Nismë e Re – Orë e Re
Nga Skënder Shala
,,Ku e lam e ku na mbeti, vaje vatani e mjer
mileti”-Atehere shkrunte Noli!
Ku jemi sot dhe kah po shkojme?- Pergjegjen populli
e din shume mire. Prandej nuk ka nevoje qe te komentohet duke zberthyar
rrjedhen e situates se pergjitheshme ne Kosove. Por, nevoje ka te lajmrohen
rreziqet e dukshme, e ne veqanti ato te mshefura me diplomacine bashkohore. -Per te gjitha keto faji qendron te populli,
kurrsesi te klasa politike siq mendojne disa.
Pse te populli? -Kjo
eshte me se e sakt, sepse shumica e nje vendi, shteti ose kombi perbehet nga
populli mbi 99 %, mandej ne popull eshte edhe klasa e intelektualve
te mirefillt, qe ne shumten e rasteve mbesin jasht loje, sepse nuk jane
partizan te partive, prandej anashkalohen dhe ne kete menyre u lshohet radha
pseudointelektualve dhe gjysem analfabetve. Mandej te populli yne eshte taborri
shume i madhe i rinise tone studenteske, shkollave te larta, dhe te mesmem
vlera me e madhe e nje kombi qe premton shume per te ardhmen tone. Por
fatekeqesisht jane manipuluar me nje marifet shume te persosur. Popull jane
edhe puntort e shendetsise, bujqit, pensioneret e te gjithe te tjeret qe jane
ngulfatur si kurr ma keq. Mandej eshte ngulfatur kultura, zhvillimi ekonomik
dhe te gjitha lamit tjera te cilat nuk jane askund ne terezi. Pra kjo situate
paraqet rrezik shume te madhe dhe te paparashikushem per vendin dhe te ardhmen
tone. Jam shum i sigurt se historia do te na gjykoje nje dite edhe me ndeshkime
te renda, sepse indifertizmin tone sot, askush nuk do te kuptoi neser. Qe
nje shembull konkret shume i damshem qe na sillet mbi kokat tona te shkreta pa
kuptuar domethenjen e saje: ,,Vazhdimisht thuhet, Kosova eshte e njohur
nderkomtarisht, nga shume shtete me kufit e saje te paprekshem?. Mandej, ska
ndryshim kufijsh, e tjera e tjera fraza si fakte te garantuar nga te tjeret? Po
themi se keshtu do te jete. Por realiteti mund te jete edhe ndryshe. Mbrenda
ketyre kufijve te tkurrur nga shekujt, mund te jete edhe nje shtet tjeter me
status si per shembull ; ,,Autonomija e Kosoves veriore, ose e ,,Autonomija
serbe e Kosoves” ska randesi si do ta emrojne me emra te ndryshem, sepse mbas
disa viteve vjen referendumi dhe ligjitimohet me te drejta nderkombtare dhe
mandej luje mace kryet e bullit? - Pra kjo eshte politika shqiptare e
rracionalizuar dhe e rreshtuar mbas menyve qe servirohen nga qarqet e ndryshme
te interesave globale. Fjala e popullit thot si ,,po shkojne si muqa mbas
daijve”.- Pa dijte se ku do te dalim. Mandej ne kete drejtim po punojne edhe
disa ,,politikaj e intelektual te deshmuar” ne keto 20 vitet e fundit. Per cudi
as keta, as ata, as te tjerte nuk kerkojne, apo nuk dijne, ose me mire me thene
,,harrojne” se sot ne Serbi jetone populli me origjine shqipetare ne krahinen e
Sangjakut, mandej Presheva, Bujanovci, Medvegja. Asnjehere seshte permendur nga
ne as nga politikajt tane, e per cudi as nga akademija jone! – Ndoshta nuk
edijne?! Mandej as nga te huajt se ne Serbi jeton edhe nje popull autokton
Vllah ne krahinen e Timokut qe jane mbi 2 miljon banor etnik, pakurrfar te
drejtash elementare. Pse mos te permenden romet qe mund te jene 2-3 miljon? Ja
pra mbi te gjitha ky eshte nje realitet ne kete pjese te Europes qe askush se ngrit zerin nga ata qe e kane per detyre te bejne politik,
madje as nga shoqatat qe mbrojne te drejtat e njeriut e popujve te shtypur? Qe
mos te shkojme tutje me rend marrezive te perjetuara ne fillim te shek. XXI,
sepse smund te dalim kurr nga kjo pakuptimesi naive dhe e turpshme per kohen e
sodit. Kur te gjithe e dijme se ne kemi potencial ne popullin tone, qoft
mbrenda apo ne diaspore qe dijne ta drejtojne shtetin me vizione shume te larta
te niveleve Europiane. Por duhet teper pune dhe angazhim qe ta sjellim njeriun
e duhur ne vendin e duhur. Per ndryshe, vete jemi fajtor!
Nisme e Re – Ore e mire
Pra ti kthehemi asaj thanjes te Nolit e ta
studiojme mire me logjike te shendoshe ,,ku e lam e ku na mbeti, vaji vatani e
mjer meleti”. – Atehere te nxijerrim konkluza te reja, sepse koha eshte per nje
Nisme te Re, Ore e Mire thojne Arvanitaset ne Greqi. Koha eshte ta fillojme nje nisme te re
duke grumbulluar potencialin e mirefillt intelektual me vizione te reja
zhvillimore per interesat e vendit, per popullin dhe gjeneratat e ardhshme.
Shpresoi se populli i te gjitha moshave dhe profesioneve do te kete gadishmeri
dhe vullnet te mire qe te angazhohemi te organizuar se koha nuk na prêt, e ti
sherbejme interesave te mirefillta ne menyre qe edhe ne te kemi pjesen tone qe
na takon. Te punojme me ndershmeri duke u
perpjekur per nje te ardhme me te
mire ne mesin e popujve te perparuar Europiane, atje ku e kerkon nderi i kombit
tone.