E shtune, 03.05.2025, 02:45 PM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Përse hesht Mesia?

E hene, 05.11.2012, 08:01 PM


PËRSE PO HESHT MESIA?!

PËRMES TË IDENTETIT TË RRJESHEM SHTETËROR NUK MUNDET TË SHUHET IDENTITETI I VËRTET NACIONAL I SHQIPTARVE

Nga Abdullah Prapashtica

Ka do kohë që njeri prej liderëve të ish Lëvizjes Vetëvendosje, tani Partia Lëvizjes Vetëvendosje, në një program nate të Radio Kosovës pat deklarua se truri i Kosovës gjendet jashtë Kosovës. Në dukje të parë kjo  nuk kishte me  lënë ndonjë përshtypje të veçantë po të mos ishte e vërteta nga  historia e jon, e cila dëshmon  se nga periudha e Gjergj Kastriotit e deri te Ismail Qemaili dhe  që nga Myslim Peza e deri te UÇK erdhën nga mërgimi brenda vendit për të luftuar dhe për ti shtyrë përpara proceset e çlirimit dhe bashkimit kombëtar.

Kjo nuk do të thotë se nuk ka ekzistuar  edhe faktori i brendshme, por se faktori i brendshëm ka marr jete dhe energji  vendimtare vetëm kur mërgimtaret patriot janë vu në lëvizje. Faktikisht pa bashkëpunimin e faktorit të brendshëm me atë të jashtëm as një hap përpara nuk do të ndodhte. Kjo edhe sot është aktuale dhe faktike. Lëvizja kombëtare brenda vendit dhe Lëvizja kombëtare jashtë  vendit janë si dy këmbë të një trupi. Nëse nuk lëviz njëra këmbë trupi lëviz me vështirësi përpara nëse janë dy këmbët e pa lëvizshme, trupi i tillë është plotësisht  i varur nga të tjerët. Nëse dy këmbët janë të shëndosha,  trupi ece përpara pa u varur fare  nga të tjerët.

Edhe në afirmimin e Çështjes Kombëtare Shqiptare, në të gjitha periudhat historike, rol vendimtar ka pas mërgata patriotike.  Popujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Popujt e Shteteve të   Evropës dhe të kontinenteve tjera as që kishin me ditë se ekziston një Shqipëri dhe një popull shqiptar i okupuar dhe i copëtuar nga shtetet armike, pa  aktivitetin  mërgimtarëve që nga Shoqata Patriotike shqiptaro-amerikane VATRA   deri te LPK – Dega jashtë Vendit, si dhe të gjithë shoqatave e Lëvizjeve tjera dhe të patriotëve tjerë mërgimtar! Këtu, sigurisht që nuk e kam fjalën për  ata ish veprimtar që dështuan në rrugën e kauzës kombëtare, por vetëm për ata që i mbeten deri në fund besnik asaj, duke u përsërit të vërtetën atyre që nuk pritojnë ti´i përsërisin gënjeshtrat e veta për të e legalizuar autoritetin e vet të rrejshëm  apo pushtetin e vet ilegal. Prandaj  të arratisurit politik duhet të kenë statusin e të ish burgosurve politik dhe duhet të jenë të përfaqësuar në institucione, sepse qëndrimi mospërfillës i institucioneve ndaj mërgatës patriotike do ti kushton vendit shumë shtrenjtë !

Tani kur po heshtin patriotet brenda vendit si dhe mërgata patriotike jashtë vendit,  procesi e zgjedhjes se çështjes kombëtare kanë fillua të zbehet dhe vendi po fundoset nën një sundim të ri kolonial.

Kur flas për  HESHTJEN nuk e kam fjalën për heshtjen individuale, sepse ashtu do të hyja në hak shumë veprimtarëve që kurrë nuk u ndalen së vepruari, por fjalën e kam për heshtjen kolektive, sepse ka kohë që  nuk kemi protesta e demonstrata masive as brenda vendit as në diasporë edhe pse ka pas shumë arsye për veprime të tilla.

