Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Mos rrej Rrok
E premte, 09.11.2012, 06:54 PM
KANGË ME ÇIFTELI:
“MOS RRÊJË RROK,.. JÉ “NDER’I KOMBIT”!..
Nga Fritz RADOVANI
Fjala e një Kleriku apo fetari në Shqipni gjithmonë
asht kenë besue pa asnjë diskutim.
Koha solli ndryshimet e veta e bashkë me ta edhe
ndryshimin e “besueshmenisë”, që sot bahet shumë e diskutueshme nga rrethanat
historike per secilin njeri. Fatkeqsisht, kjo ngjet sot edhe me Klerikët tanë
ashtu si me besimtarët. Ndoshta, asht krijue një ide tek ata, se të gjithë po
rrejnë, ose ma e zbutun me gjuhen e njësueme “gënjejnë”, kush ma pak e kush ma
shumë, “pse na të perjashtohemi nga shoqnia mashtruese e politikanëve apo prof.
dr. e akademikëve, që kanë rrejtë e gënjye tash 68 vjet, e askush nuk po i
kundershton ata?” – Fatkeqësi shumë e madhe!
Ardhja e Eshtnave të Imzot Nikollë Kaçorrit në
Atdhe mbas 95 vjetësh, i varrosun në Vienë në vitin 1917, me perpjekjen
shembullore dhe të pakursyeme të qytetarit shkodranë Pjeter Gjergj Logoreci dhe
klerikut Don Pren Kola, me daten 9 Shkurt 2011, kur arritën në aeroportin e
Rinasit, me Eshtnat e Imzot Kaçorrit, hapi një kapitull të turpshem aq sa të
pabesueshem nga shumë shqiptarë, që e dinin (edhe pse i lanun në heshtjen e
varrezave austriake), se Imz. Nikollë Kaçorri, asht një Atdhetar po aq i Madh
sa ata që “thohet” se na sollen Lirinë dhe Pavarsinë kombëtare me 28 Nandor
1912, ndonse të gjithë pa perjashtim duhen rreshtue mbas Atdhetarit Imzot
Nikollë Kaçorri. Sot ky kapitull i “çvleftësimit apo i urrejtjes fetare” ka
perfshi shumë Atdhetarë, tue fillue nga Dedë Gjo’ Luli, At Mati Prennushi, Imz.
Nikollë Kaçorri, Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, At Shtjefen Gjeçovi, Don Zef
Ashta, Preng Previzi, Imzot Lazer Mjedja, Prof. Ibrahim Rrugova, Prof. Filip
Fishta, Prof. Karl Gurakuqi, Don Ndoc Nikaj, Imz. Preng Doçi, Dr. Risto Siliqi,
Prof. Namik Ressuli, Mësueset e para shkodrane, Kush Micja, Tone Radoja, Tereze
Berdicja, Tina e Nikës e sa e sa të tjerë, që nuk zehen me gojë, edhe pse
punuen gjithë jeten të rrezikuem nga kafshimi i pashpirtë i ujqëve turqë,
sllavë e grekë të pamshirëshem e gjaksorë. Parathanja e 100 vjetorit Pavarsisë
fillon me ardhjen, “pritjen” qeveritare dhe ate fetare të Eshtnave të Imzot
Kaçorrit në Rinas, me daten 9 Shkurt 2011, ndonse qytetari Pjeter Logoreci me
daten 27 Janar 2011, ka njoftue zyren e Argjipeshkvisë së Tiranës per daten që
do të mërrijnë në Rinas. Në kjoftë se Rrok Mirditës nuk i kujtohet data e 27
Janarit 2011, z. Pjeter Logorecit i
kujtohet edhe personi që ka ngritë receptorin e telefonit...Po desht ia kujtojmë!
I vetmi Klerik Katolik që ka dalë në Rinas me pritë
Eshtnat asht kenë Imz. Damjan Kurti, i cili ka lëshue edhe dokumentin e marrjes
në dorzim. Janë kenë familjarë, bashkfshatarë të Imz. Kaçorrit si dhe shumë
qytetarë nga Durrësi, të cilët kanë shoqnue Eshtnat e Atdhetarit vet.
Rrok Mirdita (me detyren e Argjipeshkvit të
Tiranës, mbas vitit 1993), deklaron, me 30 Tetor 2012 në http://www.respublica.al/artikuj/2012/10/30/sjellja-me-eshtrat-e-kacorrit-rrok-mirdita-...“Ka qenë befasimi më i madh në këto vite
që unë kam qenë në Shqipëri. Nuk ishte aspak dinjitoze dhe nuk dua të gjej
fajin, sepse thonë se faji është jetim. Unë jam gjetur përpara një fakti të
kryer në këtë rast dhe jam njoftuar vetëm momentet e fundit. Jam informuar për
ardhjen e eshtrave të tij vetëm një ditë më parë. Kisha menduar
se do të kishte një ceremoni të madhe, ashtu siç ndodhi dhe kisha parë në
përcjelljen e At Zef Pëllumbit. Nuk dua të hyj në detaj por kjo ka qenë një
befasi e madhe për mua...”
Ma poshtë po Ju paraqes dokumentat origjinale që tregojnë të verteten:
Dokumenti i marrjes në dorzim nga Imz. Damjan
Kurti, Në Kishen e Durrësit, me daten 9 Shkurt 2011.
***
Lexues i Nderuem! Besoj se këta dokumenta nuk kanë
nevojë per asnjë koment.
Melbourne, Nandor 2012.