E merkure, 01.05.2024, 03:39 PM (GMT+1)

Mendime

Pjetër Domgjoni: Tito dhe Jugosllavia e tij

E shtune, 03.11.2012, 12:56 PM


PAK FJALË PËR JOSIP BROZ TITON DHE JUGOSLLAVINË E TIJ

Nga Pjetër Domgjoni

Sa e sa herë kam dashtë me shkrue diçka për Titon, por kokat ishin të nxehta e tensionet ishin të mëdha sepse ashtu ishte gjendja nëpër të cilën kaloi populli ynë apo ma mirë me thanë popujtë tonë. Ashtu ishte edhe fati i Jugosllavijsë së Titos. Me themele të ndërtueme përmbi eshna të njerzve t'pa faj dhe poashtu e shkatrrueme me vrasje, rrënime, lotë e gjak e me grumbuj vorresh të njerzve t'pa faj.

Tito, dihei se lindi me 7 Maj 1892,  por ditlindjen e festonte me 25 Maj. Emni Titos ishte Josip, mbiemni Broz, por të tjerët thonin se e kishte emnin Vallter e mbiemnin Vais. Dihet se lindi në Kumrovec të Kroacisë, por thuhei se ka lind në Brunklin të Amerikës. Dihei se ishte djali i Franjos kroat dhe i Marijes sllovenkë, por thuhej se ishte polak i rrethit Krakovës. Të tjerët thonë se ishte hungarez, rus, por ka të thanuna se ishte edhe fëmij i jashtligjshëm i Çerçillit apo edhe i Franc Jozefit. Dihet se prindërit e Titos ishin katolikë të devoçëm, sidomos e ama, por për Titon thonin që s'ishte fare katolik.  Ishte hebre.

Që kur ishte fëmijë, Tito shkonte në kishë, mandej edhe ministronte në meshë. Por thuhei se nji të dielë derisa ministronte, i ra prej dore bokalli venës edhe u thye. Famullitari ia kërsiti  nji shuplakë dhe prej asaj dite Tito nuk do t'shkoi ma në kishë, por asnji herë nuk ishte kunder kishës e kundër fesë. Përkundrazi, sa ishte gjallë, autoriteti dhe popullariteti i Vatikanit u rritë jashtzakonisht e Jugosllavia e Titos kishte mardhanje të shkëlqyera me Vatikanin. Mandej Tito ishte i vetmi komunist n'gjithë botën komuniste që e kishte vizitue Vatikanin dhe ishte takue me Papën.

Tito ishte komunist, por të tjerët thonin se ishte mason.

Tito ishte shumë elegant dhe kishte dëshirë të vishei bukur, por ishte edhe nji donzhuan i madh. Ma shpesh i ndrronte femnat se sa çorapët. Kishte nji fytyrë të çiltër, nji zemër të pastër e nji shpirt demokrati, por kjo ishte vetëm maska sepse prapa gjithë këtyne, fshihei nji diktator apo nji gjaksor sa që edhe vet Stalini do t'ia kishte zili.

Sistemin udhëheqës të Jugosllavisë do ta ilustroj me nji barcaletë. Mbasi kishin ngranë darkë, Tito, Regan dhe Brezhnjev, dikush i ofron kitarën Reganit dhe Regani fillon mej ra dhe me këndue: Kapitalizëm, imperializëm. Mandej ia japin Brezhnjevit. Edhe Brezhnjevi fillon mej ra e me këndue: Socializëm, komunizem. Tash i vje radha Titos, por Tito thotë. Nuk di mej ra kitares. Më sjellni nji violinë, ju lutem. Ata ia sjellin violinën dhe Tito fillon mej ra dhe me këndue: Sa andej e sa këndej. Sa andej e sa këndej. Në kët mënyrë u udhëhoq Jugosllavia  derisa ishte në krye të saj, Josip Broz Tito.

Tito, prej bariut të vogël u ba ministrant, shegert, axhent i kominternës, themelues i partisë komuniste të Jugosllavisë. Fitues i Luftës Dytë Botnore  tuj arritë me u ulë me nji tavolinë me Çerçilin, Rruzvelltin dhe Stalinin. Themeloi bllokun e tretë botnorë, ku u futen shtetet e painkuadrueme e vet kje ba kryetar i bllokut. Ishte i vetmi komunist që i tha jo Stalinit dhe mbeti gjallë. Gjat sundimit, dy herë ishte në rrezik ti shkatrrohei shteti. Në vitin 1968, sovjetikët përmes axhentëve të tyre në Tiranë i provokojnë demonstratat e shqiptarëve të Kosovës. Në mënyrë që tanket e tyne të vazhdojnë rrugtimin prej Çekosllovakisë, Hungarisë e të futen në Jugosllavi. Sa për sovjetikët dhe për përfaqsuesit lexhitim të shqiptarëve të Kosovës, klanit komunist të tradhëtarëve gjakovarë në krye me kryetradhtarin Fadil Hoxha e tuj përfshi këtu edhe Sinan Hasanin edhe Kolë Shirokën. Tito do ti vriste e do ti grinte jo vetëm studentët, por të gjithë shqiptarët e Kosovës. Ishte i vetmi profesori Mark Krasniçi që u pat dal në mbrojtje dhe i pat shpëtue studentët shqiptarë prej nji masakre t'pa parë të Titos.

Tri vjet ma vonë ndodhi pranvera kroate. Kësaj here ishte rreziku ma i madh të shpërbahei Jugosllavia sepse në ballë të studentëve kroatë u vue. Shkrimtari gjenial, Mirosllav Kërlezha. Kryetarja e Komitetit Kroat, Savka Dapçeviç Kuçar. Gjenerali i ushtrisë, Franjo Tuxhman. Kryetari i Matica Hrvatskes, Vllado Gotovac dhe nji pjesë e mirë e kryesisë komitetit partisë në krye me Mika Tripallon, Shime Xhodanin e të tjerë. Të gjithë përfaqsuesit e zgjedhun të popullit ishin ba me me popullin. Mandej ishin vue edhe në krye të popullit dhe Titon e vuen përpara aktit të kryer.  Tito dërgoi në Zagreb polic prej t'gjithë territorit t'Jugosllavisë, vetëm për ta mbajtun gjendjen nën kontrollë. Situata pat fillu të çetsohei, por kroatët s'u tërhoqën prej kërkesave të tyre. Tri vjetë ma vonë kje hartue kushtetuta që e shpallte Jugosllavinë republikë federative me elemente konfederale.

Tito vdiç me 4 maj 1980. Por thuhei se kishte vdekë shumë ma perpara, konkretisht me 1915, në malet e karpateve, në nji betejë të ushtrisë Austrohungareze. Të tjerët thonë se Titon e vranë vet komunistët n'qytetin e Barcellonës në vitin 1939.  Por sido që të jetë. Titon si njeri të gjallë apo Titon si  lexhendë të imagjinuar. Njerzit e t'gjithë botës e donin dhe e nderonin  kurse masa ma e madhe e popujve të Jugosllavisë e adhuronin deri në s'kajshmëri. Prandaj edhe bota  i organizoi nji funeral që rrallë  kishte ndodhë ndonji herë në rruzullin toksorë. Tito u vorros në Beograd dhe mbi pllakën e vorrit të tij. Përveç emnit e mbiemnit nuk kishte kurrëfar simboli tjetër.

Në Jugosllavinë e Titos patën përfitue sllovenët. Me ndihmën e Titos,  ata e kthyen at pjesë të Istries dhe Sllovenia, nji herë e përgjithmonë  fitoi dalje n'bregdetin adriatik. Përfituanë kroatët. Me ndihmën e Titos e kthyen Istrien, t'gjithë Dalmacinë e nji numër të madh të ishujve që Ante Paveliç ua kishte dhanë italianëve. Përfituen maqedonet, malazezët dhe shqiptarët e Kosovës. Të tre këta popuj, Tito, nji herë e përgjithmonë i shkëputi prej Serbisë. Deridiku përfituan edhe serbët sepse tuj e kolonizue Vojvodinën arritën ta bajnë ate nji tokë serbe. Por ma së shumti në Jugosllavi patën përfitue muslimanët e Bosnjes. Bosnja dhe Hercegovina përbahei prej dy popujve. Në njenën anë ishin kroatët e në anën tjetër serbët, por aty ndodhei edhe nji popull që s'ishte popull e që përbante shumicën e t'gjithë popujve që jetonin në Bosnje dhe Hercegovinë. Këta ishin muslimanët që kishin humbur identitetin kombëtar. Serbët i trajtonin si serbë të islamizuar e kroatët i trajtonin si kroatë të islamizuar kurse e keçja ma e madhe e atyne muslimanëve ishte se gjatë luftës së dytë botnore ata në masë të madhe kishin qenë të radhitun në formacionet ustashe të Ante Paveliçit. Tito që u jipte të drejta të gjitha kombeve e kombësive. Popullin që s'ishte popull e shpalli popull dhe e bani popull shtetformues për Bosnjen dhe Hercegovinën tuj e krijue, KOMBIN MUSLIMANË.  I vetmi i atij lloji n'gjithë botën. Me këte emër kombëtarë ata egzistuen deri me çpërbërjen e Jugosllavisë. Atëherë, akademiku Muhamed Filipoviç u tha: Ju nuk jeni komb muslimanë, por boshnjakë.

Në Jugosllavinë e Titos, pësuanë shumë kroatët në Bosnje dhe Hercegovinë sepse me shpalljen e kombit muslimanë, ata mbetën si komb minorancë në at republikë. Dhe deri me ngritjen e Xhemal Biediçit në kryesinë e Jugosllavisë. Kroatët e BeH-së nuk konsideroheshin as si popull as si komb. Ishte i vetmi  Xhemail Biediç që filloi me ju ndihmue, por për at arsyeje edhe e pat pësue me jetën e tij. Patën psue shumë edhe shqiptarët e mbetun në Republiken e Maçedonisë, Serbisë dhe Malit Zi. Këta shqiptarë jo vetëm s'i trajtonin si komb, por as si njerzë. Nji terror i pa parë ishte ushtrue mbi popullin shqiptarë prej republikave që i përmendëm ma nalt dhe askush s'pat dal me e ngritë zanin për mbrojtjen e tyne.

Patën psue edhe serbët, por për pësimin e tyre gjatë luftes dytë botnore dhe në Jugosllavinë e Titos duhet t'shkrue nji kapitull i veçantë të cilin unë as nuk kam kohë, as mundësi e as aftësi. Por nji gja e di, se serbët dolën prej luftës dytë botnore, të shkatrruar materjalisht e të thyer moralisht si asnji herë ma parë në historinë e tyre.  Pasojat e Jugosllavisë së Titos i vuajten edhe dje, janë tuj vuajtë edhe sot e do ti vuajnë ndoshta edhe për nji shekull.

Mua më intereson fati i popullit shqiptarë. Kush e kishte fajin, pse mbet Kosova  në shtetin jugosllav. Kush e kishte fajin se nuk u rregullue qeshtja e shqiptarëve në Ballkan.  Del noj historian kohëve të fundit e po thotë, se fajin e kishin komunistët e Shqipnisë dhe ballistët e Kosovës. Jo, jo, historian i nderuem kjo  s'asht fare e vërtetë. Fajin e vetëm që mbetën shqiptarët e ndamë kështu, e kishte vetëm Enver Hoxha. Ka shenime që vertetojnë se, Çerçill dhe Rruzvelt ishin takue dhe kishin bisedue për zgjidhjen e çeshtjes shqiptare në Ballkan, por kishin ardhë tek përfundimi se ishte e pamundun sepse Enver Hoxha, jo vetëm Kosovën shqiptare, por edhe mishin e shpirtin ua kishte shitë djajve t'komunizmit jugosllav. Por edhe mendjen edhe zemrën ia kishte marrë Josip Broz Tito. Prandaj nuk mud të bahei asgja për kët popull pa dieninë e Titos. Për ket arsyeje, çështja shqiptare duhei lanë anash  derisa të vdiste Tito.  Hapni arkivat e Londres dhe aty do ta gjeni të vërtetën se fajin e kishte vetëm Enver Hoxha.



(Vota: 9 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora