Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Kam ''harrue'' gabelin
E marte, 17.07.2012, 06:28 PM
KAM “HARRUE”
GABELIN…
Në 100 vjetorin e Pavarsisë…
DY MËSUES
ATDHETARË TË VARUN...
Nga Fritz RADOVANI
Para pak
ditësh jam mundue me pak rreshta me ua kujtue se nuk duhet harrue ngritja e një
“përmendores” edhe per Baltion Stambollen, i nisun nga emnat që po mendohen me
u kujtue nga qeveritarët tanë dhe organizatat e shoqatat si motra të tyne. Ka
rasë që njeriu edhe harron, po shpesh harresa dyshohet se bahet me dashje. Jam
i sigurtë se magjypët e gabelët që më njohin nuk mendojnë kurrë se një gja të tillë
unë e kam ba me dashje, ose me qellim të keq ndaj tyne.
Vetë shkrimi
ka me kenë fakt se unë i vlersoj disa “vepra”, që koha ua la në derë atyne!..
Nder
vitet që kam punue me magjyptë e gabelt e Shkodres, asnjëherë nuk kam njohë një
prej tyne kriminel ose vrasës, madje e kam thanë se “janë njerëz me ftyra të zeshkëta,
por shpirtin e kanë të bardhë!”...Më thonte i Ndjeri Zeqir Dani, kryetar’i këshillit
popullor, per një mikun e vet: “Asht ba komunist, me mujtë me vjedhë ma shumë se
tjerët!” Vetë Zeqiri nuk pranoi me u ba komunist, se “besoj në Zotin e do të njinoj
Ramazanin gjithmonë!” Ishte Burrë!
Deri në vitin
1944 asht kenë ba zakon që, kur vendosej me u varë një njeri në litar, thirrej
një gabel per me i hjekë stolin e të dënuemit me vdekje “me varje”...Shkonte i
shkreti gabel per pak pare që i paguente qeveria. Në kohen e Zogut thuhej se
nder disa qytete nuk kanë pranue as gabelët me shkue me i hjekë stolin të dënuemit
per shkak se njihnin viktimen, ose u vinte turp nga bashkqytetarët tjerë me
krye një sherbim të tillë, kështuqë ekzekutuesit filluen me marrë gabelin e një
qyteti tjeter, që ishte i panjohun atje ku kryhej varja. Një rasë e tillë ka
ngja në Shkoder kur asht varë Prifti Katolik Dom Gjon Gazulli, që gabeli i
thirrun per me i hjekë stolin, tue dijtë se Dom Gjoni ishte i pafajshem, nuk ka
pranue me shkue me krye varjen, policia, e cila do të zbatonte ekzekutimin me
varje të Dom Gjonit, ka shkue në Lezhë me marrë një gabel tjeter.
Shpjeguesi
i ketij fakti, XhH, më thonte se “gabeli ka kundershtue, se nuk donte që me
krye një akt të tillë ndaj një Njeriut të Zotit, që nuk mundet me kenë kurrë fajtor
sa me u varë në litar”! Kur më shpjegonte këte ngjarje magjypi, unë mendojshe “logjiken
dhe shpirtin e mbretit”, që ishte zhytë aq thellë ndergjegja e tij në humneren
e poshtersisë, sa edhe “gabelit” vepra e tij i dukej poshtersi aq e madhe, sa
nuk pranonte as pare ari tue kenë pa asgja mbas shpirtit në strehen e tij... Pra,
as gabeli e as magjypi nuk pranonin me krye atë veper aq të ndytë dhe të pashembullt
ndaj një Prifti Katolik Shqiptar, shemtim aq të madh që po e kryente “mbreti” Ahmet
Zogu.
Nga viti 1925
Ahmet Zogu ka krye disa varje në litar. Nuk mund të flas me saktësi se sa asht
kenë numuri i të varunëve nder mbi 600 vetë që ka zhdukë per motive politike
per me ruejtë kolltukun dhe vazhdimsinë e hajnisë per të cilen ka mendue gjithë
kohen e sundimit të tij.
Nder mija
e mija të vramë mbas vitit 1944 nga Enver Hoxha, dihen ma pak të varun, por dihen
ma shumë “gabel” që kryesonin skuadrat e pushkatimit nder organet e sigurimit të
shtetit, ku kryenin edhe detyra tjera si hetues, torturues, gjykatës, prokurorë
e deri nëpunës të naltë të Kuvendit Popullor e komitetit qendror të PPSh, e që vazhdojnë
të sillen si qejtë e kasapëve me Aranit Çelat e kompaninë e “herojve të popullit”,
dekorue per krimet e kryeme gjithë jeten e tyne. Po sa nga këta “gabel” ka sot
nder bankat e Kuvendit Popullor, apo nder organet e nalta të shtetit të sotem “demokratik”,
jo ma “proletar”, por kapitalist, sa me ua pasë lakmi edhe “gabelët” e Arabisë e
besa edhe të Mongolisë e Kaukazit ku janë shpellat e stergjyshave të tyne.
Mbas
vdekjes së gabelit të bylykbashit të Gjinokastres, në vitin 1985 vendin e tij e
zuni një tjeter gabel nga Bosnja, që pat fillue profesionin në Kosovë në 1944
dhe vazhdoi në Kukës me 12.000 kosovarët e tradhëtuem, që u zhdukën të gjithë me
masakren e Tivarit në vitin 1945...
Ky “gabel”
i Bosnjes me emnin Ramiz Alia, që i ka hjekë stolin edhe të Ndjerit Mësues
Havzi Nela, në vitin 1988 prap në Kukës, nuk u knaq me krimet e veta 46 vjeçare,
po u kthye gati 100 vjet mbrapa, në vitin 1991, kur edhe turqit vetë nuk e
perdornin ma atë terror të mnershem që ushtroi ky tradhëtar mbi trupat e vramë të
Rinisë Shqiptare nder kufinjë në kerkim të Lirisë, “tue i lidhë per hunjë me
tela me ferra dhe tue i shetitë nder qytetet e terrorizueme”!..
Në se
Ahmet Zogut i ngrini “përmendore” se vari një Prift Katolik Shqiptar, Mësuesin
e Parë të Shkollave mikse (djelmë e vajza) në Europë, në vitin 1921...
Po këtij “gabelit”
tjeter, vlla gjaku me turqit, Ramiz Efendisë, që vari Mësuesin poet,
A nuk
duhet me i vue një “përmendore” në Kukës?..