Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Edhe dheu ... u ba baltë!
E diele, 29.07.2012, 05:57 PM
EDHE DHEU…U
BA BALTË !
Në 100 vjetorin e Pavarsisë...
Nga Fritz RADOVANI
Atdhéu i
em asht shkambi ku Gjergj Kastrioti nguli shpaten dhe aty Ai vendosi Flamurin
me një Shqipe Dykrenare, që deri atëherë nuk e kishte pa as njohtë historia e
Europës!
E prej
Atdhéut Nana mori një gurë dhe një grusht dhé e mbasi i mrujti mirë e mirë Baba
i tha, se mbi këte gur dhe me këte dhé do të ndertojmë “një shtëpi të ré”…E
ashtu vepruen!
Kur
filluem me marrë mend, me që Baba nuk jetonte ma, Nana na shpjegoi se “kjo tokë
në të cilen asht ndertue shtëpia ku jeton familja jonë, asht tokë e Atdhéut…dhe
se me Baben janë kenë marrë vesht në gjuhën shqipe, të cilen duhet me e
trashigue edhe na brez mbas brezi!”
Nuk e dij
se “Dy Rrasat e Mojzehit” ishin gurit apo dheut të pjekun! Dij se Ata Dhjetë Urdhnime
ishin në krye të vendit, tek votra aty ku i kishte vendosë Baba në vitin 1930...
Nana i
persëriste shpesh derisa i mësuem permendësh. Aq na janë ba të domosdoshme sa
edhe kur shkojmë në ndonjë shtëpi tjeter menjëherë na shkojnë sytë në krye të vendit...
Edhe
Gjuha Shqipe asht shumë e vjeter! Shikoni me vrejtje ndonjë veper arti ku
paraqitet Kulla e Babelit, dhe do të dalloni nga tiparet e ftyres “një Burrë”,
që pa ua tregue askush keni me vue gishtin tek Ai, dhe ka me u dukë sikur u
thotë: “Unë jam Shqiptar!”...
Atdheu,
Feja dhe Gjuha janë të Shenjta! Asnjeni nga këta nuk janë prodhue me baltë!
Atë ditë,
mbas një shtergate që nuk pritej në stinen e verës dhéu u ba baltë!
Nga dheu
i kthyem në baltë mori formen e jashtme Njeriu, por “pa frymë” atij i mungon
jeta! E Asaj kenje që i mungon Fryma e Krijuesit nuk i thonë kurrë “Njeri”...Ai
asht një grumbull balte i kthyem në llom... i cili mund të duket “njeri” vetem
në pamjen e jashtme, ndersa mbrenda asaj forme asht një boshllek i madh, që mbas
një shiu rrafshohet pertokë...kthehet prap në llom!
Prej kohës
ma të vjeter që njeh historia gjithmonë Njeriu asht perpjekë me ruejtë në baltë
të gjithë thesarin e dijes së vet e deri tek vuejtjet fizike e shpirtnore, të kthyeme
në “lot”, që me një kujdes të posaçem i ka grumbullue në një enë të vogel prej
balte të pjekun që na e quejmë në gjuhen tonë “lotore”. Asht nder të paktat
objekte që ruhet me shekuj nder vorreza pranë Njeriut të kthyem në skelet,
mbasi “balten” e ka marrë uji...E kushedi ku asht perzi me llom...
Gjergj
Kastriotit kur vdiq nuk dij a i futne lotore në Vorrin e bekuem të Tij!?
Kam
harrue me e pyetë até që më pat çue per heren e parë tek Vorri i Tij...
At Gjergj Fishtës po! Shumë Shqiptarë mendojnë se i duhej lotorja edhe Poetit të Madh, po me thanë të drejten unë mendoj pak ndryshej...Çka pat me thanë i tha sa kje gjallë dhe ua dha të gjithëve “mirasin” që u takonte! Per çka do të vazhdonte me kja!? Per Shqiptarë që la mbrapa? – Nuk besoj! Ndoshta do ti duhej lotorja per Shqipninë e robnueme! Po edhe Ajo e shkretë vetem kur ishte e robnueme kje edhe e bashkueme pak kohë mbasi vdiq Ai!
E as nuk
besoj se i ka shkue një Shqiptari kurrë nder mend se do të vijë aq shpejtë koha
e Shqiptarët do të kenë nevojë me i mbledhë lotët e tyne nder Vorret e perbashkëta
nder “vegsha” ...se lotoret janë vetem per një njeri, dhe nuk u vlejnë gja!
Dhé e
baltë, ka mbetë dhe pak...e llom kem’ boll, pse të lodhemi me lotore personale!..
Po bahen 100
vjet që në Shqipninë e shpallun e Pavarun dhe e “Lirë” me 28 Nandor 1912
vazhdon prodhimi i “lotoreve”...aqsa me humor në Shkoder thohej: “Shkoi me ba
qypa...!”
Se, as lotoret sa vegshi nuk munden me i mbledhe lotët e Shqiptarit!
Sa do t’i duheshin sot “Dy lotore” Asaj Shqipe që asht në Flamurin e Shqipnisë?..
Shenim: Fotot
janë marrë nga interneti. Autori.