Mendime » Radovani
Fritz Radovani: ''Kandari'' i drejtësisë sonë...
E hene, 23.07.2012, 07:05 PM
“KANDARI” I DREJTËSISË SONË...
N? 100 vjetorin e Pavarsis?...
Nga Fritz RADOVANI
I Drejtë asht
vetem Zoti, thotë Kleri Katolik. Ai asht Baba i Drejtësisë!
As na nuk
po ia prishim qejfin.
Për çudi,
edhe pse dihej se Kleri Katolik asht “mashtrues dhe shperdorues”, deri vonë,
kur gjykata donte me vertetue ditëlindjen e një personi të besimit Katolik, i
kerkonte feden e Kishës, që vertetonte daten e saktë të lindjes së tij. Ai Kler
Katolik që mashtronte një popull të tanë kishte mërrijtë me “mashtrue” edhe
gjykatat e Enver Hoxhës... Ndoshta kjo ngjante se kuadrot e atyne gjykatave
vazhdonin me kenë të pashkollë! Ata shkolla partije kishin po... Endè nuk e ka
shpjegue askush se si perputhej padrejtësia e fesë me drejtësinë shtetit ateist
anadollak!
Kur një person
paraqitej para drejtësisë turke për gjykim, porsa fillonte prezentimi i tij,
gjykatësi thonte: “Qytetari x... i biri i filanes (emni i nanës) dhe thonë i
filanit (emni i babës), dhe vazhdonte me shpjegimet të tjera...” Kjo tregonte
se turqëve u dihet saktësisht vetem nana, mbasi baba mundet me kenë edhe dikush
tjeter. Nuk ishte aspak mëkat me mendue se kur një burrë mund të kishte edhe 3
apo 4 gra, njena prej tyne edhe ajo mujte me pasë djalin me një tjeter burrë. Kjo
nuk ishte pasojë e ligjit të divorcit, që u pat njoh edhe nga gjykatat tona. Kjo
ishte ma shumë trashigimi e asaj që quhej moral anadollak, mbasi djali duhet të
dinte se “baba i tij dihet vetem nga e ama, po jo nga lidhjet martesore apo
ligjore të vume nga njerezit...” Me një fjalë, kur njeriu donte me dijtë nga
prindi i vet se i kujt ishte, i ati i thonte shko e pyet nanen tande, se unë s’e
dij!... Kjo kishte anen e mirë të veten, se i ati mujte me kenë ma i pasun se
burri me të cilin jetonte nana, kështu edhe rregullohej ekonomia e familjes. As
babës nuk i vinte keq kur grueja e tij kishte shkue me një burrë ma të pasun se
ai, se ma kur ishte pashë apo me titull të naltë, kjo ishte edhe njëfarë nderi
që kishte ai burrë në shtëpinë e vet, sepse grueja e kishte nderue kur
bylykbashi i kishte shtue fisin me një djalë të gjakut të fisit të vet. Këte
fakt e tregonin pa farë vështirësije sidomos gratë e shumë burrave kur ishin të
martueme me një burrë të vorfen ose fshatarë, që atëherë quhej “kurrkushi”, pra
domethanë askushi. E si do të thonte i biri në shoqni: “Babai im është asgjë!”?
– Jo, kjo nuk shkon, sidomos sot kur djali ose edhe vajza e një grueje që nuk
ka pasë fat me pasë baben me një titull të naltë, si “dr. prof. ose akademik”,
po ndoshta ndonjë roje burgu në kohen e sulltan Enverit, ose ndër brigadat e
pushkatimit, apo oficer kufini në kohen e Ramiz efendisë. E si do të thonë sot
ai se ishte djali i një “prokurori” që vriste njerëz!? Po udhëheqësit e shtetit
tonë pse tregojnë baballarët e vet turqë? – Se e kanë per nder!!
Prandej
edhe presidentët tanë kanë gjetë receten e saktë të pergjegjes së vet kur i
pyet kush, ose edhe pa i pyetë fare, për me rritë vleren e vet dhe të trashigimisë
së fisit të cilit i perket, thonë “jemi vëllezër gjaku me turqit”, pra nuk jemi
nga fise apo fshatra të humbuna shqiptare, po jemi nga një fis turk, që pat
ardhë nga osmanllijtë me detyrë këtu para 100 vjetësh, të cilin gjyshi e kishte
mik dhe ai në shenjë miqësije i pat lanë së shoqes së stergjyshit një djalë të cilin
e lindi mbasi “tradhëtarët e vitit
Nga Ajo
datë edhe shumë gra të atyne fiseve që trashiguen këta “vëllezër gjaku” janë quejtë
deri vonë “gra me flamur”, që ishin të njohuna për “nder” e nga të cilat prap
ma vonë dolen edhe mjaft trashigimtare të tyne, që ishin ndër ndermarrje e
fabrika e deri në kooperativa bujqësore “flamurtare të emulacionit socialist”! Edhe
sot me e pyet kedo din me të thanë edhe plaka me këte titull të njohuna me “flamur”.
Ndersa po të shkoj mendja me rikujtue kongreset e tyne, Nexhmija të mban me orë
në tv tue folë për ta, se të gjitha bashkë, kur ishin të reja, njiheshin “me
flamur”...E, për fat, nuk e humben këte titull as nga ndryshimet e flamurëve,
mbasi edhe sot vajzat e tyne vazhdojnë traditen e pleqëve, ndonse me forumet
rinore muslimane të Prishtinës kanë shpalosë flamurin e “vëllezërve të gjakut” të
baballarëve dhe të “vëllezërve” që po u flejnë me vajzat e tyne.
Këte “nder”
nuk po e tregojnë vetem pushtetarët tanë, po ky lloj nderi paska kenë i njohun
edhe nga pushtetarët e Prishtinës, madje nga ma të njohunit e tyne sot. A thue
kështu kanë thanë edhe në kohen e turkut!? – Nuk e besoj! E kujt ia mbante me i
thanë turkut “vëlla gjaku”? – Po ai të ka vra me i thanë “vëlla” shoku i Bamir
Topit apo Hashim Thaçit e Ramë Bujës...Paskan miljona ndër banka, paskan
ndertue xhamija, paskan vra e pré Shqiptarë...Jo, mor jo, përderisa të mos
hiqen monumentet e Gjergj Kastriotit, Nanë Terezës dhe Ibrahim Rrugovës, asgja
nuk kanë ba për me meritue edhe nanat e tyne nderin e flamurit me “hanë e yll”,
që valvitet tash 20 vjetë në “Konferencen Islamike”...
Boll u
mundue presidenti i çiflikut serb të Tiranës Bamir Topi me ua mbushë menden në një
takim në Beograd edhe serbëve, edhe islamikëve të Iranit, se na jemi “një popull
asgja” dhe nga kjo prandej edhe “jemi vëllezër gjaku”, sa me ju sa më këta, po
nuk mujti me u tregue se “asht i bamë synet edhe nalt edhe poshtë”!!..Duket per
këte shkoi në Turqi edhe Sala...”Me u tregue ‘vellezerëve’ se presidentin e ri
do t’a zgjedh unë...”
Tradhëtarët
e Popullit Shqiptar, të Flamurit dhe Atdheut të Gjergj Kastriotit, në të gjitha
kohët kanë dijtë nga erdhën dhe kush ishin “vëllezërit e gjakut të tyre”...
Po kurrë nuk kanë mujtë me parashikue fundin e vet!..