Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Kush e shkatrroi Shkodrën, Krajl Nikolla me topa, apo Enver Hoxha me hora?
E shtune, 10.11.2012, 06:26 PM
KUSH
KRAJL NIKOLLA ME TOPA, APO ENVER HOXHA ME HORA ?
Në 100 vjetorin e Pavarsisë...
Nga Fritz RADOVANI
Gjuhej me top Shkodra, gjuhej me top
Rozafa, gjuhej me top Katedralja…e gjylet binin ku u mbushej mendja, veç kur
hapej gropa e copat e mishit të njeriut fluturonin me buca dheu…
Kam lexue tre libra per “Rrethimin e
Shkodres” të viteve 1912 – 13 të shkruem nga Gjino Berri, Don Ndoc Nikaj dhe At
Justin Rrota, ku tregohet me saktësi ajo që ngjau nga shteti fqinj i Malit të
Zi kunder një grushti Shqiptarësh, të pushtuem 500 vjet nga turqit, po që ishin
zgjue nga gjumi në Prillin e vitit 1911, atëherë kur Dedë Gjo’ Luli me Trimat e
Tij, e jo me pak gjak, ngriti në maje të Deçiqit Flamurin e Gjergj Kastriotit
me Shqipen dykrenare.
Me daten 11 Nandor 1912 filloi lufta
nga malazezët. Shkodra fillon shek. XX me “racion buke”, ndoshta pa u kujtue se
ashtu do t’a mbyllte atë të zi shekull. Gjithshka rrokolliset poshtë në mjerim,
skamje, uri dhe frikë. Buka, drutë dhe qymyri kontrollohen nga shteti turk, i
cili i jep ata tue perfitue ryshfete të panjohuna deri atëherë. Ftyrat e
qeshuna të shkodranëve hyjnë nën hijen e zezë dhe të pashpresë të tymit të zi,
që shperthen bashkë me flaken zharitëse të predhave.
Me 12 Mars 1913 gjuhet me 20 predha
Kisha e Madhe ku ishin të strehuem mbi 1000 vetë e ku humbin jeten 9 shkodranë.
Mbrendë bie edhe zjarri. Me daten 14 bienë poshtë edhe dy kumbonë nga
kompanjeli i gjuejtun me top dhe i kapun flakë. Lypsit e bukës janë në çdo
qoshe.
Me daten 23 Prill 1913 Shkodra, e
shterngueme nga uria, dorezohet... Një shkodran po lypte bukë. Një roje
malazeze e sheh dhe e pyetë: “Sa lypë, pse nuk vret veten?”...Qytetari e sheh
dhe i pergjegjet: “Nuk kam armë!” Gjendari i tha: “Na armen time!”...Shkodrani
merr armen dhe vret veten. Gjendari merr iken kur e sheh të shtrimë
perdhe...Shkodrani thrret: “Jepni armen atij gjendarit dhe falnderonje prej meje!”
Gjino Berri shenon: “Mbrojtja ma e madhe e nacionalizmit ishin gjokset e
shkodranëve...Të ngjeshuna dhe të papushueme ndiheshin qitjet e mauzerreve ruse
me të cilat ishin paisë ushtarët malazezë.” Njerzit marrin iken... Qyteti
vazhdon i robnuem.
Krajl Nikolla nuk bani luftë pa një
qellim të vetin! Deshira e tij ishte që Shkodra të ishte kryeqyteti i Malit të
Zi dhe jo larg mbasi të kanalizohej Buna, me kenë edhe porti detar ma i madh
dhe ma i randsishem në detin Adriatik. Ai vdiq pa e realizue andrren e vet.
Pengesa e tij e pakapercyeshme kje Austro – Hungaria, e cila jo vetem ndihmoi
në formimin e një inteligjencës së mirfilltë në qytetin e Shkodres, por edhe
krijoi kushtet e Pavarsisë në vitin 1913.
Mbas tradhëtisë së Esad Pashë Toptanit
dhe vazhdimësisë së rrugës së Tij nga Ahmet Zogu, Shkodra ra në doren e
zaptuesëve ilegalë, por të njohun dhe të perkrahun nga sllavët.
Në kjoftë se Krajl Nikolla mendoi me
varë bashkpuntorin e Dedë Gjo’Lulit, klerikun At Mati Prennushi dhe i fali
jeten me nderhymjen e At Gjergj Fishtës, Ahmet Zogu vari Don Gjon Gazullin dhe
ishte i pangopun me vuemjen në litar të vetem “një” kleriku katolik Shqiptar.
Në vitin 1941 kur Enver Hoxha krijon
PKSh, me porosi e nen drejtimin e Titos, premtimi i parë ishte shkatrrimi dhe
mjerimi i pashembullt i Qytetit Shkodres, tue u konsiderue si qender e
nacionalizmit dhe e katoliçizmit, po i cilsuem nga të dy palët “pengesa
kryesore per triumfin e komunizmit në Shqipni...” sepse Atdhetarët dhe Kleri
Katolik nuk pajtoheshin as me pretendimet e shovenistëve sllavë, as me
pushtimin e Shkodres nga dora e tyne anadollake me masken komuniste të Titos
dhe të Stalinit, i deklaruem “baba i pushtuesëve bolshevikë” të Popullit
Shqiptar. Në vitin 1913, një nder lagjet ma të damtueme ishte ajo e Badrave, pra
rruga ku kam lé, ku numroheshin afro 100 te vdekun nga malazezët. Në janarin e
vitit 1945 vetem në Luften e Kelmendit kunder Atdhetarit Prekë Cali, mbrenda
muejt, komunistët Mehmet Shehu, Shefqet Peçi etj., kanë masakrue dhe vra 118
Malësorë që ua kanë tretë dhe trupat e Tyne nder prroska “me urdhen të shokut
komandant”, siç ka deklarue tradhëtari vrasës komunist Koçi Xoxe.
Në 1913 gratë shkodrane që do të
lindnin fëmijë u larguen nga Shkodra, per mos me pasë raste vdekjesh nga
zhurmat e topave të malazezëve...dhe një nder Ata që ka lé në Vaun e Dejës në
atë vit asht kenë Imzot Ernesto Çoba. Ndersa mbas vitit 1944, shefi i sigurimit
të rrethit Shkodres, Zoji Themeli i thotë në hetuesi Prof. Sami Repishtit që
“kur të permendet emri komunist do të bëjmë që të dridhet foshnja në barkun e
nënës!”...Prandej edhe në Shkodren e dy vjetëve të pushtimit komunist, në vitin
1946, kishim 26 burgje të diktaturës komuniste, ku vritej e torturohej
inteligjenca, tregtarët, studentët, djelmë e vajza të familjeve Atdhetare
Shkodrane pa dallim feje, veç mjaftonte deklarata e “urrejtjes” antiatdhetare
dhe plumbi të çonte në gropat e zeza të Zallit të Kirit... Nuk do të hy me
shpjegue se çfarë bahej me qindra familjarë të Atyne Burrave që moren malet apo
u arratisen me shpetue nga plumbi. Ata që u privilegjuen aso kohe ishin
agjentët e sigurimit të shtetit, të kudondodhun dhe ndonjë komunist që kishte
mbetë mbrendë në kurthën e tyne gjatë viteve të luftës e që pothuej të gjithë u
zhduken deri 1954.
Në vitin 1967 nen masken e luftës
kunder Fesë, Shkodra peson rrenimin ma të madh që ka pasë nder shekuj, tue u
rikthye në një qytet ku mbizotnonte vorfnia, frika, padija dhe terrori.
Drejtuesi fanatik anadollak Ramiz Alia drejton këte “Revolucion kultural” tue
shkatrrue të gjitha objektet fetare dhe kulturore, ndersa ndaj Klerit Katolik,
me porosi nga Enver Hoxha, ai ka krye Gjenocid
ndaj një grupi fetar e shoqnor të caktuem tue pushkatue dhe mbytë nder burgje
vetem mbas vitit 1967 edhe 12 Klerikë Katolikë dhe tue denue e
ridenue me shumë vite burg dhe interrnim edhe 23 Klerikë të tjerë, prej
të cilëve ka nga Ata si Don Nikollë Mazrreku apo Don Mikel Koliqi, që kanë ba
ma shumë se 37 apo 38 vjetë burg e internim...
Mbas vitit
1967 në Shqipninë e Gjergj Kastriotit nuk kishte ma Asnjë Kishë Katolike...
Ndoshta,
as turqit, as shovenistët sllavë, dhe as kinezët nuk e kanë mendue këte...
Atëherë..!?
KOMUNIZMI A FANATIZMI ?
Isha tue ecë në bulevardin e Tiranës krejt vetem e
tue mendue…mbeta i vogel pa e njoh as Baben nga lufta…mbetem pa shtëpi e
shkollë…nën tehun e mprehtë të “Luftës së kllasave!” Kur nga larg më thirri një
mik, B.S., me të cilin ishim njohë në 1965…Ai asht me origjinë nga Gjinokastra
dhe mik i mirë i imi Musliman, jeton në Tiranë.
I tregova se ku po fluturonte e shkreta mendje! Më
shikoi me keqardhje dhe gati tri orë kemi bisedue se kush e shkatrroi Shkodren,
komunizmi, apo fanatizmi anadollak?!
Kur u themelue PKSh u eleminue grupi komunist i
Shkodres dhe me ta edhe shumë komunistë Ortodoksë, se nuk pajtoheshin me
qellimet shoveniste sllave. Ata që u pajtuen me politiken e Enver Hoxhës, si
katolikë e muslimanë, pa kalue as tre – kater vjet, u zhdukën nga faqja e dheut
e ngordhën ndër burgje e interrnime. Edhe ndonjë që mujti me shpetue shihej tue
ecë e tue sjellë koken mbrapa se i dukej se po e ndiqte hija e vet.
Të vetmit që mbijetuen ishin ata që ishin të lidhun
me sigurimin e shtetit. Ndersa pjesa tjeter vazhdonte ndër vende pune të
rendomta e krejt pa vlerë. Mbizotnonte klasa puntore dhe ushtrija e
arsimtarëve, që u shkoi jeta ndër biçikleta e fshatra...Vorfnia ishte e
pranishme dhe e tejskajshme kudo në qytete e fshatra...Radhat e bukës nuk
zhdukeshin, vazhdonin!..
Shkodra nuk u mjaftue vetem me 26 burgje e
hetuesi...por edhe një farë dyndje oficerash sigurimi, policije, ushtrije nga
Jugu dhe krahinat e Kukësit e të Peshkopisë, që u ishin krijue të gjitha
kushtet e jetesës ndër shtëpijat e “anmiqëve të popullit”, tregtarëve, që ishin
tue hanger dajak me dorzue arin, shtëpijat e kishës, po edhe nder banesa që
atyne u pelqenin dhe ishin komode për atë kohë. Pronari lajmohej që mbrenda
dite duhej lirue shtëpija ose dhomat ku do të banonin oficerët dhe të nesermen
aty ishte “pronari i ri”. Ka edhe sot shtëpija në
Mbas vitit 1946 – 48 elementi katolik pothuej u
fshi nga të gjitha institucionet e sigurimit dhe të pushtetit lokal. As nuk
bahej fjalë për sekretarët e parë të PPSh apo nder komitete ekzekutive me pasë
në pozitat e randesishme shkodranë katolikë. Ndersa sigurimi i shtetit mbas
viteve 1950 nuk kishte asnjë oficer katolik, ndersa në polici mund të kishte
ndonjë fshatar që ishte sjellë nga ndonjë zonë e thellë malore ku kishte dhanë
prova “besnikërije” tue spijunue ndonjë rrezikzi, që në tentativë arratisje
prej tij, kishte perfundue në kampet e shfarosjes...
Nga elementi anadollak kishte edhe oficera hetues
apo shefa seksionesh e ndonjë kishte mbërrijtë edhe nder podrumet e ministrisë
së mbrendshme për kontributin e tij që kishte dhanë kur asht kenë hetues,
torturues apo shef seksioni në sigurimin e Shkodres. Këta hora e vagabonda nuk
i perkitshin familjeve shkodrane. Shumica ishin t’ardhun apo që me lidhje
martesore i kishin futë në sherbim të sigurimit edhe miqtë e tyne.
Komiteti ekzekutiv, i rinisë, bashkimet
profesionale etj. ishin pothuej të gjithë në duertë e turkoshakëve, që
shtriheshin deri tek drejtorët e ndermarrjeve, sekretarët e partisë punës,
shefat e kuadrit, pergjegjsat e reparteve dhe operativat e sigurimit të
ndermarrjeve, që kur kishin rasen të bajshin gjamen e të fshinin nga faqja e
dheut me 10 apo 20 vjet burg...
Në degen e mbrendshme të Shkodres kishte edhe një
“Seksion Katolik”, që e pata mësue se ka kenë nga z. Gjon Ljarja aty nga viti
1993. Të gjithë shefat e atij Seksioni nga 1946 janë kenë oficera anadollakë,
antishkodranë të betuem. Asnjë qytet tjeter, tue perfshi edhe kryeqytetin
Tirana, nuk kanë pasë një Seksion të tillë, e per çudi nuk dihet se ka ekzistue
një Seksion i tillë as per muslimanë e as per ortodoksë as nder qytete të
tjera.
“Seksioni Katolik” i sigurimit të shtetit në
Shkoder asht kenë i vetmi në Shqipni, ashtu si “Muzeu Ateist” i Shkodres, që
ishte i vetmi në Botë...As “Seksion Katolik” nuk e besoj se ka kenë në ndonjë
shtet tjeter komunist të Europës...Nuk shpjegohet prej ndokujt se kush e
“krijoi”, por dihet se aty mendohej, trillohej, shpifej, krijohej, flitej,
diskutohej, projektohej, aprovohej, planifikohej, vendosej dhe zbatohej çdo ide
që mund t’i shkonte nder mend Enver Hoxhës dhe pasuesve të tij kundër Klerit
Katolik Shqiptar, inteligjencës Katolike, qytetarëve të thjeshtë apo fshatarëve
të varfen, të cilet porsa hynin në projektin e zhdukjes nga “Lufta e kllasave”,
ishin në programin e GJENOCIDIT që do t’i ndiqte për 47 vjet pa asnjë
nderpremje nga dita që kishte fillue hapjen e “dosjeve” të para me të Ndjerin
Dedë Coku... me 29 nandor 1944.
Me zhdukjen e inteligjencës Katolike ajo menjëherë
u zevendsue nga një grup i njohun servilash anadollakë, që u ba aq i
neveritshem, sa edhe sot në familjet tradicionale shkodrane të besimit
Musliman, Ortodoks dhe Katolik të Shkodres, ata konsiderohen agjenta të sigurimit,
të cilëve për kontributin e dhanun në këte institucion “partia” u dha tituj
“dr.prof... e deri shefa të katedrave e docenta” të universiteteve apo
mejtepeve të Enver Hoxhës. Këta u pajtuen edhe me vendimet e Kongresit të
drejtshkrimit në 1972, ku bashkë me “vllaznit” kosovarë, eleminuen
perfundimisht Gjuhën Gegënishte, vetem e vetem me zhdukë 70% të letersisë Gege.
Shkollat e kuadrot e pergatituna në Perëndim u zhduken tue marrë me vete jo
vetem Katolikët, por edhe Muslimanët e kryesisht ata studentë që shkollat e
mesme i kishin krye në gjimnazet e Shkodres, kjoftë edhe até shtetnor. Ka pasë
familje muslimane shkodrane që miqsinë apo lidhjet tradicionale të qytetit i kanë pague aq
shtrejtë, sa familjet katolike. Ka qytetarë Muslimanë që janë pushkatue vetem
se kanë perfundue shkollat në shtetet Europjane Perëndimore. I Ndjeri Osman
Kazazi, bani 42 vjet burg e interrnim pse kje dy vjet nxanës tek
Gjimnazi i Fretenëve.
Perballë Gjenocidit komunist kunder Klerit Katolik
Shqiptar, ku gjeten vdekjen mizore mbi 61 Klerikë dhe 70 tjerë u
arrestuen e vuejten deri në 20, 25, 38 dhe 39 vjet burg, asht shumë domethanës fakti që perballë këtij
rrebeshi antikatolik, nuk u pushkatue asnjë nga Kleri Musliman i Shkodres
dhe as nuk dihet se ka vdekë ndonjeni nder kampe shfarosje.
Si shpjegohet ky fakt sot nga historianët apo
studjuesit e Gjenocidit antikatolik?
Nëse komunistët luftonin të gjitha Besimet njëlloj,
si nuk u pushkatue të pakten një Hoxhë nga Besimi Musliman, në qytetin e
Shkodres?
Nëse Kleri Katolik
ishte “agjent” i Vatikanit a i ndonjë shteti Perëndimorë, Italisë, Francës
etj., si shpjegohet që në 47 vjet diktaturë komuniste, asnjë hoxhallar nuk u
akuzue agjent i Turqisë, Egjiptit, Iranit apo Afganistanit?
Kjoftë PPSh apo sigurimi i shtetit, të dy
institucionet që kanë ushtrue Gjenocidin kunder Katoliçizmit në Shkoder,
ishin organe të diktaturës komuniste vetem në duert e elementave fanatikë
anadollakë, që nuk kishin në trupin e tyne asnjë pikë gjak shqiptari.
Unë do të tregoj një ngjarje në burgun e Kishës së
Fretenëve në Gjuhadol në vitin 1947. Mbasi hetuesi Pjerin Kçira torturon për
vdekje Hafiz Dergutin, vjetrit në Ballkan, janë flaka zhdukëse e traditës
kulturore e qytetare. Shkatrrimet e institucioneve fetare katolike nder ma të
vjetrat dhe të pasunat në Europë e deri tek shembja e shtëpisë së Atdhetarit
Demokrat Luigj Gurakuqi, të pashoq në Historinë e Popullit Shqiptar...në këta
vitet e fundit të “Demokracisë” (u mbajshin mend)...Janë deshmija e
pakundershtueshme se: Fanatiku Enver Hoxha me pasuesit e vet, të vjeter e të
rijë...jo vetem ka krye Gjenocid kundër Katolikëve dhe inteligjencës Atdhetare,
por edhe ndaj të Gjithë Shqiptarëve që kanë mendue dhe punue per një Shqipni
Europjane.
Dhe në mbyllje me 14 korrik 1990 Ramiz Alia porositë “pasuesit e vet”: “Nuk ka qytet tjetër ku vepron më tepër agjentura e armikut se sa Shkodra. Në Shkodër agjentura vepron shumë e organizuar, e ndërthurur. Atje ka agjenturë serbe, italiane, gjermano-perëndimore dhe franceze. Vatikani ka hedhur agjenturën e vet, prandaj, duhet ndenjur gjithmonë në tension dhe të rritet vigjilenca.” Kjo porosi perforcon até dëshmi rrenqethëse që ka thanë komunisti Sh.S., një burrë i sinqertë nga Shkodra, një mikut të vet: “Ai më tha, duke me pyetur se sipas meje: në cilen zonë, në cilin qytet, komunizmi ka qenë ma i ashpër? Unë, i thashë, mendoj se Vlona. Jo, më tha, aspak, Vlona ka furnizue me komunista Shqipninë, por komunizmi asht zhvillue ma egersisht në Shkoder, tamam tamam në lagjet tuaja, më tha e më shikoi drejtë e në sy dhe mandej m' u kthye: Nuk e kena marrë teseren e partisë se e deshtem komunizmin, që nuk e kuptueme kurrë, por e morem se na erdhi rasti me nxjerrë shpaten e me ju shkatërrue ju. Kjo ishte andrra e gjyshave e baballarëve tanë. Partia e punës na e dha këte mundësi.”