Sepse ky sundim i ri është shumë me perfid dhe më i rrezikshëm se sa gjitha sundimet e perandorive të me parme.  Sundimet e me parme e kishin prioritet  arrogancën  publike dhe  dhunën brutale,  ndërsa Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian  prioritet i ka  dinakëritë dhe korruptimin e parive politike. Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian e ka zëvendësua me sukses ish Perandorinë e  gëzofit të kuqe të ish Bashkimit Sovjetik, me qyrkun e  zi të feudalizmit të vjetër të  maskuar e modifikuar, por me po ato qëllime  që i kanë pas sundimtarët shekullit të 18. Që sundimin e vet të e shtrijnë mbi vendet e popujve tjerë, në emër të shuarjes se popujve të vegjël për “krijimin e popujve të mëdhenj”.  Si dikur kur vepronte Stalini për krijimin e “kombit socialist sovjetik”  dhe si po vepron tani Brukseli për krijimin e “kombit feudal evropian”. Por, që  në realitet në emër të integrimeve asimiluese  i shuanin e po i shuajnë popujt e vegjël dhe ua përvetësonin e po ua përvetësojnë atdheun e tyre. Diktatura Stalinisite në Bashkimin Evropian sovjetik  quhet SUNDIM I LIGJEVE diskriminuese !

Pra,  fjala është për sundimin diktatorial të ligjeve diskriminuese me të cilat favorizohet shtresa e pasura dhe diskriminohet popullsia e gjer. Me të cilat favorizohen shtetet e pasura në kurriz e shteteve të varfra.

Thamë se Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian armen kryesore e ka korruptimin e shantazhimin e elitave politike të vendeve tjera dhe instalimin e agjenturave të veta në udhëheqjet e vendeve tjera, duke i ber kështu këto vende politikisht plotësisht të varura.  Përmes tyre pastaj edhe me ligjet e imponuara me dhunë nga Brukseli, legalizohet statusi kolonial e këtyre vendeve. Ky PARTNERITET mes reaksionit vendor  me pushtetin kolonial të Brukselin  është kolaboracionizëm klasik i maskuar KEQ pas “integrimeve evropiane”! Hapi i dyte është shkatërrimi i ekonomive nacionale të këtyre vendeve përmes të privatizimit kriminal duke  i ber kështu këto vende  ekonomikisht plotësisht të varura. Natyrisht se ata Që VAREN PREJ EKSPORTIT TË PRODHIMEVE TË VETA NUK LEJOJN QË VENDET TJERA TË PRODHOJNE VET, sepse kështu shuhen tregjet e shitjes së prodhimeve të tyre. Hapi tret është rrënimi i bazës sociale të popullsisë që njerëzit  e shtyrë në kufijtë  ekzistence sociale të mos kenë mundësi të organizojnë kryengritje ndaj sundimin e huaj kolonial e të vasalëve të brendshëm, i cili në emër të misioneve  të përbashkëta e anëtarësimit në NATO e INTERPOL  shtrin sundimin e vet brenda këtyre vendeve edhe në aspektin ushtarak edhe në atë policor e gjyqësor.

Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian po vepron kështu edhe ndaj vendit dhe popullit ton. Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian ka instalua në vendin ton një pushtet të marionetave të veta përmes të cilave po  bënë përpjekje që t´a demolon dhe shuan edhe emocionalisht kombin shqiptar, duke e lidhur artificialisht pjese të copëtuara të tij me nocione gjeografike.  Shembulli konkret është ky kur Brukseli i shpiku “kombin, flamurin e himnin kosovar”, përmes të pakos së Ahtisarit, për t´a shuar  pjesën elite  të kombit shqiptar, që ka luftua gjithmonë për çlirim dhe bashkim kombëtar në një shtet unik shqiptar.

NË EMËR TË IDENTETIT TË RRJESHEM SHTETËROR

PO PROVOHET TË SHUHET IDENTETI I VËRTET NACIONAL I SHQIPTARËVE

Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian ka krijua një pushtet në vendin ton i cili është i pa aftë për zhvillimin  e politikës dhe të ekonomisë së pavarur me të cilën do të ishte arritur përmirësimi i gjendje së mjerë sociale. Ky lloj pushteti nuk mund të zhvillon ekonomin vendore  që vendi të mos importoi dhe  as të hap vende pune me çfarë do arrihet mirëqenia sociale. Ky lloj pushteti zhvillon politika  parazitare e sajon programe e ligje  se si me e shfrytëzua sa me shume popullin e vet dhe se i me dhanë sa ma pak ati. Një pushtet  i cili  nuk ka aftës për organizimin e prodhimtarisë vendore dhe që vazhdimisht importon mallra të huaja është i gjykuar në varfëri e mjerim social.

Fjala është për pushtet tipik reaksionar dhe se dallimi mes reaksionarëve vendor me pushtetin reaksionar të vendeve tjera qëndron aty se atje në pushtet është borgjezia e mirëfillte, ndërsa te ne në  pushtet janë llumperproletaret e korruptuar  që dikur vepronin  ose si titistë vërtetë ose si enverist të rrejshëm.  E përbashkëta e tyre është instrumentalizlmi i shtetit si aparat të dhune në duar të reaksionit feudalit modern kur klasa sunduese jeton plotësisht  në kurriz te shfrytëzimit të klasës  prodhuese, pa bërë as një përpjekje  për  zhvillimin ekonomik e social të vendit.

Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian e ka rikthye në fuqi skllavërimin  e punëtorëve. Punëtorët tani janë jashtë mbrojtës ligjore. Tani në vendet e Evropë tregtia me njerëz  është  legalizuar plotësisht. S´ka me ndërmarrje që punëson punëtor të rregullt, por gjithë punëtorët blihen  e shiten nga firmat skllavopronare që quhet FIRMA PËR NDERMJETSIM të punësimit! Njësoj si firmat për ndërmjetshmin e prostitucionit dhe të tregtisë me njerëz. Tani Entet Shtetërore për Punësim që me kushtetutë janë të vetmet institucione për zbatimin e politikave të punësimit racional, janë jashtë funksionit. Në realitet  ato janë shndërrua në shërbime të firmave private për punësim që merren me shit-blerjen e punëtorëve. Punëtorët e mjerë të pa mbrojtur nga askush detyrohen të pranojnë edhe këtë skllavërim  për të siguruar ekzistencën biologjike. Ata me të ardhurat nga puna e vet ju sigurojnë jetë luksoze skllavopronarëve ndërsa për vete jetojnë në kufi të varfërisë së skajshme. Nëse marrin guxim të ankohen, ju hiqet edhe kjo mundësi dhe ju imponohet puna e quajtur 1 EURO punësim.  Pra, punëtorët e pa punësuar në vende të rregullta pune  jetojnë në varfëri të thellë duke ju siguruar vetëm streha dhe ushqimi ditor, ashtu si veprohet me kafshët shtëpiake që detyrohen të bëjnë punë të renda kundër vullnetit të vet vetëm sa për ushqim e strehë.

Kjo dëshmon rrënimin e marrëdhënieve parimore kapitaliste mes punëdhënësve e punëmarrëseve dhe për rikthim në marrëdhënie feudale skllavopronare. Dallimi mes kapitalistëve dhe feudalëve është aty se kapitalistet zhvilluan ekonomit nacionale ndërsa feudalet   e ri të e Bashkimit Evropian po e rrënojnë  atë, për ta shtrirë sundimin e vet jashtë kufijve nacional, sepse kufijtë nacional  janë bërë pengesë për shtrirjen  tregjeve të tyre edhe kur është fjala për tregtinë me njerëz.

PËRSE POPUJT E EVROPËS E REFEUZUAN KUSHTETUTËN E BASHKIMIT EVROPIAN?

Kjo është oferta  që Perandoria Globaliste e Bashkimit Evropian ju  imponon Popujve të Evropës nën maskën e pseudo demokracisë. Popujt e Evropë e refuzuan Kushtetutën e Bashkimit Evropian sepse ajo godite interesat vitale të sovranitet nacional. Por, elitat reaksionare  të pronarëve gjigant i kanë korruptuar dhe  instrumentalizua aparatet shtetërore dhe përmes tyre, pa a përfillur vullnetin e popujve kanë sajuar KONTRATEN E LISABONES me të cilën shkelet vullneti e sovraniteti i popujve të Evropës.   Vetëm Populli i Zvicrës ia arriti të shpëton nga mortaja e BE me përgjigjen JO anëtarësimit në BE.  Vetëm Populli i Zvicrës pat guximin e diturinë dhe shpëtoi nga fundosja në pusin e madh të feudalëve të ri të BE. Deri para disa viteve Zvicra nuk ishte as anëtare e OKB dhe funksiononte  më mirë de çdo shtet tjetër. Kjo dëshmon se  janë gënjeshtra të  kulluara mesazhet propagandistike të firmave plaçkitëse para-partiake  dhe të tellallëve të tyre se mërgimtaret duhet të paguajnë haraç për sigurimin e  automjeteve “....sepse Kosova nuk qenka anëtare e OKB...”!

