Mendime
Blerim Rrecaj: Drejt 28 Nëntorit…
E marte, 06.11.2012, 08:59 PM
Drejt 28
Nëntorit…?
Nga Blerim Rrecaj
100
vjetori i ditëlindjes së Shpalljes së
Pavarësisë së tanë Shqipërisë tashmë është në prag. Diku diku kanë filluar edhe
manifestime, këtu, aty, atje, përtej…Me gjithë ngjarjet e shumta tragjike, të
dhimbshme, shqetësuese e pa munguar tragjikomizmi, ndoku pos
vlerave mund të ketë edhe ndonjë
hije sharlatantizmi , e pakënaqësie…
Ethet e
kryefestës shqiptare s’kanë si mos të na kaplojnë a mbërthejnë duke na sjellur
emocione të përziera.
Secili në
mënyrën e vet po mundohet ta shënoj e nderojë sa më mirë e sa më bukur që të
jetë e mundur 28 Nëntorin 2012 që po na troket nëpër zemra, mendje nëpër dyer…
Nuk po mungojnë aktivitetet, idetë… që
nga dritaret e këndvështrimi ynë të themi diç për këtë ditë rilindjeje e
përjetësie.
Tash sa
kohë nëpër nëpër maje malesh të larta valëviten flamuj me shqiponjën dykrerëshe
aty ku shqiponjat ndjejnë lirinë e vërtetë.
Numri i
aktiviteteve është aq i madh e i larmishëm. Secili po përpiqet të bëj diç, të
lërë një shenjë, një gjurmë për këtë ditë të madhe, për pikënisjen e ëndrrës
ende të parealizuar shqiptare. Sado që këtë ëndërr u munduan e po mundohen që
ta paralizojnë sidomos fqinjët që kanë mizën e djallin ndër kapuç e mbas
veshëve.
Nga
gjithë këto aktivitete do mbesin dhe shumë gjëra me vlerë që do të na ushqejnë
për shumë kohë.
Dhe nuk
ka si të mos na shkojë mendja se si duhet ta mbajmë kokën: ulur apo lart, ose
herë kështu e herë ashtu. Dikush thotë se (nuk) do të festoj. Dikush se do të
festoj e do të protestoj. Dikush diku ka postuar një portret të një ushtari I
cili kërkon që ndjen keqardhje për
mosbashkim e mosçlirim për këtë 100 vjetor por jep dhe betimin se me çdo çmim
do ta ndjek këtë rrugë.
E
Shqipëria që prej se u nda vazhdon të vuaj pasaojat e shumta të ndarjes së
tmerrshme nëpër trakate e konferenca…
Plagët i
kemi të shumta sa të ndryshme aq edhe të ngjashme. Si shqiptarë në çdo periudhë
e çdo regjim këtej e përtej mureve a nuk
na karakterizuan, a nuk na karakterizojnë vuajtjet, varfëria, burgjet,
gjakderdhjet, turbullimet, përpjekjet…
Plagë që
vazhdojnë t’i ndjejmë në këtë 100 vjetor kur ende vuajmë pasojat. Sepse a nuk thonë që kur një pjesë e trupit
dhemb a nuk i ndjen dhimbjet krejt trupi , e mbi trupin e Shqipërisë sa
barbarizmi e shovenizmi i hapur a i maskuar në përpjekje për ta zhbërë një vend
e një komb të tërë.
Edhe pse
jo aq të bashkuar sa do të dëshironim 28 Nëntori edhe këtë herë po na
bashkon, na mbush me besim e me shpresë
po e jep porosinë e tij derisa të gjithë po festojmë në këtë ditë. “Shihni pak
se në ç’gjendje jeni” sikur thotë me gojën e të parëve, rilindësve,dëshmorëve,
luftëtarëve… Me plagë të mëdha, me male e me dete ploblemesh. Të paktën të gjithë po thirremi në të, e dikush
me më zë, dikush më në heshtje. Dikush me më ngazëllim, me më gëzim,me më besim
e vendosmëri për të arritur aty me një dëshirë e një qëllim sepse siç e tha
edhe vetë Ismail Qemali e shpallim Pavarësinë për të gjitha trevat shqiptare,
për gjithë Shqipërinë. Ashtu sikurse atdheu siç e thotë poeti edhe 28 Nëntori
është i atdheut të shqiptarëve. Urime,
gëzuar rrugëtimi vazhdon…