Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Kobra Nexhmije Hoxha urdhnon Europën!
E marte, 26.06.2012, 07:43 PM
KOBRA NEXHMIJE
HOXHA URDHNON EUROPEN !
Në 45 vjetorin e “Revolucionit Kultural”…
Nga Fritz RADOVANI
Edhe
kobres ka me i mbetë “hatri” kur të marrin vesh se i kam vue emnin e saj një tjeter
kokerr kurvës plakë, që asht vështirë me iu gjetë monstra nder libra e katalogë
bordelesh…
Historia
e PPSh dhe “veprat” e Enver Hoxhës, Ramiz Alisë etj., nuk kanë shpjegue saktë asnjëherë
se kujt i vunë “gishtin” ma parë Dushan Mugosha e Miladin Popoviqi, të ardhun në
Shqipni per me formue PKSh në vitin 1941, Nexhmijes apo Enverit... Një Burrë i
moshuem në Tiranë më ka pasë tregue se, kur ishte fare e re, “ajo drejtonte një
grup vajzash që në fund u zhduken të gjitha paperjashtim tue perfundue me
Fiqrete Shehun...” Asht i njohun një fakt: Tue fillue nga të parët komunista të
viteve 1936 – 1937 të Shkodres, Gjovalin Luka me shokë, kanë kalue “provimet” e
sigurimit të shtetit në zyren e Nexhmije Hoxhës, e cila shpesh kur dallonte
shenja “pasigurije” në formimin e tyne per të shkue ma nalt pranë Enverit, nuk
i kalonte “klasë” ...e shpesh perfundonin në koshin e plehut, vend ku me të vertetë
“ashtu si i bane hysmetin, i ndien edhe lezetin!”, si i tha komunistit vjeter
Zef Mala, kur u arrestue një i burgosun nga biruca që kishte pranë të pranguem
në sigurimin e Tiranës...Pra, Nexhmija, ua vinte gishtin!..
“Shoqet” partizane,
edhe pse banonin në zemer të Tiranës, në të vertetë kanë “vuajtë”...
Nuk u
mungonte kujdesi i tregtarëve të Pazarit të vjeter, të cilët nuk kanë kursye
asgja për këto “shoqe” me të cilat argëtoheshin dylberët e tyne. Per këte
flasin “bazat” e tyne... Mbas vitit 1944 këto “shoqe” u distancuen nga “zonjat”
të cilat i mbanin në shtëpijat e veta. Me rasë edhe ua kanë “shperblye” sakrificat
“zonjave”, tue i pushkatue burrat apo vllaznit e të afermit.
Kjo ishte
edukata që u dha PKSh, e cila filloi me Qemal Stafen, Vasil Shanton, Bahri
Omarin e vazhdoi deri tek ma i fundit “armik i popullit”, Mehmet Shehu dhe
Kadri Hazbiu...që këto “shoqe”, tue fillue nga vetë Nexhmija, kanë ba shumë perpjekje
me mujtë (mos) me i çue në plumb...por nuk kishin çka me i ba “partisë”, e cila
nuk kishte fare mëshirë per armiqtë dhe “miqtë” e saj kur vinte puna tek ai i
shtrejti dhe i paprekshmi kolltuk i pergjakun i anadollakut kriminel e
terrorist Enver Hoxha. Ma vonë kur Nexhmija u “kulturue” në shtratin e Enverit,
ajo jepte “mendimin” se kush duhet me kenë edhe në drejtimin e aparatit të komitetit
qendror, të kuvendit popullor, të gjykatës së naltë, të bashkimeve
profesionale, të frontit, të rinisë, të lidhjes së artistëve dhe shkrimtarëve...e
deri tek dezhurët e “ministrisë së mbrendshme”, ku kuadrot e zgjedhun nga “partia”
duhej t’ ishin të gjithë të aprovuem prej saj. E “provueme” per shpirtin e saj
plotsisht të perputhun me kriminalitetin dhe terrorizmin oriental të Enverit,
me të cilin e lidhte fort edhe hipokrizija anadollake e paraardhësëve të tyne,
kjo bushter filloi me u dukë nder tavolinat e para të Kuvendit popullor që në 1945...e
rrethueme nga “intelektualët” e njohun per firmat e tyne në vendimet e
ekzekutimit të Rinisë Atdhetare Shqiptare, që nuk pajtohej me komunizmin ose
nuk pranonte bashkpunimin me organet e sigurimit të shtetit, vegles gjakatare të
PPSh. Ishte e qeshun dhe autoritare, dy cilësi që i fitoi me “aftësinë” e saj në
rekrutimin e elementit të ri në sherbim të partisë dhe të diktaturës
terroriste, për të cilen ka punue gjithë jeten.
Në vitin 1959
kur Nexhmija ishte 38 vjeç, me daten 1 maji 1959, një vajzë e vogel, e quejtun
Drande Malaj, fshatare nga Velipoja, jetime pa babë dhe krejt e vetme u rrit nën
kujdesin e axhës së saj, i cili atëherë ishte arrestue dhe dënue me vdekje. Kjo
jetime e vogel jetonte me sherbyesen e shtëpisë...Ia mësynë diten e 1 majit tek
tribuna qendrore para hotel “Dajtit” porsa perfundon parakalimi tradicional, jo
direkt diktatorit, por të shoqes, Nexhmije bushtres, me shpresë se nen petkun e
saj amoral, kishte mbetë ndonjë shkendi e “dashnisë së nanës”...
I kerkoi asaj “me i falë jeten e axhës së vet prift, që ishte plot 40 vjeç, dhe i vetmi njeri i jetimes në Botë!”...Po zemra e një kobre kurvë, që ishte padrone e haremit Hoxha, nuk kishte si me u tregue e mëshirëshme ndaj një Prifti Katolik... Porsa Drandja e vogel foli, Nexhmija i tha: “Po ai është armik?!”...dhe mbas 10 ditësh, me 11 Maji 1959 axha i Drandes u pushkatue..
Mbas
vdekjes së Enverit, kobra jepte “mendimet e tija” prap në byro politike të komitetit
qendror të partisë, mbasi shumë “ide të tijat” nuk ishin shkrue prej tij nga
skleroza që e pat çmendë në vitet e fundit të jetes, e që ma vonë vazhduen me u
botue mbas ngordhjes së tij...
Me daten 16
prill 1990, pasuesi anadollak i Enver Hoxhës, dylberi i boshnjakëve Ramiz Alia,
deklaroi në mbledhjen sekrete të byrosë politike të komitetit qendror të PPSh: “
Edhe barë do hamë, edhe gjak do derdhim, këtu e më tej nuk shkojmë, lirinë,
pavarësinë dhe socializmin nuk e sakrifikojmë!”... Kjo deklaratë u publikue ne
TVSh, me daten 11 mars 1996.
Alia
shton: “T’i japim idenë pa marrë angazhime... Nuk pranojmë pluralizem, kurrë..!”
Po atë ditë
në atë mbledhje kobra Nexhmije Hoxha deklaron: “Peres De Kuelar duhet që Shqipërinë
t’a pranojë kështu siç është...”. A nuk asht urdhën per Europen kjo thanje e
saj?!
Atëherë na
nuk ishim as në “Konferencen Islamike”...
Ndersa
sot që kemi edhe mbështetjen e “vëllezërëve të gjakut, turqit”... Europa, duhet
të dijë se né kemi edhe fjalë të tjera... “Do apo nuk do ajo, më në fund né bëjmë
punën tonë”!
“Qeveria
do bëjë si thëmi né...Kuvendi Popullor të mejtohet mirë kur zë me gojë emrat
tanë...Jemi qenë dhe vazhdojmë me qenë heronjë të bankave arabe e turke... se
gati me shkoj goja me thënë Perëndimore...Gjykatat e organet e drejtësisë i
kemi né...Morët a nuk morët vesh?
Tani kemi
zgjedhur edhe Presidentin e ri...sigurisht nga tanët, bijtë tanë...nga ata që me
gojën e vet janë betuar si oficerë se ‘Enveri ishte babai ynë!’...Enveri ishte çun
turku... dhe si turk i tillë ai dëshëronte: ‘Turqia duhet të shtrihet deri në detin
Adriatik...!”...Zbatoni porosinë e tij!”
Ky asht testamenti i kobres Nexhmije Hoxha...per Europën, e kedo tjeter, që ban sikur nuk kupton se çka domethanë ajo me fjalët: “Né jemi vëllezër e motra gjaku me turqit!”...