Edhe në mesin e shqiptarëve u dëgjuan zëra të vetëdijshëm e të ndërgjegjshëm për sundimin e ri kolonial të Brukselit. Por, ata nuk hasën në përkrahje të duhur. Vetëm MESIA nuk u mashtrua, as nuk qau kokën  as për kërcënime as për poste e flori të Brukselit! Pat thënë dikush me një rast:” ... kur popujt janë të pa kënaqur me pushtetin dhe besojnë në demokraci, ankohen për padrejtësi me ankesa e protesta personale. Kur ankesat e protestat nuk bëjnë punë, ata ngritën në demonstrata dhe kërkojnë ndryshime. Kur as demonstratat nuk sjellin ndryshime pozitive, populli hesht. Kur hesht populli heshtja e tij përfundon me kryengritje përmbysëse për pushtetin...” !   S´ka rrezik që kjo  do të vjenë as nga partitë lavire ahtisariane e as nga  sindikatat e korruptuara  vendore  por vetëm nga një  lëvizje e re rinore e punëtore që duhet ta përmbys këtë botë të vjetër të padrejtësive dhe ti siguron vetit një të ardhme më të sigurt e më humane, ku vlerat morale e etike do te jenë me të larta se vlerat materiale.

Në vendin ton me 10 shtator 2012 pushtetit vasal “ ju hoq mbikëqyrja e Brukselit” dhe ai tani mundet me e rrah popullin e vet kur te doi e si te doi. Por, pushtetit të  vasalëve të Ahtisarit nuk ju  ka heq fare mbikëqyrja kur është fjala për  rrahjen e çetnikeve serb  të cilët janë nën mbrojtën e Brukselit e të Beogradi  edhe kur ata harbojnë e terrorizojnë shqiptarët . Bile edhe  kur terroi shtetëror serb  vret shqiptarët në gjumë në shtëpitë e veta në atdheun e vet, si ishte rasti i Mitrovicës. Por kur është kështu, vjen pyetja  përse shqiptaret kanë guxim të rrihen mes veti për pushtet në Prishtinë dhe askush nga t´a nuk ka guxim me ndez një kapsollë kundër çetnikeve në Mitrovicë? Përse Bajram Rexhepi nuk i qon sejmenët  e vet kundër çetnikëve në Mitrovicë po i qon me e rrah popullin e vet përse ai po kërkon vetëvendosje? Po këta të Partisë të Vetëvendosjes pse nuk shkojnë me u përpjek me çetniket e urava në Mitrovicë e në kufij, po rrahën me polic shqiptar në brendësi të vendit? Ndoshta  këtë e shpjegon ndryshimi i statusit të saj nga lufta PER SHTET NË LUFTË PËR PUSHTET!   Si ndodhi që një Adem Demaq  të mos ketë qasje brenda institucioneve as si deputet? Pse VV  dhe partitë tjera nuk e kandiduan Adem Demaçin as për president dhe as për deputet?   I kujt është ky pushtet brenda të cilit nuk ka vend për Adem Demaçin ?  Koha po shtron shumë pyetje të rënda!

Të bëjmë një kthim mbrapa në kohë e Myslim Pezës. Myslim Peza disa kohe pas lufte vizitoi Enver Hoxhën. Pasi që Enver Hoxha i dëshiroi mirëseardhje e pyeti Myslim Pezën se cila ishte arsyeja e vizitës se ti? Myslim Peza i tha Enverit se ka ardhur me e vra Enverin, sepse pushteti i ti, i tha Myslimi Enverit, “... po lejon të huajt  qe të na përziejnë  e përlyejnë gjakun ton,  sepse  misionaret e vendeve të traktatit te Varshavës po i mashtrojnë vajzat shqiptare, dhe po i lanë shtatzëna e po ikin pa gjurmë në fund të misioneve të tyre..”! Kjo tani po ndodh edhe me misionaret e traktatit te Brukselit në vendin ton!

Tani përse po hesht MESIA? Kush është  MESIA? A është Populli MESIA! Po Myslim Peza i sodit kush është dhe ku është? Po Avni Rrustemi.....?  Po ku është Azem Bejta që binte në rrugë të Zotit do hafije të shkaut ja me pushkë ja me hu? Po Adem Jashari,  Zahir Pajaziti e Luan Hardeinaj   e ri të sodit  ku janë? Atdheu ka nevojë për ta! A do të thotë kjo heshtje:  se filloi nata polare shekullore e sundimtarëve të Portës së Lartë të Brukselit, si dikur të Portës së Lartë të  Stambollit....? Por, nga ana tjetër  urtësia nga legjenda po na  thërretë: “... Nëno moj mos ke frikë...! Megjithatë kohës së llafeve po i afrohet fundi dhe po vjen koha e fjalës së Hasan Prishtines, që dikur pat than  se: “... një krismë në male ka  peshë më shumë se një mijë  fjalë në parlament...”! Kaq poshtë ka ra parlamenti i Ahtisarit.... sa fjalët e Hasan Prishtinës të At Gjergj Fishtës, të para një shekulli e kanë sot  po atë vlerë që e kanë pas përpara 100 viteve!



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx