Mendime
Dibran Demaku: Moti i festës së madhe
E premte, 09.11.2012, 09:31 PM
MOTI I
FESTËS SË MADHE
Nga Dibran Demaku
Kur kanë
mbetë vetëm edhe pak ditë nga rrumbullaksimi i një shekulli i Pavarësisë së
shtetit shqiptar( kur po i shkruej këto radhë është data 09 Nëntor), në vend se
të gjithë shqiptarët të jenë bashkë dhe të festojnë këtë Festë të madhe, kanë
shpërthyer polemika nga më të ndryshme:Partitë politike në pushtet dhe ato në
opozitë shpallin programet e tyre festive të ndara; dikush thotë se Festa e
madhe do të bëhet në Tiranë, dikush tjetër në Vlorë.Përveq partive politike çdo
ditë dalin “analistë” të ndryshëm dhe me shkrimet e tyre nëper faqe gazetash
apo interneti si dhe në ekrane të ndryshme televizive shfaqin dilema në lidhje
me Festën e madhe-100-vjetorin e Pavarësisë.Ka nga ata që për shkaqe nga më të
ndryshmet shfaqin mendime se kjo Datë e shënuar nuk u dashka festuar sepse kur
u bë Shqipëria, ata që e bënë ate e bënë gabim?! Sipas tyre gabimi i atyre që e
bënë Shqipërinë të pavarur ishte se ata nuk arritën që brenda shtetit të
pavarur t`i fusnin të gjitha teritoret etnike shqiptare.Ndonjëri nga këta
“analistë” të famshëm shkon deri aty sa që klasën politike të kohës së
shpalljes së pavarësisë ta akuzojë se ajo ishte fajtore përse nuk u përfshinë
të gjitha teritoret etnike shqiptare brenda teritorit të shtetit shqiptar?!
Mendimet
e tilla domosdo ta kujtojnë atë kohën e viteve të 90-ta të shekullit që lamë
prapa,kur analistë të ndryshëm në Kosovë e akuzonin udhëheqjen shqiptare të
Kosovës se atëherëshme, sikur ajo udhëheqje nuk e kishte dashur statusin e
Kosovës-Republikë brenda Jugosllavisë së atëherëshme?!Disa nga ata “
analistë”shkonin deri aty sa të shkruanin dhe të deklaronin se udhëheqja
politike e atëherëshme e Serbisë dhe Jugosllavisë kishin qenë dakort që Kosova
ta fitonte statusin e Republikës,por ishin udhëhqësit shqiptarë të Kosovës ata
që ishin kundër?!
Vetëm se
“analistët” e ndryshëm kritik ndaj udhëheqjes së atëhershme politike të kohës
së shpalljes së Pavarësisë, të themi të atij gjysëmshteti shqiptar e harrojnë
një fakt:Sikur ata mendjendritur me në krye plakun mjekërr-bardhë Ismail
Qemailin të mos e kishin Shpallur Pavarësinë e atij të themi gjysëmshteti
shqiptar, sot të gjithë ne së bashku edhe me “analistët” e famshëm do të
flisnim ndonjë gjuhë krejt tjetër nga aho që flasim sot dhe vetën do ta quanim
me ndonjë emër krejt tjetër,por kurrë jo shqiptar! Sikur mos të ishte shpallur
Pavarësia e këtij të themi gjysëmshteti shqiptar para 100-vjetësh, vështirë se
do të ishte shpallur Pavarësia e Kosovës pesë vite më parë.Dhe duhet kujtuar
këtyre “analistëve” kritik të gjithëçkaje se dy shtete shqiptare sot në ballkan
dhe në hartat botërore është një e arritur e madhe e kombit shqiptar deshën ata
të dëgjojnë ose jo!
Disa
“analistë” të tjerë kanë kritika për atë se përse u dashkan dy shtete shqiptare
e jo një,pa u thelluar në rrethanat dhe shkaqet historike të formimit të këtyre
dy shteteve.Dhe shkruajnë e flasin se fajtore për këtë na qenkan udhëheqjet
politike aktuale të Shqipërisë dhe Kosovës,sepse ato dhe vetëm ato nuk e
dashkan bashkimin kombëtar dhe një shtet të përbashkët shqiptar?!
Lind
pyetja:Vallë këta “analistë” të famshëm, mohues të gjithëçkaje kanë harruar se
sa mund dhe gjak u derdh derisa u bënë këto dy shtete shqiptare?!
Nëse
bërja e Shqipërisë para një shekulli dhe mundimet dhe përpjekjet që u bënë për
ta bërë atë shtet, sakrificat dhe mundimet që të bëhej Kosova shtet janë ende
të freskëta.Dhe këta “analistë” në vend se t`i gëzohen Kosovës së lirë dhe të
pavarur( aq sa është me të gjitha problemet e brendshme dhe në politiken e
jashtme), ata mohojnë gjithëçka!Me shkrimet dhe daklaratat e tyre ata flasin e
bërtasin se tash na qenka koha e bashkimit të dy shteteve shqiptare në një
shtet, gjithnjë duke deklaruar se sikur ata e kanë gjetur atë shkopin magjik të
këtij bashkimi,por ja që udhëheqjet aktuale të të dy shteteve shqiptare nuk e
dashkan këtë bashkim?! Në filmin e njohur shqiptar”Udha e shkronjave”,kur
dhaskal(mësues) Todhri e pyet bashkëudhëtarin e tij Tunç se a ka dëshirë që ai
të mësojë shkrim-leximin në gjuhën e bukur shqipe ai i përgjigjet:”Ti po më
pyet në i do i verbëri sytë, zotëri dhaskal”. Si nuk e dashkan udhëheqjet
politike aktuale të të dy shteteve shqiptare bashkimin në një shtet “analistë “
të nderuar?! A vërtet mendoni kështu?!
Por, t`i
kthehemi Motit të Festës së Madhe.Nëna jonë Shqipëri me 28 Nëntor e ka
ditëlindjen.Atë ditë ajo feston Njëqindvjetorin e lindjes.Dhe në Festën e Nënës
duhet të marrin pjesë të gjithë bijtë dhe bijat e saj.Të gjithë bashkë dhe të
pandarë ! Mos të na ndodhë që në këtë Most të Madh, të 100-vjetorit të
Pavarësisë të shkojmë dhe të festojme të ndarë për inatet e tona shqiptare !
Mos të ndodhë si me ngjarjen e të dy vëllezërve kosovarë dhe nënës së tyre : Dy
vëllezër shqiptar në Kosovë jetonin bashkë me nënën e tyre.Një ditë ata u ndanë
dhe nënën nuk e mori asnjëri.Nëna jetonte vetë, e dy djemtë e saj jetonin në
shtëpitë e tyre me familjet e tyre.Ishin inatosur me njëri-tjetrin dhe as e
vizitonin nënën dhe as njëri-tjerin. Një ditë u vdes nëna.Shkojnë në varrimin e
nënës, por as flasin as e shikojnë njëri-tjetrin.Pas varrimit të së ëmës, hapin
shtëpitë e tyre për ngushëllime.Secili pret në shtëpinë e vetë ata që u shkonin
për ngushëllime.Ata që u shkonin për ngushllime u thonin : Ndjesë për të
vdekuren e ju ju lëntë zoti shëndosh ! Ndërkaq ata më të sinqertët i
ngushëllonin kështu :-Ndjesë për nënën, ndërkaq ju jo marroftë zoti ! As vdekja
e nënës nuk ju bashkoi?!
Por, ta
lëmë mortin anash,edhepse ai është pjesë e jetës, e t`i kthehemi Festës.Këtë
vit Festojmë Motin e Madh-100-vjetorin e Pavarësisë kombëtare si dhe Ditën e
Flamurit.T´i lëmë anash inatet tona dhe së paku këtë Festë ta bëjmë të gjithë
së bashku ! E pas Festës i vazhdojmë ato inatet tona aty ku i kemi lënë! Sepse
ne nuk dimë ndryshe! Jemi shqiptar.Nuk është gjallë as Anton Çetta që të vijë e
të na pajtojë!
Nëse vazhdon ai mentaliteti ynë shekullor se unë bëj çfarë të dua dhe nuk më intereson se çfarë bënë v?llai im, atëherë edhe Festa e Motit të Madh do të jetë e zbehtë!Siç e thamë edhe në fillim të këtij shkrimi kanë mbetur edhe pak ditë deri te Fasta e madhe dhe taboret politike shqiptare janë të ndyra në dy grupe: Ata që festën e madhe do ta bëjnë në Tiranë dhe ata që Festën e madhe do ta bëjnë në Vlorë?! Lind pyetja se si do të ia bëjnë ata që nuk janë as me të djathten e as me të majtën shqiptare?! Ku do të festojnë ata?!Ku do të festojë Diaspora e madhe shqiptare?! Për te as që i intereson kujt ! Një manifastim që u mbajt pak ditë më parë në Gjenevë të Zvicrës( që e transmetoi drejtëpërdrejt Radio-Televizioni i Kosovës) për këtë pervjetor dhe në emër të saj, pra të Diaspores shqiptare, la shumë për të dëshëruar!Aty u tha se ai ishte manifestimi qendror i diaspores shqiptare për 100-vjetorin e Pavarësisë shqiptare, ndërkaq ajo Diaspora nuk u pa askund.Ata që kishin bërë skenarin e atij manifestimi e kishin bërë në emër të Diasporës,por të tjerat i kishin bërë të gjitha për vete! Në emër të Diaspores folën më pak se gjysëm minuti vetëm ata të dy që kishin paguar lekë për atë manifestim! Dhe ata folën në atë manifestim vetëm nja 10 sekona dhe atë falë dashamirësisë së moderatorit, sepse për ndryshe skenaristët as që kishin menduar se ata që kishin paguar lekun duhej të flisnin! Por, kush tha se Diaspora duhej të flasi?! Ajo duhet të paguaj lekun(si shumëherë deri më tani) ndërkaq ata që duhej të flasin e të këndojnë janë të tjerë.Diaspora as di të këndojë e as të flasi?!
Dikush
edhe mund të bëhet nervoz për krejt këtë që u tha në këtë shkrim.Dhe ka të
drejtë.Ne kemi Festë. Dhe në festë festohet!Kemi Festën e Motit të
Madh-100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit tonë
kombëtar! Andaj shqiptarë kudo ku ndodheni Gëzuar Motin e Festës së Madhe, 100
vjetorin e Pavarësisë!…