Mendime
Pjetër Domgjoni: Në emën të popullit
E enjte, 15.11.2012, 08:50 PM
NË EMËN
TË POPULLIT
Nga Pjetër Domgjoni
Dikur
Ahmet Zogu, me ndihmën e anmiqve serbë erdhi me e udhëheqë kët popull. E mandej në emëm të këtij populli, pat fillue
me i shitë trojet e këtij populli. Në emën të popullit, pat vra e vue n’konop
poashtu bijtë ma t’mirë të këtij populli.
Në emën të popullit, pat çue ushtri e artileri. N’Mirditë, Pukë e
Dugagjin për me e vra e me e zhdukë at pjesë të këtij populli. Në emën të popullit,
Italinë e pat mashtrue me skica e harta, kinse Shqipnia ka aq shumë burime
nafte dhe mbasi i mori t’hollat prej italianëve ei pat shndërrue n'flori. Në
emën të popullit i mori me vete t’gjithë
florijtë që i takonin popullit e iku tuj e lane popullin nën mshirën e
pushtuesve fashistë italianë.
Poashtu
me ndihmën e serbëve, me e udhëheqë ket popull,
pat ardhë Enver Hoxha. Edhe ky
sikur paraardhësi i tij, Ahmet Zogu. Në emën të popullit, për at grimë pushtet ua pat shitë
"vllaznive serbë" gjithë at territor që ky popull e quanë me emnin
KOSOVË. Ndersa paraardhësi i tij Ahmet
Zogu, në emën të popullit dëshironte me zhdukë, Mirditë, Pukë e Dugagjin. Enver
Hoxha pat shkue edhe shumë ma larg, tuj
zgjanue harten e tij e tuj
përfshi në te edhe Lezhë e Shkodër e gjithë at territor që banorët e këtij
populli e quajnë, VERIU I SHQIPNISË. Mandej në emën të popullit e për t’mirën e
këtij populli e pat zhdukë intelixhencën e këtij populli. E për mej marrë edhe
shpirtin këtij populli. Në emën të këtij populli i pat ndalue besimin, i pat
ndryshue gjuhën, i pat ndryshue historinë, i pat nacionalizue pronen private
dhe i pat kolektivizue të gjithë popullin e vue në nji kamp përçendrimi tuj
rrethue me telea xhëmborë për mej nda e izolue prej t’gjithë popujve. Dhe për
shnetin e këtij populli. I pat mësue me hanger edhe bar kët popull. Por në emën të popullit e pat nacionalizue
edhe vet popullin. Të gjitha këto, në emëm të popullit, “udhëheqësi i
popullit”, Enver Hoxha, i bante vetëm për t’mirën e këtij populli.
Mbas sa e
sa vitesh “knaqsie e lumtunie” që pat përjetue ky popull nën udhëheqjen e
”birit të tij”, Enver Hoxhës, me demonstrimin e studentëve të këtij populli, u
hoç eu shemb permendorja e ish udhëheqësit popullorë të po këtij populli dhe prej asaj xhurulltie që e pat krijue vet
ky popull. Na erdhën në krye të këtij populli, jo nji, por disa udhëheqës që
n’vazhdim, do t’kujdesen për t’mirën e këtij populli.
Për ata
dy t’parët e denim se naj kishin sjellë n’pushtet anmiqtë serbë, por kush na i
solli këta, askush nuk e di. Disa thonë
se i sollën vet ky popull. Disa thonë se na i sollën serbët, turqit, grekët e
disa të tjerë thonë se lobi grekë prej Amerikës. Por sipas sjelljeve e
shprehjeve të udhëheqësve tone popullorë. Len me dyshue se këta na i sollën në
pushtet, bashkpunimi në mes vete, i serbëve, i grekëve dhe i turqëve. Por unë
kisha me thane se këta na i sollën n’pushtet, vet bijtë e këtij populli që ishin trashigimtarët
e atyne gjaksorëve të parë që kishin n’trupin e tyne, gjak serbi, turku edhe
greku e populli, tash e njizetë vjetë s’asht tuj mujtë me u lirue prej tyne.
Nuk mund
t’spjegohet n’tjetër mënyrë se me t’ardhun n’krye të këtij populli. Këta,
menjiherë i shpartalluen kufijtë e gjithë atij territori që ky popull e quanë
shtet. Menjiherë në emën të ktij populli, ua vodhen ato pak lekë që këta bij të
popullit i kishin kursye tuj punue nen
rrexhimin çnjerzorë komunist për pesëdhjetë vjetë me radhë. E menjiherë mbasi
ua vodhën t’hollat. Në emëm të popullit e për pastrimin e tij, ua sollën këtij populli
luftën qytetare që ky popull të vriten n’mes vete, vëllai me vlla, sepse këta
udhëheqësit e ri e çuajnë veten demokratë e nuk duanë ti përlyejnë duartë me
gjak dhe mbasi u lodhën tuj u vra n’mes vete bijtë e këtij populli. Udhëheqësit
demokratë vunë rend e çetsi. Dhe në emën të popullit, menjiherë
filluen me e privatizue, pasuninë e popullit. Në emën të popullit,
pjesë-pjesë, janë tuj e shitë edhe at trollë që me shekuj i thotë ATDHE, ky popull. Në emën të popullit, u shitën
naftë e armë, anmiqëve të popullit.
Pikrisht për me e vra e me e zhdukë po kët popull.
E bijtë e
këtij populli siç ishte edhe Zotni DANIEL GAZULLI, dalin me penë në dorë në mbrojtje të këtij populli, por udhëheqësit
demokratë të këtij populli, nuk e ndijnë zanin e DANIELIT. Bijtë e këtij
populli siç ishte edhe LIRAK BEJKO dalin dhe vetdigjen në shej proteste kunder
padrejtësive që i bahen këtij populli, por ata që sot e kanë privatizue edhe
vet popullin as që e ndijnë zanin e bijve të këtij populli e as që e shofin
vetflijimin e bijve të këtij populli.
Edhe Zotni DANIELI, ishte poashtu, nji bir i denjë
që i takonte familjes së këtij populli e që në emën të popullit. Udhëheqësit e
këtij populli, kishin vra, vue n’konop e
ushtrue dhunë e terror kunder kësaj
familjeje, prej shpalljes së pavarsisë e
deri n’ditën e sotit, por tek zotni Danieli e tek familja e tij. Asnji vrastar
e gjaksor as në emnin personal e as në emnin e popullit nuk doli, me e zvetnue
apo me e zhdukë prej tij, dashninë e madhe që e kishte ai dhe e gjithë familja
e tij për kët popull.
Me gjithë
torturat që LIRAK BEJKOS, në emën të popullit i patën ba, pikrisht udhëheqësit
komunistë edhe udhëheqësit demomokratë të këtij populli, Lirak Bejko e pat dashtë edhe deri në
vetflijim kët popull. POR A DUHET MEJ DASHTË
EDHE NE DERI NË VETFLIJIM EDHE UDHËHEQËSIT E KËTIJ POPULLI...???...!!! Që, lene
se nuk e dëgjojnë zanin e bijëve të këtij populli, por u ngrisin sot përmendore të gjithë atyne vrastarëve e
tradhëtarëve të këtij populli ei lane n’harresë të gjithë ata që ua sollën
larine këtij populli.