Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Tirana e ''tiranëve'' mashtron
E hene, 15.10.2012, 08:19 PM
Nga Fritz
RADOVANI:
TIRANA E “TIRANËVE” MASHTRON
ME SHIFRA FALLCO !
Në 100 vjetorin e Pavarsisë…
TIRANË,
13 Tetor 1943, ora 13.13’…
Në Rrugen
e Kavajes, shtëpia nr. 173…
Nr. i
të vramëve nga bombardimi ishte 503 të vdekun.
Edhe pse
isha vetëm 3 vjeç, e kujtoj si tashti…
Një zhurmë
e mnershme, shurdhuese, vinte si gjamë prej qiellit, e dukej se po na merr me
vedi bashkë me pullaze, oxhakë, hatlla e trena, tue rrënue e prishë muret prej
qerpiqësh bashkë me dyer e dritare. Krizmat
e xhamave të thyem përziheshin me uturimat e avionëve anglezë, që pa pikë mëshire
hidhnin bomba mbi krenat tonë, që nuk merrnim vesh asgja se shka po bahej mbi né
e pranë nesh. Ashtu si ishim në atë sofër të asaj të zezë drekë, pa u çue mirë e
me kafshatë të fundit në gojë, u drejtuem nga shkalla për me zbritë në podrum.
Ajo ishte
pamja e vetme e fundit e babës së gjallë, kur u çue në kambë me një vile rrushi
që kishte në dorë, më tërhoqi prej krahu…e nuk di gja ma gjatë….veç, për pak çaste,
rá në fundin e shkallëve dhe i shtrimë ndër pllaka të korridorit, përballë derës
kryesore të hymjes, u mbulue me gjak. Pizhamat ngjyrë banane, me polseta e
kolet të zi, i tërhiqja me sa forcë kisha n’atë lamë gjaku, tue thirrë: “BABË, ÇOU
!”
Prej skeçes
së një bombës, që ra në oborr dhe hyni nga dritarja në gjysmën e shkallave dhe
preku anën e djathtë të ballit të tij, tue përshkue trunin e tue dalë mbas
veshit të majtë (si më tregonte nana ma vonë), kishte marrë fund gjithshka.
***
Nuk di
sesi u hap dera, veç kujtoj një prift me këmishë të bardhë dhe të shkurtë, që hyni
mbrendë nëpër atë breshën bombash, me një gju në gjak u ul pranë babës, përshpëriti
dishka…! Unë mendova se po e çon babën prej atij pellgu gjaku,…por, kishte
mbarue gjithshka. Prifti nuk iku për pak kohë derisa nanës i erdhi axha i saj,
At Mati Prennushi...atëherë, klerik në Tiranë.
U nisem
per Shkoder naten, ku u ba edhe varrimi të nesermen, në Rrëmaji...
***
Një muej
perpara me 13 shtator 1943, kishte kapitullue Italia fashiste. Në Shqipni hyne
forcat gjermane. Zgjidhja e problemit të Kosovës, prishja e vijës kufinit të 1913,
qeverisja e tokave tona nga Shqiptarët, hapja e shkollave shqipe në trojet
Shqiptare, qarkullimi i monedhës sonë në Evropë etj., forcuen besimin tek të gjithë
nacionalistët shqiptarë për bashkimin e trojëve tona, gja të cilën e gjejmë të shkrueme
prej kryekomandantit të forcave gjermane në Shqipni Besel, në librin e Dr. Aurel
Plasarit “Vlera Shpirtërore”, ku shkruhet: “Me hyrjen e ushtrisë gjermane në tokën
tuaj, pavarësia e Shqipërisë do të jetë e siguruar mbasi garant do të qëndroje
Rajhu i Madh Gjerman, dhe ushtria ngadhënjyese e tij, e cila kundrejt tokës
suaj nuk ushqen kurrfarë pretendimesh.” Ndërsa, në relacionin e
Militarbefehlshaber Sudost të Vermahtit, thuhet: “Një administrim ushtarak, në kuptimin
e mirëfilltë, në Shqipëri nuk ekzistoi... Politika shqiptare e Gjermanisë pati
si parim prijës rëspektimin e Shqipërisë si Shtet neutral dhe i pavarur.”
A
pajtoheshin me këte qendrim Aleatët Anglo – Sovjetikë – Amerikanë dhe veglat e
tyne komuniste në Shqipni të drejtueme nga shovenistët sllavobolshevikë të Beogradit?
Vetkuptohet se jo! Ndaj qendrimit neutral dhe të Pavarun të Shtetit Shqiptar,
ku nenkuptohet vetë Populli ynë Liridashës dhe asnjëherë në histori agresor, u
perdor terrori dhe bombardimi i Popullit të PAFAJ.
Me daten 13
Tetor 1943, ora Policisë Shqiptare. Nga mungesa e zhdukjes së akteve të vdekjes nga komunistët,
në vitin 1995, jemi detyrue me marrë deklaratë nga Kardinal Mikel Koliqi,
Famullitar i Shkodres në vitin 1943, dhe kleriku që ka drejtue ceremoninë e
varrimit në kishen Katedrale dhe në varrezat në Shkoder.
Në vitin 1998,
ka shkrue një artikull per këte vrasje z. Rudina Xhunga, dhe kur kam shkue me e
falnderue më ka tregue se: “Kur kam pyetur Nexhmije Hoxhen, pse nuk është zënë me
gojë ndonjëherë kjo veper kaq e përgjakur, ajo më është përgjigjur se ishim ne
vetë që bënim pjesë në një front me Aleatët. Nuk kishim si të flisnim për këte
bombardim të Tiranës.”
Shifra e 503
të vramëve në bombardimin e 13 Tetorit 1943 dihej nga oficerët e asaj kohë Prekë
Mirija, Paulin Prennushi, nga kleriku i kishës Fretenve të Tiranës At Mati
Prennushi, në vitin 1964 këte shifer më ka tregue vetë At Pjeter Mëshkalla, që ka
kenë në kishen e Jezuitëve të Tiranës, në rrugen e Kavajës dhe ka varrosë shumicen
e të vramëve.
Arsyeja
kryesore e fshehjes së të vertetes së shifres 503 të vramë, asht konkluzioni që
ka dhanë vetë kobra Nexhmije Hoxha, mbasi Aleatët po të donin me vra “okupatorët”
gjermanë, nuk bombardonin Popullin e Pafajshem të Tiranës, dhe pikrisht zonen
kristjane (ortodokse dhe katolike), por shkonin nder gazermat ushtarake që nuk
ishin fare në atë zonë.
Bombardimi
i 13 Tetorit po t’ ishte ba pa pelqimin e shtabeve komuniste, dhe pa asnjë marrveshje
të tyne me Aleatët, per me terrorizue Popullin Shqiptar, “Dita e Deshmorëve” sot
do të ishte 13 Tetori 1943, ku u vranë 503 Shqiptarë dhe jo ajo ditë që u vra “vetem
një”...
Shifrat fallco vazhdojnë me kenë edhe sot “Historia e Tiranëve të Tiranës”...