Mendime
Driton Tali: Serbët janë racistë ndaj shqiptarëve
E diele, 11.11.2012, 02:02 PM
Nuk janë
ultranacionalistë apo shovenistë por racistë ndaj shqiptarëve!
Kur në Kuvend (me 22 janar 2009) u tentua të miratohej “Rezoluta kundër krimeve të komunizmit në Kosovë”, unë kërkova që fjala shovenizëm (që ishte e stërpërdorur dhe që realishtë e përshkruante në detale diskriminimin racial ndaj shqiptarëve) të zëvendsohej me racizëm. Një kërkesë e tillë u kritikua ashpër si në Kuvend njëashtu edhe nga analistë të ndryshëm..
Nga Driton Tali
Ka kohë
që në mediet tona lexojmë artikuj me tituj si: “Ultranacionalistët serbë lënë
mesazhe në dyert e shqiptarëve: Po vijmë; Shtohen neo-nazistët dhe
ultra-nacionalistët në Serbi; Çetnikët e ultranacionalistët me motorra drejt
Kosovës etj. Është interesant se termi ultranacionalizëm në kohën e fundit
shumë haset te disa autorë të Europës Lindore por jo te ata Perëndimorë.
Sociologët
e njohur si Anthony Giddens apo Nathan Glazer që njihen si dy socioogët më
prominent bashkëkohor, apo Paul Taylor, John Scott, James Fulcher, David
Newman, etj, kur merren me shpjegimin e
fenomeneve të urrejtjes, përbuzjes, fobisë, stereotipit, diskriminimit dhe
fyerjes, etnike, kulturore apo religjionit, ata zakonishtë e përdorin termin
racizëm.
Pse disa autorë lindor, më shumë e përdorin termin ultranacionalsitë kur merren me shpjegimin e këtyre fenomeneve në shoqëritë e tyre është edhe për faktin se ende ato shoqëri nuk janë të “çliruara nga vetvetja” tërësishtë, prandaj e përdorin termin “ultranacionalistë” sepse tingllon më butë. Duke tentuar të argumentojnë se megjithate “kemi të bëjmë me popuj që kanë origjinë, kulturë e religjion të njëjtë, andaj ata s’mund të jenë racistë ndaj njëri tjetrit”. Mirëpo ky sqarim bie poshtë jo vetëm kur t’i lexojmë sociologët më prominent por edhe për faktin se përbuzja, diskriminimi dhe urrejtja ndaj popullatës jo shumicë në ato shtete nuk mund të trajtohet njejtë.
Çka është racizmi?
Nëse
nocionin “racë” e shikojmë në retrospektivë do të shohim se ajo pati zhvillimin
e saj karshi zhvillimit të shoqërisë. Sigurishtë se lexuesi familiar me këtë
çshtje, e dinë se në fillim kur filloi të përdorej fjala racë (shek XVI) ajo në
vete nuk përmbante aspak konotacion negativë. Thjeshtë ishte term me të cilën
shkollarët e kohës bënin ndarjen e grupeve të njerëzve p.sh., në gjermanikë, normandë, keltë etj, pa
paragjykime. Si bie fjala kur tentonin të shpjegonin shpërndarjen e njerëzve
nga “atdheu biblik” pas “Përmbysjes së madhe” dhe rënjes së “Kullës së
Babelit”.
Më vonë
termi racë fillon të merr konotacionin negativë, sidomos pas publikimt të
“Origjinës së specieve” të Darwinit, (1859), por edhe zbulimet e Gregor Mendelit
në gjenetikë i dhanë shtytje. Kurse, siç dihet, kulminacionin e arriti në
fillim të shekullit XX, me lajmërimin e fashizmit dhe nazizmit si ideologji të
cilat bazoheshin në “racizmin biologjik - superioritetin dhe inferioritetin”. Atëhere pra racistë ishte dikush që
besonte se: njerëzit janë të ndarë në
grupe të veçanta aq shumë të dalluara në sjelljet e tyre shoqërore, dhe
kapacitet e tyre fizike dhe mendore sa që mund të klasifikohen në më superiorë
dhe më inferiorë.
Por, më
vonë, në fund të viteve 1960-ta nocionit
të racizmit i shtohet edhe “racizmi kulturor”, siç argumentonte sociologu i
njohur Martin Barker. Atëhere, pra kur perëndimi fillon të vërshohet me emigrantë të cilët kërkonin punë, edhe
fillojnë të shfaqen ndjenjat
armiqësore ndaj grupeve të ndryshme
etnike dhe fetare. Si rezultat kemi
rritjen dhe zhvillimin e partive raciste si p.sh., në Francë, Front National France; në Britani, British National Party; në ShBA e
Gjermani grupe të ndryshme
neonaziste etj.
Ne këtë
kontekstë, po ashtu duhet përmendur faktin se racizmit autorët e ndryshëm i
japin definicione të ndryshme. Ndonëse si të përbashkët kanë fobinë, urretjen,
jotolrenacën, paragjykimin dhe
diskriminimin. Andaj islamofobia sikurse
antisemitizmi janë po aq racizëm sa edhe urrejta dhe paragjykimi ndaj ngjyrës
së lëkurës.
Edhe, Konventa Universale për të Drejtat e Njeriut
e OKB, në definicionin e saj, të
adoptuar me 1965, “diskriminim racial” quan cilindo diskriminim që bëhet në
baza “racore, ngjyrës, prejardhjes apo origjinës etnike ose kombëtare”,
d.m.th., nuk bënë dallimin në mes racës (ngjyrës) dhe etnisë (kombit), për
shkak të mospajtimeve të theksuara që kanë antropolologët në mes tyre në lidhje
me karakteristikat racore dhe etnike.
Patjetër
duhet përmendur edhe Walter Lippman, i
cili ishte i pari (me 1922) e futi
‘stereotipin” si element të rëndësishëm të racizmit. Pra, besimin e
përgjithësuar se tiparet, apo sjelljet e
caktuara ose qasja e caktuar i karakterizon të gjithë anëtarët e grupit si psh
të gjithë hebrenjtë janë kopracë ose krejt italianët janë maifozë etj. Me fjalë
tjera kur steriotipi krijon bazën e besimit dhe ndjenjes për grupin e caktuar
të njerëzve ajo përbën paragjykimin.
Si
ilustrim ta marrim rastin e grupit të
studentëve amerikan të cilëve ju tregua video në të cilën një i bardhë e mbante
një zezak me thikë për qafe. Video ishte e shkurtë disa sekonda, dhe u kërkua nga studentët që të përshkruajnë
ate që panë, Te gjithë studentët
shkruajtën se panë të ziun duke e mbajtur të bardhin me thikë për qafe! Arsyeja
është stereotipi se të zinjtë janë agresivë.
Andaj, duke i pasur parasyshë këto, kur në Kuvend (me 22 janar 2009) u tentua të miratohej “Rezoluta kundër krimeve të komunizmit në Kosovë”, unë kërkova që fjala shovenizëm (që ishte e stërpërdorur dhe që realishtë e përshkruante në detale diskriminimin racial ndaj shqiptarëve) të zëvendsohej me racizëm. Një kërkesë e tillë u kritikua ashpër si në Kuvend njëashtu edhe nga analistë të ndryshëm. Madje z. Halil Matoshi nuk pritoi të më quante “deputet i mendësisë së retarduar nga provenienca e shpellave” duke më krahasuar me Jakov Milajn.
Në ishJugosllavi kishe racizëm ndaj shiptarëve!
Ky reagim
e ka shpejgimin e vet, sepse në socializëm zyrtarisht nuk kishte racizëm.
Fobia, urrejta, stereotipi, paragjykimi, përbuzja, diskrinimimi etnik në
socializëm quheshin shovenizëm apo nacionalizëm. Andaj, sa herë që haset
(hasej) në diskriminin racial ndaj etnive të ndryshme si psh ndaj hebrejve
apo tjerëve në BRSS ose në Rumani apo
diku tjeter, nuk kishte racizëm por
shovenizëm ose nacionalizëm. Ngjashëm ishte edhe në ish Jugosllavi fobia,
urrejtja, përbuzja dhe krimet sistematike ndaj shqiptarëve nuk ishin racizëm
por shovenizëm. Edhe pse shqiptarët nuk ishin sllavë.
Racizmi si fenomen “nuk ekzistonte” në ish shtetet socialiste për arsye se supozohej që të gjithë njerëzit në atë sistem ishin të barabratë, dhe rrjedhimishtë edhe grupet e ndryshme (racore, etnike, religjioni) njerëzore duhej të ishin të barabartë gjithashtu. Racizmi simbolizonte perëndimin dhe kapitalizmin, apo siç do të thonte z Matoshi “mendësinë e retarduar”. Thënë ndryshe: në ish Jugosllavi ajo që ishte realishtë racizëm, quhej shovenizëm; kurse për ta shkallëzuar urrejtjen dhe diskriniminim, ajo që realishtë ishte shovenizëm, në Jugosllavi quhej nacionalizëm.
Ata janë racistë, jo ultranacionalsitë apo shovenistë
Pra, duke
i lënë anash disa personalitete serbe që vepruan para dhe gjatë luftës së dytë
botërore, si Vladan Gjorgjeviqin, Jovan Cvijiqin, Milan Piroqanacin, Stojan Protiqin,
Ivo Andriqin, Ivan Vukotiqin e racistë tjerë serbe, të cilët shqiptarët i
trajtonin si njerëz “me bishtë, të paaftë, të retarduar...” e të cilët i
quanin “šiptari, šiftari ose arnauti”,
por edhe ata të Jugosllavisë socialiste si Vasa Çubriloviqi i cili lidershipin
e Jugosllavisë demokratike socialiste e këshillonte që “problemin e shqiptarëve ta zgjidhnin me
gjenocid sistematik duke i pastruar etnikishtë viset ku jetonin ata (ashtu siç
pati planifikuar Hitleri ta zgjidhë çeshtjen e hebrejve) ”. Këshillë që u realizua nga autoritetet e
RSFJ-së e cila i shpërnguli me dhunë mbi
500 mijë shqiptarë në Turqi, dhe i vrau e burgosi me qindra mijëra të tjerë nën
pretekse dhe justifikime të ndryshme.
Në RSFJ
nuk trajtoheshin si racistë as
Aleksandër Rankoviqi e Spasoje Gjakoviqi apo Petar Graqanin, Milosh Miniq,
Dushan Qkrebiq, Dragoslav (Drazha) Markoviq, Dushan Dragosavac etj. Apo
intelektualët si Milosh Crnjanski
Dobrica Qosiq, Dimitrije Bogdanoviq e shumë akademikë tjerë të cilët
shqiptarëve ju rreferoheshin (referohen) si “terrorristë, muxhahedinë, dhunues,
ekstremistë, popull që di vetëm të shumohet...”. Apo klerikët si Amfiloje
Radoviq, Artemija Radosavelviq, Atanasija Jevtiq, Irineji Bulatoviq etj. Bile
“nuk kishte racizëm” ndaj shqiptarëve as në kohën e apratheidit dhe gjenocidin e viteve 1990-ta!? E, sipas
disa, nuk ka racizëm as sot e kësaj dite
te grupet të ndryshme të shoqërisë serbe të cilët shqiptarët i konsideronjë si
“sharraxhi, trupë shkurtër, të shëmtuar
me dhëmbë të mëdhenjë, dhunues, terroristë...” e steorotipe të ngjashme.
Në fund
duhet cekur analistin e njohur serb Mirko Gjorgjeviq i cili konstaton se “janë
hartuar me qindra plane e memorandume për zgjidhjen e qështjes së Kosovës. Kur
t’i lexoni ato zgjidhje, çofshin ato komuniste, shtetërore apo kishtare, lehtë
do të vëreni se të gjitha ato plane do ta zgjidhnin çështjen e Kosovës në atë
mënyrë që shqipëtarë atje të mos ketë”.
Zaten, shumica nga ato plane janë kopje të “Die Endlösung der Judenfrage” (Zgjidhjes finale të çështjes hebreje).