E shtune, 03.05.2025, 06:04 PM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: Porosia e Klintonit

E merkure, 14.11.2012, 07:35 PM


POROSIA E KLINTONIT DHE  MODELI I ZGJEDHJEVE NË SHBA

NGA FATON MEHMETI

Vizita e sekretarës amerikane të shtetit Hilary Klinton në disa vend të ballkanit, veçënarisht në Kosovë dhe Shqipëri, u prit me nderimet dhe respektin me të lartë shtetëror dhe qytetarë. Sekretarja Klinton ritheksoi mbështetën për Qeveritë e Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në vigjilie të nisje së bisedime me Serbinë, respektivisht në prag të 100 vjetorit të shtetit shqiptar. Sekretarja amerikane e shtetit Hilary Klinton theksoi mbështetjen e SHBA-së për bisedimet me Serbinë, duke porsositur se rruga e vetme evropiane e Kosovës janë bisedimet. Dhe kjo i mjaftoi Qeverisë së Kosovës ta përdor si atu që të decentralizon pëshën e përgjegjësive të saj karshi bisedimeve me Serbinë si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm. Kjo gjithsesi e relaksoi kryeministrin Thaçi si arsyetim para qytetarëve të Kosovës, se ‘’ kemi bekimin e SHBA-ve ‘’ për bisedime me kryeministrin e Serbisë në Bruksel. Kjo gjë shihet si fitore e Thaçit në aspektin politikë, kurse para ndërkombëtareve shihet si partner me të cilin mund të mbështetën për proceset e BE dhe SHBA për një stabilitet në rajon,dhe për këtë kusht janë bisedimet me Serbinë që kjo e fundit të futet nën vorbullën e BE. Por edhe nga aspekti i brendshëm i atij qytetar, shihet si mik i afërt i SHBA, dhe me impaktin që kjo e fundit ka tek qytetarët e Kosovës smund të mos ketë ndikim as në zgjedhjet e ardhëshme. Mbase kjo reflekton si vizion i Qeverisë, në fakt këto veprimet siç janë lëshimet për të biseduar me Serbinë pa kushte. Halli qëndron diku tjetër, tek korruposioni. Duke qenë se korrupsioni ka kapluar çdo shtresë të shoqërisë, ndërsa kjo qeveri është fund e krye e korruptuar  s’mund të refezojnë asgjë, pasi e kanë “bishtin me derë”. Me një Qeveri të korruptuar shumë lehtë manipulohet.

Strategjia serioze e palës shqiptare të Kosovës për bisedimet me Serbinë do të duhej të përmbanet dy pika strategjike: Shuarjen e struktuarave paralale në Veri të Kosovës si dhe që Serbia të mos pengojë Kosovën të prezentohet në forumet ndërkomëtare dhe në rrugën e saj drejt kyqjës në mekanizmaet e rëndësishlm ndërkombëtar siç janë BE, OKB, NATO etj. po dhe mos bllokimin e sportit të shqiptar të Kosovës për pjesmarrjë në garat e ndryshme evropiane dhe botërore.

Një fakt që nuk po thuhet, por në heshtje po krijohet si realitet, është dhënia e statusit të autonomisë Veriut të Kosovës.Ndonësë kjo gjë do shtrembërohet nga Qeveria ‘ si fillim i shuarjës së struktuarave paralale ‘’ nën sloganin ‘’ Mitrovia është një ‘’ pasojat do i vujanë qytararët e asaj pjëse në të tashmën dhe në të ardhmën.

Në lojën dipolomatik të bisedimeve Serbia po luan me letra tona, ndonëse mesazhi i Hilary Klinton për bisedime me Serbinë nuk nënkuptonte që të dialogohet për Autonimonë e Veriut. Por mallikimi që shqitarët i ka ndjekur gjatë histories së tyre në tavolinat e bisedimve po vazhdon ende.Një mesazh tjetër shumë i rëndësishëm i Hilary Klintonit gjatë që ndrimit të saj në Tiranë ishe  që klasa politike të punojë e bashkuar për të mirën e vendit duke ritheksuar si shembull bashkëpunimin e saj me Presidentin Obama,për të kulmuar me premtimin historisë se ‘’ SHBA qëndroj me ju që 100 vjet dhe do të qëndrojë me ju edhe për 100 vjet të tjera ‘’.Në  një premtim të tillë s’duhet të dyshojmë aspakt, por porositë e saj shtresa politke në Kosovë dhe Shqipër  t’i jetësoj për të mirën e qytetarëve shqiptarë në të anët e kufirit.

MODELI  I SHBA-ve

SHBA-të duhet t‘i marrim si model për zhvillimin e demokracisë së brendshëm dhe raporteve të jashtme diplomatike. Ndonëse si popull jemi i lashtë si demokraci jemi mjaft të rinj në këtë drejtim. Shembulli më i fundit është rasti i fundit me rastin e zgjedhjve në SHBA. Edhe pse votuan mbi 170 milion votues nuk pati as edhe një ankesë për ndonjë  parregullësi, shantazh, vjedhje votash etj…ndërsa tek ne me 1 milion votues ndodhin të gjitha këto telashe.

Me impresionues ishte fjali i Mit Romnyt dhe Barack Obamës, menjëherë pasi u mësua se ky i fundit fitoi edhe një mandate tjetër në Shtëpinë e Bardhë. Romney para tifozëve të tij e pranoi humbjen duke i uruar Obamës suksese, ndërsa ky i fundit falenderoi Romneyn duke e ftuar të punojnë së bashku për të mirën e SHBA dhe mbarë botës.

Mesazhet e Hilary Klintonit dhe modeli i zgjedhjeve në SHBA, duhet ndjekur dhe përqafuar me fanatizëm.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx