| E shtune, 03.11.2012, 12:56 PM |
PAK FJALË
PËR JOSIP BROZ TITON DHE JUGOSLLAVINË
Nga Pjetër Domgjoni
Sa e sa
herë kam dashtë me shkrue diçka për Titon, por kokat ishin të nxehta e
tensionet ishin të mëdha sepse ashtu ishte gjendja nëpër të cilën kaloi populli
ynë apo ma mirë me thanë popujtë tonë. Ashtu ishte edhe fati i Jugosllavijsë së
Titos. Me themele të ndërtueme përmbi eshna të njerzve t'pa faj dhe poashtu e
shkatrrueme me vrasje, rrënime, lotë e gjak e me grumbuj vorresh të njerzve
t'pa faj.
Tito,
dihei se lindi me 7 Maj 1892, por
ditlindjen e festonte me 25 Maj. Emni Titos ishte Josip, mbiemni Broz, por të
tjerët thonin se e kishte emnin Vallter e mbiemnin Vais. Dihet se lindi në
Kumrovec të Kroacisë, por thuhei se ka lind në Brunklin të Amerikës. Dihei se
ishte djali i Franjos kroat dhe i Marijes sllovenkë, por thuhej se ishte polak
i rrethit Krakovës. Të tjerët thonë se ishte hungarez, rus, por ka të thanuna
se ishte edhe fëmij i jashtligjshëm i Çerçillit apo edhe i Franc Jozefit. Dihet
se prindërit e Titos ishin katolikë të devoçëm, sidomos e ama, por për Titon
thonin që s'ishte fare katolik. Ishte
hebre.
Që kur
ishte fëmijë, Tito shkonte në kishë, mandej edhe ministronte në meshë. Por
thuhei se nji të dielë derisa ministronte, i ra prej dore bokalli venës edhe u
thye. Famullitari ia kërsiti nji
shuplakë dhe prej asaj dite Tito nuk do t'shkoi ma në kishë, por asnji herë nuk
ishte kunder kishës e kundër fesë. Përkundrazi, sa ishte gjallë, autoriteti dhe
popullariteti i Vatikanit u rritë jashtzakonisht e Jugosllavia e Titos kishte
mardhanje të shkëlqyera me Vatikanin. Mandej Tito ishte i vetmi komunist
n'gjithë botën komuniste që e kishte vizitue Vatikanin dhe ishte takue me
Papën.
Tito
ishte komunist, por të tjerët thonin se ishte mason.
Tito
ishte shumë elegant dhe kishte dëshirë të vishei bukur, por ishte edhe nji
donzhuan i madh. Ma shpesh i ndrronte femnat se sa çorapët. Kishte nji fytyrë
të çiltër, nji zemër të pastër e nji shpirt demokrati, por kjo ishte vetëm
maska sepse prapa gjithë këtyne, fshihei nji diktator apo nji gjaksor sa që
edhe vet Stalini do t'ia kishte zili.
Sistemin
udhëheqës të Jugosllavisë do ta ilustroj me nji barcaletë. Mbasi kishin ngranë
darkë, Tito, Regan dhe Brezhnjev, dikush i ofron kitarën Reganit dhe Regani
fillon mej ra dhe me këndue: Kapitalizëm, imperializëm. Mandej ia japin
Brezhnjevit. Edhe Brezhnjevi fillon mej ra e me këndue: Socializëm, komunizem.
Tash i vje radha Titos, por Tito thotë. Nuk di mej ra kitares. Më sjellni nji
violinë, ju lutem. Ata ia sjellin violinën dhe Tito fillon mej ra dhe me
këndue: Sa andej e sa këndej. Sa andej e sa këndej. Në kët mënyrë u udhëhoq
Jugosllavia derisa ishte në krye të saj,
Josip Broz Tito.
Tito,
prej bariut të vogël u ba ministrant, shegert, axhent i kominternës, themelues
i partisë komuniste të Jugosllavisë. Fitues i Luftës Dytë Botnore tuj arritë me u ulë me nji tavolinë me
Çerçilin, Rruzvelltin dhe Stalinin. Themeloi bllokun e tretë botnorë, ku u
futen shtetet e painkuadrueme e vet kje ba kryetar i bllokut. Ishte i vetmi
komunist që i tha jo Stalinit dhe mbeti gjallë. Gjat sundimit, dy herë ishte në
rrezik ti shkatrrohei shteti. Në vitin 1968, sovjetikët përmes axhentëve të
tyre në Tiranë i provokojnë demonstratat e shqiptarëve të Kosovës. Në mënyrë që
tanket e tyne të vazhdojnë rrugtimin prej Çekosllovakisë, Hungarisë e të futen
në Jugosllavi. Sa për sovjetikët dhe për përfaqsuesit lexhitim të shqiptarëve
të Kosovës, klanit komunist të tradhëtarëve gjakovarë në krye me kryetradhtarin
Fadil Hoxha e tuj përfshi këtu edhe Sinan Hasanin edhe Kolë Shirokën. Tito do
ti vriste e do ti grinte jo vetëm studentët, por të gjithë shqiptarët e
Kosovës. Ishte i vetmi profesori Mark Krasniçi që u pat dal në mbrojtje dhe i
pat shpëtue studentët shqiptarë prej nji masakre t'pa parë të Titos.
Tri vjet
ma vonë ndodhi pranvera kroate. Kësaj here ishte rreziku ma i madh të
shpërbahei Jugosllavia sepse në ballë të studentëve kroatë u vue. Shkrimtari
gjenial, Mirosllav Kërlezha. Kryetarja e Komitetit Kroat, Savka Dapçeviç Kuçar.
Gjenerali i ushtrisë, Franjo Tuxhman. Kryetari i Matica Hrvatskes, Vllado
Gotovac dhe nji pjesë e mirë e kryesisë komitetit partisë në krye me Mika
Tripallon, Shime Xhodanin e të tjerë. Të gjithë përfaqsuesit e zgjedhun të
popullit ishin ba me me popullin. Mandej ishin vue edhe në krye të popullit dhe
Titon e vuen përpara aktit të kryer.
Tito dërgoi në
Tito vdiç
me 4 maj 1980. Por thuhei se kishte vdekë shumë ma perpara, konkretisht me
1915, në malet e karpateve, në nji betejë të ushtrisë Austrohungareze. Të tjerët
thonë se Titon e vranë vet komunistët n'qytetin e Barcellonës në vitin
1939. Por sido që të jetë. Titon si
njeri të gjallë apo Titon si lexhendë të
imagjinuar. Njerzit e t'gjithë botës e donin dhe e nderonin kurse masa ma e madhe e popujve të Jugosllavisë
e adhuronin deri në s'kajshmëri. Prandaj edhe bota i organizoi nji funeral që rrallë kishte ndodhë ndonji herë në rruzullin
toksorë. Tito u vorros në
Në
Jugosllavinë e Titos patën përfitue sllovenët. Me ndihmën e Titos, ata e kthyen at pjesë të Istries dhe
Sllovenia, nji herë e përgjithmonë fitoi
dalje n'bregdetin adriatik. Përfituanë kroatët. Me ndihmën e Titos e kthyen
Istrien, t'gjithë Dalmacinë e nji numër të madh të ishujve që Ante Paveliç ua
kishte dhanë italianëve. Përfituen maqedonet, malazezët dhe shqiptarët e
Kosovës. Të tre këta popuj, Tito, nji herë e përgjithmonë i shkëputi prej
Serbisë. Deridiku përfituan edhe serbët sepse tuj e kolonizue Vojvodinën
arritën ta bajnë ate nji tokë serbe. Por ma së shumti në Jugosllavi patën
përfitue muslimanët e Bosnjes. Bosnja dhe Hercegovina përbahei prej dy popujve.
Në njenën anë ishin kroatët e në anën tjetër serbët, por aty ndodhei edhe nji
popull që s'ishte popull e që përbante shumicën e t'gjithë popujve që jetonin
në Bosnje dhe Hercegovinë. Këta ishin muslimanët që kishin humbur identitetin
kombëtar. Serbët i trajtonin si serbë të islamizuar e kroatët i trajtonin si
kroatë të islamizuar kurse e keçja ma e madhe e atyne muslimanëve ishte se
gjatë luftës së dytë botnore ata në masë të madhe kishin qenë të radhitun në
formacionet ustashe të Ante Paveliçit. Tito që u jipte të drejta të gjitha
kombeve e kombësive. Popullin që s'ishte popull e shpalli popull dhe e bani
popull shtetformues për Bosnjen dhe Hercegovinën tuj e krijue, KOMBIN
MUSLIMANË. I vetmi i atij lloji n'gjithë
botën. Me këte emër kombëtarë ata egzistuen deri me çpërbërjen e Jugosllavisë.
Atëherë, akademiku Muhamed Filipoviç u tha: Ju nuk jeni komb muslimanë, por
boshnjakë.
Në
Jugosllavinë e Titos, pësuanë shumë kroatët në Bosnje dhe Hercegovinë sepse me
shpalljen e kombit muslimanë, ata mbetën si komb minorancë në at republikë. Dhe
deri me ngritjen e Xhemal Biediçit në kryesinë e Jugosllavisë. Kroatët e BeH-së
nuk konsideroheshin as si popull as si komb. Ishte i vetmi Xhemail Biediç që filloi me ju ndihmue, por
për at arsyeje edhe e pat pësue me jetën e tij. Patën psue shumë edhe
shqiptarët e mbetun në Republiken e Maçedonisë, Serbisë dhe Malit Zi. Këta
shqiptarë jo vetëm s'i trajtonin si komb, por as si njerzë. Nji terror i pa
parë ishte ushtrue mbi popullin shqiptarë prej republikave që i përmendëm ma
nalt dhe askush s'pat dal me e ngritë zanin për mbrojtjen e tyne.
Patën
psue edhe serbët, por për pësimin e tyre gjatë luftes dytë botnore dhe në
Jugosllavinë e Titos duhet t'shkrue nji kapitull i veçantë të cilin unë as nuk
kam kohë, as mundësi e as aftësi. Por nji gja e di, se serbët dolën prej luftës
dytë botnore, të shkatrruar materjalisht e të thyer moralisht si asnji herë ma
parë në historinë e tyre. Pasojat e
Jugosllavisë së Titos i vuajten edhe dje, janë tuj vuajtë edhe sot e do ti
vuajnë ndoshta edhe për nji shekull.
Mua më
intereson fati i popullit shqiptarë. Kush e kishte fajin, pse mbet Kosova në shtetin jugosllav. Kush e kishte fajin se
nuk u rregullue qeshtja e shqiptarëve në Ballkan. Del noj historian kohëve të fundit e po
thotë, se fajin e kishin komunistët e Shqipnisë dhe ballistët e Kosovës. Jo,
jo, historian i nderuem kjo s'asht fare
e vërtetë. Fajin e vetëm që mbetën shqiptarët e ndamë kështu, e kishte vetëm
Enver Hoxha. Ka shenime që vertetojnë se, Çerçill dhe Rruzvelt ishin takue dhe
kishin bisedue për zgjidhjen e çeshtjes shqiptare në Ballkan, por kishin ardhë
tek përfundimi se ishte e pamundun sepse Enver Hoxha, jo vetëm Kosovën
shqiptare, por edhe mishin e shpirtin ua kishte shitë djajve t'komunizmit
jugosllav. Por edhe mendjen edhe zemrën ia kishte marrë Josip Broz Tito.
Prandaj nuk mud të bahei asgja për kët popull pa dieninë e Titos. Për ket
arsyeje, çështja shqiptare duhei lanë anash
derisa të vdiste Tito. Hapni
arkivat e Londres dhe aty do ta gjeni të vërtetën se fajin e kishte vetëm Enver
Hoxha.