Mendime
Ramiz Dërmaku: Demokracia
E premte, 16.11.2012, 06:56 PM
DEMOKRACIA
Qeveria është e përsosur kur mundësitë e saj për shpërdorime frenohen dhe kur ajo qëndron sa më pranë popullit.
“Kjo është Qeveria më e mirë e formuar ndonjëherë dhe më demokratikja”. (Hashim Thaqi)
Nga Ramiz DERMAKU
Weingarten-Gjermani
- Si duket demokracia nuk është e rrënjosur thellë në ndërdijen e strukturave
të elitës sonë kosovare. Demokraci të vërtetë nuk ka as në SHBA-ës, vend ky i
cili ka një demokraci, civilizim, kulturë dhe ekonomi tejet të zhvilluar, as
për këtë vend nuk mund të thuhet se zhvillohet demokracia e vërtetë. Sa i
përket vendeve të tjera, mund t’i numërojmë në gishta të jenë trashëgues të
tillë. Për ta definuar këtë fenomen në praktikë, së pari kërkohet; a) liria për
ta zgjedhur liderin politik, b) e drejta për të votuar dhe kjo votë të jetë
mirëbesuese, që votuesi vërtet ta dijë pse dhe për çfarë arsye e ka votuar të
favorizuarin. c) Liria e të shprehurit, d) liria e lëvizjes, emancipimi i
femrës, si e barabartë me gjininë e kundërt, nënshtrimi se cilit para ligjit,
janë vetitë të cilat duhet të respektohen. Nëse duam që tek ne të ketë
qëndrueshmëri sundimi i demokracisë në vend ne du
het të
angazhohemi më tepër. Duhet të kihet parasysh se deri në cilën masë ka premisa
të perceptimit apo absorbimit të politikave në vend për ta kuptuar se sa në të
vërtetë ka nuanca të demokracisë brenda tyre. Duke pasur parasysh se tek ne (në
kombin tonë) demokracia si fjalë ka ardhur vonë dhe këtë ka provuar ta vërë në
funksion poeti i madhë, Fan Noli, gjatë revolucionit të tij demokratik, kur
erdhi në pushtet në vitin 1924, e që kishte zgjatur vetëm gjashtë muaj, sepse
ishte përmbysur nga grushti i qëllimshëm i diktatorit Ahmet Zogu.
Që nga
atëherë, e deri në ditët e sotme, nuk ka asnjë provë, madje as një sondazh
kombëtar apo ndërkombëtar, qe tregon se “kjo është Qeveria më e mirë e formuar
ndonjëherë dhe më demokratikja”. Edhe pse çdo herë politikanet tane –lideret e
Kosovës thirren në demokraci, sikurse ndodhi ne seancën e parë të formimit të
Qeverisë së Kosovës, ku kryeministri pas seancës iu drejtua opinionit përmes
medieve me sloganin se “kjo është Qeveria më e mirë e formuar ndonjëherë dhe më
demokratikja”.
Faik
Konica, kur e pa se ky vend nuk çlirohej dot nga marrëzitë, shkroi tregimin
“Katër përralla nga Zullulandi”. Personazhi kryesor, Plugu, në fund të tregimit
mediton dhe thotë: “Të iki. Të shkoj në ndonjë vend të largmë, dhe të zë nonjë
punë të përulur, një punë me duar, dhe të fitoj me bukën ndofta edhe qetësinë e
shpirtit - protagonist i harruar i një tragjedie të fshehtë e të errët.Sot
shtrohet pyetja?
” Përse
heshtin shkrimtarët ? Shkrimtarët, intelektualet dhe akademiket e afte.., ata
janë shpirti i epokës në të cilën rrojnë. Ata duhet të vihen në shërbim të
çështjeve të mëdha kombetare. Çështje të mëdha sot janë; kthimi i dinjitetit të
atyre njerëzve që jetojnë në mjerim dhe nxjerrja e të ngujuarve në liri. Nuk po
them: varfëri, sepse varfëria është buka jonë e përditshme, por mjerim, kushte
jo njerëzore për të jetuar, gjendje e dhimbshme (që ngjall mëshirë)…Ne jemi një
vend ku shkrimtari i çon lule kryetarit të bashkisë, në vend që ky i fundit
duhet t’i çojë lule shkrimtarit.
-Demokracia
presupozohet që të jetë një sistem në të cilin luajnë rol shumë të madh
balancimet dhe kompensimet, si dhe kompromiset. Në botën moderne bashkohore
sistemi politik më i përhapur njihet si demokraci parlamentare ku mbahen
zgjedhje fer dhe të lira, shumica e populatës votojnë përfaqësusesit e vet,
politikanët të cilët i përfaqësojnë ata në dhomën e kuvendeve shtetërore.
--Demokracia duhet kuptuar si një sistem politik ku barazia dhe liria janë
karakteristikat esencijale të institucioneve shtetërore dhe një shoqërie të
ndërtuar mbi parime të një kushtetute demokratike. Sot termi DEMOS përkthehet
si vjedhje, kurse termi kratos me shumicë, domethënë demokracija ka kuptimin e
vjedhjes me shumicë.
-Demokracia
në Kosovë nuk përbën esencën, por ka humbur vlerën, ka humbur të kuptuarit e
kushtetutave demokratike të hartuara në shtetet perëndimore. Pas shpërbërjes së
Jugosllavisë komuniste, shtetet e brishta të posaformuara anuan për një sistem
të ri shumëpartiak, hartuan kinse kushtetua demokartike sa për sy e faqe…,
mburreshin para organizatave ndërkombëtare e besa edhe ata ishin disi të
kënaqur nga rrjedhat kinse demokratike ? ! Kushtetuta e shtetit tone, me
përplot mangësi, të drejta të cunguara për shqiptarët, u aprovua. Filloj
politika të humbë ndershmërinë, politikanët humbën moralin u shëndruan në
funksionar fiktiv, ministra e deputetë të korruptuiar . Parashtrohet pyetja ?
Ku ngeli njerëzimi ? ! Ku humbi morali, ku treti drejtësia, gjygjesia, ku treti
mirësia, ku treti humaniteti, nderi.., ku treti shqiptarizmi ?.
Shume liderë majtiste kosovarë menduan se u formua Qeveria më e mirë dhe më demokratikja”... Përkrahësit e sistemeve autoritare dhe disa kritikë mendojnë gabimisht se duke i munguar pushteti për të shtypur, shtetit demokratik i mungon edhe pushteti edhe për të qeverisur. Kjo pikëpamje është thellësisht e gabuar.
Një shtet
demokratik kërkon që qeveria ti ketë të gjitha kompetencat .., e jo të
kufizuara. Në qoftë se i hedhim një vështrim rrjedhës së gjatë të historisë, do
të shikojmë se demokracitë kanë qenë me të vërtetë të brishta dhe të pakta në
numër, madje edhe kur marrim parasysh ringjalljen e demokracive gjatë dhjetë
vjetëve të fundit. Demokracitë nuk kanë mbetur kurrsesi të paprekura nga
rrjedha e historisë. Ato kanë dështuar për shkak gabimesh politike, janë
mposhtur prej përçarjeve të brendshme ose janë shkatërraar prej pushtimeve të
huaja. Megjithatë me kalimin e kohës, dcmokracite jane ripertrire dukshem dhe
kane treguar se me angazhimin dhe përkushtimin e denjë të lidereve, ato mund të
kapërcejnë vështirësi të mëdha ekonomike, mund t'u japin fund ndasive shoqërore
e etnike, dhe kur është nevoja, edhe të mbizotërojnë në kohë lufte. Janë
pikërisht aspektet e demokracisë që përmenden më shpesh nga kritikë
t, ato që
e përtërijnë atë. Proceset e debateve, të mosmarrëveshjeve dhe të kompromisive,
që disa i cilësojnë si dobësi, përbëjnë në të vërtetë burimin kryesor të forcës
së demokracisë. Sigurisht, askush nuk i ka vlerësuar demokracitë si tepër të
efektshme në shqyrtimin e problemeve. Marrja e vendimeve në frymë demokratike
në një shoqëri të madhe dhe komplekse mund të jetë një proces i ndërlikuar, i
vështirë dhe i gjatë. Sidoqoftë më në fund, një qeveri që mbështetet në
pëlqimin e të qeverisurve, mund të flasë dhe të veprojë me siguri dhe
autoritet, (kjo i mungon Qeveriase se Kosoves) gjë që i mungon një regjimi,
pushteti i të cilit mbrohet me shqetësim nën strehën e ngushtë të një force te
huaj ushtarake dhe – EULEXI-it. Ndihmesë shumë e rëndësishme që Shtetet e
Bashkuara i kanë dhënë praktikës së demokracisë, ka qenë zhvillimi i një
sistemi rishikimi, për të siguruar shpërndarjen dhe decentra
lizimin e
pushtetit politik. Ky përbën një sistem të ngritur mbi bindjen e fortë se
qeveria është e përsosur kur mundësitë e saj për shpërdorime frenohen dhe kur ajo
qëndron sa më pranë popullit.