E marte, 06.05.2025, 12:48 AM (GMT+1)

Mendime

Fehmi Halimi: Modeli i bashkimit të dy Gjermanive

E merkure, 07.11.2012, 08:09 PM


Modeli i bashkimit të dy Gjermanive  – model i mirë për bashkimin e Shqipërisë në kufinjtë e saj të ligjshëm!

Nga Fehmi Halimi

Modeli i Bashkimit të dy Gjermanive nuk ka lidhje me çështjen e Kosovës. Kush e nisi këtë kërkesë, si një mësit me sherr, nuk di, por kjo nuk përkon me asgjë në rastin tonë. Është absurd të kërkohet modeli i bashkimit të dy Gjermanive në një të vetme, për bashkimin e Shqipërisë me Sërbinë! Kjo është vetëm një lojë sprovë e radhës!

Pasi po i bëhet llafi Kosovës në këtë mënyrë, ka nevojë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ky bashkim mund të jetë i natyrshëm dhe i drejtë. Kosova mbeti jashtë Shqipërisë, në kufinjtë politikë që bëri Europa, se përndryshe Shqipëri etnike janë të gjitha teritoret shqiptare dhe se të tjerët na kundërshtojnë, kjo nuk do të thotë se Shqipëria etnike nuk ka të drejtë të ligjshme të kërkohet të bëhet. Mu këtu është problemi dhe çështja. Sikur dy Gjermanitë që më 3 tetor 1990 u bashkuan, që do të thotë se Bota bëri marrëveshje të ligjshme për bashkim, pokështu le të bëj marrëveshje për bashkimin edhe të Shqipërisë në kufinjtë e saj të ligjshëm.

Në të vërtetë, në të vërtetë, ky nuk është bashkim, por ribashkim. Sepse Gjermania ishte e bashkuar dhe me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore katër superfuqitë, SHBA –të, Britania, Franca dhe Bashkimi Sovjetik –Rusia e pushtuan Gjermasninë dhe e ndanë mes vete. Më vonë këtë ndarje e mbajtën dy superfuqitë, SHBA –të dhe Rusia. Kështu shkoi derimë 1990 kur Gjermania e Bashkuar Perëndimore dhe Republika Demokratike Gjermane u shkrinë në Gjermaninë që është tash. Pra Gjermania nuk u bashkua më 1990, por u ribashkua!...E po, edhe Shqipëria, që është tash një term virtual nga mundësia, por realitet te atdhedashësit gjithmonë dhe qëllim bashkimi, njësoj ka qenë e bashkuar, por me Koferencën e fuqive të mëdha në Londër më 1912 dhe 1913 u bë dhe u përfundua, Shqipëria që është e Londrës pra, me këta kufinjë që ka tash, e që do të thotë me dy të tretat e teritorit dhe popullsisë jashtë kufinjëve. Përderisa teritori po dihet, sepse toka nuk hahet, njerëzit, -shqiptarët që nga ajo kohë u kufizuan natyrisht dhunshëm dhe u degraduan historikisht, duke mos qenë më një popull i madh dhe me rëndësi siç ishte dhe me perspektivë në të ardhmën, por mbeti i ngujuar në zonën bregdetare dhe me shumicën e teritoreve nën sundimin e shtetever fqinje sllave. Pastaj ajo masë shqiptarësh jashtë teritorit amë u asimilua, shua, hoq!...

Mandej, -Gjermania u nda, nga shkaku i agresionit fashist ndaj të tjerëve,-dhe kjo arsyetohet. Mirëpo Shqipëria u nda, nga kërkesat serbe, bullgare e greke dhe me ndihmën e Rusisë e armiqëve tjerë, më 1912 në Londër. Shqipëria pra nuk u nda për krahasim dhe asocim, sikur Gjermania, -për ndëshkim. Shqipëria hoqi 500 vjet robëri të rëndë nën sundimin otoman më zi se të tjerët. Luftoi si askush për liri dhe çliroi edhe gjithë popujt fqinjë, dhe këtë e dinë të gjithë. Mirëpo, kur erdhi radha e mirënjohjes dhe përkrahjes, prej Konferencës së Paqës së shën Stefanit më 1878 e deri te Konferenca e Londrës më 1912 -13, tokat shqiptare humbën me drejtësinë e ligjeve të europianëve (!?) dhe vetëm falë amerikanëve që rrahën tavolinën!... mbeti një copë Shqipëri, -që është kjo, - që është tash! Për këtë, herdo –kurdo ky vendim i padrejtë duhet të përmirësohet! Zatën, sikur më 1912, kështu edhe më 1999 dhe 2008, punët tona i bën amerikanët!...

Për fund, si çdo fund më, -kryesorja! –Modeli i bashkimit të dy Gjermanive asocon në kthimin e Kosovës në Sërbi! Kështu Bashkimi i dy Gjermanive u bë duke hyrë Gjermania Demokratike Lindore në Gjermaninë Federale Perëndimore. Pra, dy vendet e ndara u ribashkuan në vend të vet. Edhe më saktë, në të vërtetë Gjermania Lindore iu dha Gjermanisë Perëndimore, -e nuk u bashkuan dikund në botë dhe baraz, e duke ruajtur tërësitë e veta! Si mund të përmendet ky model andaj  i mbrapshtë për Kosovën në negociatat pafund me Sërbinë, -e të lavdërohët për më tepër, -kur ky model të përkujton njësoj kthimin e Kosovës në Sërbi, -asgjë më shumë dhe më ndryshe! Që ka ligje e trajtesa rregulloresh humane e ligjesh të drejtë,të mirë dhe të mundshëm për aplikim, -kjo është tjetër gjë...

Për kët, e për shumë tjera,...-unë jam për këtë model, -por për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Për më tepër, ky model në rastin tonë, duhet të plotësohet edhe me marrjen e disa tokave tjera shqiptare, jashtë Kosovës e Shqipërisë tash dhe për  bashkimin e tyre në Shqipërinë e natyrshme, si edhe duhet! Për këtë model edhe kanë hëngër kryet njerëzit tanë gjithmonë mëparë, në të kaluarën! Edhe vetë në të vërtetë kam qenë në burg politik dhe i ndjekur mëse tridhjetë vjet,  -e dihet më se çka ka qenë ndjekja politike,- dhe jo se kam qitë pushkë a përdorë forcën, -por sepse për kënaqësinë time jetësore dhe shëndetin e mirë, fola me gojë dhe kundërshtova gjithmonë kur bëhej një ligësi e madhe e radhës dhe heshtjej gjithkah. Kjo ishte arsyeja e ndjekjes politike atëkohë, përderisa erdhi koha e ushtarëve të lirisë, që ia krisën!.... Por tash, nuk e kuptoj asesi, -pse njerëzit tanë heshtin dhe frikohen ende!? Apo mbase, në pyetje është diçka tjetër, -e re dhe e vjetër?!...



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx