtar, dhe u çuan, pa asnë shenjë të revoltimit. U
bind se e kishte thyer”sistemin e Konspiracionit !?”. Gjon Sereqi gjatë asaj
nate, do t’i plotësojë informatat,që kishte për guerljen, për të arratisurit,
për pozitën politike të banorëve ndaj pushtuesit, për veprimtarët e NDSH-së dhe
për shkallën e lidhjeve të Metë Shipashnicës me veprimtarët e NDSh-së:Rexhep
Sh. Dajkocin, Sadri M. Shipashnicën, Sylë Adem Kopernicën, Saqip Sylejman
Muçivërcen me Arif Sylën e Roganës et
j.
Mandej, me të arartisurit: Shaip Biçkun,Xhepë Shipashnicën, Taip Dajkocin, Lam
Breznicën etj.Pasë vrasjes së prof.Ymer Berishësh dhe arrestimit të anëtarëve
të Komitetit Qendror të NDSH-së-LpLTSH-së Gjon Serreqi në shumë qarqe të
LpLTSH-së do të konsiderohet si personaliteti më kompetent në hierarkinë e
udhëheqjes së LpLTSH-së në atdhe, në Kosovë, Rexhep SH. Dajkoci para Gjonit do
të sillet me respekt e disciplinë, si para eprorit politik e ushtarak: aprovoi
mendimin e Gjonit për ripërtrirjen e rezistencës së organizuar politike dhe
luftarake: pranoi propozimin për formimin e një komiteti vendor të LpLTSH-së në
Shipashnicë të epërme; pranoi detyrën të shkonte te kryetari i Rrethit të
Dardanës.Metë Nuredin Shipashnica, për tia kumtuar interesimete Gjon Serreqit
për munddësin që ai t’i krijonte Gjonit për qëndrimin në arealin e Rrethit të
tij gjatë dimrit 1946-47”,dhe pranoi të shkonte në Tërnoc të Bujanocui
t, me
qëllim që”atje të formonte ndonjë komitet të LpLTSH-së”.
Realisht,Gjon
Serreqi më shumë duke shfrytëzuar mikpritjen e Ramadanit kërkoi t’i ftonte në
“ndejë”dy bashkëvendësit me të cilët kishte kryer aktivitete luftrake e
politike gjatë Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës: Haqif Halil Mehmetin (1894),
ish- kryetar komune gjatë Luftës dhe Sadri Misin Sherifin (1905), ish-komandant
i një batalioni të vullnetarëve nën komandën e Sylë A. Kopernicës (nga shkurti
1942 deri në shtator të vititë 1944. Këta , në njëfarë dore, ishin krerët e
fshatit Shipashnicë e Epërme: Ramadani shquhej me odë pritje dhe mbrehtësi,
Sadriun e shquante besnikëria dhe vendosmëria, kurse Haqifin –gjindshmëria dhe
dinakëria si veti pozitive për krerët. Nga proqesverbalet nga hetuesia ndaj
Haqifit, Sadrisë dhe Ramadanit, dhe ato për marrjen në hetuesi të Gjonitdhe të
Osman Abazit shihet se Gjon Serreqi, iu deshë kohë e gjatë për ti bindur tre
shipashnicasit e zënë ngoje për nevojën e ngritje
s së
Komitetit. Sipas dëshmive të Gjon Serreqit,me 17 prill të vitit 1947, Sadri
Misin Sherifi, në fillim nuk pranoi të merrte detyrën e kryetarit, por kur
Gjoni do t’ia garantojë se si do të veprohet me konspiracion të thellë, duke u
dhënë anëtarëve të komitetit pseudonime,”ai pranoi detyrën e kryetarit”.
Ndërkaq , nga proqesverbali në hetuesi, ndaj Gjonit me 10 prill 1947,shihet se
në Komitetin e Sghipashnicës Gjoni i emëroi shtatë veta, të cilëtqysh më herët
ishin të inkuasdruar-apo të kyqur në Organizatën e NDSH-së ose në Lëvizjen e
Rezistencës, por të pranishëm ishin vetëm dy, prej tyre: Sadri Misini, kryetar
dhe Ramadan Beqiri i emëçruar si nënkryetar. Gjoni do të konstatoj se :” për
Haqifin nuk më kujtohet se a e ka marrë ndonjë detyrë”61. Sipas dëshmive të
Osman Abazit në hetuesi,më 6 mars të vitit 1947,”Gjoni u foli të pranishmëve
gjatë deri sa i bindi që të pranonin anëtarësimin në Komitet
, porse
tani unë nuk kam mundësi ta kujtoj fjalimin e tij. E di se Komiteti është
formuar dhe se atij ju kanë caktuar detyrat në vijim: a) Komiteti ti ndihmon
ballistët, të cilët po luftojnë nëpër male për’ Shqipërinë etnike’ dhe b) Të
gjithë të qëndrojnë të përgatitur që në rast të kthesës secili ta dijë vendin e
vet në pushtet,në ushtri, dhe në xhndarmëri. Ushtria dhe pushteti të jenë të
organizuara për ti rezistuar ndonjë sulmi eventual të çetnikëve për ta marrë
Kosovën dhe Dukagjinin!”Me interes për shkencën është veçanarisht konstatimi i
Osman Abazit se “gjatë formimit të atij komiteti (të Shipashnicës). Gjoni ka
hartuar listën me emrat e personave dhe funksionet e tyre. Siq më duket ai këtë
që para fshatarëve të duket më zyrtar ,që ata të mendonin se ajo listë dërgohet
dikund në Shqipëri,ose gjetkë në ndonjë vend tjetër, kurse më vonë të gjitha
ato shënime i kemi shkyer. Nga dëshmia e Ra
madan
Beqirit në hetuesi, më 23 mars 1947 , shihet se Gjoni,Sadri Misinit ia caktoi
emrin konspirativ ” Dugidell”- emri i një kodre mbi Shipashnicë,”,kurse unë,
gjithashtu u caktova për anëtar të këtij komiteti dhe për mbajtjen e lidhjeve
me Muharrem Bajraktarin”.Sipas Gjonit tri personalitetet Shipashnicase që morën
shokët e tjerë në terren,të emëruar për anëtarë me funksione me të cilat i
kishte ngarkuar Gjoni.Nga dëshmia e Haqif H. Mehmetit në hetuesi, me 22 mars
1947, për anëtarë m efunksione të caktuara e emëruan edhe Saqip Sylejmani i
Muqivercës, për komandir të gjandarmërisë , dhe Bajram H. Musliu, sekretar në
Komunën e Roganës – për anëtar.Nga proqesverbali në hetuesi për Osman Abazin
shihet se Ramadani,siq u tha, ishte emëruar zëvendëskryetar Qemal Hoxha, i
Zarbincës- për sekretar dhe Ibrahim Suerdulli nga Karaçeva – për komandant të
batalionit (62). Haqif H. Mehmeti me 22 mars 1947 për anëtar të Komit
etit të
Shipashnicë e përmend edhe Shaban Surdullin e Hodonocit.
Mirëpo,
për hirë të realitetit historik,duhet të konstatojmë se Komiteti i Gjon Sereqit
në Shipashnicë nuk do të aaktivizohet , nuk do ta masivizojë veprimtarinë.
Mirëpo, deponimet e kryetarit dhe të zëvendësit të tij në hetuesise vetëm pas
disa orëve pas ndarjes nga “Kuvendi themelues “, hoqën dorë nga Komiteti ,
duhet të kuprohet drejt si rrëfim para xhelatëve,si detyrë e veprimtarëve, të
komitetit për Sherifin, të datës 23 mars 1947,”del” se atë dhe Ramadaan
Beqirin, përnji herë i kishte përfshi deliri i frikës”, se kishin rënë në nji
kurth të pa njohur dhe të papritur të nesërmen kam shkuar tek Ramadani për ta
biseduar çështjen dhe me atë rast i kamë thënë: Shiko o Ramadan se çka bëmë, ne
do ta shkatërrojmë vetten !Ramadani më tha se me këtë allëshvereshë na
trathëtuan ! Vendosëm të lidhim besën që për atë punë askujt të mos i tregojmë
gjë!”
Se
Komiteti i Shipashnicës i themeluar nga Gjon SErreqi u fik pa bërë asnjë punë
të madhe, tregon edhe dëshmia e Osman A Gagicës, në hetuesi në fund të shkurtit
1947:” Komiteti nga Shipashnica e Epërme nuk na ka dhënë kurrfarë ndihme
materiale,kurse Komiteti nga fshati Tërrnoc, i rrethit të Preshevës na ka dhënë
...”. Nga burimet shihet se Osmani nuk i ka zbuluar të gjitha lidhjet me
veprimtarët e LpL TSH-ës në Shipashnicë dhe gjetiu në Kosovë. Shkaku
pse”Komiteti i Shipashnicës”, nuk mori ndonjë shtrirje të madhe ishte fakti se
tre shipashnicasit që morën pjesë në” Kuvendin themelues” mësuan se ai komitet
ishte formuar me dijen e Metë Shipashnicës, ndaj të cilit tani kishin filluar
të dyshonin . Në procesverbalin nga hetuesia e Haqif H. Mehmetit , për dëshmi
ndaj ndaj Sadri MISINIT, të datës 22 mars 1947, thuhet qartë :”Gjoni dhe Osmani
kanë ardhur (shtëpin e Ramadan Beqirit) për ta formuar Këshillin me d
ijen e
Metë, dhe se Meta e ka dërguar Rexhep Dajkocin “për” mysafir rasti” në shtëpin
e Ramadan Beqirit ! 62. Kryetari i Komitetit Qendror të NDSH-së –LpLTSH-së se
Gjilanit , Rexhep SH. Dajkoci. Rexhep Sh.Dajkoci të nesërmen nga formimi
i”Komitetit të Shipashnicës” arriti në Tërrnoc të Bujanovcit dhe u takuan me
mësuesin Avni M. Qoprrovina veprimtar i KQ, të NDSH-së për teritorin e
Bujanocit. Rexhep Dajkoci me Avniun ishte në bashkëveprim të hershëm. Pasi e
studiuan situatën, morën vendim që ta ftonin Gjon Sereqin në Tërnoc, ku mund të
riformonte Komitetin. Për këtë qëllim u dërgua në Shipashnicë të Epërme ,Zita
Lushi me një letër për Isa Dujakën , të nënshkruar prej Rexhep SH. Dajkocit .
Në letër thuhej: “Mysafirët duhet të përcillen deri në vendin ku do tU prijë
personi që t’na sjellë letrën!”. Kështu pas tri-katër ditë qëndrimi në shtëpin
e Ramadan Beqiritaty rreth orës 7-8 të mëngjesit në
vitin
Gjon Sereqi dhe Osman Abazi, të përcjellë pre dy milicëve të caktuar nga togeri
Isa Dujaka: Muharrem Aliu dhe Alush Zeneli , natën u nisën për në Tërnoc. Një
natë më parë ishte kthyer nga kursi Pedagogjik i Shkupit nxënësi i Gjonit
nxënësi i Gjonit, Ismeti, edhe ky me k1rkes1n e t1 atit do ti shoqërojë mysafirët
për rrugë. Kjo ishte etikë e maëlsorëve që kishte për qëllim të siguronte
plotësisht jetën, e msyfirit që po përcillej. Derisa dy milicët do të ndalonin
në vendin “Te varri i Muratit” , ku i pritnin Avni M Qorrovina me tre shokë të
armatosur ; Ismer R. Dërmaku , i armatosur do të shkojë deri në Tërrnoc. Në
Tërrnoc për “Buzë” të Gjon Sereqit do të caktohet oda e azem Alisë , një
fshatarë analfabet ,i shquar për burrëri , fisnikëri, besë dhe trimëri ( 64)
Aty Gjon Sereqit do ti bashkohet edhe Islam- ose ndryshe e thirrnin Lam i cili
jetonte në ilegalitet që nga plagosja në Çukë të Bre
znicës,
më 22 shtator të vitit 1946. Në Tërnoc dhe viset e Bujanocit deri në këtë kohë
kishte disa anëtarë të Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare dhe veprimtarë të
organizatës NDSH-së të cilët vepronin si komunitet pa ndonjë organizim
plotësisht organizativ, plotësisht organizativ , kurse lidhjet me Komitetin e
Qarrovinës , dhe tregtarit Shkupjan, Mehmet Breznicës të Gjilanit, etj. Gjon
Sereqi aty i tuboi mbi dhetë ish anëtarë së Rezistencës e veprimtarë të NDSH-së
dhe e ripërtriu “Komitetin e Tërrnocit”, me detyrë të Komitetit Qarkor të
LpLTSh-së për Bujanoc. Komiteti i tërrnocit, së paku në ditët e formimit, ishte
shumë aktiv.Pranë tij Gjon sereqi dhq Osman Abazi, qndruan mbi 10-të ditë dhe
prapë u kthyen në vise të Dardanës : Desivojcë, Zarbincë,Laçiq dhe Shipashnicë
(65) . Me largimin e Gjon Sereqit nga Tërrnoci prej atyre viseve do të largohet
edhe Lam Breznica, i cili do ti bashkohet “Njisit
it të
Gjon Sereqit” – deri me 11 shkurt të vitit 1947. Sipas dëshmive të Osman Abazit
në hetuesi, në fund të shkurtit dhe më 6 mars 1947 .Komiteti i Tërnocit për
“Njësitin e Gjonit” mblodhi 240 kg,miell,tetë palë opinga, 20 kg duhan.
Komiteti i Tërnocit e përcolli Gjon Sereqin me dy bashkëluftëtarë. Osmanin dhe
Lamin deri në male të Breznicës. Aty sipas urdhërit të Gjonit Lam Breznica do
të ndahet nga Gjoni dhe Osmani me detyrë që të shkonte nëper bazat e gueriljes
shqiptare dhe ti ftonte të arratisurit në një “Kuvend që do të mbahet në Male
të Shipashnicës së Epërme pas dy dite !”, Kështu thuhet në dokumentet nga
Hetuesia, kurse faktikisht”Mbledhja e ballistëve” është mbajtur në vendin “ Tu
Mullini i Bajramit”, në natën e 20 dhe 21 tetorit të vitit 1946. Në këtë Kuvend
Gjoni e ftoi, personalisht, Lotë Vakun, por ai siq kemi shkruar edhe më parë
nuk pranoi ti bashkohet Gjon Sereqit dhe” grupit të t
ij “. Nga
dëshmia e Osman Abazit në hetuesi, me 6 mars të vitit 1946 ,del se pas ndarjes
nga Lami – për tu takuar në Kuvend pas dy ditësh , Gjoni dhe Osmani “e vazhduan
rrugën për Laçiq”, kurse sipas shënimeve autobiografike të Rexhep Sh. Dajkocit,
dhe kujtimit të Isa Dujakës, ata do të kthehen në shtëpin e Ramadan Beqirit,
tek i cili ( ne kemi ardhur shpesh(..) si në shtëpin tonë,sepse aty ne kemi
pasur besim...! “ –ka vërtetuar, në hetuesi, Osman Gagica. Këto të dhëna janë
të pa kontestueshme. Komiteti i Shipashnicës nuk pushoi së ekzistuari pas
shkuarjes së Gjonit në Tërnoc.
Nga
dëshmit e Osman Abazit në hetuesi ,midis 25-28 shkurtit 1947, mësojmë:” Rexhepi
krahas asaj q1 na lidhi me njerëzit në Tërnoc, erdhi edhe një herë me ne në
mbledhje, te Shipashnica e Epërme. Aty ishte tubimi i të gjithë ballistëve nga
ai terren. Rexhep Dajkoci ka thënë se ka fol me Metë Nuredinin Shipashnicën-
Kryetarin e KPRr në Dardanë, lidhur me gjetjen e vendit për bunker ku do të
vendoseshin ballistët, e kurse Meta,sikur të mos dinte aty për aty,por do t’i
jepte përgjigje pas tri ditësh!” .
Në
dëshmin e Osmoan Abazit të datës 6 mars 1947 mund të lexojmë edhe këtë: “Me një
rast kur në malin e shipashnicës Rexhepi nga Dajkoci, i cili ishte dënar nga
Gjygji në Gjilan me 13 vjet, më ka folur se e kishte pyetur Metë Shipashnicën
për vend , për mua dhe profesor Gjonin, dhe ai i kishte thënë se nuk mund të
përgjigjet përnjëherë ,por për dy ditë do të gjente vend dhe do të na
pranonte!”. Më tutje, konstatonte : Por, në atë ndërkohë .Rexhepi u burgos dhe
ne nuk shkuam atje...,”!?! Për këtë fakt të një realiteti të hidhur duhet
kërkuar shkakun që Gjon Serreqi në Kuvendin e të Arratisurëve , me 20-21 tetor
1946 do të kërkojë rrugë për strehim kolektiv të grupit që do të formohej rreth
tij,. Në atë kuvend filimishtë ishin : Gjoni,Osmani, Lam Breznica, Xhepë
Shipashnica, Januz Magura, Mehmet Topanica, Taip Dajkoci, Shaip Biçku, Hasan
Shipashnica, Hamdi e Musli Beha, Ban(Shaban) eHasan Bojku,
nga
Muqivërci, d he Xhafer Zhunica. Në fillim të punës së Kuvendit Gjon Serreqi
kërkoi nga pjesëmarrësit që paraprakisht të deklaroheshin : “Kush dëshiron të
qëndrojë në grup me mua dëshiroj ta dijë, e kush nuk dëshiron duhet të ndahet
prej nesh, përnjëherë !”, ngase, ata që do të shkojnë , nuk “ duhet ta dinë se
çka do të vendosim dhe as ku do të shkonim!”.Përnjëherë do të ndahen tre veta:
Mehmet Topanica (66),
Ishte në
mal, ne arrati,për shkak se kishte marrë pjesë në vrasjen e Savë Domarocit më
1942. Realisht, me 20 maj të vitit 1941 bullgarët të udhëhequr prej Savës, i 72
gra e vajza të Topanicës dhe i dërguan në Domaroc. Me këtë rast i morrën edhe
10-të burra të Koretinit e disa të Topanicës.Grarëria do të shpëtojnë falë
angazhimit burrëror të Veli Guxhës nga Tërnoci i Bujanocit. Ai mori shumë dukat
lira , që i tuboi në fshat, dhe me një motoçikletë shkoi në Shkup , në komandën
gjermane. Komandanti gjerman e mori punën me seriozitet. Nuk preku asnjë lirë
dukat , por dha urdhër : “Të lirohen të arrestuarit gra e burra...!”.
Shaip
Biçku (67) dhe Jonuz Magura, i cili kishte dezertuar nga ushtria. Pas dy
ditësh,derisa Njësiti i Gjonit po ditonte në Male të Karaqevës,me leje të
Gjonit, por pasi u betuan se nuk do ti tregonin njeriut të gjallë se në cilin
vend janë ndarë nga grupi,shkuan në shtëpi edhe Hasan Shipashnica, dezertor nga
ushtria dhe Musli Beha , vëlla i Hamdi Behës, i cili ishte në arrati për shkak
të vëllait ( 68) .”Pas shkuarjes së këtyre mbetëm nëntë veta” – tha Osman Abazi
në hetuesi,para hetuesit Rajko Vidaçiq, më vonë historishkrues falsifikator i
fakteve historike për historinë e NDSH-së-LpLTSH-së.
Pas formimit “monolit” të grupit të Gjonit,sipas dëshmive të Osman Abazit, u kthyen në mal të Shipashnicës dhe filluan ta ngrisin bunkerin, të cilin endertuan për 5 ditë. Ata kishin marrë vendim që të hynin në bunker dhe të mos lëviznim nëpër fshatra dhe që për ne mos të dinte asnjëri,kurse secili q1 kishte shtëpinë afër të sillte në bunker nga 100 kg miell, ne mënyrë që gjatë dimrit të mos shkonin nëper fshatra për ushqim. Taip Selimi i solli 100 kg, Hamdi Beha 100 kg, Ban Bojku 100 kg dhe Shaip Biçku, i cili prapë u bashkua me ne, pas disa ditësh 100 kg. Komiteti i Tërnocit na i kishte dhënë140 kg miell ( ku një pjesë ishte shpenzuar gjatë qëndrimit në male të Shipashnicës, Breznicës – Karaqevës-MP) po kishin edhe fasule me të cilen ushqeheshin”-ka konstatuar O .Gagica.
LIKUIDIMI
I NDSH-SË NË KOSOVËN LINDORE
Evidentimin
e komiteteve që do të përmenden e bëri Rexhep Sh. Dajkoci në shënimet e tij
autobiografike:Në Dajkoc (kryetar Rexhep Shabani ) ,në Muçivërc ( kryetar,
Rexhep Ibrahimi), në Roganë (kryetar ,Liman BaJRaMI), në dy pjesët e Karaqevës
(kryetar Ibrahim Surdulli), në Poliçkë (komitetin e formoi Molla Rizahu),në
Hogosh (komitetin e formoi Haki Efendia), (69), në Koretin (kryetar Malë Alia),
Topanicë (kryetar Gani Hoxha), në Pogragjë ( kryetar, milici Muharrem Xh.
Aliu), në Llashticë( për kryetar ishte caktuar Bejtullah Luta), në Zhegër
(kryetar,Demush Haziri), në Kabash ( i ngarkuar me detyrë të kryetarit, Mulla
Sherifi), në Sllatinë - kryetar, Mulla Zymberi). Për kryetar ishte planifikuar
edhe Mulla Jupa-për disa fshatra të Vitisë ,mandej Mulla Mustafa në Cernicë ,në
Bresalc (për kryetar, Hajrullah Hoxha) e ne Dragancë (kryetar Zylfi Makreshi).
Edhe ne shumë fshatra tjera të Kosovës Liundore ishte marrë iniciativa p1r n
gritjen e
komiteteve vendore mbi bazë të vendimit të Konkresit të II (IV) të NDSH-së-
LpLTSH-ës , me 1 qershor 19046. Mirëpo dështimi i Kongresit të tretë III (V) me
25 korrik 1946, pastaj arrestimi i shumë veprimtarëve të NDSH-së dhe i
anëtarëve të KQ të Shkupit, bëri që të ngadalësohej puna në zgjërimin e rrjetit
të komiteteve të LpLTSH-sëose të konservohej aktiviteti vetëm brenda kryesive
të komiteteve të formuara deri asokohe. Arritja e Gjon SEreqit në këto treva ra
në një kohë tepër të papërshtatshme për aktivitete politike e luftarake, meqë
OZN-a dhe KNOJ-i kishin lidhur shumë veta për interesa të pushtuesit , e të
cilët i kishte lëshuar të anëtarësoheshin në organizatat e NDSH-së ose të
bashkoheshin me gueriljen , me qëllim që të shkaktonin përqarje në radhët e
LpLTSH-së dhe të vrisnin udhëheqësit kryesorë. Në rrethana të tilla aktiviteti
politik e luftarak i Gjon Sereqit në vise të Kosovës
Lindore
që në fillim u dukë i
Pasuksesshëm.
Të nesërmen nga Kuvendi i të arratisurve në vendin “Te Mullini i Bajramit”
(male të rajonit të Breznicës), dhe pikërisht me 21 tetor 1946 , OZN-a e arrestoi,
në Dajkoc Kryetarin e Komitetit Qarkor të NDSh-së –LpLTSH-së Gjilanit , Rexhep
Sh. Dajkocin , i cili sapo vinte nga ”takimi me ballistët” nga Kuvendi i të
arratisurve. Po atë ditë siq shihet edhe nga shënimet “ Jetëshkrimi im Sylë
Kopernica”, u arrestuan të gjithë anëtarët eKomitetit qarkor të Gjilanit ( një
numër i të cilëve ishin edhe kryetarë të komiteteve vendore të fshatra): Mulla
Rizah Poliçka, Arif Syla i Roganës, MUmin Jakupi , Destan Budrika, Ramadan
Agushi, Maliq Çollaku, Jakup Malisheva, dhe Njazi Atallahu. Këtu duhet cekur
heroizmin e Ibrahim Surdullit nga Karaqeva, Komandanti i Batalionit të vendit
të”Komitetit të Shipashnicës” së Gjon Sereqit.
Ai , për
të mos rënë në dorë të OZN-ës me dëshirë që të vritej e të mos i zbulonte
qëllimet e Organizatës së NDSH-së –LPLTSH-së nuk iu dorëzua OZN-ës,ua ktheu
shpinën për të ikur. Ata shtinë dhe e vranë afër shtëpisë së tij. Ma vonë do të
arrestohen Azem Sylku i Muqivercit edhe Sylë Kopërnica-etj.